Print this page

Mbahet takimi i dytë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës

Më 30 korrik, në ambientin e zyrave të organizatës Adriatiku, Vlorë, u mbajt takimi i rrathës i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, i parashikuar në kuadër të programit të projektit SENiOR-A, me asistencë të REC-Albania dhe financim të Qeverisë Suedeze. Takimi kishte si qëllim kryesor raportimin e vazhdimësisë së punës, ndarjen e eksperiencave të përbashkëta dhe konsulencën për problemet e ndryshme të hasura gjatë këtyre muajve punë.

Ky takim është i dyti nga 4 të parashikuar. Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e të gjithë rrjetit, (gjashtë organizatat përbërëse: INCA-Tiranë, Green&Clean-Korçë; Mbrojtja e Mjedisit-Kukës; Miqësia-Ulëz; Adriatiku-Vlorë; ILIRIA-Tiranë; Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodrës-Shkodër).

Takimi u drejtua nga Z. Zamir Dedej, i cili foli mbi momentet kryesore të koordinimit të punës së Rrjetit, asistencën e dhënë nga INCA në realizimin e aktiviteteve në rrjet dhe pjesëmarrjen në to si dhe informimin rreth monitorimit nga përfaqësues të Qeverisë Suedeze me pjesëmarrje edhe të rrjeteve të tjera të këtij programi.

Më pas fjalën e morën përfaqësuesit e organizatave të tjera për prezantimin e ecurisë së procesit nga ana e tyre.