Print this page

Liqeni i Shkodrës si Rezervë Biosfere

Bar, Montenegro, 30-31 Janar 2014;

Në kuadër të projektit ndërkufitare Shqipëri-Mal i Zi “Të mbështesim propozimin e Rezervës së Biosferës Ndërkufitare të zonës së Liqenit të Shkodrës” si vazhdim i iniciativës së bashkëpunim midis Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Green Home (Mal i Zi), u organizua në Bar (Mal i Zi) takimi përmbyllës mbi rezultatet e përpjekjeve të bëra deri me tash për shpalljen e Liqenit të Shkodrës si Rezervë Biosfere. Takimi kishte për qëllim prezantimin e arritjeve të deritanishme, informimin dhe bashkëpunimin gjithëpërfshires me pushtetin lokal, OJF-të mjedisore dhe aktore të tjerë vendore përreth Liqenit të Shkodrës, situatës aktuale, mbështetjes të institucioneve qëndrore e lokale si edhe të hapave që duhet të ndiqen në të ardhmen të këtij proçesi. Në takim u prezantua edhe eksperianca e sukseshme për një përpjekje të ngjashme në zonën e Liqeneve të Ohrid dhe Prespës. Projekti për shpalljen e Liqenit të Shkodrës si Rezervë Biosfere ka një moment ngadalësimi për arsye të qëndrimit jo të qartë të institucioneve në Malin e Zi dhe për këtë arsye po kryhet një studim fizibiliteti, për të parë mundësinë dhe mbështetjen ose jo të kësaj inisiative nga institucionet qendrore në të dy vendet.