Print this page

Festohet Dita e Verës në Parkun Kombëtar të Prespës

Goricë e Vogël, Prespë, 4 Dhjetor 2015 - Në kuadër të promovimit të Zonave të Mbrojtura dhe vlerave të tyre turistike të lidhura me natyrën dhe produktet lokale, organizata Green&Clean në bashkëpunim me INCA, Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës dhe institucionet lokale, organizuan më 4 Dhjetor në fashtin Goricë të Vogël “Festën e Verës”.

Festimi i këtij rituali lokal tashmë është shndërruar në një festim tradicional në zonën e Prespës, e cila është realizuar tre vitet e fundit me mbeshtejen e programi SENiOR-A, financuar nga qeveria Suedeze dhe mbështetur nga REC. Kjo festë realizohet për të promovuar nëpërmjet shoqërisë civile dhe sjellë në vëmendjen e turistëve, por edhe autoriteteve, vlerat kulturore dhe mbi të gjitha natyrore që ofron kjo zonë për turizmin. Të pranishëm në aktivitete ishin Prefekti i Qarkut Korçë z.Ardit Konomi, Drejtori i AKZM z.Zamir Dedej, Kryetaria e Këshillit të Qarkut Korçë znj.Ana Verushi, Presidenti i INCA z.Genti Kromidha, përfaqësues të pushtetit vendor, të AdZM Korçë, të shoqërisë civile, administrata e Parkut të Prespës, banorë e fermerë të zonës, nxënës të shkollave etj.

Festa nisi me grupet artistike dhe panairin e prodhimeve tradicione të zonës. Pika me e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte konkursi i verës. Vera e re e prodhuar nga prodhuesit e zonës dhe zonave përreth, u nxorr nga fuçitë dhe u vlerësua nga një juri prej 7 vetash (me antarë nga shoqëria civile, pushteti vendor, përfaqësues të komunitetit dhe administratës së parkut). Në fund për fituesit e tre vendeve të para ndanë edhe çmime simbolike.