Print this page

Fushatë Mjedisore Ndërgjegjësuese

Peisazhi Ujor/Tokësor i mbrojtur "Lumi Buna Velipoje", Dhjetor 2015 - INCA në bashkëpunim me AKZM, AdZM Shkodër, DAR Shkodër, Qendrën Aahrus Shkodër dhe me mbështetje të IUCN dhe Cooperazione Italiana, është duke zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese me nxenesit e shkollave 9 vjeçare që gjënden përreth zonës.

Qëllimi i kësaj fushate është të përmiresoje dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e komunitetit dhe në veçanti të fëmijëve, mbi mbrojtjen e zonave të ndjeshme dhe vlerën e shërbimeve mjedisore që ofron ekosistemi në zonat e mbrojtura. Kjo do të inkurajojë komunitetin që të ndryshojë perceptimin dhe sjelljen ndaj natyrës si dhe do të nxisë frymëzimin për aktivitete me fokus ruajtjen e natyrës.

Në këtë kuadër gjatë javës së shkuar u organizuan vizita mjedisore edukative në zonën e mbrojtur me nxënësit e shkollave 9 vjeçare të zonës. Qëllimi i këtyre vizitave ishte informimi mbi vlerat specifike të zonës dhe rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të tyre. Gjithashtu gjatë vizitave nxënësit u njohën me florën dhe faunën e zonës si dhe punën e Rangers-ave të AdZM Shkodër për ruajtjen e zonës.