Print this page

24 Maji,Dita Europiane e Parqeve

PK Divjakë-Karavasta, 24 Maj 2016 - Në kuadër të Ditës Europiane të Parqeve, INCA në bashkëpunim me AKZM, AdZM Fier, AdZM Shkodër, AdZM Elbasan, AdZM Lezhë, AdZM Berat, AdZM Durrës, Qendrën Aahrus Shkodër, PPNEA, një grup nxënësish nga Divjaka dhe me mbështetjen e IUCN dhe Cooperazione Italiana, organizuan një vizitë mësimore me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Velipojës dhe Dajçit të Shkodrës si dhe shkollat Dorëz dhe Rrajce të Librazhdit, në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku ata u njohën me bukuritë dhe vlerat natyrore të këtij parku.

Nxënësit kishin sjellë me vete dhe ekspozuan punimet e tyre që kishin përgatitur në kuadër të fushatës mjedisore ndërgjegjësuese që INCA ka ndërmarrë me shkollat e tyre.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të komponentit të edukimit të projektit “Mbështetje institucionale për Ministrinë e Mjedisit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshem të biodiversitetit në zonat e mbrojtura si dhe menaxhimin e mbetjeve"