Print this page

Zhvillohet takimi i parë në kuadër të projektit “Parqet e Harkut Dinarik”

Në datat 12-14 Mars 2012, në Beograd u mbajt takimi i parë në kuadër të projektit “Parqet e Harkut Dinarik”. Ky projekt drejtohet nga WWF - Programi i Mesdheut dhe financohet nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë dhe Fondacioni MAVA. Projekti synon në rritjen e vullnetit politik për dialog dhe bashkëpunim rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit perëndimor si dhe krijimin e një aleance të zonave të mbrojtura në shtetet që përfshihen në Harkun Dinarik; - Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë.

Projekti në periudhën 3-vjeçare të zbatimit të tij, synon përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura përmes shkëmbimit të eksperiencës ndërmjet vendeve të rajonit, si dhe njohje me praktikat e menaxhimit të tyre në vendet e BE-së. Projekti konsideron si shtylla të rëndësishme të tij zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në zonat e mbrojtura, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe krijimin e një rrjeti të zonave të mbrojtura në Harkun Dinarik. Në takim morën pjesë përfaqësues të vendeve të rajonit të Harkut Dinarik, WWF MedPO, Europarc, WWF Norvegji etj.