Print this page

Workshop “Identifikimi i problemeve kryesore të zonave të mbrojtura në Shqipëri”

Në kuadër të projektit “Parqet e Harkut Dinarik”, në datë 12 tetor në ambientet e Hotel Vila Tafaj, INCA organizoi workshopin me temë “ Identifikimi i problemeve kryesore të zonave të mbrojtura në Shqipëri”.

Ky workshop kishte si qëllim identifikimin e problemeve dhe nevojave kryesore që kanë aktualisht Zonat e Mbrojtura në vendin tonë, renditjen e tyre sipas rëndësisë si dhe zgjidhjen e problemeve nisur nga ato më emergjente. Në workshop morën pjesë përfaqësues të MMPAU, përfaqësues të administrative të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri, ekspertë të WWF, UNDP etj.