Enjte, 25 Prill 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Takimi i hapjes së projektit "Fuqizimi i OMSHC-ve për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri"

Njoftim për Shtyp

28 Shtator 2018

Takimi i hapjes së projektit

“Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”

Megjithëse Shqipëria ka një potencial dhe diversitet të lartë biologjik, ajo po vuan dëme të mëdha në vitet e fundit dhe në shumë raste të pakthyeshme si në rastin e HEC-eve, guroreve, ndërtimit të infrastrukturës etj. Natyra në Shqipëri është shumë e fragmentuar dhe e paaftë për të reaguar në mënyrë efektive ndaj presioneve të reja dhe kërcënimeve të vazhdueshme duke përfshirë prerjet ilegale, peshkimin, gjuetinë, turizmin dhe aktivitetet rekreative të pakontrolluar, erozionin bregdetar, zjarret, ndikimet e ndryshimeve klimatike, zbatimin e dobët të ligjit dhe qasjet e paefektshme në disa raste të menaxhimit në praktikë. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Shqipëri ende nuk është integruar siç duhet në politikat kombëtare dhe lokale. Përfshirja e komuniteteve lokale në vendimmarrje dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtura lokale është e pamjaftueshme. Kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikës së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës dhe lehtësisht çon në konflikte dhe keqkuptime të panevojshme. Ekziston një nevojë e fortë për mbështetjen e organizatave mjedisore të shoqërisë civile në ngritjen e kapaciteteve dhe ndihmën për krijimin e bashkëpunimit me pushtetin lokal dhe administratat rajonale të zonave të mbrojtura (PA). Shpesh ky rol pengohet nga mungesa e kapaciteteve të duhura dhe aftësive të komunikimit.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) kanë nisur nga zbatimi projektin “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”. Projekti financohet nga Komisioni Europian në kuadër të programit “Mbështetje për kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile”

Projekti synon të rrisë dhe fuqizojë aftësitë dhe rolin aktiv të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) në zbatueshmërine e legjislacionit, në luftën kundër korrupsionit dhe minimizimin e ndikimeve negative në mirëmenaxhimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtuara; të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet OMSHC-ve dhe autoriteteve publike, komuniteteve lokale dhe mediave, si dhe të nxisë rrjetëzimin dhe ndërtimin e partneritetit mes tyre. Projekti merr në konsideratë 4 zona pilote: Parkun Kombëtar "Divjakë-Karavasta", Parkun Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë", Parkun Natyror "Kune Vain" si dhe zonën e Porto Palermos.

Grupet e synuara në këtë projekt përfshijnë (i) organizatat mjedisore të shoqërisë civile, (ii) autoritetet përgjegjëse për ruajtjen e natyrës, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e PA-ve në të gjitha nivelet e qeverisjes, (iii) sektorin privat, komunitetet ku janë vendosur ZM-të e synuara dhe v) mediat lokale dhe kombëtare.

Advokimi dhe lobimi për të përmirësuar transparencën e vendimmarrjes mbi përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore do të jetë thelbi i kësaj iniciative. Aktivitetet e projektit do ti shërbejnë këtij qëllimi kryesor, duke vepruar në tre drejtime kryesore: 1) ngritjen e kapaciteteve të një rrjeti OMSHC-së 2) përcaktimin e mesazhit advokues për të përmirësuar transparencën e vendimmarrjes mbi përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore; dhe 3) sigurimin e një platforme për dialog të fuqishëm mes të gjitha grupeve të interesit: OMSHC, media, autoritetet qeveritare, investitorët e sektorit privat dhe institucionet financiare. Gjatë zbatimit të projektit do të nxitet rrjetëzimi mes OMSHC-ve lokale, krijimi i forumeve lokale si dhe bashkëpunimi me mediat lokale dhe kombëtare. Partnerët e këtij projekti do të angazhohen në ngritjen e kapaciteteve të OMSHC-ve përmes aplikimit të një pakete trajnimi e cila do të kombinojë si informacionin mbi paketat legjislative në fuqi me fokus perdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore ashtu edhe metodata dhe mundësitë për advokim dhe pjesëmarrje të publikut të gjerë në vendim-marrje. Projekti do të aplikojë një program grantesh në shkallë të vogël, që do të ofrojë mbështetje për OMSHC-të lokale në katër zonat pilote të këtij projekti, për të përmirësuar kapacitetin dhe autonominë e tyre për t'u angazhuar në advokime dhe konsultime publike, që synojnë rritjen e transparencës në proceset vendimmarrëse lidhur me ruajtjen e natyrës, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Një vend të veçantë në projekt do të zërë edhe bashkëpunimi dhe rritja e kapaciteteve profesionale të përfaqësuesve të medias lokale gjë e cila pritet të ndihmojë në fuqizimin e marrëdhënieve të sektorit me Median. Në kuadër të projektit do të përgatitet një vlerësimin i nevojave për kuadrin rregullator të pjesëmarrjes publike në procesin e vendimmarrjes për përdorimin dhe menaxhimit e burimeve natyrore dhe ZM.

Takimi i sotëm ka për qëllim prezantimin e objektivave dhe rezeltutateve të pritshme të projektit si dhe informimin dhe bashkëpunimin gjithëpërfshirës me Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile rreth ndikimeve direkte dhe indirekte që do të ketë zbatimi i projektit në forcimin e kapaciteteve tëtyre.

 

 

Shënim për botuesit:

INCA

Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tiranë por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet organizatave partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri.

http://www.inca-al.org/

 

IUCN

IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11’000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtaret e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.

www.iucn.org/southeasterneurope

Kalendari i Aktiviteteve

« April 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook