Enjte, 25 Prill 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
logoTë nderuar vizitorë! Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) kërkon të japë kontributin e tij modest në përpjekjet dhe aktivitetet që zhvillohen për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, e më gjerë në rajon. Ne jemi të kënaqur që ju zgjodhët për të vizituar faqen tonë dhe jeni të mirëpritur të na kontaktoni, për çdo koment ose sugjerim qe lidhet me përmirësimin e informacionit të dhëne në këtë faqe. Faleminderit dhe punë të mbarë!

Lista e kontrollit për studimet e VNM dhe VSM

Tryezë të rrumbullakët me aktorët kryesorë - “Lista e kontrollit për studimet e VNM dhe VSM, Përdorimi i tyre nga pjesëmarrësit në takimet konsultuese”

 

Tiranë, 19.04.2018 - Vlerësimi i ndikimit në mjedis është procesi i identifikimit të pasojave të ardhshme të veprimeve të propozuara me qëllim garantimin se pasojat mjedisore janë marrë në konsideratë si duhet gjatë procesit të vendimmarrjes. Nëpërmjet identifikimit proaktiv të pasojave, vlerësimi i ndikimit mjedisor lehtëson vendimmarrjen e informuar bazuar në pranimin social të rreziqeve mjedisore të zhvillimit ekonomik. Ndërkohë Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) është procesi i identifikimit të pasojave të ardhshme të politikave, planeve dhe programeve të ardhshme me qëllim garantimin se pasojat mjedisore integrohen me vlerësimet sociale dhe ekonomike në vendimmarrjen strategjike. Qëllimi është shmangia e ndryshimeve mjedisore që do të përfundonin në rrjetën e dëmtimit të banorëve vendas dhe mjedisit të tyre. Kur kryhen si duhet, këto vlerësime sigurojnë transparencë dhe përfshirje, përhapin vlerat demokratike, dhe rrisin pjesëmarrjen e komunitetit në zhvillimin e shoqërisë.

Ngritja e vetëdijes dhe njohurive të tyre për transparencën publike dhe pjesëmarrjen e publikut në konsultimet e projekteve të ndryshme është fokusi i projektit CO-SEED. Për të rritur aktivizimin e pjesëmarrësve në konsultimet publike të studimeve të VNM dhe VSM, u zhvillua tryeza e rrumbullakët me aktorë të procesit të përgatitjes së VNM dhe VSM për të prezantuar dy dokumente të rëndësishme që projekti ka përgatitur. Tashmë janë në dispozicion një sërë dokumentesh udhëzuese, që synojnë përgatitjen dhe vlerësimin më të mirë dhe më të lehtë të studimeve të VSM. Shumica prej tyre përgatiten për specialistët e fushës dhe vendimmarrësit, dhe vetëm pak prej tyre synojnë të garantojnë që pjesëmarrësit, të cilët nuk janë specialistë të procesit, të japin mendimet më të mira të mundshme. Për të ndihmuar në mbushjen e këtij boshllëku, ky dokument synon ofrimin e udhëzimeve lidhur me angazhimin në vendimmarrjen për vlerësimet strategjike mjedisore për personat e interesuar, që nuk janë specialistë. Ky dokument do të përdoret nga organizatat jofitimprurëse dhe pjesëtarët e komuniteteve vendore, për të vlerësuar nëse të gjitha aspektet e rëndësishme të vlerësimit të ndikimit në mjedis merren në konsideratë në një studim VNM/VSM.            

Këto lista kontrolli përqendrohen vetëm në përshtatshmërinë shkencore dhe teknike të studimit mjedisor të VNM dhe VSM. Ato nuk janë instrumente pikëzimi që do të rezultonin në vendosjen e ‘notave’ për cilësinë e vlerësimit. Përkundrazi, ato ofrojnë udhëzime për komunitetin e interesuar, për t’iu dhënë atyre mundësinë që të ofrojnë reagimet e tyre me cilësi të lartë kundrejt studimeve të VNM dhe VSM. Duke iu përgjigjur një sërë pyetjesh, lexuesit duhet të jenë në gjendje të arrijnë në përfundimin se cilat pjesë, nëse ka të tilla, të një studimi VNM/VSM nuk i arrijnë standardet e praktikave të mira dhe se cilat informacione mungojnë ose nuk janë vlerësuar mjaftueshëm. Në këtë mënyrë, vlerësuesit mund të formulojnë reagime konstruktive dhe të besueshme, për t’u ndarë gjatë konsultimeve publike.

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të AKM, të OshC-ve dhe ekspertëve të pavarur mjedisor të cilët ndoqën takimin gjysmë ditor ku organizatorët shpjeguan se çfarë janë dokumentet e listave të kontrollit për VNM dhe VSM, cfarë përmbajnë ato dhe si mund të përdoren ato. Koordinatorja e projektit shpjegoi në detaje pse janë hartuar këto dokumente dhe cili është synimi i tyre i përdorimit.

Të gjithë pjesëmarrësit shprehën interesimin për dokumetet dhe bënë një diskutim produktiv për përmbajtjen e dokumenteve dhe mënyrën e tyre të përdorimit. Ato dhanë propozime të frytshme se si të rritet interesi i pjesëmarrësve për përdorimin e tyre gjatë proceseve të VNM dhe VSM.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.co-seed.eu.

Kalendari i Aktiviteteve

« April 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook