Print this page

Fuqizimi i OMShC-ve për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri

PK Shebenik-Jabllanicë - 20/06/2017 - Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, nën mbështetjen e programitmit IPA të BE, “Shoqëria Civile dhe Media 2016-2017, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri - INCA, ka nisur turin e takimive dhe prezantimeve me përfaqësues lokalë dhe të shoqërisë civile pranë Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Qëllimi i takimive është identifikimi dhe njohja me komunitetin dhe shoqërinë civile në këtë zonë si dhe diskutimi mbi rolin aktiv advokues të grupimeve të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) në zbatueshmërine e legjislacionit, në luftën kundër korrupsionit dhe minimizimin e ndikimeve negative në menaxhimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtuara.