Print this page

Aksione Komunitare për Zonat e Mbrojtura

Përmet - 26-27 Tetor 2018 - Në kuadër të projektit “Aksione Komunitare për Zonat e Mbrojtura- A.C.A.P.”, filloi fushata ndërgjegjësuese dhe edukuese e titulluar “Thirrje shkollave për veprim”, me mësueset dhe nxënësit e shkollave dhe komunitetin pranë zonave të mbrojtura, ku për qarkun Gjirokastër është përzgjedhur Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”.

Qëllimi i kësaj fushate është të përmirësojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin mjedisor mbi mbrojtjen e zonave të ndjeshme natyrore dhe të inkurajojë perceptimin dhe sjelljen ndaj natyrës si dhe të nxisë frymëzimin për aksione me fokus ruajtjen dhe promovimin e natyrës.

Fushata ndërgjegjësuese “Thirrje shkollave për veprim”, zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA),  stafi i AdRZM Gjirokastër në bashkëpunim me organizatën italiane COSV.

Në këtë kuadër u zhvillua trajnimi me mësueset e shkollave 9-vjeçare (mësues të ciklit fillor si dhe mësues të lëndës gjeografi dhe biologji në klasat e nivelit 5-9) pranë zonave pilote që merren në konsideratë nga ky projekt. Trajnimit u zhvillua nga ekspertë të IZHA, eksperte të AKZM, INCA dhe COSV bazuar në modelet e edukimit mbi riciklimin si dhe interpretimin e vlerave të ZM dhe mundësitë për ti shfrytëzuar ato si një laborator i hapur në natyrë në shërbim të kurikulave aktuale mësimore.

Ky projekti mbështetet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.