Marte, 23 Prill 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
logoTë nderuar vizitorë! Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) kërkon të japë kontributin e tij modest në përpjekjet dhe aktivitetet që zhvillohen për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, e më gjerë në rajon. Ne jemi të kënaqur që ju zgjodhët për të vizituar faqen tonë dhe jeni të mirëpritur të na kontaktoni, për çdo koment ose sugjerim qe lidhet me përmirësimin e informacionit të dhëne në këtë faqe. Faleminderit dhe punë të mbarë!

Procedurat e VNM - PRAKTIKAT E ZBATUARA

Krujë - 23 Nëntor 2018 – Në kuadër të projektit CO-SEED – “Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm”, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën EDEN dhe Milieukontakt Shqipëri organizuan në datë 23.11.2018, vizitën në terren të disa përfaqësuesve të mediave vizive dhe të shkruara, më qëllimin e prezantimit të shembujve të zbatimit të procedurave që përdoren për studimet e VNM-së të projekteve të ndryshme duke përdorur dhe shfrytëzuar burimet natyrore.

Zvogëlimi i burimeve natyrore, humbja e biodiversitetit dhe ndryshimet klimaterike kërcënojnë seriozisht kushtet mjedisore që janë të nevojshme për ekzistencën njerëzore dhe themelet e begatisë sonë ekonomike. Të gjitha këto probleme e kanë zanafillën në përdorimin pa kritere të burimeve natyrore, të cilat mund të rregullohen nëse ne ndjekim parimet e zhvillimit të qëndrueshëm kur planifikojmë përdorimin e tyre.

Në këtë kontekst, projekti i titulluar Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm ka si qëllim që të kontribuojë për zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore përmes një kuadri të përmirësuar rregullator dhe proceseve vendimmarrëse me shumë pjesëmarrje dhe më shumë transparente, të cilat përfshijnë një grup aktiv të organizatave të shoqërisë civile dhe një vëmendje në rritje të medias mbi këtë temë, me përfitime për shoqërinë në shkallë të gjerë.  

Projekti ka synuar dhe në lidhjen e veprimit të tij me mediat si një nga aktorët kyç në procesin e transparencës dhe të informimit të publikut mbi planet e projektet e ndryshme në dobi të zhvillimit ekonomik, por në harmoni me natyrën, që të krijohen burime të mjaftueshme natyrore dhe për brezat e ardhshëm.

Nga bashkëpunimi me mediat gjatë gjithë kohës së zbatimit të projektit është evidentuar se Media është e interesuar për procesin e VNM dhe VSM në Shqipëri, posaçërisht për ndikimet që projektet e ndryshme kanë në mjedis, si në natyrë, ashtu edhe në aspektin socio-ekonomik. Mbështetur në shprehjen nga ana e tyre për angazhimin në rastet konkrete të paraqitura përmes gjetjeve dhe vëzhgimit të OSHC-ve që kanë marrë pjesë në konsultime të ndryshme publike ose në vëzhgimin e hapave të procesit të VNM që nga publikimi i studimit deri në procesin e vendimmarrjes në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit organizatat INCA, EDEN dhe Milieukontakt iu ofruan përfaqësuesve të mediave informacion rreth studimeve të kryera nga ana e tyre për vëzhgimin e procesit të VNM dhe i ftuan të shihnin në terren ndikimet e identifikuara në studimet e VNM dhe gjithashtu të ndiqnin procesin e monitorimit në masat zbutëse të propozuara në studimet e VNM gjatë zbatimit të projektit. Në këtë vizitë mediave iu prezantuan shembulli pozitiv ku procesi është realizuar në përputhje me kërkesat ligjore dhe me zbatimin e kërkesave për rehabilitimin dhe zbutjen e ndikimeve negative në mjedis dhe shembulli negativ i moszbatimit të procesit të identifikimit korrekt të ndikimeve në mjedis të shoqëruara dhe me propozime jo korrekte të masave zbutëse për të minimizuar ndikimet negative të zbatimit të projektit në mjedis.

Zona e përzgjedhur si shembull negativ për këtë vizitë në terren të mediave është një zonë që është shpallur së fundmi me VKM  nr.468 dt.26.07.2018 “Per shpalljen e ekosistemit natyror Kraste –Verjon Peisazh i Mbrojtur” duke i dhënë më shumë vlera natyrës së saj e cila ka pasur një problematikë të vazhdueshme me aktivitetin e guroreve që janë lejuar të shfrytëzojnë gurët duke prishur pjesën e pyllit që kjo zonë ka pasuri dhe duke ndryshuar peizazhin që ajo ofron. Herë pas here janë bërë kontrolle për mënyrën e shfrytëzimit të kësaj zone, por investitori nuk ka respektuar kërkesat e dhëna në lejen mjedisore dhe për më tepër nuk janë respektuar masat zbutëse që janë propozuar për mënyrën e shfrytëzimit të inerteve të dhëna në studimin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndikimet mjedisore që do të kishte projekti.

Zona e përzgjedhur si shembull pozitiv është ajo e Priskës ku projekti i shfrytëzimit të inerteve ka zbatuar me korrektësi masat zbutëse rehabilituese të propozuara në studimin e vlerësimit të ndikimit në mjedis duke u bazuar në specifikat e natyrës që ka zona dhe në përshtatjen e saj sa më afër kushteve natyrore të mëparshme.

Ky aktivitet do të shërbejë për një lidhje edhe më të ngushtë të mediave me organizatat e shoqërusë civile për të prezantuar sa më shumë transparencë dhe informim për mënyrën e zbatimit të procedurave që kuadri ligjor i ka bashkëngjitur procesit të përgatitjes dhe zbatimit të studimeve të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe masave zbutëse që propozohen në këto studime për të minimizuar sa më shumë ndikimet negative në mjedis të projekteve të ndryshme në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në harmoni me përdorimin me cilësi të burimeve natyrore.

 

https://www.youtube.com/watch?v=gG4Tik8dgnA

https://www.youtube.com/watch?v=153fkBow-Ec

http://top-channel.tv/video/mbyllen-guroret-e-krujes/

https://konica.al/2018/11/pasojat-shkaterrimtare-pritet-mbyllja-e-guroreve-te-krujes/

Kalendari i Aktiviteteve

« April 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook