Shtune, 20 Prill 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
logoTë nderuar vizitorë! Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) kërkon të japë kontributin e tij modest në përpjekjet dhe aktivitetet që zhvillohen për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, e më gjerë në rajon. Ne jemi të kënaqur që ju zgjodhët për të vizituar faqen tonë dhe jeni të mirëpritur të na kontaktoni, për çdo koment ose sugjerim qe lidhet me përmirësimin e informacionit të dhëne në këtë faqe. Faleminderit dhe punë të mbarë!

Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve

Shpendët e ujit janë një pjesë e rëndësishme e ekosistemeve ligatinore. Prania, numri i llojeve dhe abundanca e tyre në një habitat të caktuar na tregojnë shëndetin dhe cilësinë e ligatinave. Shpendët e ujit kanë një funksion të rëndësishëm në ekosistem, duke ofruar ushqim, rekreacion dhe mundësi turistike. Shërbimet e ekosistemit janë procese që ndikojnë drejt për drejt ose tërthorazi në mirëqenien nje rëzore. Ky është një hap i parë jetik drejt menaxhimit dhe mirëmbajtjes së këtyre shërbimeve. Shpendët e ujit si një element mjaft i rëndësishëm, luajnë rol kyç funksional në shumë ekosisteme ujore, duke shërbyer si ushqim për grabitqarët dhe bëjnë të mundur shpërndarjen e farërave, jo vertebrorëve dhe ushqyesve, edhe pse këto role shpesh janë anashkaluar. Shpendët e ujit mund të ruajnë diversitetin e organizmave të tjerë, të kontrollojnë dëmtuesit dhe të jenë bioindikatorë efektivë të kushteve ekologjike. Duke identifikuar dhe nxjerr në pah praninë ose jo të shpendëve të ujit arrijmë të identifikojmë problematikat vit pas viti si të efekteve negative që ndikojnë në shpendët e ujit ashtu edhe në pasojat që sjellin këto efekte në habitatin në të cilin ato jetojnë, po ashtu për të qartësuar rolin e tyre funksional në ekosistemet dhe shërbimet që ato ofrojnë. Një vlerësim i tillë do të japë argumente të fuqishme në ruajtjen e shpendëve të ujit.

Çfarë është IWC (International Waterbird Census)

IWC është një program monitorimi që vepron në 143 vende për të mbledhur informacion mbi numrin e llojeve dhe individëve përkatës të shpendëve të ujit në zonat ligatinore të një vendi të caktuar. Ekzistojnë 5 ndarje të caktuara të IWC që përfaqësojnë rrugët kryesore të fluturimit të shpendëve të ujit në gjithë botën:

                                 Afrikë-Eurazia (AEWC)

Azia-Pacifiku (AWC)

Karaibe (CWC)

Neotropiku (CNAA)

Amerika Qëndrore (CCAA)

IWC (International Waterbird Census) mbështet shumë aspekte të punës që bëjmë për të ruajtur shpendët e ujit dhe ligatinat ku ata varen nëpërmjet identifikimit, përcaktimit dhe monitorimit të habitateve të rëndësishme; dhe menaxhimin e specieve tipike të një vendi të caktuar. Regjistrimi ndërkombëtar i shpendëve të ujit kërkon një numërim të caktuar në çdo vend që duhet të përsëritet çdo vit. Datat e sakta ndryshojnë pak nga rajoni në rajon, por përgjithësisht zhvillohen në Janar ose Shkurt. Standardizimi është një parim kyç për IWC. Është e rëndësishme që të njëjtat vende të mbulohen në të njëjtën mënyrë çdo dimër për të maksimizuar vlefshmërinë e krahasimeve të numërimeve nga viti në vit. Në nivel kombëtar, koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e një aktiviteti të tillë.

Cilat habitate dhe lloje përfshin IWC?

Gjatë IWC përfshihen të gjitha llojet e ligatinave natyrore dhe të bëra nga njeriu, duke përfshirë: lumenjtë, liqenet, rezervuarët, pellgjet, kënetat e ujërave të ëmbla që mbulohen nga Konventa Ramsar ose që janë zonë e rëndësishme IBA. Speciet ujore që përdorin si habitate këto ligatina janë: rosat, karabullakët, pelikanët, çafkat, flamingot, patat, mjelmat, pulëbardhat, dallëndyshet e detit, bajzat etj,. Përveç kësaj, shpesh raportohen rrëmbenjësit dhe shpendët e tjerë të varur kryesisht nga burimet ushqimore në këto habitate.

IWC në Shqipëri

Në shqipëri IWC ka filluar që në vitin 1993, duke u realizuar në ligatinat më të rëndësishme të vendit, nëpërmjet mbështetjes së ekspertëve të ndryshëm në fushën e ornitologjisë. Një mbulim maksimal i këtyre zonave do të sigurojë të dhëna më të sakta për të bërë edhe vlerësimet përfundimtare të shpërndarjes së shpendëve të ujit në vendin tonë dhe për të bërë krahasimet vit pas viti.

Në ligatinat e Shqipërisë llojet më të përhapura janë kryesisht: bajzat (të cilat përbëjnë edhe përqindjen më të madhe të shpendëve të ujit), rosat (kuqla qafëgjelber/Anas platyrhynchos, rosa kërre/Anas crecca, kryekuqja e mjeme/Aythya ferina, kryekuqe e vogël/Aythya nyroca, laroshja/Tadorna tadorna etj,.) pulëbardhat (pulëbardha e zakonshme/Croicocephalus ridibundus, pulëbardha këmbëverdhë/Larus michahellis, pulëbardha rosë/Larus geneii etj,.), karabullakët (karabullaku i vogël/Microcarbo pygmaeus, karabullaku i madh/Phalacrocorax carbo), kredharakët (kredharaku i madh/Podiceps cristatus, kredharaku i vogël/Tachybabtus ruficollis), shapka e ujit/Gallinago gallinago, etj,.

Një rol mjaft të rëndësishëm gjatë vrojtimeve është dhe identifikimi i shpendëve të ujit të cilët përdorin si habitate tipike mjediset detare ku mund të përmendim kryesisht norin gushëzi ose i njohur me emrin shkencor Gavia arctica.

Përveçse numërimit të shpendëve tipik ujor të cilët përdorin si mjedise jetese dhe ushqimi mjediset ligatinore, gjatë inventarizimit të shpendëve u përfshinë edhe shpendët e tjerë rrëmbenjës të pranishëm në këto habitate si: shqipja e kënetës/Circus aeruginosus, shqipja e fushës/Circus syaneus, huta/Buteo buteo, gjeraqina/Accipiter gentilis, gjeraqina e shkurtës/Accipiter nisus si dhe shpendë të lidhur me habitatet e tilla duke i përdorur si vende ushqimi si bilbili i ujit/Alcedo atthis etj,.

Këtë vit IWC u realizua në 11-14 Janar me një përfshirje të gjerë të ekspertëve ornitolog, organizatave jofitimprurëse dhe një numri të madh të dashamirësve të natyrës dhe po ashtu të institucioneve shtetërore të cilat falë punës së tyrë të përditshme arrijnë të bëjnë një mënaxhim të mirë duke siguruar ruajtjen e këtyre habitateve dhe llojeve karakteristikë të tyre.

INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri) me përfaqësuesit e saj mori pjesë në inventarizimin e shpendëve të ujit në dy zona ligatinore mjaft të rëndësishme në Shqipëri, liqenin e Shkodrës dhe lagunën e Kune-Vainit.

Liqeni i Shkodrës si një zonë tipike për shpendët e ujit mbizotërohej kryesisht nga bajzat/Fulica atra të cilat përbënin dhe numrin më të madh të individëve të shpendëve të ujit mbi 50%, kredharaku i vogël/Tachybaptus ruficollis, rosat (me mbizotërim të kryekuqes së mjeme/Aythya ferina dhe rosës me cafkë/Aythya fuligula) dhe pulëbardhat, kryesisht pulëbardha e zakonshme/Croiccocephalus ridibundus. Përqëndrimi i llojeve dhe individëve të tyre ndryshon në varësi të zonave dhe pikave të monitorimit të përcaktuara më parë.

Laguna e Kune-Vainit si një zonë tipike lagunore konsistonte në një përqëndrim të madh të bajzave/Fulica atra të cilat përbënin dhe numrin më të madh të individëve të shpendëve ujorë, rosave (kuqla qafëgjelbër/Anas platyrhynchos, rosa kërre/Anas crecca, kryekuqja e mjeme/Aythya ferina, çafkave (çafka e vogël e bardhë/Egretta garzetta, çafka e madhe e bardhë/Ardea alba, çafka e përhime/Ardea cinerea), karabullakët (karabullaku i vogël/Microcarbo pygmaeus, karabullaku i madh/Phalacrocorax carbo), flamingo/Phoenicopterus roseus etj.

Krahasimi i vlerave në vite të ndryshme jep të dhëna të mëtejshme lidhur me ndikimet negative ose pozitive që kanë sjell pasoja në rritjen apo zvogëlimin e llojeve dhe individëve përkatës në zona të caktuara. Disa prej faktorëve negativë që mund të sjellin pasoja në praninë ose jo të shpendëve të ujit janë si antropogjene: gjuetia e paligjshme, ndërhyrjet e njeriut në zona të mbrojtura ose dhe faktorë natyrorë si ndryshimet klimatike etj,.

Një mirëmenaxhim i zonave ligatinore duke mos lejuar faktorin antropogjen të sjell pasoja negative dhe të parikthyeshme në këto habitate, do të sillte rezultate mjaft efektive në ruajtjen e shpendëve të ujit dhe jo vetëm të cilat përdorin këto habitate si vende strehimi, ushqimi apo dhe kalimtare përgjatë jetës së tyre, duke siguruar në këtë mënyrë qëndrueshmërinë e ekosistemeve tipike ligatinore.

Realizimi i aktiviteteve të tilla duke sjell përfshirjen e sa më shumë vullnetarëve dhe specialistëve të natyrës, ndikon në rritjen e sensibilizimit të komuniteteve lokale, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare për të kuptuar se natyra është elementi më i rëndësishëm nga i cili njeriu përfiton shumë dhe në të njëjtën kohë jemi ne ata të cilët me punën dhe kujdesin tonë për çdo element të saj ja kthejmë natyrës të mirat që ajo na ofron.

Kalendari i Aktiviteteve

« November 2014 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook