Print this page

Aksione Komunitare në Zonat e Mbrojtura

Janar 2019 - 

Në kuadër të projektit ACAP, edhe gjatë muajit Janar kanë vazhduar orët e hapura informative në shkollat e qarkut të Përmetit dhe Vlorës.

Orë të hapura informative mjedisore me temë “Biodiversiteti në Parkun Kombëtar Bredhi Hotovës-Dangëlli”, u zhvilluan në dy shkollat 9-vjeçare të Përmetit, “Nonda Bulku” dhe “Meleq Gosnishti” përkatësisht me klasën e 8 dhe të 4.

Nxënësit u informuan mbi biodiversitetin e këtij parku si dhe të zonave të mbrojtura afër Përmetit.

26 Janari - Dita Botërore e Edukimit Mjedisor.

Kjo datë e ka origjinën në vitin 1972 me Deklaratën e Kombeve të Bashkuara në Konferencën për Mjedisin Njerzor mbajtur në Stokhorlm të Suedisë. Deklarata thekson nevojën për kritere dhe parime të përbashkëta, për t'iu ofruar individëve kudo në botë, frymëzimin dhe udhëzimet e duhura për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Kjo ditë ka si qëllim të edukojë brezat, duke përdorur natyrën si mjet edukues. Në këtë mënyrë, njerëzit do të mësohen ta përmirësojnë dhe ta duan mjedisin, jo thjesht të ketë informacion për të.

Në këtë kuadër si dhe në kuadër të projektit ACAP, INCA realizoi 3 orë informative mjedisore me temë “Dita botërore e edukimit mjedisor”, e shprehur kjo nëpërmjet punimeve dhe shprehjeve të ndryshme për mjedisin.

Realizimi i orëve u bë në shkollën “Pilo Profti” në Novoselë me klasat e para dhe klasën e IV, me mësueset përgjegjëse Irena Gjishti dhe Majlinda Davacaj.

Edukimi mjedisor realizohet me qëllim rritjen e kujdesit të fëmijve kundrejt natyrës dhe njohjen më tepër të çdo elementi të saj.

Gjithashtu në shkollën 9-vjeçare Balil Pelari të Orikumitnë rrethin e Vlores, vazhdon programi i orëve të hapura informative ku u realizua pjesa teatrale "Djali dhe Pema"