Print this page

Blue Land Project

Tiranë - 25-27 Shkurt 2019 - Takimi i tretë midis partnerëve të Blue Land Project. "Modeli i pjesëmarrjes për menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve detare dhe bregdetare dhe për ruajtjen e habitateve, biodiversitetit dhe shërbimeve të ekosistemeve ndërkufitare.
Objektivat kryesorë të projektit janë: - Përcaktimi i një modeli menaxhimi ndërkufitar (i quajtur BLUE LAND); - Hartëzimi, kuantifikimi, monitorimi i shërbimeve të ekosistemeve të zonave BLUE LAND dhe zhvillimi i mjeteve të informimit dhe komunikimit; - Ngritja e modelit të qeverisjes me pjesëmarrje të zonave BLUE LAND nga pikëpamja e replikimit të tij në zona të tjera.
Ky takim ka për qëllim ngritjen e grupit zbatues ndërkufitar të modelit Blue Land si dhe firmosjen e një marrëveshje midis partnerëve për zhvillimin e një modeli ndërkufitar qeverisje duke përfshirë edhe komunitetet e zonave bregdetare.
Ditën e tretë të takimit do të zhvillohet një vizitë studimore në zonën e Porto Palermos e cila është një prej tre zonave të identifikuara ku zbatohet ky projekt.
Blue Land Project ose projekti Territoret Blu, synon krijimin e një modeli të përbashkët i cili do të zbatohet edhe në zona të tjera bregdetare të mesdheut.
Tre zonat e projektit përfshijnë habitatet detare dhe bregdetare në Shqipëri, Itali dhe Mal i Zi.
- Zona e Gjirit të Porto Palermos në jug të Shqipërisë.
- Bregu i Otranto-Leuca në Pulia, Itali.
- Bregu i Ada-Bojana (Buna) duke përfshirë dhe ligatinat bregdetare të Bunës dhe dunat e rërës përgjatë pjesës së deltës së lumi në Mal të Zi.