Print this page

Blue Land Project

Tiranë – 08-11/07/2019 - Në kuadër të zbatimit të projektit Blue Land, u zhvillua në datat 10 dhe 11 korrik 2019 seminari për prezantimin e indikatoreve dhe programeve të monitorimit për secilën zonë të përcaktuar për zbatimin e këtij projekti në Itali, Shqipëri dhe Malin e Zi. Ky seminar është vazhdim i punës për karakterizimin dhe hartëzimin e shërbimeve të ekosistemeve dhe i indikatorëve kryesor mjedisor dhe socio-ekonomik në të treja zonat e cilësuara me qëllimin e hartimit të planit të menaxhimit të zonës së Porto-Palermos nga vetë komuniteti duke përdorur shërbimet e ekosistemeve dhe ruajtur e mbrojtur vlerat e burimeve natyrore që ofron zona. 

Gjithashtu, përpara seminarit, u zhvillua edhe mbledhja e komitetit drejtues të projektit ku u diskutuan zhvillimet e deritanishme si dhe detyrat për të ardhmen.

Projekti Blue Land financohet nga Interreg IPA CBC Italy-Albania-Montenegro dhe zbatohet në bashkëpunim me CIHEAMBariAKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të MbrojturaINCA Albania, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi, Universiteti i Malit të Zi - Instituti i Biologjisë Detare, Instituti i Kërkimit dhe Bashkëpunimit-ICR, në partneritet me AICS Tirana dhe Regione Puglia, Departamenti i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Mjedisor.