Print this page

Aksione Komunitare në Zonat e Mbrojtura

- Edhe këtë vit të ri shkollor, në kuadër të projektit ACAP, vazhdon zhvillimi i orëve mjedisore në shkollat target, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve mbi natyrën dhe përfshirjen e tyre më tepër në cështjet mjedisore.

Nxënësit e shkollës “Balil Pelari” Vlorë, zhvilluan një aktivitet mjedisor duke u përqëndruar në rolin që mund të ketë mjedisi në të gjitha aktivitetet e jetës së përditshme. Lojërat me role e shoqëruar kjo edhe me aksione konkrete si mbjellja dhe adoptimi i nje vazoje me lule si vlerë e shtuar, thekson edhe më shumë përfshirjen e nxënësve në aktivitete të cilat përmisojnë cilësinë e jetës brenda ambientëve të shkollës.

Në kuadër të projektit ACAP, nxënësit e klasës së IVA dhe IVB të shkollës “22 Tetori” në Berat, realizuan një ore mësimore kushtuar elementeve të natyrës që gjenden në oborrin e shkollës. Një nga keta elementë janë pikërisht kërminjtë të cilët ndodhen përreth bimëve të mbjellura në shkollë, duke krijuar një habitat të përshtatshëm për ta. Duke nisur fillimisht me vëzhgimin e mjedisit ku ata janë të përhapur, ata studiuan ekologjine e këtij lloji, si vendi ku jetojnë, ndërtimi i trupit dhe ushqimi dhe më pas nisen të krijonin një habitat të formuar nga vetë nxënësit si një shtëpi e re për keto specie delikate.

Zhvillimi i orëve të tilla i ndihmon edhe më shumë nxënësit të kuptojnë se në oborrin e shkollës mund të gjejnë shumë elementë të natyrës të cilat nuk i kishin vënë re më parë duke i bërë ata te vetëdijshëm se duke parë më me vëmendje në natyrë do të mund të gjejmë një botë të tërë edhe vetëm në një gjethe bime.

- Në kuadër të projektit ACAP dhe në mbështetje të programit mësimor të shkollës “Hasan Mëhilli” Dukat, një orë edukative mjedisore u zhvillua në natyrë, në Parkun Kombëtar LLogara. Qëllimi i këtij aktiviteti i lidhur edhe me temën e lëndës së Gjeografisë të klasës së 9-të “Turizmi në qytetin tonë”, konsistonte në njohjen e një ndër zonave të mbrojtura me potenciale shumë të larta turistike dhe mbi të gjitha natyrore. Me mbështetjen e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Vlorës, nxënësit morën informacione lidhur me format e turizmit të zhvilluara në Parkun e Llogara-it dhe çfarë e bën atë më të vizitueshëm nga pikëpamja turistike. Ndjekja e një prej shtigjeve mjedisore i lidhi edhe më tepër me rëndësinë e parkut si në aspektin turistik, ashtu edhe në bukuritë natyrore që ai ka, duke rritur në këtë mënyrë edhe më tepër ndjeshmërinë dhe lidhjen e tyre me natyrën.

- Në mbështetje të fushatës së ndërmarrë në gjithë Shqipërinë “Plastika nuk le vend për jetën”, nxënësit e shkollës “Hasan Mëhilli” Dukat, ju bashkuan kësaj nisme në pastrimin e një pjese të parkut, për të kuptuar që turizmi mund të ketë efektet e tij negative në rast se nuk është i kontrollueshëm dhe nuk bëhet në harmoni me natyrën, prandaj vendin që vizitojmë të përpiqemi ta lemë edhe më të pastër.

- Në kuadër të Javës Europiane për Reduktimin e Mbetjeve shkolla 9-vjeçare “Zihni Toska” Berat, organizoi një aktivitet duke përdorur mjete të riciklueshme. Nxënësit e klasës së 6-të deri në të 9-të grumbulluan gazeta dhe lidhese këpucesh për të krijuar me to çanta të vogla. Më pas këto çanta u shpërndanë në klasat e ciklit të ulët për t’ju treguar atyre një shembull pozitiv të riciklimit të mbetjeve të jetës së përditshme.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ACAP.

- Puna eshte e lodhshme, por te fal edhe kenaqesi pafund. Ne Diten Nderkombetare te Maleve shkolla 9-vjecare"Zihni Toska"Berat ne bashkepunim me INCA Shqiperia dhe AdZM Berat realizoi nje superveprimtari ne kuader te projektit ACAP qe synon ruajtjen dhe shtimin e vlerave mjedisore .

Ne Kapinove pjese e Parkut Kombetar te Tomorit nxenesit ne bashkepunim me specialistet e AdZM Berat z.Edison Kashari dhe inxhinier Nertilin do te mesonin te instalonin kamerat kurth per evidentimin e faunes te ketij Parku Kombetar.

- Vazhdon zbatimi i projeketeve të financuara nga programi i minigranteve të projektit ACAP. Aktualisht po punohet me shkollat afër Parkut Kombëtar të Llogara-it:

“Balil Pelari”, Orikum me projektin e quajtur “Parcela ime”, me mbjelljen e 400 fidanë pishe të zezë e shoqëruar kjo me vendosjen në këtë parcel të tabelave me mesazhe ndërgjegjësuese.

“Hasan Mëhilli”, Dukat me projektin e quajtur “Fëmijët për pyllin e Llogara-it”, duke filluar me marrjen e çdo informacioni të nevojshëm nga inxhinierë pyjesh, i zhvilluar ky aktivitet në qendrën e vizitorëve dhe përgjatë shtegut të “Jul Çezarit”.

Në një fazë të dytë do të nis krijimi i fidanishtes së shkollës me bimë të ndryshme të Parkut të Llogara-it, e cila do të realizohet nga nxënësit e shkollës.
Zhvillimi i këtyre aktiviteteve u mbështet nga INCA Albania, me ndihmën e Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore.

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”

Ka një sipërfaqe 34,361.1 ha dhe është shpërndarë në qarkun e Gjirokastrës dhe të Korcës. Ky park ka një traditë të gjatë të përdorimit të burimeve natyrore të zonës nga banorët lokalë.

Përdorimi tradicional I burimeve mjedisore ofron një mundësi për përmirësimin e vazhdueshëm të jetesës së tyre. Parku falë pozicionit të tij gjeografikë, peisazhet e lulëzuara dhe trashëgimisë natyrore e kulturore, si burimet termale të Benjës dhe kanionin e Kamenckës e të Lengaricës. paraqet disa atraksione turistike, të rëndësishme për zhvillimin ekonomik.

Ekosistemi natyror Bredhi i Hotovës - Dangëlli është shpallur "Park Kombëtar" me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 1631, datë 17.12.2008.

Parku kombëtar ka vlerë të lartë biodiversiteti. Habitati pyjor është I përbërë kryesisht nga pyje halorë dhe gjethe gjerë të rëndësishëm si: Bredhi i Maqedonisë I cili është edhe dominant (Abies borisi-regis), Shparthi (Quercus frainetto), Qarri Frashër gjethegjerë (Fraxinus ornus), Rrapi (Platanus orientalis),

Parku ka një numër të lartë të llojeve të kafshëve të egra. Takohet një shumëllojshmëri grupesh si:

Amfibët si: bretkosa barkëverdhë (Bombina variegata), e bukura e dheut (Salamandra salamandra)

Reptilët si: bolla me katër vija (Elaphe quatrolineata), nepërka (Vipera ammodytes)

Shpendët si: Thëllëza e malit (Alctoris graeca), Gjeraqina (Accipiter gentilis),Skifteri kthetra verdhë (Falco naumanni),Tusha e madhe e malit (Turdus viscivorus)

Gjitarët si: Ariu i murrmë (Ursus arctos), Ujku (Canis lupus), Baldosa (Meles meles), Dhija e egër (Rupicapra rupicapra Kaprolli (Capreolus capreolus)

Për të rikthyer në mendje këtë ditë të rëndësishme për parkun dhe vlerat e larta që ai ka, në bashkëpunim të fortë me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Gjirokastrës, u realizua një orë educative mjedisore me nxënësit e shkollës “Meleq Gosnishti” dhe “Nonda Bulku” pranë qendrës turistike për Bredhin e Hotovës të ndërtuar me mbështetjen e projektit ACAP. Nëpërmjet këngëve tradicionale dhe orës mjedisore u realizua një ndërthurrje midis traditës dhe natyrës, të cilat ecin së bashku për t’u trashëguar në brezat e rinj.

Ky aktivitet u realizua nga INCA në kuadër të projektit ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania në bashkepunim të ngushtë me ADZM Gjirokaster dhe shkollat Bulka Nonda dhe Shkolla Meleq Gosnishti Pëmet.