Print this page

Aksione Komunitare në Zonat e Mbrojtura

Janar 2020 - Vazhdojnë edhe gjate muajit Janar aktivitetet në kuadër të projektit ACAP - Aksione Komunitare në Zonat e Mbrojtura.

- INCA në bashkëpunim me Shkollën “Hasan Mëhilli” Dukat - Vlorë, e cila ndodhet pranë Parkut Kombëtar Llogara, si dhe me mbeshtetjen e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë, realizuan një orë edukative me temë mësimore “Pasuritë floristike dhe faunistike të vendit tonë si dhe dëmtimi i tyre”. Të kujdesesh për natyrën, nis që me ambientin e shkollës duke dhënë sadopak kontribut në gjallërimin dhe shëndetin e biodiversitetit që ndodhet aty. Për këtë arsye kjo orë u shoqërua me lyerjen e trungjeve të pemëve si një mënyrë për të mbrojtur bimët nga ngrica, sidomos për një zonë e cila është mjaft e prekshme nga erët e ftohta siç është edhe Dukati
 
- Në kuadër të thirrjes “Thirrje shkollave për veprim” të projektit ACAP, shkolla “Hasan Mëhilli” Dukat, Vlorë, ka qenë fituese e një miniprojekti i cili ka filluar të zbatohet këtë vit duke nisur me aktivitete informimi për krijimin e një fidanishteje në ambientet e shkollës, e cila do të shërbejë si një oaz organizmash dhe si laborator i hapur në natyrë për orët mësimore.
Ky projekt titullohet “Fëmijët për pyllin e Llogara-së”, pasi çdo bimë e mbjellë në parcelë, do të jetë pjesë shëmbëllyese e pasurisë bimore të këtij parku.
Shkolla Balil Pelari - Orikum, Vlorë, mbylli me sukses projektin e titulluar “Parcela ime” i cili konsistonte në mbjelljen e një parcele në PK Llogara dhe kujdesjen për këtë parcelë nga nxënësit e shkollës.
Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen e INCA në kuadër të projektit ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania.