Marte, 23 Prill 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
logoTë nderuar vizitorë! Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) kërkon të japë kontributin e tij modest në përpjekjet dhe aktivitetet që zhvillohen për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, e më gjerë në rajon. Ne jemi të kënaqur që ju zgjodhët për të vizituar faqen tonë dhe jeni të mirëpritur të na kontaktoni, për çdo koment ose sugjerim qe lidhet me përmirësimin e informacionit të dhëne në këtë faqe. Faleminderit dhe punë të mbarë!

Aksione Komunitare në Zonat e Mbrojtura

Shkurt 2020

 - Gëzuar 2 Shkurtin - Ditën Botërore të Ligatinave!
Ligatinat përfshijnë afër 6% të sipërfaqes së përgjithshme të globit dhe janë ndër mjediset më produktive. Shërbimet e ekosistemeve ligatinore ofrojnë edhe përfitime të mëdha ekonomike. Vlen të përmendet orizi që është një bimë e zakonshme e ligatinave, dhe shërben si ushqim bazë për më se gjysmën e njerëzimit, pastaj rreth 2/3 e gjuetisë botërore të peshkut janë të lidhura me bregdetin dhe zonat e ligatinave. Gjithashtu, nga vlerat e ligatinave përfitojnë edhe: bujqësia, transporti, energjia, turizmi, etj.                             
Kompleksi dhe ndërveprimi i faktorëve fizik, kimik dhe biologjik i ekosistemeve ligatinore, mundëson që të kryejë shumë funksione, si p.sh. deponimin e ujit, depozitimin e shkarkimeve të shirave dhe rrjedhjeve ujore, stabilizimin e kushteve klimatike, kontrollimin e përmbytjeve dhe të erozionit.
Për shkak të vlerave dhe përfitimeve që ofrojnë ligatinat, shtetet e ndryshme po i kushtojnë vëmendje ruajtjes së tyre. Për këtë dëshmon rritja e vazhdueshme e numrit të ligatinave me rëndësi ndërkombëtare, por edhe i shteteve nënshkruese të Konventes së Ramsarit, që nga viti 1971 e deri më sot
Ligatinat konsiderohen si “djep i diversitetit biologjik”, duke ofruar ujin dhe produktivitetin primar për ekzistencën e llojeve të shumta të bimëve dhe shtazëve. Ato mbështeten në përqendrimin e lartë të gjitarëve, shpendëve, zvarranikëve, ujëtokësorëve, peshqve dhe llojeve jo kurrizore. 40% e organizmave përdorin si habitat ligatinat. Kjo ditë i dedikohet jo vetëm ligatinave në teresi, por duke përfshirë një faktorë kyç të tyre që është biodiveriteti. Shfrytëzimi i biodiversitetit për qëllime ekonomike dhe fitimprurëse është një nga premisat e zhvillimit të ekonomive lokale dhe kombëtare. Por shfrytëzimi duhet të jetë njëkohësisht fitimprurës dhe i ekuilibruar, sepse shoqëria e konsumit dhe dëshira për të nxjerrë fitime shumë të mëdha e në një kohë mjaft të shkurtër, kanë sjellë degradimin e ekosistemeve. Diversiteti biologjik dhe varieteti i florës dhe i faunës, ekosistemeve dhe pejsazheve është një nga pasuritë tona më të mëdha. Ne duhet t’ua kalojmë këtë trashëgimi natyrore brezave të ardhshëm si një sistem i qëndrueshëm.
Për të festuar ditën botërore të ligatinave, duke risjellë në vëmendjen e njerëzve rëndësinë që kanë ligatinat dhe të mund të sigurojnë mbrojtjen e tyre, INCA në kuadër të projektit ACAP, realizoi një aktivitet me përfshirjen e nxënësve të shkollave të cilat jetojnë afër lagunës së Nartës, si një lagunë me rëndësi të madhe në Shqipëri, por ende nuk është e përfshirë në Konventën e Ramsarit. Laguna e Nartës si një lagunë me sipërfaqe të madhe, ka vlera të mëdha ekologjike, ku ndodhen dhe një numër i konsiderueshëm i shpendëve të ujit, si një vlerë e shtuar për të. ?Ndër shpendët e ujit më të përhapur mund të përmendim flamingo Phoenicopterus roseus, rosën e egër Anas crecca, laroshja Tadorna tadorna, pelikani Pelecanus cripus, qyrylyku këmbëqirizë Tringa totanus, etj. Gjatë aktivitetit u realizua edhe mbjellja e fidanëve të pishës së butë me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës “Pilo Prifti”, Novoselë shkolla industriale “Pavarësia”, vullnetarë dhe dashamirës të natyrës dhe shoqata lokale (PPNE Vlorë), afër lagunës në Nartës, aktivitet i cili u shoqërua po ashtu edhe me vëzhgimin e shpendëve si një ndër elementët e biodiversitetit të cilët karakterizojnë lagunat.


- Në kuadër të projektit ACAP, shkolla Bulka Nonda, Përmet realizoi një orë edukative mjedisore me temë “Bredhi i Hotovës, simboli i jetës dhe qetësisë”, gjatë të cilës nxënësit krijuan në klasën e tyre një pasqyrim të këtij Parku Kombëtar duke e pasuruar edhe me elementë të mbledhur nga natyra si : gjethet dhe boçet.


- Në kuadër të projektit ACAP, shkolla 9-vjeçare Shkolla "Meleq Gosnishti" Permet, zhvilloi një orë edukative mjedisore me temë “Ndërgjegjësojmë qytetarët për mbrojtjen e mjedisit”, me qëllim realizimin e një minifushate e krijuar nga nxënësit në ambientet e shkollës dhe e prezantuar te qytetarët që kalojnë aty pranë, nëpërmjet broshurave me mesazheve mjedisore dhe shembullit që ndjekim mbi diferencimin e mbetjeve


- Vazhdon puna për ngritjen e fidanishtes në ambientet e shkollës “Hasan Mehilli” Dukat, në kuadër të projektit “Fëmijët për parkun e Llogarait”, të mbështetur nga ACAP dhe INCA
Në këtë fidanishte po mbillen jo vetëm bimë të larta të cilat janë përfaqësuese të parkut të Llogara-it, por edhe bimë medicinale si çaji, sherebela etj,. të cilat përdoren gjerësisht edhe nga komuniteti aty pranë. Janë pikërisht nxënësit e kësaj shkolle të cilët marrin pjesë në krijimin e saj dhe në mirëmbajtjen në vazhdim për t’u përdorur më pas edhe si zonë për zhvillimin e kurrikulës mësimore .


- Duke u mbështetur edhe në kurrikulën mësimore, në shkollën “Lef Sallata” Vlorë, vazhdojnë orët mjedisore edukative me qëllim përfshirjen e nxënësve në çështjet e mjedisit.
Një nga temat e trajtuara ishin përdorimi i tingujve nga bota shtazore duke nisur që me komunikimin midis tyre si dhe dukurinë e ekolokacionit.
Është mjaft e rëndësishme që brezat e ardhshëm të lidhin çdo tematikë mësimore jo vetëm me qenien e njeriut, por edhe me natyrën duke trajtuar çdo gjallesë në mënyrë të barabartë.
Në varësi të klimës, pozicionit gjeografik dhe peizazhit të oborrit të shtëpisë , shkollës dhe të vendit ku ndodheni, ju mund të vizitoheni nga dhjetëra lloje të ndryshme të shpendëvedimërues gjatë muajve të dimrit
Zogjtë më të zakonshëm të dimrit përfshijnë: harabela, trishtila, gushëkuq etj. Pikërisht këta shpendë afrohen shumë në vendet e banimit, duke qenë se kanë më të lehtë për të gjetur ushqim. Nxënësit e shkollës “Pilo Prifti” Novoselë, nga klasa e I-IV, në kuadër të projektit ACAP realizuan sot një orë edukative mjedisore lidhur me ndërtimin e ushqyesve për shpendët duke përdorur metodën e riciklimit.


- Në kuadër të projektit ACAP dhe me mbështetjen e INCA, vazhdojnë orët edukative mjedisore në shkollën “Pilo Prifti”, Novoselë, me temë “Sjellja jonë për një mjedis të pastër. Të diskutojmë lidhur me mjedisin dhe elementët e tij, zhvilluar me nxënës të klasës së 9
Gjatë kësaj ore nxënësit jo vetëm punuan lidhur me sjelljet negative që ndikojnë në biodiversitet, por edhe mbi aktivitetet që mund të bëjnë ata si nxënës dhe si pjesë komuniteti në ruajtjen e natyrës dhe mjedisit që na rrethon.
Për të dhënë edhe mesazhin pozitiv, u mbyll kjo orë me mbjelljen e pemëve në oborrin e shkollës si një sjellje pozitive dhe si një shembull që duhet të ndiqet vazhdimisht edhe nga nxënësit e tjerë


- Shkolla Zihni Toska - Berat - Me ju gjithçka është e realizueshme. Projekti ACAP na krijon mundësi që të shpalosim idetë dhe aftësitë tona. Një veprimtari mjaft e bukur në kuadër të Ditës së Shërbimit Pyjor për të dhënë mesazhe shumë kuptimplote për të mbrojtur pyjet, oksigjenin e jetës sonë.
Nëpërmjet posterave të përgatitur tregojmë se natyra na shpërblen kur kujdesemi për të.
Faleminderit Inca Shqipëria !
Nxënësit ilustruan nëpërmjet punëve të tyre si e shohin dhe e mendojnë ata shpyllëzimin, duke risjellë në mendje një sërë informacionesh lidhur me ndikimin që ka shpyllëzimi në biodiversitet, duke përfshirë këtu edhe njeriun


- Në kuadër të projektit ACAP dhe me mbështetjen e INCA, shkolla “Nikolla Xhuveli”, Nartë zhvilloi një orë edukative mjedisore me temë “Bimët medicinale, përdorimi dhe rëndësia e tyre”
Gjatë kësaj ore u studiuan disa nga bimët medicinale, u realizua mbjellja e tyre në ambientet e shkollës si dhe vëzhgimi në mikroskop i elementëve bimorë.


Edukimi mjedisor në shkollat fillore është një stad mjaft domethënës në zhvillimin e sjelljes , ndërgjegjësimit social dhe interesit. Në shkollë ne zhvillojmë vlera dhe sjellje të cilat do të qëndrojnë me ne përgjatë gjithë jetës dhe shpeshherë përcaktojnë se kush jemi. Prandaj ky lloj edukimi është një element mjaft i rëndësishëm që nxit interesin për kujdesin dhe mbrojtjen e natyrës që në hapat e parë, që ata janë në shkollë.
Nxënësit e klasës së parë të shkollës Pilo Prifti, Novoselë zhvilluan një orë edukative mjedisore duke nisur me sjelljen e parë për një mjedis cilësor, siç është mbjellja e luleve në ambientin ku ata mësojnë me orë të tëra, duke sjellë aromën e natyrës


- Në kuadër të projektit ACAP dhe me mbështetjen e INCA, u zhvillua një ore edukative për mjedisin në shkollën 9-vjeçare Bogdan - Berat me nxënësit e arsimit fillor.


- “Trashëgimitë natyrore dhe kulturore” është tema e trajtuar nëpërmjet këtij ekskursioni në natyrë me nxënësit e shkollës “Hasan Mëhilli” Dukat, në kuadër të projektit ACAP dhe me mbështetejen e INCA, me qëllim, edukimin mjedisor.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte lidhja e natyrës dhe elementëve të saj me elementët historikë dhe kulturor. Në mënyrë që të kemi zhvillim të qëndrueshëm është mjaft e rëndësishme që zhvillimi i turizmit të bëhet në harmoni me nayrën. Kur si pjesë e turizmit përfshihen edhe elementët historikë të cilët ndodhen dhe ruhen në brendësi së një zone të mbrojtur, rëndësia për objekte të caktuar bëhet më e madhe kur ato përfshihen në brendësi të një zonë të mbrojtur, duke ofruar më shumë mundësi të njohësh edhe natyrën aty pranë.
Në pjesën më veriore të lagunës së Nartës, “Lagunën e Kallëngës”, si një pjesë e vogël e kësaj lagune me bukuri natyrore si dhe vlera të biodiversitetit ndodhen po ashtu edhe bunkerët historikë ndër më të mëdhenjtë, që tërheqin një numër të madh të turistëve. Prania e tyre së bashku me lagunën dhe pyllin e Pishë Poro-së, përbëjnë një ekosistem harmonik dhe të ekuilibruar me vlera të mëdha natyrore dhe historike.
E rëndësishme për tu përmendur është fakti që në aktivitete terreni, por edhe në jetën e përditshme nxënësit duhet të shmangin përdorimin e bidonave plastik sa më shumë, prandaj për këtë arsye për të dhënë një mesazh efektiv sot bëmë zëvendësimin e bidonave plastikë të gjithsecilit, me termusa të veçantë për mbajtjen e ujit, duke shmangur elementët 1-përdorimsh nga jeta e nxënësve.


- Në kuadër të projektit ACAP, më datë 20-21/02ishim në qytetin e Përmetit, për zhvillimin e 2 orëve edukative mjedisore me nxënësit e shkollës “Meleq Gosnishti”, me klasën e V dhe të VI, me tematikë “Kujdesi ndaj natyrës” dhe “Mjedisi dhe elementët ndotës të ujit, ajrit dhe tokës”.
Çdo informacion i marrë për mjedisin dhe përfshirjen e nxënësve në të menduarit dhe nxjerrit të rezultateve nga puna e tyre nxit edhe më tepër edukatën e tyre mjedisore, duke ndryshuar sadopak sjelljen në lidhje me mjedisin dhe natyrën që i rrethon.


- Në kuadër të projektit ACAP, shkolla “Nonda Bulka”, Përmet zhvilloi orën edukative mjedisore me temë “Rrjeti ushqimor në ekosistemet natyrore dhe ndikimet në prishjen e ekuilibrave”, bazuar edhe në kurrikulën e tyre mësimore.
Një sërë faktorësh natyrorë ose të shkaktuara nga njeriu mund të ndikojnë në prishjen e këtyre ekuilibrave duke shkaktuar efekte negative të cilat ndjekin secilën hallkë ushqimore, që lidh organizmat me njëri tjetrin... 


- Pasditja ime e gjelbër - kujdesi ndaj mjedisit një domosdoshmëri
INCA ka mbi 10 vjet që i ka kushtuar një vëmëndie të veçantë Edukimit Mjedisor duke realizuar shumë aktivitete në kuadër të tij, duke kontribuar në përmirësimin e kurrikulave të shkollave 9-vjeçare, si dhe duke trainuar mbi 5000 mësues në gjithë shqipërinë.
Dy vitet e fundit ky komponent po mbështetet nga projekti ACAP, me fokus zonat e mbrojtura, duke u zbatuar në 3 zona pilote (në qarkun e Gjirokastrës-Përmet, qarkun e Vlorës, dhe atë të Beratit) si dhe me mbështetjen e gjerë të shkollave 9-vjeçare
Vlorë: Lef Sallata-Vlorë, Pilo Prifti-Novoselë, Balil Pelari-Orikum, Nikolla Xhuveli-Nartë, Hasan Mëhilli-Dukat
Përmet: Nonda Bulka, Meleq Gosnishti
Berat: Zihni Toska, 22 Tetori, Shyqyri Lakra, Tomorri, Bogdan, Karkanjoz
Përfitojmë nga rasti për ti falenderuar këto shkolla për mbështetjen si dhe një falenderim shkon edhe për Agjensinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura si dhe për Agjensitë Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës, Gjirokastrës dhe Beratit për mbështetjen e dhënë gjatë zhvillimit të aktiviteteve.
Ndiqni intervistën e koordinatores së INCA-s në kuadër të projektit ACAP, ku INCA mbulon komponentin e Edukimit Mjedisor.

Kalendari i Aktiviteteve

« April 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook