Print this page

Java e Biodiversitetit 2020 (18-22 Maj)

Java Ndërkombëtare e Biodiversitetit ka të bëjë me lidhjen e njerëzve me natyrën, me komunikimin e rëndësisë së biodiversitetit dhe motivimin e njerëzve për të luajtur rol në mbrojtjen e tij. Është gjithashtu për të treguar argëtimin dhe mrekullitë që mund të gjenden në natyrë, të cilat frymëzojnë njerëzit të mësojnë më shumë, të shohin më shumë, të bëjnë më shumë.

Data 18 Maj thekson edhe një herë rëndësinë që kanë njohuritë tradicionale për biodiversitetin, e lidhur ngushtë kjo me komunitetet lokale dhe popullatat indigjene, të cilat ndërveprojnë me natyrën në mënyrë të vazhdueshme duke i shërbyer dhe duke marrë prej saj. Janë pikërishtë këto njohuri të cilat kanë krijuar harmoninë midis natyrës dhe njeriut, në përdorimin e shërbimeve të ekosistemeve të ndryshme në funksion të një jetë sa më të shëndetshme.

Vendi ynë si një vend me pasuri të mëdha natyrore dhe mjaft i pasur në biodiversitet, ofron një natyrë me vlera të mëdha të cilat shpesh janë ende të panjohura. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ndodhet në zonat rurale, në zonat ku natyra ende ngelet e paprekur. Mënyra e tyre e jetesës është e lidhur fort me natyrën aty pranë, nëpërmjet mbjedhjeve të bimëve medicinale (sherebela Salvia officinalis, rigoni Origanum Vulgare etj) dhe frutave të pyllit, peshkimit etj, prandaj janë hallka e parë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm edhe në ruajtjen e tyre.

Image Gallery