Print this page

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27”   

Hyrje

Rrugëtimi i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian ka qenë dhe mbetet i gjatë në kohë dhe përpjekje. Ai ka filluar me aplikimin për anëtarësimin në BE në 28 Prill 2009. Dialogu i vazhdueshëm politik dhe ekonomik midis BE-së dhe Shqipërisë ka vazhduar përmes strukturave përkatëse në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit e cila u nënshkrua në Prill të vitit 2009. Këshilli Evropian i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat në qershor 2014. Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar në reformat në lidhje me BE-në dhe në adresimin e prioriteteve kryesore të identifikuara për fillimin e negociatave.

Pas disa vitesh diskutimi, më në fund Këshilli i Evropës vendosi (Mars 2020) të hapë negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE. Në muajt e ardhshëm, Komisioni do të paraqesë propozime për kuadrin e bisedimeve me Shqipërinë. Ky kuadër përcakton udhëzimet dhe parimet si prioritete të negociatave të pranimit të Shqipërisë si një vend kandidat. Opinioni i përgjithshëm pasqyron faktin se Kapitulli 27 nuk do të jetë ndër kapitujt më prioritarë për të filluar negociatat por Organizatat e Shoqërisë Civile Mjedisore kanë besim të fortë se gatishmëria dhe diskutimet për përparimin e vendit duhet të jenë një fillim i hershëm i punës.

Qeveria e Suedisë përmes Agjencisë Suedeze të Mbrojtjes së Mjedisit po mbështet punën e Republikës së Shqipërisë drejt një mjedisi më të mirë dhe zbatimin e përfitimeve mjedisore të BE-së nën Kapitullin 27 me kompetencat dhe njohuritë suedeze mbirregulloret e BE-së dhe zbatimit të tyre. Burimi i financimit për këtë program mundësohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) në kuadër të zbatimit të programit SANE27.

Qëllimi dhe Objektivat e Nismës GREEN 27+

Grupimi GREEN27+, i cili përbledh rreth 20 organizata mjedisore në mbarë vendin që kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të qenë të përfshirë ne proceset dhe negociatat e vendit tonë me BE për Kapitullin 27: Mjedisi. I iniciuarnga Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania) si organizatë drejtuese dhe Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Instituti i Kërkimeve Urbane (URI), me mbështetjen financiare dhe në bashkëpunim me Programin SANE 27 janë pëfshirë në zhvillimin e një programi mbështetjeje dhe rritje të kapaciteteve për shoqërinë civile, i cili synonmbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke nxitur dialogun midis institucioneve qeveritare dhe OJQ-ve mbi legjislacionin mjedisor. Duke parë rezultatet e procesit të negociatave të deritanishme të BE-së, programi i parë pilot është krijuar duke kontribuar në proces mezhvillimin dhe artikulimin e pozicionit të OShC-ve në procesin e negociatave BE-Shqipëri në lidhje me çështjet e Kapitullit 27: Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.
Objektivat specifike tëGREEN 27+ janë:
  • Forcimi i kapaciteteve të OSHC-ve mjedisore për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe nxitja e pjesëmarrjes së tyre proaktive dhe konstruktive në procesin e negociatave meBE-në;
  • Mbështetja për bashkëpunimin midis OJQ-ve për të formuluar dhe komunikuar qëndrime të përbashkëta për çështjet mjedisore;
  • Rritja e vetëdijes dhe stimulimi i rolit aktiv të shoqërisë civile të Shqipërisë për çështjet e anëtarësimit në BE;
Për të maksimizuar rezultatet e prekshme të kësaj nismenë mbështetje të procesit të anëtarësimit në BE, duke pasur parasysh nën-kapitujt tematikë të Kapitullit 27 (Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike)në harkun kohor të një viti janë prioritizuar: 1) Legjislacioni horizontal, 2) Mbetjet, 3) Uji dhe 4) Ruajtja e natyrës.

Aktivitetet dhe rezultatet:

Programi me një kohëzgjatje njëvjeçare (Maj 2020 - Prill 2021)përkon me vitin e parë të hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ai është strukturuar si rritje e kapaciteteve të OShC-ve, rrjetëzim dhe kontribut i drejtpërdrejtë përmes zhvillimit të raportit mbiopinionin e OShC-ve lidhur mepërparimin e vendit në negociatat me BE-në. Mënyra të ndryshme për rritjen e kapaciteteve (kryesisht përmes takimeve dhe vizitave të shkëmbimit të përvojave) do të përdoren për të rritur kapacitetet e anëtarëve dhe ekspertëve të OShC-ve për tematikat e negociatave të BE-së, si dhe për të ruajtur kanalet e komunikimit dhe dialogut midis autoriteteve dhe shoqërisë civile, në mënyrë që të forcojnë ndikimin e tyre në proceset vendimmarrëse lidhur me procesin e negociatave me BE-në.