Print this page

Blue Land Project

Porto Palermo – 25 Shtator 2020 - Nisur nga vlerat natyror edhe burimet natyrore që zona e Porto Palermos ofron, është e rëndesishme që ajo të ketë një mënyrë menaxhimi ku të gjejmë ekuilibrin midis përfitimeve social-ekonomike dhe ruajtjes së burimeve natyrore duke siguruar zhvillim të qëndrueshem të zonës. Për këtë grupet e interesuara po analizojne mundësine e menaxhimit të zonës sipas modelit të qeverijes me pjesëmarrje të gjërë dhe bashkëpunimit të organeve qeverisëse lokale me komunitetin. Për të ndihmuar ketë mënyrë bashkëqeverisjeje, grupet e interesuara diskutuan opsionin e hartimit të një plani menaxhimi sipas modelit të propozuar si “Toka blu”.
Në kuadër të kësaj nisme që ka ardhur nga bashkëpunimi me projektin që po zbatohet në zonën e Porto Palermos, u zhvillua takimi konsultativ për zonimin e «Tokës Blu» të Porto Palermos sipas propozimit të Parkut Bashkiak.

Image Gallery