Shtune, 20 Prill 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
INCA

INCA

Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri

https://www.facebook.com/100010308347596/videos/1393205191033079

Megjithëse Shqipëria ka një potencial dhe diversitet të lartë biologjik, ajo po vuan dëme të mëdha në vitet e fundit dhe në shumë raste të pakthyeshme, si në rastin e HEC-eve, guroreve, ndërtimit të infrastrukturës etj. Natyra në Shqipëri është shumë e fragmentuar dhe e paaftë për të reaguar në mënyrë efektive ndaj presioneve të reja dhe kërcënimeve të vazhdueshme duke përfshirë prerjet ilegale, peshkimin, gjuetinë, turizmin dhe aktivitetet rekreative të pakontrolluar, erozionin bregdetar, zjarret, ndikimet e ndryshimeve klimatike, zbatimin e dobët të ligjit dhe qasjet e paefektshme ne disa raste të menaxhimit në praktikë. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Shqipëri ende nuk është integruar siç duhet në politikat kombëtare dhe lokale. Kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikës së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës dhe lehtësisht çon në konflikte dhe keqkuptime të panevojshme.
Ekziston një nevojë e fortë për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile në ngritjen e kapaciteteve dhe ndihmën për krijimin e bashkëpunimit me pushtetin lokal dhe administratat rajonale të zonave të mbrojtura (PA). Përfshirja e komuniteteve lokale në vendimmarrje dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtura lokale është e pamjaftueshme. Shpesh ky rol pengohet nga mungesa e kapaciteteve të duhura dhe aftësive të komunikimit.

Vlen të theksohet në këtë kuadër roli i bashkëpunimit mes Medias dhe OMShC-ve për t’u angazhuar e bashkëpunuar ngushtë për veprime të koordinuara e aksione të përbashkëta ndërgjegjësimi, për një zë më të fuqishëm e gjithë përfshirës, në çështjet që duan të advokojnë, lobojnë dhe që kërkojnë një reagim qytetar. Bashkëpunimi me mediat luan një rol të rëndësishëm në procesin përhapjes së fjalës dhe mendimit të lirë, në advokimin dhe formulimin e një mesazhi bindës mbi rëndësinë e ruajtjes së natyrës, të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore për politikë-bërësit, subjektet dhe komunitetin.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) kane perfunduar zbatimin e projektit  “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri” që financohet nga Komisioni Europian në kuadër të programit “Mbështetje për kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile”.

Projekti kishte si qëllim kryesor të tij të rriste dhe fuqizonte aftësitë dhe rolin aktiv të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) në zbatueshmërine e legjislacionit, në luftën kundër korrupsionit dhe minimizimin e ndikimeve negative në mirëmenaxhimin e burimeve natyrore dhe zonave të mbrojtuara; të inkurajonte bashkëpunimin ndërmjet OMSHC-ve dhe autoriteteve publike, komuniteteve lokale dhe mediave, si dhe të nxiste rrjetëzimin dhe ndërtimin e partneritetit mes tyre. Projekti u zbatua me veprime më konkrete në 4 zona pilote: Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, Rezervat i Mbrojtur Natyror të Kune Vainit, si dhe zonën e Porto Palermos. Veprimet u bazuan në problematiken mjedisore që paraqiteshin në këto zona, ku komuniteti lokal dhe CSO-të janë aktorë në zbatimin e planeve të menaxhimit për ZM dhe bashkëmenaxhues të burimeve natyrore në një zonë me vlera të larta të biodiversitetit (Porto Palermo) si tokësore dhe detare.

Grupet e synuara në këtë projekt përfshinin (i) organizatat mjedisore të shoqërisë civile, (ii) autoritetet përgjegjëse për ruajtjen e natyrës, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e PA-ve në të gjitha nivelet e qeverisjes, (iii) sektorin privat, komunitetet, ku janë vendosur ZM-të e synuara dhe v) mediat lokale dhe kombëtare.

Advokimi dhe lobimi për të përmirësuar transparencën e vendimmarrjes mbi përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore ka qentë thelbi i kësaj iniciative. Aktivitetet e projektit i  shërbyen  këtij qëllimi kryesor, duke vepruar në tre drejtime kryesore: 1) ngritjen e kapaciteteve të një rrjeti OMSHC-së; 2) përcaktimin e mesazhit advokues për të përmirësuar transparencën e vendimmarrjes mbi përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore; dhe 3) sigurimin e  një platforme për dialog të fuqishëm mes të gjitha grupeve të interesit. Gjatë zbatimit të projektit u nxit dhe inkurajua rrjetëzimi mes OMSHC-ve lokale, krijimi i 4 forumeve lokale, si dhe bashkëpunimi me mediat lokale dhe kombëtare. Partnerët e këtij projekti u angazhuan në ngritjen e  kapaciteteve  të OMSHC-ve përmes aplikimit të një pakete trajnimi e cila kombinoi bashke informacionin mbi paketat legjislative ne fuqi me fokus perdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore, ashtu edhe metodat dhe mundësite për advokim dhe pjesëmarrje të publikut të gjerë në vendim-marrje.  Projekti aplikoi një program grantesh në shkallë të vogël, përmes te cilit ofroi mbështetje për 6 OMSHC-ë lokale në katër zonat pilote të këtij projekti, për të përmirësuar kapacitetin dhe autonominë e tyre për t'u angazhuar në advokime dhe konsultime publike, duke synuar rritjen e transparencës në proceset vendimmarrëse lidhur me ruajtjen e natyrës, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Një vend të vecantë në projekt kishte edhe bashkëpunimi dhe rritja e kapaciteteve profesionale të përfaqësuesve të medias lokale, gjë e cila do të  ndihmojë në fuqizimin e marrëdhënieve të sektorit me Median. Në kuadër të projektit u pergatitet një vlerësimin i nevojave dhe rekomandimet perkatese politike për kuadrin rregullator të pjesëmarrjes publike ne procesin e vendimmarrjes për përdorimin dhe menaxhimit e burimeve natyrore dhe ZM.

Takimi i sotëm ka për qëllim prezantimin e rezultateve të projektit, duke u fokusuar nëeksperiencat bashkëpunuese të Organizatavetë Shoqërisë Civile dhe mediavenë procesine advokimit në luftën kundër korrupsionit në mjedis dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Përmes këtij aktiviteti, do të inkurajohet  mobilizimi i shoqërisë civile në bashkëpunim memediat për të marrë një rol më aktiv në ndërmarrjen e fushatave të advokimit për të promovuar vlerat e trashëgimisë sonë natyore, për të tërhequr vëmendjen në probleme që kërkojnë zgjidhje, të denoncojnë bashkërisht publikisht abuzimet me pushtetin dhe korrupsionin dhe pse jo të përqëndrojnë vëmendjen e publikut dhe të vendimmarrësve në zgjidhje të mundshme që ofrohen.

Me qëllimin për të evidentuar kontributin dhe përpjekjet e vazhdueshme të gazetarisë shqiptare në rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet mjedisore e veçanërisht mbrojtjen e trashëgimisë natyrore shqiptare, pjesë e këtij eventi do të jetë edhe ndraja e çmimeve për gazetarinëmë të mirë mjedisore, sipas konkusrit të lancuar më parë. 

Në fund të takimit u ndanë Çmimet mjedisore.

Gazetarët advokuesit e mjedisit, ndahen tre çmime, vlerësim për kontributin e tyre

Për të evidentuar kontributin dhe përpjekjet e vazhdueshme të gazetarisë shqiptare në rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet mjedisore e veçanërisht mbrojtjen e trashëgimisë natyrore shqiptare Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ndan tre çmime për gazetarinë më të mirë mjedisore, sipas konkusrit të lancuar më parë.

Tre çmimet në të njëjtën vlerë shkojnë për:

1. Anila Stefa nga Lushnja Tv.Klan me kronikën "Së bashku mbrojmë mjedisin" https://www.youtube.com/watch?v=Mzsx3tKYuEw

2. Agim Blloshmi nga Librazhdi Abcnews dokumentarin me "Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë nën kthetrat e HEC-eve" https://www.youtube.com/watch?v=DIVseqgaKt0

3. Rajmond Kola i Zërit të Amerikës: "Gaforrja blu rrit dëmet për peshkatarët shqiptarë"  https://www.zeriamerikes.com/a/5822324.html?fbclid=IwAR1QNkyWMiK_nM0PEJ6qFvAfwkHpBAmY4Fq8dvlDS215GKvU_cLZMc7Ic1k
Faqja 1 di 58

Kalendari i Aktiviteteve

« April 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook