Enjte, 09 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

22 Maj 2014, Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit

Virua, Gjirokastër, 22 Maj 2014 - Kombet e Bashkuara e shpallën 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare e Biodiversitetit për të rritur ndërgjegjësimin dhe përmirësuar vlerësimin e çështjeve të biodiversitetit. Kjo ditë u shpall për të kujtuar miratimin e tekstit të Konventës së Diversitetit Biologjik në 22 Maj 1992 nga Akti Final i Konferencës së Nairobit.

Edhe Shqipëria vitet e fundit i është bashkuar festimeve të kësaj dite ndërkombëtare duke organizuar aktivitete të ndryshme sensibilizuese me fokus çështjet e mjedisit dhe ruajtjen e biodiversitetit në Shqipëri, vlera që janë vënë gjithmonë e më shumë në rrezik nga keqmenaxhimi dhe shfrytëzimi për përfitime.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, organizata Çajupi, pjesë e “Rrjetit për  Mbrojtjen e Natyrës”, në bashkëpunim me INCA-n (Instituti pë Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri) organizoi në Virua (Gjirokastër) aktivitetin “Të mbrojmë dhe rehabilitojmë liqenin e Viroit”.

Liqeni i Viroit është Monument Natyre që prej vitit 1982vetëm 3 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Një oaz i mikroklimës me ndikim të drejtpërdrejt në përmirësimin e parametrave klimatike të qytetit të Gjirokastrës. Një liqen artificial me siperfaqe ujore prej 17.5 hektarëshqë ushqehet me ujrat që burojnë me vrull nga “Mema”, një burim shumë i thellë, me natyrë karstike, me ujë të kulluar e të pastër. Mendohet se uji i Viroit vjen nga shpella me natyrë karstike e Skotinisë, që ndodhet në fshatin Vanistër në jug të Gjirokastrës. Kodrat përreth të mbështetura mbi shpatullat e Malit të Gjerë i japin kësaj zone hijeshi dhe peizazhe të papërsëritshme me vlera ekonomike e rekreative. Kodrat përreth Viroit janë pyllëzuar nga Ndërmarja Pyjore në vitet 1972-1975 me llojin Pishë e egër dhe janë trajtuar si Pyll-Park. Mbas vitit 1991 shkatërrimi i pyllit dhe ekosistemeve në Virua është rezultat i një veprimtarie të pa kontrolluar, e cila ka sjellë

- Dëme të konsiderueshme vit pas viti të kurorës së gjelbër të liqenit dhe disa herë është rrezikuar nga zjarret dhe ajo pak bimësi e mbetur.

- Liqeni, nga një basen dikur për lundrimin me varka, për notin apo peshkimin sot është mbuluar nga algat dhe bimësi ujore.

- Mbetje të konsiderueshme urbane janë  depozituar në ekstremin lindor të tij, ngjitur me rrugën nacionale Gjirokastër -  Tepelenë.

- Si pasojë e mos thellimit dhe pastrimit, nga tejmbushja prej vitesh, ujërat e rrëmbyer të tij po rrëmbejnë tokë nga sheshi i parkimit të automjeteve duke iu afruar gjithnjë e më tepër rrugës nacionale.

Mungesa e vëmendjes ndaj tij e ka kthyer atë nga një pikë të vizitueshme e të shumë kërkuar, në një pikë turistike të braktisur. 

Për këtë arsye duke vleresuar këto realitete në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, Shoqata Mjedisore “ÇAJUPI” dhe Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës, realizuan aktivitete sensibilizuese dhe promovuese për mbrojtjen dhe rehabilitimin e natyrës në liqenin e Viroit me pjesëmarrjen e grupeve të interesit nga shoqëria civile, Qarku, Prefektura, Bashkia e Qytetit, Universiteti “Eqrem Cabej”, Drejtoria Arsimore, Agjensia Rajonale e Mjedisit, DRSHP Gjirokaster, etj.

Kjo inisiativë u ndërmor edhe për t’ju bashkuar nismave ndëkombëtare por njëkohësisht edhe tërheqjen e vëmëndjes për problematikat vendore lidhur me mungesën e sensibilimit dhe keqmenaxhimin e burimeve ujore dhe pyjore në Shqipëri. Rrjeti i organizatave për ruajtjen e natyrës e sheh të nevojshëm lobimin për tërheqjen e vëmendjes së aktorëve lokal dhe kombëtar lidhur me këto çështje.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri — INCA është një organizate jo qeveritare, e ngritur në Qershor të vitit 2000, dhe e regjistruar si e tille nga Gjykata e Tiranës në vitin 2004, me vendimin Nr. 1087. INCA ka zyrën e saj në Tiranë, por vepron në të gjithë territorin e Shqipërisë. INCA ka si qëllim kryesor të japë ndihmesën e saj në fushën e formimit profesional nëpërmjet trajnimeve dhe procesit të pjesëmarrjes, në ruajtjen e mjedisit, në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal, mbrojtjen e florës dhe të faunës, vlerësimin e diversitetit biologjik, menaxhimin e zonave të mbrojtura, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe vendimmarrësve politik, dhe të ndërmarrë masa mbrojtëse kur është e mundur dhe e nevojshme për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve të tyre kritike.  Detyra e Institutit është gjithashtu të integroje ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit me të gjitha çështjet e tjera ose fusha të shkencës që kane një ndikim në burimet natyrore në vend. Instituti do të jete pjese e procesit të përmirësimit të legjislacionit dhe të problematikave të tjera të lidhura me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve mjedisore Shqiptare, si dhe integrimin Evropian. INCA është organizata drejtuese e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës.

ÇAJUPI është një shoqatë mjedisore me seli në Gjirokastër. Ajo ka si qëllim kryesor të kontribuoje me aktivitete konkrete dhe të mbështesë mbrojtjen e mjedisit natyror dhe biodiversitetin në rajonin jugor të vendit, fokusuar kryesisht në parandalimin e zjarreve në pyje dhe kullota, të vlerësojë dhe të mbrojë  vlerat e larta të natyrës, të bashkëpunojë me OJF-të e tjera për mbrojtjen e natyrës etj.

Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës është krijuar në kuadër të projektit SENiOR-A (Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri) me financim të Qeverisë Suedeze dhe asistencë të REC-Albania. Ai përbëhet nga 8 organizata të cilat kanë një shpërndarje në të gjithë Shqipërinë, INCA (Tiranë), Iliria (Tiranë), Adriatik (Vlorë), Green & Clean (Korçë), Mbrojtja e Mjedisit (Kukës), Miqësia (Ulëz), FSLSH (Shkodër) dhe Çajupi (Gjirokastër). Organizatat veprojnë në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe kanë eksperienca të mëparshme me zonat e mbrojtura.

 

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook