Hene, 29 Prill 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Dita Botërore e Ligatinave

Divjakë 2 Shkurt 2015 - 2 Shkurti i çdo viti është shpallur  si “Dita Botërore e Ligatinave”; kjo ditë shënon datën e miratimit të Konventës për Ligatinat në 2 Shkurt 1971 në qytetin Iranian të Ramsar-it. Ligatinat ose sistemet e “tokave të lagura”, janë sipërfaqe ujore të përhershme ose përkohshme deri në 6 metra thellësi, dhe përbëjnë një ekosistem mjaft i rëndësishëm që siguron larmi përfitimesh përfshirë filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Këtë vit tingëllon aktuale sllogani “E ardhmja e njerëzimit varet nga ligatinat” megjithatë, gjysma e ligatinave në botë janë zhdukur gjatë shekullit të fundit.

Publiku i gjerë është pak i ndërgjegjshëm për këto shërbime të rëndësishme të ligatinave. Shumë pak vetë e dinë se në vendin tonë 3% sipërfaqe së tokave të lagura në bregdet, strehojnë 75% e vlerave të biodiversitetit. Në jo pak raste, ligatinat janë shndërruar në vende për hedhjen e mbeturinave apo janë transformuar në toka buke apo terrene ndërtimi.

Dita Botërore e Ligatinave është një mundësi e mirë për të kërkuar ndryshimin e situatës dhe ndërgjegjësuar publikun mbi rëndësinë që kanë ligatinat për të ardhmen e njerëzimit.

Më 2 Shkurt 2015, në bashkëpunim me Bashkinë Divjakë dhe Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta, Instituti për ruajtjen e Natyrës (INCA) dhe Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit, organizuan një ditë event për të promovuar sipërfaqen më të madhe të ligatinore bregdetare në vend e përfshirë në listën e “Zonave Ramsar”, si ligatinë e rëndësishme ndërkombëtare për shpendët shtegtarë. Përveç madhësisë së saj dhe numrit të shumtë të llojeve të shpendëve që strehon kryesisht në periudhën e dimrit, ajo cilësohet si habitati më jugor i folenizimit të pelikant kaçurrel (Pelicanus crispus) dhe i vetmi në vendin tonë.

Kjo ditë shërben edhe si nje ditë refleksioni për zbatimin e ligjit për ndalimin e gjuetisë, ku administrata e Parkut dhe Bashkia kanë bërë një punë shumë të mirë për mbrojtjen e vlerave të lagunës së Karavastasë. Me ndalimin e gjuetisë qeveria shqiptare ndërmorri një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e faunës së egër në vendin tonë, por zbatimi i tij kërkon më shumë përpjekje nga të gjithë aktorët. Nga ana tjetër, me këtë aktivitet do të vazhdohet të kërkohet me këmbëngulje bashkëpunimi midis administratave të zonave të mbrojtura (shumica e këtyre ekosistemeve është pjesë e sistemit të zonave të mbrojtura) dhe peshkatarëve, bashkëpunim i cili përbën thelbin e suksesist në menaxhimin e këtyre ekosistemeve. Me krijimin e Agjensisë së Zonave të Mbrojtura nga Ministria e Mjedisit që pritet të ndodhë së shpejti, shpresohet ti jepet një shtysë pozitive këtyre problematikave.

Në aktivitet morën pjesë Deputetë të Kuvendit, përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë Divjakë, shoqatave të shoqërisë civile, peshkatarë të zonës, etj.

Kalendari i Aktiviteteve

« April 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook