Premte, 03 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Të shpëtojmë arinjtë shqiptarë

Koalicioni “Të shpëtojmë arinjtë shqiptarë” (Save Albanian Bears) dëshiron të shprehë shqetësimin më të thellë për rastet e mbajtjes së arinjve në robëri dhe sidomos për ato që janë shfaqur këta muajt e fundit. Ndër rastet më flagrante ishte shfaqja e dy këlyshëve të ariut në një resort turistik në Theth.

Siç mund të jeni në dijeni, qëllimi grupimit “Të shpëtojmë arinjtë shqiptarë”, që u krijua zyrtarisht më datë 17 Shkurt 2017 dhe që përfshin disa organizata qeveritare, jo-fitimprurëse dhe ndërkombëtare si: Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), Aleanca e Alpeve Shqiptare (AASh), Shoqata për Mbrojtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve (ASPBM),  Animal Rescue Albania (ARsA), Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisorë, Four Paws International, Associazione Salviamo gli Orsi della Luna, Shoqata “Në Familje për Familjen (NFPF), Fondacioni “Royal Albania”, Shoqata “Runja” dhe Shoqata Kombëtare e Parqeve Shqiptare (SHKPSH), është gjetja dhe zbatimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë për dhënien fund të mbajtjes së arinjve në robëri në Shqipëri.

Pavarësisht punës së bërë që në fillim të vitit 2016 nga Autoritetet Shqiptare, Koalicioni dhe organizatat përbërëse të tij, kur u arrit shpëtimi dhe sistemimi jashtë vendit i më shumë se 25 ekzemplarëve të arriut të murrmë, vërejmë me shqetësim që raste të reja janë bërë prezente gjatë periudhës së pranverës 2017:

  • Një ari i moshës 4-5 muajsh në plazhin e Durrësit si atraksion për foto
  • Dy arinj të moshës 4-5 muajsh në Theth të rrethit Shkodër (në një zonë të mbrojtur) pranë restorant Thethi Paradise
  • Një ari i moshës 3-4 muajsh në fshatin Shën-Mëri, Tiranë i cili u shpall për shitje në një platformë online
  • Ekspozimi publik dhe abuzimi me një këlysh nga dy artistë Shqiptarë (Mozzik dhe Adrian Gaxha)

Për sa më sipër, Ne, si një Koalicion që i dedikohet mbrojtjes dhe mirëqënies së kafshëve, shprehim shqetësimin tonë serioz duke qenë se po vazhdon të kryhet një krim ndaj mjedisit në Shqipëri pasi të gjithë këto arinj, të rrëmbyer nga natyra dhe jeta e egër, janë mbajtur dhe mbahen në kushte totalisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me ligjin për mbrojtjen e faunës së egër. 

Ky krim mjedisor përbën një rrezik të madh për ruajtjen e popullsisë së ariut të egër në Shqipëri, por gjithashtu për mirëqenien e kafshëve dhe imazhin e Shqipërisë si vend që planifikon të zhvillojë turizmin ekologjik. Mjafton këtu të përmenden me dhjetëra shkrime, reportazhe, emisione nga media prestigjioze ndërkombëtare si Daily Mail, Bild, AFP, Reuters, Dodo, etj.

Gjithashtu, sjellim në vëmendje që rritja e numrit të arinjve që mbahen në robëri sjell një kosto financiare të mëtejshme pasi ndërtimi i qendrës së shpëtimit të arinjve do të kërkojë më shumë resurse dhe nga ana tjetër kosto më të mëdha mirëmbajtjeje.

Nuk duhet lënë mënjanë edhe rreziku potencial që sëmundje të ndryshme, madje edhe tërbimi, përbëjnë për popullsinë apo individë që mund tu afrohen këtyre kafshëve.

Duke e vlerësuar lart kontributin e Ministrisë së Mjedisit dhe strukturave të saj të varësisë si AKZM dhe Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjedisit në ruajtjen e faunës dhe florës, si dhe mbështjetjen e vazhdueshme në shpëtimin e një numri arinjsh gjatë vitit 2016 dhe 2017, Koalicioni u kërkon autoriteteve kompetente që:

Të ndiqen me urgjencë rastet e cituara më lart por edhe problemi i mbajtjes së arinjve në robëri në tërësi, dhe të  merren masat e nevojshme që të eleminohet mundësia e përsëritjes së tyre, me objektiv final gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë, nëpërmjet:

  1. përmirësimit të kuadrit ligjor ekzistues dhe zbatimit rigoroz të ligjit në praktikë
  2. identifikimit, rregjistrimit dhe krijimit të një baze të detajuar të dhënash për të gjithë rastet kur individë të faunës së egër mbahen në gjendje robërie
  3. informimit dhe sensibilizimittë opinionit publik mbi paligjshmërinë e mbajtjes së arinjve në robëri dhe dëmin që po i shkaktohet kësaj specieje por edhe mjedisit në përgjithësi
  4. marrjes së masave konkrete për ngritjen e një qendre shpëtimi të arinjve që aktualisht mbahen në kushte robërie dhe për të cilët rehabilitimi është i pamundur.

Anëtarët e grupimit sigurojnë një mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar në plotësimin e pikave të mësipërme dhe përsërisin gadishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në arritjen e qëllimit të përbashkët.

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook