Shtune, 04 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Kurs Trajnimi Teknik në kuadër të projektit "Të mbështesim propozimin e Rezervës së Biosferës Ndërkufitare..."

Në kuadër të projektit “Të mbështesim propozimin e Rezervës së Biosferës Ndërkufitare të zonës sëLiqenit të Shkodrës, nëpërmjet metodave të pjesëmarrjes”, pjesë e programit IPA ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi (2007-2013), i financuar nga Bashkimi Europian, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Shoqata Green Home në Malin e Zi, në partneritet me Forumin Ndërkufitar të Liqenit të Shkodrës, organizojnë një Kurs Trajnimi Teknik në datat 26-28 Tetor 2011 duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e “Hotel Colosseo” në qytetin e Shkodrës.

Koncepti i Rezervës së Biosferës, si një kategori zhvillimi të qëndrueshëm dhe mbrojtje të natyrës nga UNESCO, është një realitet tepër atraktiv sot me 580 zonat e njohura tashme në 114 vende në mbarë botën: dhe – mbi të gjitha – me një komunitet gjithnjë e më të madh specialistësh, shkencëtarësh, menaxherësh dhe komunitetesh lokale, që janë çdo ditë dëshmitarë të tyre. Rëndësi dhe domethënie kanë marrë së fundmi edhe zonat ndërkufitare ku konceptet dhe kriteret e rezervës së biosferës gjejnë zbatim më mirë. 

Duke parë situatën në Liqenin e Shkodrës e cila ka një status mbrojtje që nuk po funksionon por që mund të adaptohet në një mënyrë më kreative, ka pasur që para disa vitesh një përpjekje për të filluar një rrugë të re, ajo për shpalljen si kategori e UNESCO-s. Për këtë arsye, Projekti “Mbështetje për rezervën e biosferës ndërkufitare përmes një qasjeje aktive, që propozohet për zonën e Liqenit të Shkodrës” dhe objektivi i tij kryesor për përgatitjen e dokumentacionit dhe punës fillestare për vendosjen e një rezerve të biosferës ndërkufitare për Liqenin e Shkodrës, duhet të konsiderohet me rëndësi kryesore strategjike për të dy vendet – Shqipërinë dhe Malin e Zi – dhe bashkëpunimin e tyre ndërkufitar, në kuadrin më të gjerë të integrimit rajonal. 

Trajnimi që po zhvillohet në Shkodër, drejtohet nga një ekspert i huaj, ka si objektiv kryesor të trajnimit përpjkejen që të ofrojë një pamje të përgjithshme të aspekteve të ndryshme të menaxhimit të rezervave të biosferës dhe të rezervave të biosferës ndërkombëtare, si dhe të angazhimit të grupeve kryesore të interesit, të përshtatura për nevojat e të dy vendeve që qarkojnë Liqenin e Shkodrës. 

Ky program trajnimi ofron një bazë njohurish për krijimin e koncepteve në nivel lokal dhe rajonal, si dhe të ekspertizës në shpalljen dhe menaxhimin e rezervave të biosferës. Manuali i trajnimit i përgatitur në këtë kuadër, gjatë hartimit të të cilit është mbajtur parasysh konteksti ndërkufitar, përmban elemente të veçanta të bashkëpunimit mes vendeve kufitare dhe sistemeve të përbashkëta të planifikimit. Mundësia e përdorimit afatgjatë të këtij Manuali në vende dhe zona të tjera të rajonit përreth, është dhe një nga objektivat e tjerë të ketij aktiviteti trajnues. Për këtë arsye, manuali është përshtatur që të vlejë për rrethana të ndryshme. 

Programi i trajnimit është parashikuar kryesisht për të plotësuar nevojat për trajnim në Shqipëri dhe Malin e Zi, si dhe dëshirën që ekziston në këto dy vende për të vendosur një rezervë të biosferës ndërkufitare në zonën e Liqenit të Shkodrës. Ky është një program intensiv për stafin e zonave të mbrojtura, konsumatorët kryesorë, punonjësit shtetërorë, organizatat e shoqërisë civile (CSOs) dhe specialistët. 

Programi i Trajnimit për Rezervën e Biosferës Ndërkufitare në Liqenin e Shkodrës, është një program gjashtëditor, që zhvillohet në dy vende: përkatësisht, njëri në Shqipëri dhe tjetri në Malin e Zi. Këto dy sesione janë planifikuar në datat 26-28 tetor (në Shkodër) dhe 9-11 nëntor (në Podgoricë). 

INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri), është një organizatë jo qeveritare. Ajo ka si qëllim kryesor të japë ndihmesën e saj në fushën e formimit profesional nëpërmjet trainimeve dhe proçesit të pjesmarrjes, në ruajtjen e mjedisit, në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal, mbrojtjen e florës dhe faunës, vlerësimin e diversitetit biologjik, menaxhimin e zonave të mbrojtura, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe vendim marrësve politik, dhe të ndërmarrë masa mbrojtëse kur është e mundur dhe e nevojshme për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve të tyre kritike. Detyra e Instititutit është gjithashtu të integrojë ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit me të gjithë çështjet e tjera ose fusha të shkencës që kanë një ndikim në burimet natyrore në vend. INCA është pjesë e proçesit të përmiresimit të legjislacionit dhe të problematikave të tjera të lidhura me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve mjedisore Shqiptare si dhe integrimin Europian. 

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook