Hene, 13 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

ORGANIZATAT BOTËRORE I BËJNË THIRRJE KOMBEVE TË BASHKUARA PËR NJOHJEN DHE MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË OQEANEVE

Qëndra e të drejtës së Tokës (Earth Law Center, ELC), një lider botëror në lëvizjen “Të drejtat e natyrës”, ka krijuar një iniciativë për të nxitur anëtarët e konferencës së oqeanit të OKB-së për të përfshirë njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të oqeaneve si një qasje të nevojshme për të arritur objektivin e zhvillimit të qendrueshëm No.14: Konservimi dhe përdorimi i qëndrueshëm i oqeaneve, deteve dhe burimeve detare për zhvillim të qëndrueshëm.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 16:16

“One Love Valbona Park”

Dita Evropiane e Parqeve Festohet edhe në Pakrun Kombëtar Lugina e Valbonës!

Parku Kombëtar Lugina e Valbonës, mirëpret fëmijët nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të bajram Currit, të cilët i bashkohen parkut me mesazhin “One Love Valbona Park”.

Si në të gjithë Evropën, Dita Evropiane e Parqeve u festua edhe në Shqipëri, për të përkujtuar  krijimin e Parkut të Parë në Suedi, por njëkohësisht për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi rëndësinë që kanë parqet në ruajtjen e biodiveristetit dhe zbutjen e ndikimeve klimatike. 

Në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës, INCA së bashku me AdRZM Kukës, këtë ditë zgjodhën ta festojnë si një orë edukimi në natyrë për monitorimin e biodiversitetit dhe ekosistemeve natyrore, me nxënës të shkollës 9-vjeçare, me qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri dhe forcimin e lidhjes së tyre me natyrën.

Gjatë aktivitetit fëmijët u mblodhën në qendrën e Parkut dhe si fillim u njohën me vlerat e parkut, biodiversitetin e tij,  kafshët dhe bimët të cilat janë krenaria e parkut dhe e alpeve. Një kohe e veçantë ju kushtua rolit të administratës në mbrojtjen dhe promovimin e parkut dhe habitatit natyror të pyllit. Më pas nxënësit u ndanë në dy grupe monitorimi. Një grup vëzhgoi pemët dhe tjetri zogjtë dhe kafshët e egra. Së bashku me rojet e parkut, fëmijët vëzhguan disa nga pemët me karakteristike të parkut dhe për më tepër, ata patën mundësi të punojnë në mënyrë specifike në karakteristikat e pemës si lartësia, diametri, perimetri dhe lloji, duke përdorur edhe disa nga mjetet e rojeve mjedisore. Grupi tjetër, i cili u angazhua me vëzhgimin e shpendëve u fokusua tek monitorimi i zërave të tyre dhe vëzhgimit nëpërmjet dylbive. Në fund të aktivitetit, studentët vendosën në degët pemëve  ushqim shpendësh të përgatitura me fara nga INCA.

Ky aktivitet ishte i rëndësishëm për brezin e ri për të inkurajuar kureshtjen dhe pasionin e tyre për ruajtjen e natyrës, për t'i përgatitur ata për të qenë “rojtarët e ardhshëm” të Parkut Kombëtar të Luginës së Valbonës

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i OMSHC-ve shqiptare për promovimin e ruajtjes së natyrës në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian (Delegacioni në Shqipëri), në kuadër të programit ACHIEVE, i cili është zbatuar nga REC- Shqipëri. 

Published in Aktivitetet

Biodiversiteti dhe Turizmi i Qëndrueshëm

Kjo është tema e përzgjedhur për vitin 2017 i cili është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim.


Kombet e Bashkuara e shpallën 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit për të rritur ndërgjegjësimin dhe përmirësuar vlerësimin e çështjeve të biodiversitetit. Fillimisht, në fund të vitit 1993, Komiteti i Dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shpalli si Ditë Ndërkombëtare të Biodiversitetit 29 Dhjetorin, ditën e hyrjes në fuqi të Konventës së Biodiversitetit. Por në Dhjetor 2000, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 22 Majin si Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, për të kujtuar miratimin e tekstit të Konventës së Diversitetit Biologjik në 22 Maj 1992 nga Akti Final i Konferencës së Nairobit. 


Biodiversiteti, për sa i përket llojeve dhe ekosistemeve, ofron një bazë të rëndësishme për shumë aspekte të turizmit. Njohja e rëndësisë së tij të madhe për ekonomitë e turizmit dhe të peizazheve tërheqëse, si dhe të biodiversitetit të pasur, mbështet çështjen e ruajtjes se biodiversitetit si në aspektin politik, edhe në atë ekonomik. Shumë çështje të adresuara sipas Konventës për Diversitetin Biologjik ndikojnë drejtpërdrejt në sektorin e turizmit. Një sektor turistik i mirë-menaxhuar mund të kontribuojë ndjeshëm në reduktimin e kërcënimeve, ruajtjes ose rritjes së popullsisë kryesore të kafshëve të egra dhe vlerave të biodiversitetit përmes të ardhurave nga turizmi.


Turizmi lidhet me shumë prej targeteve të Biodiversitetit. Për disa objektiva kjo ka të bëjë kryesisht me sigurimin e kontrollit dhe menaxhimit më të madh për të zvogëluar dëmtimin e biodiversitetit nga turizmi. Për të tjerët, ka të bëjë me ndjekjen e kontributit pozitiv të turizmit ndaj vetëdijes së biodiversitetit, zonave të mbrojtura, restaurimit të habitateve, angazhimit të komunitetit dhe mobilizimit të resurseve. Një dimension tjetër është integrimi më i mirë i biodiversitetit dhe qëndrueshmërisë në politikat dhe modelet e biznesit të zhvillimit që përfshijnë turizmin.


Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Biologjik në këtë temë ofron një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe veprimin ndaj kontributit të rëndësishëm të turizmit të qëndrueshëm si për rritjen ekonomike, ashtu edhe për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit.

Published in Aktivitetet

21 Maji është Dita Evropiane e Rrjetit Natura2000. Me festimin e kësaj Dite, synohet që të gjithë qytetarët evropianë të zbulojnë pasurinë mahnitëse të natyrës, ku ajo dhe njerëzit shkojnë dorë për dore si dhe kërkohet që Ditën Evropiane të Rrjetit Natura2000 të kthehet në ditën në të cilën të gjithë ne do të bëjmë një gjest të mirë (simbolik apo real) për vendet tona natyrore.

Nën këtë premisë, qëllimi është që çdo person, organizatë ose institucion të bëjë një gjest të vetëdijes shoqërore në favor të ruajtjes së ekosistemit natyror dhe zogjve që banojnë në të.Eshtë vendosur pikërisht 21 Maji sepsen në 21 maj 1992 u miratua Direktiva e Habitateve. Kjo direktivë dhe Direktiva e Zogjve (miratuar në vitin 1979) janë baza e Rrjetit Natura2000 dhe lejojnë mbrojtjen e zonave të këtij rrjeti.
 
Që në vitin 2010 INCA në bashkëpunim të ngushtë me WWF për Mesdheun (WWF MedPO) ka mbështetur zhvillimin e Rrjetit Natura2000 në Shqipëri nëpërmjet projektit “Mbrojtja e biodiversitetit – fuqizimi i rolit të OJF-ve për promovimin e Rrjetit Natura2000”.
Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 16:14

E ardhmja e tyre është e ardhmja jonë

10 Maj 2017 – Dita Botërore e Shpendëve Shtegtar

 

- E ardhmja e tyre është e ardhmja jonë

 

- “Një planet i shëndetshëm për shpendët shtegtarë dhe njerëzit”

 

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtar ka filluar të festohet nga viti 2006 dhe ka si qëllim që të sjellë në vëmëndjen e popullatës dhe të shërbejë si një ditë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e shpendëve shtegtarë dhe habitatet e tyre.  

Kjo dite organizohet nga Sekretariati i Konventës për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të Egra (Konventa e Bonit) dhe Marrëveshja për Ruajtjen e Shpendëve Ujor Shtegtar Afrikano-Euroziatik, dy marreveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës së egër që administrohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).

Të gjitha aktivitetet e organizuara në kuadër të Ditës Botërore të Shpendëve Shtegtarë janë të bashkuar nga një temë e përbashkët. Motoja e 2017 është "E ardhmja e tyre është e ardhmja jonë", dhe  hedh dritë mbi temën " Zhvillim të Qëndrueshëm për jetën e egër dhe njerëzit ". 

Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë 2017, do të nxjerrë në pah ndërvarësinë e njerëzve dhe natyrës, veçanërisht njerëzit dhe shpendët migratorë, si ata ndajnë të njëjtin planet dhe kështu, të njëjtat burime natyrore të kufizuara. 

Fushata 2017 synon rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën e një menaxhimi të qëndrueshëm të burimeve tona natyrore, duke demonstruar se ruajtja e shpendëve është e rëndësishme për të ardhmen e njerëzimit.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 16:13

Shkencëtarët e gjeneratës tjetër...

PK Bredhi i Hotovës-Dangëlli, 22 Prill 2017 - INCA në bashkëpunim me AdRZM Gjirokastër dhe klasat e 9-ta të shkollës 9-vjeçare "Meleq Gostnishti" Përmet, me rastin e Ditës së Tokës, organizuan aktivitete edukuese ndërgjegjësuese në Parkun Kombëtar "Bredhi i Hotovës-Dangëlli". 
Këto aktivitete i bashkohen mesazhit ndërkombëtar të fushatës "Shkencëtarët e gjeneratës tjetër" që u quajt edhe aktiviteti i cili u organizua mbi parimin e përqasjes së shkencës me komunitetin. Nxënësit sëbashku me përfaqësuesit e AdRZM-Gjirokastër morën pjesë aktive në identifikimin e metodave bazë të monitorimit të biodiversitetit në park dhe u njohën me fakte shkencore rreth vlerave të parkut. Brezi i ri duhet të jetë një qytetar i ndërgjegjshëm për rëndësinë e parimeve të qëndrueshmërisë dhe duhet të jetë i gatshëm të ndërmarrë veprime dhe për të qënë zëri ndryshimit. Të gjithë duhet të kemi njohuri të mjaftueshme për të frymëzuar veprime kolektive në mbrojtje të mjedisit.

Arsimimi është çelësi i avokimit dhe avokimi është çelësi i ndryshimit

Published in Aktivitetet

Përmet, 21 Prill 2017 – INCA në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”, mbështetur prej programit ACHIEVE, organizoi në Përmet tryezën e rrumbullakët me përfaqësues të pushtetit vendor përgjegjës për menaxhimin e burimeve natyrore, AdRZM-Gjirokastër, Organizata Mjedisore të Shoqërisë Civile lokale etj, për të ndarë rezultatet e investigimit dhe zbatimin në praktikë të legjislacionit për ruajtjen e natyrës në Shqipëri, me fokus  Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës”.

Kjo iniciative është ndërrmarë nga OMSHC lokale dhe kombëtare. Procesi si fillim ka nisur me rritjen e kapaciteteve të organizatave përfaqësuese mbi legjislacionin ekzistues për ruajtjen e mjedisit dhe më pas puna është zhvendosur në terren me zhvillimin e monitorimve sporadike dhe intervistave në institucionet, puna e të cilave lidhet me menaxhimin e burimeve natyrore. Të dhënat janë grumbulluar dhe përpunuar në një vlerësim/raport i cili analizon performancën e legjislacionit ekzistues për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri, nga pikëvështrimi i OMSHC-ve.

Qëllimi i kësaj tavoline të rrumbullaket ishtë ndarja e gjetjeve me OMSHC lokale pjesëmarrëse dhe njëkohësisht institucionet përgjegjëse për menaxhimin e burimeve natyrore, por edhe dhënia e një modeli për OMSHC lokale mbi rolin e tyre në vazhdimin e këtij procesi në të ardhmen. 

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 16:08

22 Marsi, Dita Botërore e Ujit

Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” kërkon Moratorium të hidrocentraleve në Shqipëri

 

HEC-et gjenerojnë konflikte në komunitetet e prekura dhe shkatërrojnë mjedisin në mënyrë të pakthyeshme

 

Tiranë, 22 mars 2017. Me rastin e Ditës Botërorë të Ujit, grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”  kërkon të tërheqë vëmendjen e vendimmarrësve duke u shprehur se ndërtimi HEC-eve në Shqipëri nuk është bërë aspak në harmoni me natyrën dhe me komunitetet që preken.

 

Të shqetësuar nga indiferenca e qeverisë ndaj kërkesave të herë pas hershme, protestave dhe pozicionimeve publike kundër ndërtimit të pakontrolluar të hidrocentraleve në lumenjtë e vendit, organizatat mjedisore përsëritin kërkesën për një Moratorium 3 vjeçar të zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të HEC-eve në të gjithë territorin e Shqipërisë.

 

Në studimin “Rastet e konflikteve ujore të lidhura me zhvillimin e hidroenergjisë në Shqipëri”  të kryer nga disa organizata aktive mjedisore, pjesë të grupimit janë evidentuar të paktën 18 raste konfliktesh të lidhura me hidrocentralet gjatë periudhës 2012-2016. Në të shumtën e rasteve hidrocentralet gjenerojnë konflikte mes kompanisë ndërtuese apo operuese dhe komunitetit të prekur. Komunitetet dhe OJF-të kanë protestuar dhe kanë ndërmarrë hapa të shumtë për të kundërshtuar projektet e këtyre HEC-eve, ku si pasojë 34 persona janë arrestuar dhe shoqëruar në polici, mes të cilëve gra dhe fëmijë.  

 

Të drejtat e përdorimit të ujit, kryesisht për vaditje dhe mungesa e informimit dhe konsultimeve (në 21% të rasteve ) përbëjnë shkaqet kryesore që çojnë në konflikte të lidhura me zhvillimin e hidrocentraleve në vend. Në 18 rastet konfliktuale të evidentuara janë raportuar 6 viktima të lidhura ngushtë me projektet e hidrocentraleve (3 viktima nga aksidente në punë; 1 viktimë nga konflikti i lindur nga ndërtimi HEC-it; 1 i plagosur dhe 1 tentativë vrasjeje). Në asnjë nga rastet konfliktuale të identifikuara, palët nuk kanë arritur në marrëveshje zyrtare bashkëpunimi për shkak të protestave apo kundërshtive nga banorët vendas. Transformimi apo përvetësimi i territorit dhe ekosistemit nga përdorues të rinj (shoqëritë koncesionare energjetike) i kanë zhvendosur dhe iu kanë hequr të drejtën tradicionale të përdorimit të ujit dhe kanë kërcënuar shtresa të ndryshme të shoqërisë. 52% të intervistuarve deklarojnë se komunitetet vendore/fermerët dhe fshatarët janë grupi më i prekur. Në 67% të rasteve, reagimi ka nisur pasi makineritë kishin filluar gërmimet në vend.

 

Nga ana tjetër hidrocentralet dëmtojnë mjedisin në mënyrë të pakthyeshme duke shkaktuar prishjen e peizazhit, habitateve dhe biodiversitetit, ndryshimin e regjimit të rrjedhës ujore dhe përmbytje. Shumica e tyre ndodhen në zona me ndjeshmëri të lartë mjedisore dhe sociale, në zona të mbrojtura natyrore dhe në toka të banuara. Në Shqipëri pasojat negative sociale dhe mjedisore kanë shkaktuar debate, kundërshtime, konflikte, protesta dhe padi në lidhje me hidrocentralet, ku mund të përmendim rastin e hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës apo HEC-et në Parkun kombëtar të lumit të Valbonës dhe Parkun Kombëtar Shebenik - Jabllanicë. Arsyeja kryesore lidhet me faktin se asnjë vend i shenjtë, park apo lumë nuk është lënë i paprekur nga ky shpërthim koncesionesh.

Prandaj Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” i kërkon qeverisë një Moratorium 3 vjeçar të zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të HEC-eve në të gjithë territorin e Shqipërisë, i cili do të krijojë mundësinë që të ndërhyhet menjëherë për frenimin e kësaj situate dhe përmirësimin e shpejtë të gjendjes aktuale e cila vlerësohet si alarmante nga shoqëria civile ashtu dhe donatorë të ndryshëm në fushën e ruajtjes së natyrës.

 

Informacion shtesë:

Përgjatë 2002-2016 janë identifikuar 183 marrëveshje koncesionare të firmosura nga qeveria për ndërtimin e 524 hidrocentraleve. Nga këto shifra, 117 HEC-e janë në operim dhe licencuar nga ERE; 43 HEC-e janë në ndërtim dhe 364 HEC-e janë të planifikuara nga ministria e energjisë por nuk kanë filluar akoma ndërtimin.  Në bazë të ligjit të koncesioneve (neni 36, pika 1) licencat për këto koncesione mund të rishikohen, ose mund të anulohen.

 

Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” synon mbrojtjen e lumenjve të Shqipërisë nga zhvillimi i pakontrolluar i projekteve energjetike.

 

Organizatat anëtare: EcoAlbania | Qendra EDEN | Miliekontakt Shqipëri | INCA | Qendra Lex Ferenda | Instituti i Politikave Mjedisore | ILIRIA| Grupimi Ekolëvizja |  Egnatia | IMMT | Agri-en | Shoqata Ekspertet e Rinj Mjedisor | AOS |Aleanca e Alpeve Shqiptare.

 

Published in Aktivitetet

Tiranë, 17/02/2017 - INCA në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Katër Putrat, si dhe me institucione e tjera aktive dhe ECSO-s, janë duke punuar së bashku kundër keqtrajtimit të kafshëve të egra si dhe kundër robërisë së tyre, me në fokus ariun e murmë, si specien më të rrezikuar në robëri.

Aktualisht, në Shqipëri janë rreth 40-50 arinj të murrmë që mbahen në robëri, ndërsa ende nuk ekziston një bazë të dhënash zyrtare për kafshë të egra të tjera të mbajtura në mënyrë të paligjshme. Trafikimi dhe tregtia e paligjshme e arinjve të murmë është ende aktive edhe pse legjislacion aktual dhe konventat ndërkombëtare e ndalojnë absolutisht këtë. Gjatë vitit 2016, Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me aktivistë kombëtare dhe ndërkombëtarë, lehtësuan procedurat për shpëtimin e rreth 20 arinjve dhe transferimin e tyre jashtë vendit, në parqe të specializuara natyrore, në kushte gjysmë lirie (Itali, Gjermani, Kosovë, Bullgaria dhe Greqia).

Edhe pse disa përpjekje janë bërë dhe disa rezultate konkrete janë arritur, institucionet qeveritare dhe opinioni publik ende nuk janë të ndjeshëm mjaftueshëm për të siguruar një zgjidhje afatgjatë. Për këtë arsye, ECSOs dhe aktivistët kanë intensifikuar përpjekjet për gjetjen e një mënyrë të qëndrueshme jashtë. Në këtë kuadër, një numër i organizatave vendore, duke përfshirë edhe AKZM dhe Katër Putrat, formuan koalicionin "Të Shpëtojmë Arinjtë Shqiptarë". Qëllimi i koalicionit është që të rrisë ndërgjegjësimin e publikut, të ndikojnë për vënien në zbatim si dhe gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për kafshë të egra në robëri, zbatimin e ligjit, përmirësimin e legjislacionit dhe ndërtimin e qendrave të specializuara të rehabilitimit.

"Jeta e egër është i lindur të jetë e lirë dhe ajo duhet të respektohet"

Published in Aktivitetet

Në kuadër të zbatimit të projektit CO-SEED ““Shoqëria Civile Vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm”, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me organizatat përfituese të grantit për ngritjen e kapaciteteve të OSHC-ve (të dhënë nga projekti CO-SEED) Qendra EDEN dhe MIlieukontakt Shqipëri realizuan në datë 15.02.2017, nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit me bashkëpunëtorin kryesor të projektit dhe të procesit të vlerësimit të VNM në shkallë kombëtare, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, në mjediset e saj. Memorandumi i nënshkruar që ato do të zbatojnë, ka për qëllim të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore përmes përmirësimit të kuadrit rregullator dhe të nxisë më shumë pjesëmarrje dhe transparencë në proceset e vendimmarrjes mjedisore (VNM dhe VSM) me përfitime për shoqërinë në përgjithësi.

Memorandumi ka si qëllim bashkëpunimin për:

  1. Pjesëmarrje aktive në procesin e vlerësimit të VNM të organizuara nga AKM për projekte me ndikim mjedisor;
  2. Pjesëmarrje aktive në proceset e konsultimit me publikun në diskutimet e VNM të organizuara nga AKM/ARM;
  3. Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si takime dhe/ose tryeza pune, me pjesëmarrjen e specialistëve të të dyja Palëve, për përmirësimin e procesit;
  4. Publikimi dhe/ose shkëmbimi zyrtarisht i të dhënave dhe informacioneve, për përmirësimet në legjislacionin dhe vendimmarrjen në Vlerësimet e Ndikimit në Mjedis (VNM).
Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« February 2018 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28        

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook