Marte, 14 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Vlorë, 3 Shkurt 2017 – Ditën e premte në ambientet e Hotel Miramare në Vlorë, INCA organizoi takimin përmbyllës të projektit "Aktivitete të Qëndrueshme Ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut – SEA-Med” mbështetur nga WWF MedPO dhe CEPF.

 Aktiviteti mblodhi bashkë të gjithë partnerët dhe bashkëpunëtorët e projektit, si përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe lokal, OJF-të lokale dhe operatorët lokal të turizmit, përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, asaj të Turizmit, AKZM, UNDP, Këshillit të Qarkut dhe Bashkisë Vlorë, Njësisë Administrative Orikum, AdRZM Vlorë, Universitetit të Vlorës etj.

Takimi synoi të risjellë në vëmëndjen e partnerëve arritjet kryesore të projektit, aktivitetet, sfidat dhe perspektivë e ardhshme. Gjithashtu gjatë aktivitetit u mbajte dhe një seancë ku çdo partner pati mundësinë të ndajë përvojën e tij në këtë projekt. Në fund të takimit u organizua një ekspozitë fotografike nga aktivitetet kryesore të projektit si dhe  performanca e fëmijëve të Shkollës 9-Vjeçare Orikum me valle tradicionale të zonës, ia shtoi akoma më shumë bukurinë. Aktiviteti u përshëndet edhe nga Ansambli Polifonik Çipini me kënge tradicionale dhe bejte.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 16:03

Promovohet marka “Pelikani Miqsor”

Divjakë, 25 Janar 2017 - Në kuadër të Programit Noé Conservation, për “Menaxhimi i ligatinave dhe ruajtja e pelikanit kaçurrel në pellgun e Mesdheut”, në ambientet e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, u promovua marka “Pelikani Miqsor”.
Në prezantim merrnin pjesë përfaqësues të komunitetit të peshkatarëve, të grave, mësues të shkollave publike, fermerë të zonës, biznesi lokal si dhe pëfaqësues të AdRZM Fier.

Published in Aktivitetet

Tiranë, 16 Dhjetor 2016 - Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”, mbështetur prej programit ACHIEVE, organizoi tavolinën e rrumbullakët me temë “Kujdesi dhe trajtimi i kafshëve të egra në Shqipëri”.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, të AKZM, të REC Shqipëri, të ISHMP, të organizatës “Katër Putrat” dhe përfaqësues të shoqërisë civile shqiptare, të kosovës dhe asaj italiane.

Fokusi i kësaj tavoline ishte diskutimi mbi problematikën e mbajtjes në gjëndje robërie të arinjëve dhe të individëve të kafshëve të egra që përdoren për koleksione, balsamime, etj, pasi gjendja paraqitet tepër shqetësuese.

Vihet re shtimi i përpjekjeve nga MM e cila ka forcuar kontrollin, zbatimin e ligjishmërisë si dhe mundësinë e koordinimit dhe të bashkërendimit të përpjekjeve të përbashkëta për përmirësimin e gjendjes, pas sinjalizimeve dhe evidentimit të rasteve të gjëndjes së rënduar të keqtrajtimit të kafshëve të egra.

INCA, mbështetur nga programi ACHIEVE, ka nisur përpjekjet për vlerësimin kombëtar dhe monitorimin e gjëndjes ekzistuese të kopshteve zoo-ve dhe të trajtimit të kafshëve të egra në to, ndërkohe që organizata të tjera janë duke vazhduar përpjekjet për përmiresimin e situatës së arinjve në gjëndje robërie.

Gjatë kësaj tavoline, përveç të tjerash, u diskutua mbi fillimin i procesit të vlerësimit të gjendjes, të inventarizimit, të vendosjes së mikroçipave të arinjve dhe gjithashtu të matrikullimit të individëve të llojeve të faunës së egër që përdoren për koleksione, trofe, balsamim, në lokale tregtie, shërbimi e argëtimi apo dhe ekspozim të pjesëve të tyre si të lëkurëve, brirëve, dhëmbëve, puplave, etj, duke siguruar matrikullat përkatëse, kjo në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 9867, datë 31.01.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar.

Në këtë takim, krahas dhënies së udhëzimeve për nisjen e procesit të inventarizimin dhe matrikullimin të kafshëve të egra, u prezantua nisma e re për krijimin e grupimit “Bears Albania”,  i cili synon vendosjen e hapave konkrete të bashkëverprimit me të gjithë aktorët për shpëtimin e kafshëve të egra në gjendje robërie apo dhe të përdorimeve të tjera të jashtëligjshme.

Published in Aktivitetet

Marok, 28 Nëntor - 1 Dhjetor 2016 - Çdo 4 vjet, Forumi i Zonave të Mbrojtura Detare (ZMD) në Mesdhe gjeneron një proces unik, gjatë të cilit menaxherët, politikbërësit, aktorët social-ekonomikë, shoqëria civile dhe komuniteti shkencor, trajtojnë në të gjitha nivelet sfidat e zhvillimit të ZMD-ve. Edicioni i Forumit 2016, i cili po zhvillohet nga 28 nëntor-1 dhjetor 2016, përbën një moment historik të rëndësishëm nga pikëpamja e afatit 2020 mbi objektivat e Konventës mbi shumëllojshmërinë biologjike.

Ky event do të vlerësojë progresin e bërë deri tani dhe çfarë ka mbetur për tu bërë në të ardhmen, në përputhje me udhërrëfyesin e ZMD-ve të zhvilluar në Forumin e Turqisë më 2012.

INCA është duke marrë pjesë në mënyrë aktive në këtë event, si pjesë e komunitetit që po punon dhe kontribuon në ruajtjen e ZMD-ve të Mesdheut. Më 27-28 nëntor, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme dhe mbledhjes së Komitetit Drejtues, u diskutuan hapat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të zonave bregdetare dhe detare të mbrojtura në Shqipëri. 

Published in Aktivitetet

Shkodër, 4 Nëntor, 2016 - Një plan i ri i zonimit që përcakton nivelet e mbrojtjes së Rezervatit  Natyror të Menaxhuar (RNM) të Liqenit të Shkodrës dhe mundëson menaxhimin efektiv u prezantua sot në Shkodër. Ky plan u hartua me mbështetjen e projektit "Mbështetje afatgjatë për menaxhimin ndërkufitar të qëndrueshëm të Liqenit të Shkodrës".  Procesi i konsultimit është udhëhequr nga Administrata Rajonale për Zonat e Mbrojtura (AdRZM), me mbështetjen e IUCN dhe INCA, si dhe me përfshirjen aktive të profesorëve nga Universiteti i Shkodrës dhe komunitetit lokal peshkatarëve. Takime konsultative dhe diskutime të hapura me aktorët lokalë janë mbajtur pranë liqenit, dhe komentet kryesore janë reflektuar tashmë në planin e ri të propozuar për zonimin.

Zonimi përcakton se çfarë mund dhe nuk mund të ndodhë në nënzonat e përkufizuara gjeografikisht të një zonë të mbrojtur, të përcaktuara në bazë të rëndësisë dhe ndjeshmërisë së habitateve të zonës dhe ekosistemeve. Zonat dhe politikat e zbatuara janë përshkruar zakonisht në Planin e Menaxhimit të zonës. Zonimi i ri i Liqenit të Shkodrës padyshim do të kufizojë disa nga aktivitetet aktuale, por kjo është bërë për të mirën afatgjatë të komunitetit lokal që varet nga burimet e liqenit. Është propozuar që:

- Nënzona qëndrore do të mbulojë 3.18% të sipërfaqes së përgjithshme të RNM, duke krijuar kështu nje zonë natyrore të pashqetësuar të një rëndësie tepër të lartë për ruajtjen e biodiversitetit

- Nënzona e Rekreacionit do të perfshije 14.86% të sipërfaqes së përgjithshme të RNM, duke qenë e përshtatshme për rekreacion ekologjikisht të qëndrueshëm, ka funksion ruajtjen parësore të biodiversitetit dhe siguron një zonë natyrore pak të shqetësuar nga veprimtaritë ekoturistike, të cila kryhen nëpërmjet një menaxhimi efektiv të vizitorëve dhe të infrastrukturës mbështetëse;

- Nënzona e zhvillimit të qëndrueshëm do të mbulojë 81.95% të sipërfaqes së përgjithshme të RNM, duke lejuar banorët të vazhdojnë me praktikat tradicionale të përdorimit të burimeve natyrore dhe peshkimin. Vizitorët mund të shijojnë prodhimet dhe peizazhin, duke u njohur me mënyrën dhe stilin e jetesës, kulturën dhe historinë e banorëve dhe të bashkëjetesës së komuniteteve fetare. Gjithashtu, mundëson kërkimin shkencor, studimet, monitorimin dhe veprimtaritë promovuese, edukative dhe ndërgjegjësuese.

Kur është fjala për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të liqenit, komuniteti lokal i peshkatarëve, të organizuar në OMP në Shkodër, janë ndër aktorët më të rëndësishëm në anën shqiptare të liqenit. Përgjatë procesit të konsultimit ata janë informuar për rëndësinë e planit të zonimit si dhe konceptet kryesore të lidhura në zona të ndryshme. Ata kan punuar në grupe për të kuptuar më mirë konceptet dhe për të ndarë mendimet e tyre, shqetësimet dhe sugjerimet në lidhje me procesin e zonimit.

Përmes një debati konsruktiv të realizuar nga ekspertët e INCA  dhe AdRZM Shkodër, u  mundësua informimi dhe sqarimi i kushteve ligjore dhe sociale që duhen marrë në konsiderate gjatë procesit të zonimit. Diskutimet aktive kanë rezultuar në komente të dobishme dhe sygjerime për përmirësimin e planit të zonimit. Komuniteti i Peshkatarëve ka rënë dakord për të mbështetur përpjekjet e ardhshme që do të bëjë AdRZM Shkodër për të vënë në zbatimin planin e zonimit të liqenit.

Për t'u bërë zyrtare, plani i propozuar i zonimit do të duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave, duke zëvendësuar zonimin aktual të miratuar në  2012. Sapo zonimi i ri të jetë zyrtarizuar, zbatimi i planit të zonimit do të mbështetet nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe aktiviteteve të edukimit mjedisor. Përdorimi i mençur e biodiversitetit të liqenit do të garantojë zhvillimin e ekonomisë lokale dhe ruajtjen e burimeve natyrore dhe vlerave të  Rezervës Natyrore te Menaxhuar për gjeneratat e ardhshme.

Me një sipërfaqe prej 5,490 km2, liqeni i Shkodrës është më i madhi në Ballkan. Ai ka një diversitet të larte të bimëve dhe kafshëve. Për këto vlera të larta të biodiversitetit, ky liqen është shpallur zonë e mbrojtur si në Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi (në Malin e Zi ka statusin e Parkut Kombëtar ndërsa në Shqipëri atë të Rezervës Natyrore të Menaxhuar). Në nivel ndërkombëtar ai është shpallur si Zonë Ramsar, Zonë Emerald dhe Zonë e Rëndësishme për Shpendët dhe Bimët.

Zyra e IUCN-s për Evropën Juglindore dhe Azinë Qëndrore në partneritet me INCA-n dhe Green Home (Malin e Zi), dhe me autoritetet përkatëse të Zonave të Mbrojtura dhe ruajtjes se natyrës  kanë punuar në tre vitet e fundit për  një menaxhim efektiv te biodiversitetit të këtij liqeni.  Ky aksion i përbashkët ështe mbështetetur nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike dhe synon të forcoje zbatimin e ligjit, të nxisë pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në monitorimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e biodiversitetit midis aktorëve kryesore dhe menaxhereve të burimeve natyrore. Qëllimi i kësaj iniciative është të krijojë një rrjet që do të mbledhë aktorët nga Shqipëria dhe Mali i Zi për të  mbështetur punën e tyre në menaxhimin e qëndrueshëm të liqenit të Shkodrës. 

Published in Aktivitetet

Përfundoi trajnimi mbi Inventarin për sistemin e monitorimit të faunës së egër me rangers-at e 12 AdRZM-ve të vendit.

Ky sistem synohet të krijohet për regjistrimin dhe monitorimin e faunës së egër dhe do të jetë dokumenti kryesor që shërben për mbrojtjen dhe menxhimin e qëndrueshëm të biodiversitetit dhe komponentëve të tij si dhe për menaxhimin e aktivitetit të gjuetisë.

Qëllimi kryesor i këtyre aktivtetve ishte të sigurojë informacionin e duhur përmes monitorimit, lidhur me tendencat në popullatat e faunës së egër si dhe mbi trysninë dhe kërcënimet në mënyrë që të përmirësohet menaxhimi i ruatjes dhe vendimarrja ndaj saj. Ekspertiza u fokusua në identifikimin e nevojane për ngritjen e kapaciteteve institucionale të stafeve në proçesin e monitorimit të faunës si në teori ashtu edhe në praktikën monitoruese në terren. Në zbatimin e këtyre aktiviteteve një rol i rëndësishëm po i jepet rojeve mjedisore (rangers-ave) dhe pëfshirjes së tyre gjatë gjithë proçesit.

Gjatë trajtnimit rangers-at u njohën me proçesin e monitorimit, parimet dhe detyrimet e sistemit të monitorimit të faunës së egër (SiMF), ngritjen e patrullave dhe detyrat monitoruese të tyre, monitorimni e jetës së egër, monitorimin e kafshëve të egra të ngordhura, përdorimin i Sistemi Global të Pozicionimit (Global Positioning System-GPS), aktivitetet e jashtëligjshme, prezantimi me NATURA 2000 etj.

Ata u njohën me mënyrën e plotësimit të formularët dhe formatet e nevojshëme të hartuar në përputhje me kërkesat e Direktivës Evropiane në shërbim të proçesit të monitorimit, por edhe se si do të kryhen patrullimet dhe mënyrat e raportimi.

Në trajnim morën pjesë rangers-at e 12  AdRZM-ve si dhe ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të fushës.

Published in Aktivitetet

Kukës, 28-29/09/2016 - Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”, mbështetur nga ACHIEVE, INCA organizoi trajnimin 2 ditor në Kukës me përfaqësues OMSHC aktive lokale, pushtetin vendor dhe AdRZM – Kukës.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte prezantimi i analizës së legjislacionit ekzistues për ruajtjen e natyrës si, monitorimi dhe raportimi i zbatimit të tij në praktikë. Krahas analizës së legjislacionit vendas për ruajtjen e natyrës, të përafrimit të tij me atë të BE-së, dhe të zbatueshmërisë, u prezantua edhe një platformë investigimi mbi këtë  legjislacion.

Qëllimi kryesor i platformës është sigurimi i veprimeve që kontribuojnë në ruajtjen dhe konservimin e burimeve natyrore në Shqipëri, duke përforcuar kapacitetet dhe rolin e OMShC-ve, të ekspertëve të AdRZM-ve dhe të Bashkive, për të rritur forcën, rolin dhe aftësitë e tyre në procesin e menaxhimit të zonës së mbrojtur, monitorimin, investigimin dhe zbatimin e ligjislacionit për fushën e ruajtjes së natyrës, për të luftuar korrupsionin dhe për të zvogëluar ndikimin negativ në burimet dhe peizazhin natyror.

Për të inkurajuar bashkëpunimin operativ ndërmjet OMShC-ve, AdRZM-ve dhe komunitetit, nxitjen dhe ndërtimin e partneritetit me të gjithë administratat shtetërore kombëtare dhe lokale, duhen ndërmarrë iniciativa dhe veprime të përbashkëta, që kanë për qëllim njohjen e dispozitave ligjore në fuqi si dhe mbrojtjen, promovimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore në zonat e mbrojtura në Shqipërisë.

Procedurat e kësaj platforme do të ndihmojnë OMShC-të, AdRZM- të dhe çdo grup të interesuar për krijimin e një programi afatgjatë pune të bazuar në përmirësimin dhe zbatimin e legjislacionit kombëtar për fushën e ruajtjes së natyrës dhe të acquis të BE-së si dhe të iniciativave dobiprurëse në fushën e mbrojtjes së natyrës.

Platforma u drejtohet dhe ndihmon stafin e OMShC-ve dhe të AdRZM-ve për njohjen dhe vlerësimin e zbatimit të ligjishmërisë, të dokumentacionit teknik dhe të planeve të menaxhimit; për grumbullimin dhe vlerësimin e informacionit mbi një gamë të gjerë problematikash, lidhur me administrimin e zonave të mbrojtura, ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore që ato mbartin.

Gjithashtu trajnimi inkurajoi mundësinë e ndërtimit të partneritetit e bashkëpunimit mes OMShC-ve, AdRZM-ve, komunitetin dhe me të gjithë administratat shtetërore qe kanë për qëllim njohjen e dispozitave ligjore në fuqi, investigimin e zbatueshmërisë së tyre, të luftës kundër korupsionit për mbrojtjen, promovimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe të zonave të mbrojtura në Shqipërisë.

Dita e dytë e trainimit u zhvillua në Parkun Kombëtar “Lugina e Valbonës” ku të pranishmit u njohën jo vetëm me bukuritë dhe vlerat e tij, por edhe me punën e stafit të AdZM Kukës, të rangersave të parkut si dhe u krye demonstrim i një monitorimi.

Published in Aktivitetet

Tiranë, 26/09/2016 - Projekti i Bashkimit Evropian “GEO-CRADLE” zhvilloi me sukses takimin me aktorët kombëtar me qëllimin e futjes së tyre në një rrjet aktorësh rajonal dhe të Qendrës së të Dhënave për Vëzhgimin e Tokës në Ballkan

GEO-CRADLE, një projekt i koordinuar nga Observatori Kombëtar i Athinës (NOA) dhe i financuar nga Programi Horizon 2020 i Bashkimit Evropian zhvilloi me sukses në sallën Bogdani të Hotelit Tirana Internacional, takimin me aktorët kombëtar institucional, biznese dhe akademike për angazhimin e tyre në nismat rajonale për vëzhgimin dhe monitorimin e Tokës.

Takimi që shërbeu si për lançimin e projektit, kishte për qëllim prezantimin e kësaj nisme rajonale që koordinohet nga Observatori Kombëtar i Athinës (NOA), duke synuar krijimin e rrjetit kombëtar të aktorëve kryesore që kanë në praktikën e tyre përdorimin e të dhënave EO si dhe aplikimin e modeleve për vrojtimet dhe monitorimet e Tokës. Ky rrjet do te jetë pjesë e rrjetit rajonal dhe do të orientohet në përdorimin dhe shkëmbimin e të dhënave dhe eksperiencave në fushat Ndryshimeve Klimatike, Aksesit në Materialet e Lëndëve të Para, Sigurisë Ushqimore dhe Energjisë. GEO-CRADLE u jep mundësinë aktorëve të përfshirë të identifikojnë kapacitetet dhe nevojat dhe të përfshihen në bashkëpunime rajonale dhe më gjerë në zbatim të modeleve GEOSS dhe COPERNICUS.

GEO-CRADLE synon të jetë një konsorcium rajonal që mbledh së bashku institutet kërkimore me famë, autoritetet publike, SME-të e specializuara dhe shoqata lider ndërkombëtare, duke kombinuar një shkallë të gjerë të ekspertizës në monitorimin e mjedisit të planetit përmes një ansambli të teknologjive të ndryshme të EO (p.sh. remote sensing, in-situ, sinergjisë së modeleve të avancuara) në fushat e Ndryshimeve Klimatike, Aksesit në Materialet e Lëndëve të Para, Sigurisë Ushqimore dhe Energjisë.

Me këtë frymë, përfaqësuesit e Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, prezantuan çfarë është projekti GEO-CRADLE dhe çfarë synon ai te arrije. Gjithashtu ata theksuan për pjesëmarrësit rolin e tyre në rrjetin rajonal të Ballkanit, kontributin që ata mund të japin dhe informacionin dhe eksperiencat që ata mund të shkëmbejnë në këtë rrjet bashkëpunimi duke u bërë pjesë e bazës së të dhënave rajonale. Nga pjesëmarrësit u shpreh interesi për këtë projekt si dhe u vlerësuan avantazhet që ky rrjet do të japë për mundësimin e urave të  bashkëpunimit si dhe shkëmbimit të eksperiencave në rajon në funksion të ngritjes së kapaciteteve institucionale kombëtare në drejtim të vrojtimit të të dhënave të tokës dhe përdorimit të tyre në vendimmarrje.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni:

Daniela Mane / Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Ose

Emirjeta Adhami / Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 15:49

Njoftim për Shtyp / CO-SEED

WWF njofton fituesit e grantit në kuadër të:

Programi i Grantit CO-SEED / Programi i Grantit për Ndërtimin e Kapaciteteve dhe Advokaci të Shoqërisë Civile 

Published in Aktivitetet

Përmet, 20-21/09/2016 - Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”, mbështetur nga ACHIEVE, INCA organizoi trajnimin 2 ditor në Përmet me përfaqësues OMSHC aktive lokale, pushtetin vendor dhe AdRZM – Gjirokastër.

Qëllimi i këtij trajnimi ishtë prezantimi i analizës së legjislacionit ekzistues për ruajtjen e natyrës si, monitorimi dhe raportimi i zbatimit të tij në praktikë. Krahas analizës së legjislacionit vendas për ruajtjen e natyrës, të përafrimit të tij me atë të BE-së, dhe të zbatueshmërisë, u prezantua edhe një platformë investigimi mbi këtë  legjislacion.

Qëllimi kryesor i platformës është sigurimi i veprimeve që kontribuojnë në ruajtjen dhe konservimin e burimeve natyrore në Shqipëri, duke përforcuar kapacitetet dhe rolin e OMShC-ve, të ekspertëve të AdRZM-ve dhe të Bashkive, për të rritur forcën, rolin dhe aftësitë e tyre në procesin e menaxhimit të zonës së mbrojtur, monitorimin, investigimin dhe zbatimin e ligjislacionit për fushën e ruajtjes së natyrës, për të luftuar korrupsionin dhe për të zvogëluar ndikimin negativ në burimet dhe peizazhin natyror.

Për të inkurajuar bashkëpunimin operativ ndërmjet OMShC-ve, AdRZM-ve dhe komunitetit, nxitjen dhe ndërtimin e partneritetit me të gjithë administratat shtetërore kombëtare dhe lokale, duhen ndërmarrë iniciativa dhe veprime të përbashkëta, që kanë për qëllim njohjen e dispozitave ligjore në fuqi si dhe mbrojtjen, promovimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore në zonat e mbrojtura në Shqipërisë.

Procedurat e kësaj platforme do të ndihmojnë OMShC-të, AdRZM- të dhe çdo grup të interesuar për krijimin e një programi afatgjatë pune të bazuar në përmirësimin dhe zbatimin e legjislacionit kombëtar për fushën e ruajtjes së natyrës dhe të acquis të BE-së si dhe të iniciativave dobiprurëse në fushën e mbrojtjes së natyrës.

Platforma u drejtohet dhe ndihmon stafin e OMShC-ve dhe të AdRZM-ve për njohjen dhe vlerësimin e zbatimit të ligjishmërisë, të dokumentacionit teknik dhe të planeve të menaxhimit; për grumbullimin dhe vlerësimin e informacionit mbi një gamë të gjerë problematikash, lidhur me administrimin e zonave të mbrojtura, ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore që ato mbartin.

Gjithashtu trajnimi inkurajoi mundësinë e ndërtimit të partneritetit e bashkëpunimit mes OMShC-ve, AdRZM-ve, komunitetin dhe me të gjithë administratat shtetërore qe kanë për qëllim njohjen e dispozitave ligjore në fuqi, investigimin e zbatueshmërisë së tyre, të luftës kundër korupsionit për mbrojtjen, promovimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe të zonave të mbrojtura në Shqipërisë.

Dita e dytë e trainimit u zhvillua në Parkun Kombëtar "Bredhi Hotovës - Dangëlli" dhe në "Banjat e Bënjës" ku të pranishmit u njohën jo vetëm me bukuritë dhe vlerat e tyre, por edhe me punën e stafit të AdZM Gjirokastëstër, të rangersave të parkut si dhe u krye demonstrim i një monitorimi.

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« February 2018 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28        

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook