Hene, 13 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Vlorë, 16/09/2016 - Apeli nga Vlora: Platforma One Adriatik kërkon një det pa ndotje nga nafta dhe jo të kërcënohet nga aktivitetet e shpim-kërkimit për naftë

 

Eshtë mbajtur në Vlorë konferenca për shtyp në mbështetje të turneut ndërkombëtar të anijes italiane Goletta Verde, e cila është pjese e iniciativës “One Adriatik”. Kjo iniciativë bashkon organizatat mjedisore të pellgut të Adriatikut të cilat kundërshtojnë aktivitetet për shpim-kërkim nafte dhe gazi dhe mbështesin mbrojtjen e Detit Adriatik pa ndotje.

Në kuadër të kësaj fushate të rëndësishme të organizatës Legambiente dhe platformës “One Adriatik”, anija Goletta Verde ka lundruar në bregdetin Adriatik nga Dubrovniku (Kroaci) në Vlorë (Shqipëri), duke ndalur në potin e Bar-it (Mal të Zi) me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit lokal dhe rajonal si dhe njoftimin e kërcënimit nga aktivitetet naftë-nxjerrëse.

Projektet e nxjerrjes dhe ekstraktimit të naftës dhe gazit natyror në det janë potencial për incidente industriale, të cilat mund të shkaktojnë dëme mjedisore dhe ekonomike të pa riparueshme. Veprimtari të tilla kanë një tendencë të bëhen aktive dhe në Shqipëri ku shembull i tyre është dhe aktivizimi për ndërtimin e sheshit te Pusit “Zvërneci Perëndimor -1” i cili do te shërbente për instalimin i sondës së shpimit të pusit kërkimor për naftë dhe do të kapte thellësinë rreth 4,600 m nën sipërfaqen e tokës. Zhvillimi i projektit do te kryhej nga kompania “San Leon Durrësi B.V” dega lokale e kompanisë ndërkombëtare San Leon Energy. Fatmirësisht, deri me tani kjo është ndërpre dhe kërkesa e organizatave mjedisore lokale me ndihmën e komunitetit është marre parasysh. Ato kundërshtuan ne mënyre te fuqishme nje veprimtari të tille sidomos në brendësi të zonave të mbrojtura.

Aktualisht, kërcënim serioz për situatën ne detin Adriatik, përbën Mali i Zi, ku qeveria ka dhënë aprovimin për aktivitete të tilla në det për konsorciumin italo-rus Eni Novatek. Organizatat e shoqërisë civile, pjesë të këtij grupimi kundërshtojnë dhe dënojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë dhe e cilësojnë si një dënim me vdekje për turizmin bregdetar, zhvillimin e aktiviteteve te tilla nafte nxjerrëse. Gjithashtu ky grupim dënon autoritetet për mos vënien në dijeni të më shumë se 80% e njerëzve në bregdet për pasojat mjedisore që shoqërohen dhe me ato ekonomike të komunitetit. Raporti mbi vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedis të naftës dhe gazit nuk është i plotë dhe tregon qartë mungesën e plotë të institucioneve përkatëse të kujdesit në rast ndikimesh negative mbi peshkimin dhe turizmin. Dëgjesa publike gjatë procesit nuk janë respektuar dhe përfitimet ekonomike nga industria e nxjerrjes së naftës nuk janë të qarta për komunitetin.

Koncesionet në Malin e Zi pranë zonës së Ulqinit, përbejnë një kërcënim serioz edhe për Shqipërinë, pasi vendosja e tyre është shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Në rast aksidentesh pasojat mund të prekin ujërat detare dhe vijën bregdetare të dy shteteve njëkohësisht.

Është e rëndësishme të theksohet se dhe pjesa shqiptare e detit Adriatik nuk reagon për projekte të tilla dhe jo vetëm. Incidentet e ndodhura në dy vitet e fundit ku janë derdhur tonelata nafte në det ka treguar një reagim të ngadaltë dhe jo në mënyrë institucionale për të menaxhuar situata të tilla dhe për të siguruar një det të pastër dhe tërheqës për turizmin.

Kundër eksplorimit dhe shfrytëzimit të naftës në Adriatik u deklarua dhe iniciativa e Greenpeace dhe Veprim Gjelbër të Kroacisë. Përfaqësuesit e iniciativës e kanë komentuar projektin e naftës në Mal të Zi si shumë shqetësues edhe për vendin e tyre pasi zona është vetëm disa dhjetëra kilometra larg nga Dubrovniku.

Sipas Legambinete Itali, deti Adriatik është nën sulmin e kompanive të mëdha të naftës. Në Itali, kompania Geo Spektri do të zbatojë një studim të ri sizmik në një sipërfaqe prej 35,000km2, pavarësisht kundërshtimit të madh nga komunitetet lokale dhe rajonale. Hulumtimi do të bëhet me teknika të dëmshme 'armë ajrore' që kanë një ndikim të fortë mbi peshkimin dhe biodiversitetin e Adriatikut, veçanërisht tek gjitarët si delfinët dhe balenat. Pasojat negative do te ndihen ne të dy anët e Adriatikut dhe për këtë duhet të reagojnë të gjitha strukturat përgjegjëse në të dyja anët e detit në mënyrë që së bashku të bëjmë çdo gjë të mundshme për të ndaluar atë.

Platform One Dubrovnik Adriatic mblodhi së bashku përfaqësues të organizatave mjedisore nga vendet me qasje në Detin Adriatik, duke përfshirë WWF, Greenpeace, Veprim Gjelbër (Miqtë e Tokës Kroacisë), Green Istria, Green Home nga Mali i Zi dhe Legambiente, Itali.

Published in Aktivitetet

Presidenti i INCA, z. Genti Kromidha, merr pjesë në Kongresin Botëror për Ruajtjen e Natyrës organizuar nga IUCN në Hawai, SHBA.

 

Më shumë se 10’000 personalitete nga qeveritë, shoqëria civile, komunitetet indigjene, fetare e shpirtërore, sektori privat dhe akademia janë mbledhur në Havai,në një takim me rëndësi historike, nga 1 deri ne 10 shtator 2016. Tema kryesore e Kongresit Botërorpër Ruajtjen e Natyrës, organizuar nga IUCN, është “Planeti në udhëkryq”, çka pasqyron seriozitetin e zgjidhjeve dhe veprimeve që bota duhet tëndërmarrëpër të rikthyer dëmtimet mjedisore të tokës, ujit dhe llojeve, për të garantuar një planet të shëndetshëm kutë gjithë të jetojnë në harmoni me natyrën. Takimi konfirmoi se gjithnjë e më shumë po mbyllet hapësira e mundësive për të kaluar drejt qëndrueshmërisë dhe fuqizimit të forcës së natyrës për të përballur sfidat kryesore globale si humbja e llojeve, dëmtimi i ekosistemeve dhe ndryshimet klimatike me gjithë ndikimet e thella që ato kanë në jetën dhe mirëqenien e njerëzimit. Kongresi Botërorpër Ruajtjen e Natyrësështënjë mundësi unike ku zëra te ndryshëm bëhen bashke për të gjetur zgjidhje të përbashkëta në frymën e partneritetit dhe bashkëpunimit.

Për më shumë ndiqni në Facebook iucn.org apo në faqen e internetit

www.iucnworldconservationcongress.org

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 15:41

JO ndërhyrjeve në PK Divjakë-Karavasta

PK Divjakë-Karavasta 30 Korrik 2016 - Rrjeti i Shoqatave Mjedisore shprehin kundërshtimin e tyre të fortë për ndërhyrjen antiligjore të ditëve të fundit e të shoqëruar me modifikime të papranueshme të ekosistemit natyror të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, duke futur mjete të rënda motorike gërmuese në Zonën Qendrore të Parkut, me efekt qartësisht negativ jo vetëm në biodiversitetin e parkut por dhe si ndërhyrje që mund të prishi gjithë ekuilibrat natyrorë dhe vlerat turistike të Parkut.

Institucioni i Bashkisë ka paraqitur përpara disa muajsh kërkesën për Leje Mjedisore për zhvillimin e një projekti në brendësi të PK Divjakë-Karavasta. Ky projekt, i padiskutuar publikisht, kërkon krijimin e një kanali të mirëfilltë lundrues që lidh Divjakën me lagunën e Karavastasë dhe ndërtimin e një ure druri të varur për këmbësorët në pyllin e Divjakës.

Përtej diskutimeve institucionale, sqarojmë se ndërhyrja e sapo nisur është planifikuar të kryhet në Zonën Qendrore të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, shpallur në vitin 1966 dhe zgjeruar në vitin 2005 me Vendim të Këshillit të Ministrave. Mbështetur në nenin 6 të ligjit për Zonat e Mbrojtura nr. 8906 date 06.06.2002 (i ndryshuar me ligjin nr. 9868 datë 04.02.2008) në Zonat Qendrore nuk lejohet asnjë lloj ndërhyrjeje.

Po kështu, sipas nenit 19 të ligjit për zonat e mbrojtura ku përmendet “Veprimtaritë ekonomike e shoqërore, projektet që synojnë të zbatohen në një zonë të mbrojtur, pajisen me leje mjedisi, pasi të paraqesin studimin përkatës dhe raportin e plotë të vlerësimit të ndikimit në mjedis, në bazë të studimeve dhe planeve rregulluese të përgjithshme, të cilat miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit”. Deri më sot, Bashkia e Divjakës nuk ka marrë leje mjedisi nga institucionet përgjegjëse dhe futja e makinerive të rënda në park është tërësisht antiligjore.

Jo vetëm kaq. Ndërhyrja kryhet në zonën më të rëndësishme për biodiversitetin në Shqipëri, në Zonën Ramsar të Divjakë-Karavastasë, në Biotopin CORINE të shpallur për rëndësinë ndërkombëtare të kësaj zone për ruajtjen e diversitetit biologjik, në Zonën Veçanërisht të Mbrojtur, pjesë e listës kombëtare të Rrjeti EMERALD, me kodin AL 0000002 (2001) dhe në sipërfaqen e shpallur që prej vitit 2003 si Zonë e Rëndësishme për Shpendët (Important Bird Area Nr. 006).

Vendi ku parashikohet të kryhet ndërhyrja dhe më pas përdorimi për qëllime turistike është i vetmi territor i folezimit të Pelikanit kaçurrel në Shqipëri, është një habitat shumë i rëndësishëm për qëndrimin dhe ushqimin e 45 mijë shpendëve ujorë dimërues, një habitat me rëndësi ndërkombëtare të paktën për 4 lloje të shpendëve, vendi ku riprodhohen mbi 1 mije çifte të shpendëve folezues si dhe një nga zonat më të njohura në Lagunën e Karavastasë si mbajtëse e rasatit të peshkut që furnizon më pas gjithë lagunën.  

Bashkia nuk ka respektuar si duhet dhe dispozitat e ligjit nr. 107, datë 31.7.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” dhe të ligjit nr. 111, datë 15.11.2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”. Projekti para zbatimit duhet  te diskutohet dhe miratohet nga organet kompetente te planifikimit te territorit dhe organet kombëtare të administrimit dhe menaxhimit të burimeve ujore.

Ky projekt gjithashtu nuk ka kaluar përmes procesit të transparencës ku duhej të diskutohej me komunitetin dhe me grupet e interesit që veprojnë në zonën ku shtrihet Parku Kombëtar. Deri më sot asnjë njoftim për zhvillimin e diskutimit me publikun është bërë nga ana e Bashkisë Divjakë. Në këtë mënyrë nuk është zbatuar nga ana e institucionit të qeverisjes lokale e drejta për informimin e publikut kur zhvillohen projekte në interes të komunitetit.

Për këtë ngjarje të padëshirueshme të ndodhur në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë, kërkojmë që të sensibilizojmë edhe mediat në mbrojtje të kësaj pasurie jo vetëm kombëtare por edhe botërore.

Rrjeti i shoqatave mjedisore përbëhet nga:

INCA, AOS, PPNEA, ASPBM, EDEN, SHBO, EPER, REC Albania, EcoAlbania, Milieukontakt, Ekolevizja, Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës, IEP, PSEDA-Iliria, Shoqata Kombëtare e Parqeve Natyrore, etj.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 15:40

Riverwalk 2016

20  te rinj filluan aktivitetin lumenjtë me të egër ende- Riverwalk 2016!

 

Projekti Riverwalk filloi sot në Shkodër me qëllimin e mbrojtjes së lumenjve të egër Evropian dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Shkodër, 19 Korrik 2016 - “Riverwalk” është një eksperiencë që ndryshon fuqishëm jetën e të rinjve (mosha 15-30 vjeç) të cilët dëshirojnë të zbulojnë dhe mbrojnë lumenjtë e egër dhe të kenë një eksperiencë intensive kulturore, por është njëkohësisht një projekt që sjell një mesazh të qartë: megjithëse është e nevojshme energjia e rinovueshme, ajo nuk mund te vijë me çfarëdo kostoje.

Nisur nga numri i pakësuar i lumenjve të egër që rrjedhin të lirë në Evropë, është e rëndësishme të mbrohen ato që kanë mbetur të paprekur dhe ekologjikisht të rëndësishëm. Me mbi 2000 hidrocentraleve të reja të planifikuar në rajonin e Ballkanit, shumë prej tyre në zonat e mbrojtura natyrore, paraqitet një mundësi e madhe për të nxitur për një qasje më strategjike dhe për të promovuar mundësitë për bizneset e qëndrueshëm dhe  më shumë eko-miqësore.

Objektivat e Riverwalk janë të zhvillojnë lidhje personale të pjesëmarrësve ndaj natyrës dhe lumenjve të egër që rrjedhin, të eksplorojnë tematikat e energjive të rinovueshme, të ruajtjes së natyrës, të qëndrueshmërisë dhe eko-turizmit, si dhe zhvillimin e kompetencave të tilla si lidershipi, ndërtimin e ekipit, menaxhimin e projekteve dhe qytetarisë aktive. Po aq e rëndësishme është që pjesëmarrësit të mësojnë se si të jetojnë dhe të punojnë së bashku me të rinjtë me prejardhje të ndryshme, zgjidhjen e konflikteve në mënyrë produktive, dhe bashkë-krijojnë një atmosferë mbështetëse, pjesëmarrje, mendje të hapur,komunikuese dhe kështu të përmirësojnë mirëkuptimin ndërkulturor.

Riverwalk 2016 do të sjellë së bashku 20 të rinj nga Shqipëria, Italia, Sllovenia dhe Austria të marshojnë për dy javë përgjatë disa lumenjve dhe të eksplorojnë mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm në të dyja Parqet Kombëtare Natyrore të Thethit dhe Valbonës në Shqipëri.

Por pse jemi fokusuar në lumenjtë e egër? 

Sepse lumenjtë e egër janë si speciet e rrezikuara!  10% është përqindja e lumenjve që rrjedhin të lirë, të mbetur në Alpe. Të gjithë të tjerët janë të drejtuar, të ndarë me diga, të degraduar, etj. Kjo është arsyeja pse grupi po marshon: të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen  lumenjve të mbetur në gjendje natyrale. Energjia e rinovueshme është e rëndësishme, por kursimi i saj është edhe më i rëndësishëm. Ne mund të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të ndërtojmë derisa natyra e egër mund të shihet vetëm në fotografi.

Nisur nga e gjithë kjo panoramë, WWF dhe shumë partnerë të tjerë lokal dhe rajonal janë aktivizuar të mbrojnë lumenjtë e fundit të Evropës dhe Ballkanit.

Riverwalk, i cili synon  të rinjtë e motivuar (15-30 vjeç),  synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e lumenjve që rrjedhin të lirë, të zhvillojë aftësitë drejtuese të pjesëmarrësve, të zgjerojë rrjetin ndërkombëtar të drejtuesve të rinj mjedisor dhe të formojë lidhjen personale me sistemet ujore unike dhe të rrezikuara.

Riverwalk 2016 veçanërisht synon të drejtojë mbrojtjen e lumenjve të egër të Ballkanit, të ndërtojë një rrjet më të fortë të të rinjve dhe organizatave të angazhuara të të rinjve dhe të nxitë më shumë biznese miqësore me mjedisin në këtë zonë ekonomikisht të rrënuar.

Kjo do të realizohet përmes komunikimeve:

-       Mediave Online

-       Artikujve në median e shtypur

-       Komunikimin e drejtpërdrejt

-       Prodhimit të fotove dhe videove

-       Eventeve dhe seminareve

Ku do të ecim?

Shqipëria ka lumenj të egër dhe të mrekullueshëm dhe Parqe Kombëtare të bukur. Ndërtimi i hidrocentraleve në Parqet Natyrore nuk e plotëson këtë pamje!

Grupi i të rinjve do të marshojë përgjatë lumenjve që rrjedhin përmes Parqeve Kombëtare të Thethit dhe Valbonës të cilët ndodhen në pjesën veriore Shqipërisë dhe janë shpallur zona të mbrojtura të kategorisë së II sipas IUCN që nga 1996. E gjithë zona është pjesë e rrjetit Emerald, një rrjet ekologjik që përgatit dizenjimin e Zonave me Interes të Vecantë të Ruajtjes sipas Konventës së Bernës. 

PK i Valbonës është planifikuar të shpallet zonë e Natyra 2000 dhe ndan kufijtë e saj me Parkun Kombëtar të Malit të Zi Prokletije dhe Parkun Kombëtar të Kosovës Bjeshket e Namuna duke krijuar kështu një nga parqet më të mëdha ndërkufitare në Ballkan. Kjo zonë e mbrojtur është gjithashtu një destinacion i rëndësishëm për eko-turizmin dhe konsiderohet si një nga tre destinacionet ë tërheqës në Shqipëri për turistët e huaj.

Riverfest

Grupi do të marshojë për dy javë në të dyja Parqet Kombëtare dhe do të organizojë Rivest në dy ditë në Dragobi për 30 të rinj të tjerë shqiptar për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimin e aktiviteteve ekonomike të qëndrueshme për të siguruar që brezat e ardhshëm mund të gëzojnë bukurinë dhe rëndësinë e tyre ekologjike!

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Nathan Spees, Koordinator i Fuqizimit të Rinisë, WWF Austria

E: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

T: +43 676 83488305

Emirjeta Adhami, Eksperte e ujërave, WWF/INCA

E: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

T: +355 682062157

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 15:39

NJOFTIM PËR SHTYP / 11.07.2016

INCA njofton thirrjen për propozime:

CO-SEED Programi i Grantit

Program për Ngritjen e Kapaciteteve dhe Advokaci të Shoqërisë Civile - Aplikimet për Programin e Grantit

CO-SEED – “Shoqëria Civile vepron për Zhvillimin Social-Ekonomik mbi Bazat e një Mjedisi të Shëndetshëm” - (EuropeAid/150147/DH/ACT/Multi; Grant Contract 2015/371-198)

Published in Aktivitetet

Përmet - 22 Qershor 2016 - Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) Shqiptare për promovimin e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri”, mbështetur nga programi ACHIVE, INCA organizoi një tavolinë të rrumbullakët në Përmet.

Qëllimi i kësaj tavoline ishte inkurajimi i pjesëmarrjes së gjërë lokale në ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta që synojnë përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore në vend, zbatimin e legjislacionit horizontal përkatës në fuqi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit mjedisor, si dhe nxitjen dhe krijimin e partneriteteve midis administratave lokale dhe qendrore dhe shoqërise civile lokale. 

Zona pilot që u mor në konsiderat në këtë takim ishte Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”. Në takimin me përfaqësues të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile, morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Mjedisit (Bashkia Përmet), përfaqësues të Njësive Administrative (Piskovë dhe Petran), nga Shoqata e Përdorimit të Pyjeve, sekretari i Shoqatës së Gjuetarëve (Përmet), OJF aktive lokale mjedisore nga Gjirokastra dhe Përmeti, Inspektoriati i Pyjeve Gjirokastër, përfaqësues nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura (AdZM) Gjirokastër, stafi i parkut kombëtar si dhe kryetari i Shoqatës Kombëtare të Parqeve në Shqipëri.

Drejtori Ekzekutiv i INCA-s informoi shkurtimisht të pranishmit lidhur me qëllimin e programit në mbështetje të OShC-ve mjedisore me fokus ngritjen e kapaciteteve të tyre si dhe besueshmërinë në komunitetet vendore ku ushtrojnë veprimtarinë për të qenë të aftë që të punojnë në mënyrë profesionale dhe të qëndrueshme duke adresuar – në bashkëpunim dhe me aktorë shtetërorë respektiv – çështjet mjedisore deri në nivel politikash. Në kuadër të këtij programi INCA do të kontribojë në përforcimin e rolit të OJF-ve në zonë, duke ndërmjetësuar pjesëmarrjen e suksesshme të publikut në procesin e monitorimit të zbatueshmërisë së legjislacionit në fuqi, duke siguruar që mendimet dhe pikëpamjet e tyre të merren në konsideratë.

Tavolina e rrumbullaket shërbeu njëkohësisht dhe si një arenë diskutimesh dhe shkëmbimit të mendimeve, por edhe shprehjes së shqetësimeve dhe problematikës me të cilat pushteti vendor, agjencitë rajonale dhe komuniteti lokal përballet dhe është dëshmitar çdo ditë.

Një vend të rëndësishëm në këtë takim zuri ndërhyrja e përfaqësuesit të Shoqatës “Çajupi” Gjirokastër, i cili shpalosi përpara të pranishmeve një situatë reale kritike në zonën e Gjirokastrës dhe Përmetit, lidhur me krimin dhe korrupsionin mjedisor.

Të pranishmit në këtë tavolinë nuk hezituan të drejtonin gishtin dhe të përmendnin fakte konkrete që hidhnin dritë mbi gjuetinë e paligjshme në zonë si dhe mbi robërimin e faunës së egër jashtë çdo standarti dhe kontrolli shtetëror.

Jo me pak aktiv në këtë diskutim ishin edhe vetë përfaqësuesit e Drejtorisë së Mjedisit pranë Bashkisë Përmet, të cilët pranuan situatën, por njëkohësisht edhe pamundësinë teknike dhe institucionale për t’i bërë ballë asaj. Ajo që ata theksuan në veçanti ishte mangësia e mos përcaktimit të qartë të rolit të pushtetit vendor lidhur me kompetencat dhe përgjegjësitë për menaxhimin dhe administrimin e pyjeve dhe burimeve natyrore.

Mungesa e një bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në zonë ishte një nga problemet që u theksua dhe u nënvizua disa herë nga përfaqësuesit e OJF-ve lokale prezente në këtë takim. Jo pak herë OJF-të lokale e ndienin veten të anashkaluar edhe nga iniciativave të tjera të OJF-ve kombëtare që merreshin me mbrojtjen e burimeve  natyrore në lokalitetin e tyre, por që organizoheshin në Tiranë pa prezencen dhe involvimin e OJF-ve në vendin e origjinës së problemit, duke përmendur me këtë rast dhe çeshtjen e HEC-ve në lumin e Langaricës.

Në këtë tavolinë u gjenden përballë njëri tjetrit menaxherët aktual të Parkut Kombëtar “Bredhi Hotovës-Dangëlli” me ish punonjës të këtij parku ndër vite apo dhe specialistë të vjetër pyjesh, të cilet sot për shak të moshës dhe arsyeve të tjera subjektive nuk punojnë më për këtë park. Por ata me pasionin dhe dashurinë për parkun nuk i qëndrojnë larg përgjegjësisë qytetare për ta mbrojtur dhe promovuar atë. Në këtë përballje mes specialistëve të zonave të mbrojtura u renditën një sërë problemesh dhe vështirësish me të cilat menaxhimi i Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” po përballet. Këto vështitrësi fillojnë që nga mungesa e kapaciteteve njerëzore dhe teknike, pozicionimi gjeografik i vetë zyrave të AdZM-së dhe stafit që duhet të menaxhojë dhe monitorojë Parkun, deri tek autoriteti i cunguar i këtyre punonjësve, mungesës së fondeve dhe logjistikës së nevojshme që mundëson kotrollin, monitorimin dhe inspektimin e parkut.

Në takim nuk u la pa përmendur edhe fakti se struktura institucionale aktuale për menaxhimin e zonave të mbrojtura tashmë ka ndryshuar dhe nuk është si e mëparshmja, por ka një shtyllë kurrizore e cila dalëngadalë do të plotësohet me të gjithë kuadrin e nevojshem institucional teknik, financiar dhe logjistik në mbështetje të zbatimit të ligjit të rishikuar për Zonat e Mbrojtura, i cili  së shpejti do të dërgohet në parlament për miratim.

Takimi u mbyll me dëshirën dhe angazhimin e të gjithë të pranishmëve për të bashkuar forcat së bashku për ngritjen e grupeve të punës, trajnimit të tyre mbi legjislacionin në fuqi dhe aplikimin e inspektimeve monitoruese në terren për zbatueshmërine e tij në praktikë.

Tavolina e rrumbullakët synoi të hidhte themelet e para për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile në zonë dhe vendosjen e urave të para të bashkëpunimit mes tyre dhe stafeve të rinj të AdZM Gjirokastër dhe strukturës në ndërtim të Bashkisë Përmet, bazuar në ndarjen e re administrative të territorit të vendit.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 15:36

Duke u përgatitur për sezonin turistik!

Në qytetin e Vlorës dhe Orikumit ka përfunduar instalimi i tabelave të informacionit turistik me ndriçim mbi Parkun Kombëtar Detar Karabrun-Sazan.

Këto tabela janë instaluar në pika të rëndësishme turistike në të dy qytetet dhe kanë për qëllim promovimin e Parkut Detar si një destinacion i ri turistik në zonë dhe më gjërë. Tabelat japin informacion mbi atraksionet natyrore dhe historike të zonës dhe aktivitetet turistike që mund të zhvillohen në zonë. Një hartë e thjeshtezuar tregon vendodhejen e pikave më të rëndesishme dhe interesante turistike në Gadishullin e Karaburunit dhe përgjatë bregut dhe jep udhezime për arrijen e tyre. 

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 15:32

5 Qershori, Dita Botërore e Mjedisit

Kukës – 5 Qershor 2016 -  Në rastin e 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit si dhe në kuadër të programit ACHIEVE, financuar nga BE dhe zbatuar nga REC Shqipëri, INCA organizoi një tryezë të rrumbullakët me moton "Tolerance Zero për tregëtine e paligjshme të kafshëve të egra". Në takim merrin pjesë përfaqësues të AdZM Kukës si dhe përfaqësues të OMSHC-ve të zonës.

Qëllimi i kësaj tavoline ishte prezantimi i iniciativës së re të shoqërisë civile e cila synon forcimin e rolit të OMSHC-ve në përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura në vend, zbatimin e legjislacionit mjedisor në fuqi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit mjedisor, nxitjen dhe themelimin e partneriteteve midis administratës shtetërore në nivel kombëtar dhe lokal në iniciativa dhe aktivitete.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 15:29

24 Maji,Dita Europiane e Parqeve

PK Divjakë-Karavasta, 24 Maj 2016 - Në kuadër të Ditës Europiane të Parqeve, INCA në bashkëpunim me AKZM, AdZM Fier, AdZM Shkodër, AdZM Elbasan, AdZM Lezhë, AdZM Berat, AdZM Durrës, Qendrën Aahrus Shkodër, PPNEA, një grup nxënësish nga Divjaka dhe me mbështetjen e IUCN dhe Cooperazione Italiana, organizuan një vizitë mësimore me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Velipojës dhe Dajçit të Shkodrës si dhe shkollat Dorëz dhe Rrajce të Librazhdit, në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku ata u njohën me bukuritë dhe vlerat natyrore të këtij parku.

Nxënësit kishin sjellë me vete dhe ekspozuan punimet e tyre që kishin përgatitur në kuadër të fushatës mjedisore ndërgjegjësuese që INCA ka ndërmarrë me shkollat e tyre.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të komponentit të edukimit të projektit “Mbështetje institucionale për Ministrinë e Mjedisit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshem të biodiversitetit në zonat e mbrojtura si dhe menaxhimin e mbetjeve"

Published in Aktivitetet

Shirokë, Shkodër - 22 Maj 2016 - Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, INCA ishte e ftuar dhe mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga Projekti NaturAl. Në aktivitete merrnin pjesë edhe shkollat e Velipojës dhe Dajçit me ekspozitat me punimet e tyre të krijuara në kuadër të ndërgjegjësimit mjedisor që INCA po ndërmerr në zonë. Aktiviteti kishte dhe veprimtari të tjera ndërgjegjësuese me në fokus edukimin e brezit të ri për mbrojtjen e mjedisit.

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« February 2018 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28        

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook