Hene, 13 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
Premte, 23 Shkurt 2018 15:25

Unë e Dua Liqenin e Shkodrës

Stërbeq, Malësi e Madhe - 20 Maj 2016 - Nën moton "Unë e Dua Liqenin e Shkodrës" dhe në kuadër të projektit të rizonimit të Liqenit të Shkodrës të IUCN "Mbështetje për menaxhimin e qëndrueshem dhe afatgjatë të liqenit ndërkufitar të Shkodrës", INCA në bashkëpunim me AdZM Shkodër, organizuan disa orë të hapura me nxënësit e shkollave të zonës.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 15:23

Një ekspozitë për Pelikanin Kaçurrel

Bajzë, Malësi e Madhe - 20 Maj 2016 - Në kuadër të Programit Noé Conservation, për menaxhimin e ligatinave dhe ruajtjen e pelikanit kaçurrel në pellgun e Mesdheut, në shkollën e Stërbeqit, u zhvillua ekspozita me punimet më të mira të nxënësve në kuadër të edukimit mjedisor dhe ruajtjes së pelikanit kaçurrel. Këto aktivitete INCA i zhvilloi në bashkëpunim me AdZM Shkodër dhe DAR Malësi e Madhe

 

 

Published in Aktivitetet

Çorovodë, 11 Maj 2016 - Turi i Lumenjve të Ballkanit mbërriti sot në luginën e lumit Osum, për të vazhduar rrugëtimin e nisur 26 ditë më parë në Slloveni. Kajakistë dhe admirues të natyrës nga e gjithë Evropa kanë përshkruar mbi 17 lumenj në vende të ndryshme të Ballkanit, për të ndërgjegjësuar publikun për rëndësinë e ruajtjes së këtyre perlave natyrore me biodiversitetin dhe peizazhin që ato ofrojnë.

Lumi i Osumit mendohet të jetë krijuar 2-3 milion vjet më parë. Ai ka kanionin më të madh në Shqipëri dhe shihet nga shumë gjeografë dhe kërkues evropian si një nga më të mëdhenjtë në Evropë. Rreziku më i madh i lumit Osum është plani i qeverisë shqiptare për të ndërtuar në kaskadë tetë hidrocentrale.

Ndërtimi i tetë digave përgjatë Osumit do të ndryshojë rrjedhën e lumit dhe peizazhin e bukur të kanionit. Kjo do të rrezikojë speciet e peshqve autoktone dhe turizmin e aventurës që është zhvilluar kohët e fundit përgjatë lumit. WWF dhe INCA janë aktive në Shqipëri për mbrojtjen e lumenjve kundrejt zhvillimit të paqëndrueshëm të hidrocentraleve dhe Osumi është një simbol i kësaj përpjekje. Së bashku me disa partnerë lokalë, WWF dhe INCA kanë kërkuar që qeveria shqiptare të deklarojë moratorium për digat, duke vendosur që të gjitha projektet e hidrocentraleve të ndalohen për një periudhë tre vjeçare derisa një kuadër më i rreptë i vendimmarrjes të vendoset në përputhje me legjislacionin e BE.

“Në këtë ditë u fokusuam në një nga luginat më të bukura të lumenjve tanë, atë të Osumit. Sollëm këtu vëmendjen ndërkombëtare tek kërcënimi nga HEC-et në këtë luginë. Paraditen e sotme të pranishmit patën mundësinë të provonin vozitjen me kajak apo rafting dhe të shprehnin gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar më shumë në mbrojtjen e lumenjve dhe veçanërisht të kësaj bukurie, të kanioneve të Osumit”, thotë Emirjeta Adhami, oficere e ujërave të ëmbla pranë Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe të WWF Adria në Shqipëri.

Banorët e luginës së Osumit dhe qytetit të Çorovodës të cilët i janë bashkuar Turit të Lumenjve të Ballkanit, kanë bashkuar protestën e tyre kundër ndërtimit të hidrocentraleve dhe shprehen se “Çdo pjesë e lumit është e rëndësishme për ne, ndaj do ta ruajmë atë të lirë, të pastër, kështu si natyra na e ka falur”.

Ndalesa e radhës do të jetë turi që do të përmbyllet me finalen e madhe në lumin Vjosa nga data 13-18 Maj. “Ne jemi të lumtur që u bëmë pjesë e një aktiviteti kaq të madh për mbrojtjen e lumenjve në të gjithë Ballkanin dhe që lumi i Osumit u fut në listën e këtij aktiviteti, Turin e Lumenjve të Ballkanit në Shqipëri, pikërisht për bukurinë e tij natyrore. Ndërtimi i HEC-eve në zonat e mbrojtura dhe ato me ndjeshmëri të lartë është i papranueshëm pasi dëmi që ata shkaktojnë në këto ekosisteme, nëse ndërtohen, është i pallogaritshëm” thotë Rok Rozman, një nga koordinatorët e këtij turi nga shoqata Leeway e Sllovenisë.

Arsyeja e shpalljes së zonave të mbrojtura është ruajtja e natyrës dhe si të tilla zonat e mbrojtura, veçanërisht Parqet Kombëtare duhet të qëndrojnë pa hidrocentrale”, thotë Fatos Nako, drejtor i Administratës Rajonale për Zonat e Mbrojtura.

Kajakistët do të dorëzojnë një peticion të veçantë me kërkesën për mbrojtjen e Vjosës, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në 20 maj. Vjosa është lumi i fundit, “i egër” i Evropës, në të cilin, gjithashtu, janë planifikuar projekte hidrocentralesh.

Published in Aktivitetet

PK Divjakë-Karavasta, 10 Maj 2016 - Në kuadër të programit rajonal për Menaxhimin e Ligatinave dhe Ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut, pranë ambienteve të zyrës së Parkut Kombëtar Divjakë–Karavasta, u organizua Dita e Pelikanit Kaçurrel. Kjo ditë organizohet për herë të dytë në Shqipëri dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij lloji me rëndësi globale.

Kompleksi ligatinor Divjakë–Karavasta është i vetmi vend folenizimi për Pelikanin kaçurrel në Shqipëri dhe një nga vendet me shumëllojshmërinë më të madhe të shpendëve. Numëri i individëve në këtë Park Kombëtar përbën rreth 5% të popullatës botërore të Pelikanit kaçurrel. Gjatë dy viteve të fundit, numri i Pelikanit Kaçurrel ka shënuar rritje,  nga 37 çifte në 2013, sot numërohen 53 çifte duke arritur numrin e 20 viteve me përpara. Gjithashtu është dyfishuar numri i shpendeve dimërues në këtë zonë, si dhe e gjithë zona është kthyer në një atraksion turistik për të apasionuarit e natyrës.   

Në këtë ditë të veçantë për parkun dhe Pelikanin kaçurrel, u organizua edhe panairi i produkteve lokale, si një mundësi  për promovimin e prodhimeve të zonës,  promovimin e turizmit me synim rritjen e të ardhurave për komunitetin lokal.

Këto aktivitete u zhvilluan në kuadrin e programit rajonal për “Menaxhimin e Ligatinave dhe Ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheu” të drejtuar nga organizata ndërkombëtare  Noé Conservation dhe që po zbatohet që nga viti 2014. Ky program ka për qëllim të mbështesë menaxhimin e tre ligatinave të listuara nga Konventa Ramsar si ligatina me një rëndësi ndërkombëtare: Parku Kombëtar Liqeni i Kërkinit në Greqi, Parku Kombëtar Liqeni i Shkodrës në Mal të Zi dhe Parku Kombëtar Divjakë Karavasta në Shqipëri.

Në Shqiperi programi është duke u zbatuar nga organizatat partnere INCA dhe PPNEA si dhe  organizata të tjera ndërkombetare EuroNatur, në bashkëpunim të ngushtë me Administratën e  Parkut Kombëtar Divjakë–Karavasta dhe grupet e interesit.  

Published in Aktivitetet

Koplik, Shkodër, 09/05/2016 - Në kuadër të projektit për Planin e Zonimit të Rezerves Natyrore të Menaxhuar të Liqenit të Shkodrës, INCA në bashkëpunim me AdZM Shkodër, organizuan konsultimin publik me aktorët e pushtetit vendor të zonës.

Ky takim kishte për qëllim të ndajë me aktoret kryesorë të pushtetiti lokal planin e rizonimit të liqenit në përputhje me nevojat për konsolidimin e administrimit dhe të qëndrueshmërisë së përdorimit të burimeve natyrore, të lidhura ngushtësisht me përdoruesit, banorët dhe biznesin, pa cënuar objektivat dhe standartet e dëshiruara të menaxhimit. Aktivitetet e lejuara dhe jo të lejuara sipas zonave dhe nënzonave të propozuara, ishin në fokus të këtij takimi. 

Published in Aktivitetet

Syros-Greqi 3-6 Maj 2016 - Në Ishullin Syros, Greqi përfundoi faza e dytë e trajnimit rajonal "Building the next generation of leadership in marine conservation: A learning forum". 

Ky tranjim ishte iniciativë e WWF dhe u zhvillua në kuadër të projektit rajonal Sea-Med, si pjesë e rritjes së kapaciteteve të brezit të ri mbi menaxhimin e Zonave të Mbrojtura Detare.

INCA se bashku me AdZM-Vlore, e cila është një prej partnerëve kryesore të këtij projekti në Shqipëri, ishin pjesë e këtij trainimi së bashku me 20 të rinj nga vende të ndryshme të Mesdheut.

Published in Aktivitetet

Orikum, 29 Prill 2016 – Në ambientet e Qendrës Administrative Orikum, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe AdZM Vlorë në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare "Balil Pelari", Orikum, zhvilluan ekspozitën me punime artistike “Një ditë në Parkun Tim!”.

Ekspozita me krijimet artistike të fëmijëve të kësaj shkolle, mbledh përfaqësues të pushtetit qëndror e lokal, shkollës dhe komunitetit, për të inkurajuar, mbështetur dhe promovuar vlerat natyrore, historike dhe kulturore të zonës.

Ekspozita artistike është pjesë e fushatës ndërgjegjësuese dhe edukuese të ndërmarrë nga INCA në bashkëpunim me AdZM Vlorë dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare Orikum, për të përmirësuar dhe rritur nivelin e ndërgjegjësimit dhe edukimit mjedisor për Zonën e Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan dhe për të inkurajuar ruajtjen dhe promovimin e vlerave të zonës në brezin e ri.

Programi i edukimit dhe ndërgjegjësimit vendos në fokus Parkun Kombëtar Detar me vlerat natyrore dhe historike të tij, si Parkun Arkeologjik të Orikut, Lagunën e Orikumit, Qendrën e Peshkimit dhe Aktivitetet eko-turistike Radhimë, të cilat janë pjesë e rëndësishme e vlerave turistike të zonës. 

Ky program edukimi dhe ndërgjegjësimi është zbatuar në tre faza kryesore: stafi i AdZM Vlorë është trajnuar dhe ka marrë instruksione praktike mbi edukimin, ka zhvilluar një vizite studimore në terren me fëmijët e shkollës 9-vjeçare "Balil Pelari", Orikum, gjatë së cilës stafi ka ndarë me nxënësit informacionin mbi natyrën dhe eksperiencën e ruajtjes dhe promovimit të parkut detar dhe zonave përreth. Faza e tretë dhe përmbyllëse përkon me çeljen e ekspozitës artistike, gjatë së cilës fëmijët nëpërmjet krijimeve artistike shpalosën vlerat natyrore dhe artistike të zonës.

Këto aktivitete mbështeten në kuadër të projektit “Aktivitete të Qëndrueshme Ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut – Shqipëria” i cili ka në fokus kryesor promovimin e turizmit të qëndrueshëm në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. 

Published in Aktivitetet

Bajzë, Malësi e Madhe - 26 Prill 2016 - INCA në bashkëpunim me AdZM Shkodër dhe DAR Malësi e Madhe, organizuan disa orë të hapura në natyrë pranë Syrit të Sheganit me nxënësit e shkollës 9-vjeçare Sterbeq ku ata morën njohuri mbi shpendët ujore dhe në veçanti për pelikanin kaçurrel. 

Këto aktivitete u kryen në kuadër të Programit Noé Conservation, për menaxhimin e ligatinave dhe ruajtjen e pelikanit kaçurrel në pellgun e Mesdheut.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 15:10

Një ditë në Parkun tim

Vlorë Mars 2016 - Një tjetër komponent i projektit “Aktivitete të Qëndrueshme Ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut-Karaburun-Sazan“ është edhe ai i edukimit. Programi i edukimit është konceptuar të mbështet në parimin e “interpretimit” dhe të zbatohet në tre faza kryesore. Ky program zbatohet për herë të parë në këtë zonë dhe ka fokus kryesor trajnimin e stafit të AdZM mbi edukimin e vlerave të parkut në brezin e ri dhe demonstrimin e këtij programi me fëmijët e shkollave.

Teknika e edukimit nëpërmjet interpretimit është një teknikë relativisht e vjetër, e përdorur gjerësisht në parqet kombëtare në USA, e cila me vonë është huazuar në të gjithë botën. Kjo teknike përdoret nga rojet e parqeve dhe stafi përgjegjës për edukimin, për të zbuluar dhe interpretuar kuptimin e vlerat natyrore dhe historike të parqeve dhe për ti përkthyer ato në një gjuhë që të gjithë vizitorët mund të kuptojnë. Kjo mënyrë e transmetimit të vlerave ndihmon vizitorët të të gjitha moshave të zbulojnë, kuptojnë dhe krijojnë një lidhje personale me vlerat e parkut. Teknika e edukimit nëpërmjet interpretimit është konsideruar veçanërisht interesante për t'u zbatuar në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, ku mbi të gjitha deri tani kanë munguar programet e edukimit të mirëfillt të zbatuara nga administrata dhe aktorë të tjerë për ketë zonë.

Programi i edukimit nëpërmjet interpretimit në Parkun Detar Kombëtar, mbështet mbi parimin e “gjithëpërfshirjes”, si një prej principeve kryesore të kësaj teknike. Programi vendos në fokus Parkun Detar Kombëtar me vlerat natyrore dhe historike të tij, speciet dhe rëndësinë e  ekosistemeve duke përfshire edhe zonat përreth, Parkun Arkeologjik të Orikut, Lagunën e Orikumit dhe Qendrën e Peshkimit dhe Aktiviteteve Eko Turistike Radhimë, të cilat janë po ashtu elemente të rëndësishëm të vlerave turistike te zonës. Përmbajtja e këtij programi është e vlefshme për stafin e AdZM dhe do të shërbejë si një burim informacionin në të ardhmen dhe gjithashtu si një model dhe praktikë e vlefshme për zbatimin e kësaj praktike në të ardhmen.   

Programi i edukimit është planifikuar të zbatohet në tre faza kryesore, trajnimi i stafit të AdZM Vlorë, zbatimi në terren me fëmijët e shkollës 9-vjeçare "Balil Pelari", Orikum dhe stafin e AdZM Vlorë dhe zhvillimi i ekspozitës me krijimet e fëmijëve. Përgatitja e përmbajtjes së programit është bërë në bashkëpunim me stafin e administratës dhe ekspertët e edukimit pranë INCA.  

Në datë 21 Mars 2016, pranë zyrave të AdZM Vlorë, INCA zhvilloi trajnimin “Hyrje në Interpretim” me stafin e AdZM mbi teknikat e edukimit nëpërmjet interpretimit, udhëzime praktike dhe mënyrën sesi këto teknika mund të përshtaten në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Ky trajnim ishte një fazë përgatitore për të rritur performancën për stafin jo vetëm gjatë ekskursionit në zonë, por edhe për të ardhmen.   

Ndërsa në datë 29 Mars, INCA dhe AdZM Vlorë, në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare "Balil Pelari", Orikum, zhvilloi ekskursionin e me teme “Një Dite në Parkun Tim!” me rreth 40 nxënës të kësaj shkolle. Gjatë ekskursionit ishin rojet e parkut ata që drejtuan ekskursionin dhe patën rolin kryesor. Rojet u treguan fëmijëve rreth punës se tyre, vlerave të parkut dhe zonave përreth në bashkëpunim me arkeologun dhe operatorin turistik. Misioni i fëmijëve në këtë ditë ishte të angazhoheshin në vlerësimin e zonës nëpërmjet punimeve artistike, bazuar në tregimin rojeve. Gjatë ekskursionit fëmijët u ndalën në tre pika kryesore, në Parkun Arkeologjik të Orikut, Lagunën e Orikumit dhe Qendrën e Peshkimit dhe Eko Turizmit Radhimë. Në çdo pikë rojet dhe stafi i AdZM treguan për zonën, historinë e saj, vlerat natyrore, speciet dhe eksositemin, duke i komunikuar ato me terma të thjeshtë dhe në mënyre interaktive.  

Në fund të muajit Prill, do të zhvillohet një ekspozitë me punët artistike të nxënësve, me pjesëmarrjen e stafit të AdZM, prindërve, mëuesve të shkollës, përfaqësues të Njësisë Administrative Orikum etj.  

Published in Aktivitetet

Shkodër,  11 Mars 2016 – A ardhmja e qëndrueshme e liqenit të Shkodrës, kufi natyror midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, varet nga veprimet e koordinuara të të dy vendeve. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore po bashkëpunon me INCA-n dhe Green Home në Malin e Zi, Ministrinë e Mjedisit si dhe me autoritetet e zonave të mbrojtura dhe ruajtjes së natyrës për të punuar për menaxhimin efektiv të biodiversitetit në këtë liqen.

Si liqeni më i madh në Ballkan, liqeni i Shkodrës ka parë një sërë marrëveshjesh politike për përmirësimin e menaxhimit dhe mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare për ruajtjen e tij. Pavarësisht vlerave të jashtëzakonshme të tij, kjo zonë përballet ende me probleme si menaxhimi i dobët i biodiversitetit dhe vlerave natyrore, urbanizimi i pakontrolluar dhe ndërtimet e paligjshme, gjuetia pa leje dhe shqetësimi i llojeve të egra.

“Qëllimi i IUCN është të krijoje një rrjet që të bashkoje aktoret nga Shqipëria dhe Mali i Zi dhe të mbështesë punën e tyre për menaxhimin e qëndrueshëm të liqenit të Shkodrës”.  “Përdorimi i mençur i biodiversitetit të liqenit do të garantojë zhvillimin e ekonomisë lokale dhe ruajtjen e vlerave dhe burimeve natyrore kësaj zone të mbrojtur për brezat e ardhshëm”.

Ky aksion i përbashkët mbështetet nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike dhe synon të forcojë zbatimin e ligjit, të nxisë pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në monitorimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e biodiversitetit midis aktorëve kryesore dhe menaxhereve të burimeve natyrore.  Partneret do të punojnë ngushtësisht me Ndërmarrjen Publike të Parqeve Kombëtare në Mal të Zi – autoriteti i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës, dhe Administratën Rajonale te Zonave të Mbrojtura Shkodër.

Me një sipërfaqe prej 5,490 km2, liqeni i Shkodrës është më i madhi në Ballkan. Ai ka një diversitet të larte të bimëve dhe kafshëve duke numëruar 930 lloje algash, 497 bime enëzore, dhe 430 lloje zooplanktoni dhe mikrofaune. Për këto vlera të larta të biodiversitetit, ky liqen gëzon një sërë statusesh ruajtjeje kombëtare dhe ndërkombëtare – në Malin e Zi ka statusin e Parkut Kombëtar ndërsa në Shqipëri atë të Rezervës Natyrore të Menaxhuar. Në nivel ndërkombëtar ai është shpallur si zonë Ramsar, zonë Emerald dhe Zonë e Rëndësishme për Shpendët dhe Bimët.

Aktualisht ka përfunduar proçesi i rizonimit të liqenit të Shkodrës, dhe puna po vazhdon me konsultimet publike sipas grupeve të interesit. Takimi në Shkodër ka për qëllim të ndajë me komunitetitn e pashekatarëve rishikimin e zonës në sensin e mirëmenaxhimit të burimeve natyrore kyresisht të rezervave peshkore.  Aktivitetet e lejuara dhe jo të lejuara sipas zonave dhe nënzonave të propropozuara. Takimi i sotëm organizohet me peshkatarët për të marrë mendimin e tyre në lidhje me këtë proces si një ndër aktorët kryesorë përfitues të aktiviteteve ekonomike nga peshkimi. Me këtë rast vlen të nënvizohet bashkëpunimi  i suksesshem midis  INCA, AdZM dhe OMP Shkodër në drejtim të ruajtjes së vlerave dhe zbatimit të legjislacionit, ndërgjegjesimit të peshkatareve por edhe aktoreve të tjerë për domosdoshmërine e forcimit dhe përmirësimit të menaxhimit të këtij rezervati natyror të menaxhuar duke ndërmarrë edhe aktivtete ndërgjegjësimi dhe promovimi duke përfshirë edhe komunitetin e mësuesve, nxenesve  dhe prindërve të zonës.

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook