Marte, 14 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Vlorë 22-24 Tetor 2015 - Në kuadër të projektit “Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut – komponenti për Shqipërinë”, INCA zhvilloi një trainim mbi Edukimin Mjedisor.

Trajnimi u mbajt në ambinetet e shkolles Naim Frasheri në Vlore me një pjesëmarrje prej 32 mësuesish nga i gjithë rrethi i Vlores dhe përfaqësues të DAR Vlorë. Në fund të trainimit mësuesit u pajisën edhe me një çertifikatë më një kredit.

INCA është një organizatë jo fitimprurese, e akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me numer Regjistrimi CA 013, për të zhvilluar modulet e trajnimit të punonjesve arsimore në përputhje me rregulloren për Sistemin e Akreditimit të programeve të trajnimit.

Published in Aktivitetet

Split, Kroaci 26-28 tetor 2015 - Marrëdhëniet bilaterale midis shteteve që rrethojnë Detin Adriatik janë shpesh të influencuara nga problemet politike që lidhen me kufijtë ose me problemet që lidhen me shfrytëzimin e burimeve natyrore (si p.sh. peshkimi). Çështjet e përdorimit të burimeve natyrore mbeten gjithmonë çështje të dorës së dytë/ose më pak të rëndësishme. Shurdhësia politike në lidhje me menaxhimin e burimeve natyrore ka dhënë efekte të shumëfishuara dhe të akumuluara në vite duke dhënë efekte në qëndrueshmërinë e ekosistemeve të Detit Adriatik. Planet për nxjerrjen e naftës nga qeveritë e Kroacisë, Italisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë janë bërë të veçuara nga njëri-tjetri dhe në mënyrën më të mirë ilustrojnë shfrytëzimin në formën më të paqëndrueshme të këtyre burimeve.

Në mënyrë që të shmangen”tragjeditë e përbashkëta”të udhëhequra nga ideja e ekzagjeruar e nxjerrjes së naftës  sepse “fqinji po e bën këtë, pse të mos e bëj dhe unë”, është e domosdoshme të ndërmerren përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e organizatave mjedisore në të gjithë rajonin e Adriatikut.

Për këtë është organizuar lëvizja “One Adriatik”e cila përfshin pjesëmarrjen e organizatave mjedisore nga Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Italia për të  ngritur një zë më të qartë dhe më të fortë në rajon dhe në nivelet e BE në lidhje me çështjet e mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të Detit Adriatik, i cili financohet nga fondi kombëtar Kroat. Midis organizatave është nënshkruar një marrëveshje për platformën e lëvizjes ku janë përshkruar aktivitetet për ngritjen e ndërgjegjësimit, advokimin e politikave të vendeve të Adriatikut si dhe të krijojnë praktika të mira të shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit në mënyrë që të veprohet në përputhje me politikat ndërkufitare dhe respektimit të integritetit tokësor dhe detar.

Në takimin e zhvilluar në Split nga 26-28 Tetor 2015, me pjesemarrjen e organizatave mjedisore nismëtare të lëvizjes “One Adriatik” nga Kroacia, Italia, Mali i Zi, Shqipëria, Sllovenia dhe Bosnja Hercegovina, ku mori pjesë edhe INCA, duke analizuar situatën e tanishme të aktiviteteve shpim dhe nxjerrje të naftes dhe gazit në detin Adriatik, organizatat pjesëmarrëse bënë një konferencë për shtyp për të adresuar këto problematika qeverive të vendeve të Adriatikut.

 

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 14:46

Rrugëtimi drejt Parisit 2015

Tiranë,  22 Tetor 2015 - U organizua sot në ambientet e Hotel Mondial në Tiranë takimi përmbyllës i Projektit “Rrugëtimi drejt Parisit 2015 për integrimin e çështjeve të Ndryshimeve Klimatike në politikat dhe dokumentet strategjike të vendit”

Në takim u prezantua dokumenti i politikave strategjike i bazuar në gjetjet dhe rekomandimet që organizatat mjedisore të shoqërisë civile kanë dhënë për qeverinë në përmbushje të angazhimeve kombëtare për arritjen e Kontributit Kombëtar të Pikësynuar që Shqipëria do të prezantojë në Konferencën e Palëve të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Paris.

Dokumenti është hartuar sipas kërkesave të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe rekomandimeve të BE për të integruar çështjet e ndryshimeve klimatike në politikat dhe strategjitë kombëtare dhe për të hartuar plane strategjike në zbatim të këtyre politikave për të shmangur, zbutur apo përshtatur ndaj ndryshimeve klimatike dhe nxitur zhvillimin e vendit në bashkëpunimet rajonale dhe globale me synimin e reduktimit të CO2 dhe gazeve me efekt serrë.

Takimi u organizuar nga INCA në bashkëpunim me REC Shqipëri në kuadër të Projektit “Rrugëtimi drejt Parisit 2015 për integrimin e çështjeve të Ndryshimeve Klimatike në politikat dhe dokumentet strategjike të vendit”. Në takim merrin pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore, organizatat e shoqërise civile, grupet e interesit etj.

 

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 14:44

Turizmi në Zonat e Mbrojtura

Korçë, 9 Tetor 2015 – Përfundoi sot në Korҫë Konferenca Kombëtare “Turizmit në Zonat e Mbrojtura”.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm Prefekti i Korçës, Ardit Konomi, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, drejtorë të disa Zonave të Mbrojtura, përfaqësues të organizmave ndërkombëtar në Shqipëri, përfaqësues të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, ekspertëtë mjedisit, etj.

Në fjalën e tij,  Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej theksoi se: “Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura po synon që të zhvillojë  turizmin në 365 ditë të vitit dhe jo në një apo dy sezone. Në Zonat e Mbrojtura po zhvillohen shumë projekte, aktivitete të financuara nga donatorët. AKZM do të organizojë të gjithë donatorët për të rritur efiçencën e Administratave të Zonave të Mbrojtura. Aktualisht kemi 43 pika turistike në Zona të Mbrojtura dhe këtë vit ato janë vizituar nga 418 260 turistë, prej të cilëve 309 mijë kanë qenë vendas dhe 108 mijë të huaj”. Zonat më të frekuentuara janë Parku Kombëtar i Malit të Tomorit me 150 mijë turistë, Parku Kombëtar Shebenik–Jabllanicë, Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, Llogaraja, Liqeni i Pogradecit, Prespa, Lumi i Gashit dhe Butrinti”, tha Zamir Dedej.

Sipas tij, Administratat Rajonale po synojnë të llogarisin turistët që paraqiten pranë zyrve të informacionit për të kërkuar të dhëna mbi një Zonë të Mbrojtur, duke e vizituar atë dhe jo thjesht të frekuentojnë një plazh pranë tij. Kjo bën që komuniteti, turistët vendas dhe të huaj të afrohen me administratat rajonale të Zonave të Mbrojtura.

Kurse Prefekti i Korçës, Ardit Konomi tha se: “Korça është pararojë pasi ka hartuar guidat turistike për zonat e mbrojtura që janë brenda rajonit si dhe po harton saitet e internetit per çdo Zonë të Mbrojtur”.

Gjatë konferencës diskutimet u fokusuan në vizionin e AKZM-së ka në vizionin, sipas të cilit Zonat e Mbrojtura të mos jenë zona të izoluara, por zona të vizitueshme nga qytetarët vendas dhe të huaja, duke ndryshuar dhe mentalitetin aktual ku rëndom turistët vendas frekuentojnë këto zona të mbrojtura vetëm vlerat gastronomike dhe jo për të shijuar pasuritë natyrore dhe kulturore në këto zona.

Pas përfundimit të Konferencës, të pranishmit zhvilluan një guidë turistike në Liqenin e Prespës si një atraksion i veçantë për turizmin natyror, historik dhe kulturor.

Konferenca u organizua nga AKZM në bashkëpunim me Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës dhe KFW.

Published in Aktivitetet

Përmet, 22 Shtator 2015 - Shoqata Mjedisore Çajupi Gjirokaster në bashkëpunim me INCA dhe Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës zhvilluan aktivitetin "Rivitalizimi i Ekomuzeumit të lumit Vjosa". Aktiviteti u zhvillua në kuadër të programit SENiOR-A mbështetur nga qeveria Suedeze dhe REC Shqiperi. 

Duke marre shtysë nga problemet e shumta me të cilat po përballet lumi Vjosa dhe mjedisi përreth tij, lidhur me humbjen e vlerave të biodiversitetit dhe përdorimin pa kriter të burimeve natyrore, takimi synonte të promovojë dhe rivitalizoje Ekomuzeumin e Lumit Vjosa si dhe vetë Rrjetin e Operatoreve të ketij Ekomuzeumi. Së bashku me operatoret lokale, specialistet dhe grupet e tjera të interesit do të punohet për të promovuar dhe ruajtur në mënyrë të qëndrueshme  vlerat e trashëgimisë natyrore dhe kulturore që  zona përreth lumit Vjosa  zotëron  si dhe të rrisim interesin për zhvillimin e turizmit dhe të sjellim në vemendjen e çdo vizitori mundësinë e argetimit dhe kënaqesisë.

 

Në takim merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, OJF mjedisore si dhe Rrjeti i Operatoreve të Ekomuzeumit.

Published in Aktivitetet

Kombinati Metalurgjik, Elbasan/Kune Vain Lezhe 11/15 Shtator 2015 – Në kuadër të projektit “Rrugëtimi drejt Parisit – për integrimin e çështjeve të Ndryshimeve Klimatike në politikat dhe dokumentet strategjike të vendit” i zhvilluar nga programi SENiOR-A që mbështetet nga qeveria Suedeze, Zyra e REC Shqipëri, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri organizoi në ambientet e Kombinatit Metalurgjik, Elbasan dhe në Kune Vain të Lezhes takimet e forumit teknik me shoqatat mjedisore të shoqërisë civile për angazhimin e tyre në integrimin e çështjeve të ndryshimeve klimatike që lidhen me cilësinë e ajrit dhe reduktimin e emetimit të gazeve serrë.

Duke pranuar sfidën që paraqesin ndryshimet klimatike për ruajtjen dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së zhvillimit të ekonomisë së vendit në të gjithë sektorët e saj, qeveria ka nisur të ngrejë ndërgjegjësimin ndaj problemeve të NK duke strukturuar kuadrin ligjor dhe institucional të saj si dhe duke marrë përgjegjësitë për zbatimin e këtij kuadri ligjor që të krijojë synime të qarta për angazhimin politik ndaj KKBNK në Konferencën e Palëve (COP21) të Parisit që zhvillohet në dhjetor të 2015. Projekti parashikon krijimin e një forumi të shoqërisë civile për marrjen e një sërë mendimesh dhe aksionesh, ku të kombinohen kapacitetet teknike dhe institucionale; masa konkrete të zbatimit të zbutjes/përshtatjes ndaj NK, si dhe masa të tjera në nivel politikash për integrimin e tyre në strategjitë dhe planet zhvillimore të vendit.

 

Forumi teknik me temë “Cilësia e ajrit dhe reduktimi i emetimeve të gazeve serrë” do të synojë të japë një pasqyrë të problematikës, kuadrit ligjor dhe institucional aktual, si dhe orientimet për përfshirjen dhe nxitjen e shoqërisë civile në identifikimin e angazhimeve kombëtare në përgjigje të detyrimeve të Konferencës së radhës të Palëve të Konventës Kuadër. Takimi do të fokusohet në evidentimin e informacionit që shoqëria civile ka për ndryshimet klimatike dhe kapacitetet teknike për t’u angazhuar në integrimin e saj në politikë-bërje në lidhje me hartimin dhe zbatimin e politikave dhe strategjive kombëtare për zbutjen/përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike

Published in Aktivitetet

Karaburun, 31 Korrik 2015 – INCA në bashkëpunim me AdZM Vlorë, ekspertë dhe guida profesionale kombëtare, filluan hartëzimin e shtegut tokësor nga Orikumi në Gjirin e Bristanit në Karaburun. Ky aktivitet po kryhet në kuadër të zbatimit të Projektit të Granteve të Vogla, pjesë e projektit të SEA-Med. Shtegu është rreth 8 km i gjatë, dhe fillon nga pjesa lindore e Gadishullit të Karaburunit, pranë bazës ushtarake Pashaliman, duke përfunduar deri te një nga gjiret më të bukura perëndimore të gadishullit, Gjirin e Bristanit. Ndjekja e këtij shtegu nga turistët dhe dashamirësit e natyrës mund të kryhet në jo më shumë se tre orë në këmbë. Nga ekipi i ekspertëve do të propozohen tre shtigje dhe do të vendoset edhe infrastruktura e duhur dhe tabela informacioni.

 

Iniciativa e Granteve të Vogla është një grant nga WWF dhe UNDP. Fokusi kryesor i tij është mbështetja e bisneseve turistike të bazuara në natyrë të cilat veprojnë brënda parkut me infrastrukturë të qëndrueshme dhe eko-miqësore.

Published in Aktivitetet

Valbonë, 29 Korrik 2015 – Vazhdojnë  konsultimit me grupet e interesit mbi procesin e zonimit të Parkut Kombëtar "Alpet e Shqiperisë". Në takim morën pjesë specialitë të fushës të cilët po merren me procesin, përfaqësues të MM, të AKZM, të Administratës së ZM të Qarkut Kukës, të INCA, të GIZ, të organizatës "Mbrojtja e Mjedisit" Kukës, banorë të zonës etj.

Published in Aktivitetet

Tiranë, 28 Korrik 2015 – U mbajt në ambientet e ambientet e Tirana International Hotel Konferenca Kombëtare "Sfidat e Menaxhimit të Qendrueshem e Shumëfunksional të Natyrës e Zonave të Mbrojtura". Konferenca synoni të sjellë në një tryezë të përbashkët përfaqësuesit e Zonave të Mbrojtura, grupet e interesit që punojnë në mbrojtjen e natyrës, përfaqësues të pushtetit vendor, donatorë, shoqërinë civile etj. Gjithashtu gjatë konferencës u prezantua edhe  udhëzimi mbi "Procesin e studimit të Shpalljes së Parqeve Natyror Rajonal në Shqipëri", si dhe puna që është bërë dhe do të bëhet në vazhdim për hartimet e planeve të menaxhimit të parqeve natyrore rajonale.

 

Konferenca u organizua nga Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me AKZM. Në të morëin pjesë përfaqësues të MM, AKZM, UNDP, REC Albania, përfaqësues të Administratave të Zonave të Mbrojtura, të shoqërise civile etj.

Published in Aktivitetet

Vlorë, 27 Korrik 2015 - Në kuadër të nismës për moratoriumin për ndalimin e dhënies së licencave për HEC-e, INCA, Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës dhe Shoqata Milieukontakt organizuan një takim konsultativ me shoqatat mjedisore të rajonit të Jugut.

Nisma për moratoriumin ka nisur në Ditën Botërore të Ujit ku janë diskutuar gjerësisht problemet e menaxhimit të burimeve ujore. Theksi më i madh në këtë diskutim iu vu ndikimit të ndërtimit pa kritere strategjike të HEC-eve në rrjedhat ujore të lumenjve dhe përrenjve duke hedhur idenë e hartimit të një kërkese për moratorium për ndërprerjen e procesit të dhënies së koncesioneve për ndërtimin e tyre për një periudhë tre vjeçare. Qëllimi i kësaj ideje është ndalimi i ndërtimit pa kritere të HEC-eve dhe përmirësimit gjatë kësaj kohe të kuadrit ligjor të menaxhimit të integruar të burimeve ujore duke hartuar aktet nënligjore të nevojshme dhe duke forcuar pozitat e institucioneve qendrore dhe lokale në mënyrën e menaxhimit dhe dhënies së leheve për përdorim dhe shfrytëzim të burimeve ujore.

Problemet e kuadrit ligjor të procesit të dhënies së licencave e në veçanti i studimeve të vlerësimit të ndikimit në mjedis të ndërtimit të HEC-eve në rrjedhat ujore të vendit janë bërë pjesë e një raporti të realizuar në kuadër të projektit DASHI i financuar nga WWF. Gjithashtu ndikimet social-ekonomike të ndërtimit të HEC-eve janë studiuar nëpërmjet një projekti i financuar nga REC Albania, grante për prioritetet e mjedisit në Shqipëri. Rezultatet e këtyre dy studimeve do të prezantohen në këtë takim si dhe do të merret nga pjesëmarrësit feedback për problemet, mundësitë e përmirësimeve si dhe propozime konkrete për kuadrin ligjor dhe monitorimin e zbatimit të tij, nëpërmjet përfshirjes së komunitetit dhe të shoqërisë civile në këto procese.

 

Në takim u nxit sjelljen proaktive e organizatave të shoqërisë civile në procesin e menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave, si dhe në pjesëmarrjen aktive të shoqërisë në proceset e diskutimeve publike për projekte dhe investime të qëndrueshme në dobi të ekonomisë dhe mjedisit.

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook