Marte, 14 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Tiranë, 22-23-24 Korrik 2015 – U mbajt në Tiranë seminari trainues për hartimin e Planit të Biznesit për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare. Seminari u organizua nga INCA ne bashkëpunim me AKZM dhe me mbështetjen e RAC/SPA dhe UNDP.

Trainimi kishte për qëllim nxitjen e mekanizmave të qëndrueshëm financiarë në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, sigurimin e mjeteve të nevojshme, ekspertizën dhe shëmbujt për inkurajimin dhe mbështetjen e autoriteteve lokale dhe kombëtare për ruajtjen e biodiversitetit në këto zona. Ai kishte për qëllim gjithashtu të bindë menaxherët dhe aktorët të angazhohen në zhvillimin e strategjisë financiare dhe të vënë përpjekjet e nevojshme për të siguruar qëndrueshmërinë e biodiversitetit që ata mbrojnë.

Në këtë kuadër, në vazhdim të aktiviteteve të programuara, në datë 23 Korrik, INCA në bashkëpunim me AKZM dhe bashkinë e Himarës, organizuan një koncert festiv në qendër të Himarës, me rastin e finalizimit të pricesit të shpalljes së Gjirit të Porto Palermo-Llaman, Zonë e Mbrojtur Detare-Bregdetare. Banorë të himarës dhe turistë patën rastin të ndjekin performancën e grupeve të vallave të fëmijëve, këngë nga grupet polifonike e valle tradicionale të zonës së Himarës.

Gjithashtu më 24 Korrik në një nga mjediset më piktoreske të zonës u zhvillua takimi përfundimtar me aktorët kryesorë që kanë marrë pjesë në procesin e përgatitjes së dokumentacionit për shpalljen e Gjirit të Porto Palermo-Llaman, Zonë e Mbrojtur Detare-Bregdetare. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është duke finalizuar procesin e shpalljes së kësaj zone dhe së shpejti kjo zonë do të jetë një vlerë e shtuar në Rrjetin e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri

Published in Aktivitetet

Në kuadër të nismës për kërkesën për moratorium për ndalimin e dhënies së lejeve për koncesione për HEC-e në territorin e Shqipërisë, grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”, i cili përbëhet nga organizata mjedisore të shoqërisë civile (INCA, REC Albania, EDEN, Ekolëvizja, EkoAlbania, Mileukontakt Albania, Shoqata për Bujqësinë Organike, Instituti për Politikat Mjedisore, Qendra EPER), organizuan në datë 16.07.2015, një konferencë për shtyp me qëllim lançimin e kësaj nisme dhe prezantimin e qëllimit dhe aktiviteteve të nismës.

Rritja e përdorimit të ujit për prodhimin e energjisë elektrike është një nga trendet e zhvillimit në mbarë rajonin në ditët e sotme. Sipas raportit të vitit 2003, të Zhvillimit Botëror të Ujit të Kombeve të Bashkuara, 60% e 227 lumenjve më të mëdha botërore janë të fragmentuar rëndë nga digat, devijimet dhe kanalet e ndërtuara me qëllimin e ndërtimit të HEC-eve apo përdorimit të ujërave të lumenjve në bujqësi, industri apo furnizim me ujë të pijshëm, që çojnë në degradimin e ekosistemeve të cilat luajnë një rol thelbësor në filtrimin dhe sigurimin e burimeve e ujërave të ëmbla. Megjithëse kjo mënyrë e prodhimit të energjisë është klasifikuar si burim energjetik i rinovueshëm, një numër marramendës i HEC-eve (rreth 499, burimi AKBN) planifikohet të ndikojnë negativisht në ekosistemet natyrore, duke përfshirë edhe zonat e mbrojtura me vlera të larta, të tilla si parqet kombëtare natyrore. Ndonëse këto zona janë ligjërisht të mbrojtura ndaj zhvillimit të hidrocentraleve, ka shumë shembuj të HEC-eve që janë në punë ose që po ndërtohen në parqet kombëtare (p.sh. HEC-et në parqet e Shebenik-Jablanicës, Valbonës, Lurës, Bredhi i Hotovës, Bënçës, etj.) duke ndikuar negativisht në vlerat natyrore të këtyre zonave deri në degradimin e tyre, vlera që ndikojnë në atraksionin që këto zona ofrojnë dhe në zvogëlimin e vizitorëve të tyre.

Këto çështje të rëndësishme që janë pjesë e planifikimit dhe menaxhimit të integruar të territorit e në veçanti të zonave të mbrojtura natyrore, që tërheqin vëmendjen e të gjithë publikut e në veçanti të atyre që e duan natyrën e bukur shqiptare me vlerat e saj të rralla dhe papërshkrueshme, janë tashmë çështje të nxehta kur prishen ekuilibrat natyrorë, kur bëhen burime konfliktesh komunitare, kur ndryshojnë rrjedhën natyrore të lumit apo kur shkatërrojnë një shpat mali a kodre për interesa të ngushta dhe në dëm të zhvillimit të shoqërisë.

Për të realizuar mbrojtjen dhe menaxhimin me kritere pro mjedisore dhe pro zhvillimit të qëndrueshëm, grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” ka ndërmarrë nismën për t’i kërkuar moratorium lidhur me ndërtimin e veprave energjetike në lumenjtë e Shqipërisë për një periudhë 3 vjeçare. Moratoriumi kërkohet para së gjithash për ndalimin e dhënies së licencave për koncesione për HEC-e në të gjithë territorin e vendit. Ky moratorium do të shërbejë për të analizuar situatën aktuale të koncesioneve dhe kushteve të zbatimit të tyre në përputhje me kërkesat ligjore të zhvillimit të territorit si dhe kërkesat e zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor. Kjo nismë do të shërbejë në përmirësimin e kuadrit ligjor, zbatimit të praktikave të mira për koncesionet dhe ruajtjen e mjedisit, si dhe për integrimin e konventave dhe direktivave evropiane në dokumentet strategjike kombëtare sikurse janë Strategjia Kombëtare e Ujit, Strategjia Kombëtare e Energjisë, Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Planin e Përgjithshëm Kombëtar dhe Planet Kombëtare Sektoriale, zbatimi i ligjit për menaxhimin e integruar të burimeve ujore që është përafrim i direktivës kuadër të ujit të KE, etj., dokumente të cilat janë tashmë në fazat e zhvillimit të tyre.
Në mënyrë më specifike gjatë periudhës së moratoriumit do të nevojitet të rishikohen, pezullohen dhe anulohen të gjitha licencat e dhëna deri më sot në zonat e mbrojtura dhe zonat sensitive lumore me potenciale të larta natyrore me prani të monumenteve natyrore në to. Rishikimi i veprave hidrike mbi lumin Vjose, HEC-i i Kalivaçit, Lengaricës dhe Bënçës janë një prioritet, qëkurse kryeministri i vendit është shprehur për angazhimin qeveritar për ta kthyer lumin Vjosa në Park Kombëtar. Por jo vetëm mbi lumin Vjosë, pasi ka ende koncesione që janë dhënë dhe nuk janë vënë në zbatim dhe që ndikojnë në zonat e mbrojtura natyrore si në lumin e Valbonës, në zonën e Shebenik-Jablanicës, në zonën e Korabit, në zonën e malit të Tomorrit, etj.

Askush nuk thotë “JO” për zhvillimin e shoqërisë, për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit, për përdorimin efektiv të burimeve natyrore, por i themi ”JO” zhvillimit pa kritere që sjell pasoja katastrofike në mënyrën e menaxhimit të burimeve natyrore.

Published in Aktivitetet

Tiranë 13 Korrik 2015 - U zhvillua në ambientet e INCA-s në Tiranë takimi i III i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës për vitin 2015. Tashmë mbledhjet në rrjet janë bërë pjesë e pa ndashme e procesit të punës së Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, të cilat ndihmojnë në diskutimin e zhvillimit të punës dhe shkëmbimit të eksperiencave të përbashkëta. Kjo është një nga mbledhjet më të rëndësishme për këtë vit dhe ka si qëllim kryesor diskutimin e planeve të punës për çdo organizatë anëtare e rrjetit, zbatimin e tyre si dhe planet për të ardhmen dhe vetë ecurinë dhe jetëgjatësinë e Rrjetit.

Published in Aktivitetet

Vlorë 2 Korrik 2015 - Në kuadër të projektit “Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut”, INCA organizoi në qytetin e Vlorës takimin e dytë me specialistë dhe grupet e interesit për hartimin e Planit të Menaxhimit të Qëndrueshëm Turistik të Zonës së Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan.

Në takim morën pjesë operatorë turistike të Vlorës, Drejtori Pergjithshëm i AKZM Zamir Dedej, përfaqësues të UNDP, përfaqesues të INCA, përfaqesues të OJF Vlorë etj të cilët e vunë theksin në punën e berë deri tani si dhe projektet që kanë për te ardhmen lidhur me menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura detare, me synim tërheqjen e sa më shumë vizitorëve vendas e të huaj.

Gjithashtu në kuadër të këtij aktiviteti INCA organizoi edhe një vizitë turistike studimore në ZMD Karaurun-Sazan.

Published in Aktivitetet

Karavasta–Divjakë, 1 Korrik 2015 -  Në kuadër të programit rajonal "Menaxhimi i Ligatinave dhe Ruajtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut" koordinuar nga Noé Conservation, u zhvillua në karavasta takimi "Mbështetje e komunitetit të grave në aktivitete agrobujqësore".

Në takim u diskutuan tema të ndryshme si përmirësimi i jetës së komuniteteve përmes zhvillimit të aktiviteteve agrobujqësore, përfshirja e grave në bujqësinë organike, bujqësia organike, punësimi i gruas etj. Në takim merrnin përfaqësues të Noé Conservation, INCA-s, Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, përfaqësues të organizatës së Bujqësisë Organike, të Rrjetit AWEN-Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri si dhe banorë të zonës.

Ky program ka për qëllim të mbështesë menaxhimin e tre ligatinave të listuara nga Konventa Ramsar si ligatina me një rëndësi ndërkombëtare: Parku Kombëtar Liqeni i Kërkinit në Greqi, Parku Kombëtar Liqeni i Shkodrës në Mal të Zi dhe Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta në Shqipëri.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 14:23

Dita e Bjeshkës

Theth, 25 Qershor 2015 - Me rastin e “Ditës së Bjeshkës” në Parkun Kombëtar Theth u zhvilluan aktivitete të ndryshme përr të promovuar vlerat natyrore e turistike të këtij parku.

Drejtori i AKZM, z.Zamir Dedej theksoi se "...ky aktivitet ka për qëllim promovimin e vlerave natyrore, turistike, klimatike dhe kulturore të zonës, afrimin e komunitetit me zonat e mbrojtura, pasi janë ata të parët që duhet të mbrojnë zonat ku jetojnë". Më tej ai shtoi se "Ministria e Mjedisit dhe AKZM synon zgjerimin e kësaj zone, duke nisur nga Vermoshi deri në Valbonë, që do të quhet Parku Kombëtar i Alpeve, duke përfshirë ndër të tjera edhe dy parqet kombëtare ekzistuese; Parkun Kombëtar të Thethit dhe atë të Luginës së Valbonës". Kështu, Parku Kombëtar i Alpeve do të ketë një sipërfaqe prej 85 mijë ha dhe do të jetë më i madhi në vend.

Aktivitetet nisën me parakalimin e tufave të bagëtive që u nisen për të veruar në Bjeshke, vazhdoi te Kisha e Thethit, ku ishin vendosur stendat dhe u prezantuan studimet e bëra per zonën.

Një vend të veçantë zuri edhe prezantimi i procesit të zonimit të Parkut të Alpeve që u bë nga eksperti i INCA-s z. Nihat Dragoti. Gjithashtu u fol per traditat dhe vlerat kulturore te saj. Ne fund u mbajt një koncert muzikor nga grupi folklorik "Treva"

Në aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të Ministrise së Mjedisit, asaj të Kulturës, të AKZM, të INCA, të AZM Shkodër, banorë të zonës etj. Aktivitetet u organizuan nga AKZM në bashkëpunim me INCA dhe GIZ.

Published in Aktivitetet

Ulëz, 18 Qershor 2015 - Këtë herë Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës është mbledhur në qytezën e Ulzës për mbledhjen e tij të rradhës për të diskutuar mbi veprimtaritë e deri tanishme, problematikat e hasura gjate punës së këtij viti si dhe aktivitetet për të ardhmen.

Në takim morën pjesë anëtarët e rrjetit, si dhe një vend të veçantë zuri prania e përfaqësuesve të Ambasadës Suedeze në Tiranë dhe të REC Albania.

Më parë përfaqësuesit e Ambasadës Suedeze dhe të REC Albania kryen një vizitë monitoruese në zyrat e Organizatës Miqësia Ulës ku u njohën me punën dhe veprimtaritë konkrete të saj, jo vetëm në kuadër të Programit SENiOR-A, por edhe me aktivitetet e tjera të saj.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 14:20

Dokumentar televiziv për Porto Palermon

Porto Palermo 14-16 Qershor 2015 - RAC/SPA në bashkëpunim të ngushtë me INCA, në kuadër të projektit të përbashkët MedMPAnet, janë duke prodhuar një film dokumentar për të nxjerrë në pah më mirë sfidat në lidhje me çështjet e mbrojtjes detare dhe zonave bregdetare në Mesdhe.

Për vendin tonë, është përzgjedhur zona e Porto Palermos, duke evidentuar vlerat e larta natyrore të saj, ato të biodiversitetit si dhe vlerat kulturore e historike, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve ekonomike dhe turistike të saj.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 14:19

Festohet Dita e Drinit

Kukës 13 Qershor 2015 - Në qytetin e Kukësit në kuadër të projektit “Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe menaxhimi i Zonave të Mbrojtura" dhe të aktiviteteve të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, që mbështetet nga projekti SENiOR-A, nëprmjet REC- Abania u organizuan aktivitete sensibilizuese në Shënim të Ditës së Drinit.

Aktivitetet u organizuan nga Shoqata Mbrojtja e Mjedisit, INCA, Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës.
Këto aktivitete kishin për qëllim sensibilizimin e opinionit për vlerat e pasurive natyrore turistike të Pellgut të Drinit, Qarkut të Kukësit, promovimin e tyre dhe krijimin e mundësive për bashkëpunim rajonal dhe ndërinstitucional me aktorë brenda vendit dhe jashtë si Kosovë e Maqedoni për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit dhe Zonave të Mbrojtura.

Në këtë kuadër u nënshkrua dhe një Memorandum Bashkëpunimi midis Komunave që përfshihen në basenin e Drinit të Bardhe dhe Drinit të Zi dhe Këshillit të Qarkut Kukës.

Në këto aktivitete morën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshem i AKZM-se Z. Zamir Dedej, përfaqesuesi i REC Albania Z. Rezart Kapedani, drejtuesit dhe stafi i administratës së ZM qarkut Kukës, përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile, nxënës të shkollave etj.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 14:18

Aty ku natyra vesh ngjyrat e shpirtit

Kthellë, 6 Qershor 2015 - Në një nga mjediset piktoreske të komunës Kthellë, Shoqata mjedisore Iliria, pjesë e Rrjetit për Mbrijtjen e Natyrës, si dhe në bashkëpunim INCA me Komunën Kthellë, oganizuan një veprimtari promovuese e festive.  Në këtë ditë u promovua shpallja dhe miratimi zyrtar i Parkut Natyror Rajonal të Kthellës-Mirditë. U përzgjodh kjo datë në  vigjilje të “Korpit të Krishtit” një prej festave fetare tradicionale të zonës së Kthellës, për të sjellë një atmosferë sa më festive dhe me pjesëmarrje të gjerë.

Me vendimin nr.16 datë 30.01.2015 këshilli i qarkut të Lezhës me propozim të Komunës së Kthellës shpalli zonën e Kthellës Park Natyror Rajonal. Parku shtrihet në një sipërfaqe prej 9400 ha, sipas legjislacionit shqiptar dhe klasifikimit të IUCN-së  klasifikohet  në kategorinë e IV të zonave të mbrojtura, të emërtuar “Park Natyror Rajonal”.

Shtrirja e parkut fillon nga kufiri verior i Liqenit të Ulzës e deri në kodrën mbi Ashtë në kufi me komunën e Selitës. Mjedisi është mjaft pasur në bidiversitet, ku 70% e territorit është e mbuluar me pyje që administrohen nga vetë Komuna.

Kthella, është një zonë me një peizazh të larmishëm ku mbizotërojnë pyjet e dushkut, livadhet e bukura, kullat e moçme dhe shpellat karakterisitike duke ofruar një dekor natyror unik jo me shumë se 80 km larg Tiranës. Bukurive dhe vlerave natyrore të Kthellës tashmë ju është dhënë dhe një status mbrojtje në kuadër të këtij Parku. Tashmë banorët e Kthellës, autoritetet vendore të qeverisjes strukturat e specializura të Zonave të Mbrojtura dhe aktorët e interesuar të biznesit kanë në përdorim një projekt të shkruar për këtë park. Janë të evidentura në projekt vlerat e florës dhe faunës, mjedisit pyjor dhe bujqësor, gjëndja e tyre. Janë të parashkrua masat për përmirësim të ekosistemeve në shërbim të ekoturizmit dhe mjedisit, gjithshka në funksion të përmirësimit të jetës së banorëve vendas.

Shoqata Iliria, nëpërmjet programit SENiOR-A mbështetur nga REC Albania, me financim të qeverisë Suedeze bëri të mundur realizimin e këtij projekti gjatë një periudhe dy vjecare duke u përqëndruar kryesisht në sigurimin e një pjesëmarrjeje të gjerë të komuniteteve dhe qeverisjes vendore, si faktor kyç në zbatimin e tij.

Dita e promovimit u organizua si veprimtari promovuese e artistike. Aktorët kryesor të realizimit të projekti, përfaqësues nga komuniteti i zonës, të ftuar nga atoritetet vendore vlerësuan punën  bërë deri tani. Kthella do të shërbejë si model për të ndërmarrë projekte të tjera të kësaj natyre duke shtuar zona të reja të mbrojtura në Mirditë.. Pjesë shumë e rëndësishme e aktivitetit ishin promovimi I zejtarisë tradicionale Mirditore, gatimeve të vecanta të zonës së Kthellës, produkteve bio të prodhuara nga vetë komuniteti i zonës dhe jo vetëm por edhe nga zonat fqinje deri në Gollobordë.

Këtë veprimtari e kulmoi duke i dhënë formën e një spektakli të vertetë pjesëmrrja dhe interpretimi i instrumentistëve, këngëtarëve dhe valltarëve mirditorë. Vajza dhe djem të rinj të veshur hijshëm me kostume tradicionale me këngë dhe valle krijuan një atmospherë të shkëlqyer. Emra të njohur të këngës mirditore dhe rapsodë të Kthellës, kënduan këngë të traditës por dhe krijime të reja. Kjo veprimtari simbolike do kujtohet jo vetëm për qëllimin e arritur të sajë por dhe si një model si mund promovohen më mire vlerat e natyrës dhe kulturës.

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

INCA në Facebook