Marte, 14 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
Premte, 23 Shkurt 2018 14:17

5 Qershori, Dita Botërore e Mjedisit

Shkodër, 5 Qershor 2015 - Dita Botërore e Mjedisit 2015 mblodhi sëbashku Organizata të Shoqërisë Civile Mjedisore, ekspert të mjedisit dhe mediat në qytetin e Shkodrës. Në kuadër të Programit SENiOR-A, Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodrës, pjesë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, organizoi një konferencën për shtyp me titull: NESËR ËSHTË VONË!

Qëllimi i kësaj konference ishte rritja e vetëdijes qytetare mbi sfidat mjedisore me të cilat përballet rajoni dhe tërheqjen e vëmendjes se autoriteteve dhe politikës në përmbushjen e objektivave dhe ndërmarrjen e iniciativave për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit human!

Përballë sfidave mjedisore globale të ndryshimeve klimatike dhe rritjes së presionit të njeriut për shfrytëzimin e burimeve natyrore, Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile apeluan për të tërhequr vëmendjen e të gjitha institucioneve qendrore, rajonale dhe lokale; aktorëve kyç në rajonin e Shkodrës, autoriteteve vendore dhe politikës për një angazhim më serioz në ndërmarrjen e iniciativave konkrete për sigurimin e standardeve mjedisore si kusht i sigurimit të cilësisë së jetës humane!

Në fjalën e tij ndër të tjera Z. Mahir Hoti në cilësinë e Presidentit të FSLS, kërkoi nga të dy kandidatet që garojnë për Bashkinë Shkodër të pasqyrojnë dhe prezantojnë iniciativa konkrete për sigurimin e standardeve mjedisore në rajonin e Shkodrës sikundërse të shprehen për planin e tyre në lidhje me BY-PASSin e lënë tashmë në mëshirë të fatit – GANGRENË kjo, që do të degradojë përfundimisht ekosistemin LIQENI I SHKODRËS!

 

 

Dita Botërore e Mjedisit 2015

Dita Botërore e Mjedisit, 5 qershori, u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP).

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo dite zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarjeje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm, duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit njerëzor.

Tema e këtij viti është "Shtatë Bilion Ëndra. Një Planet. Përdore me Kujdes."

Në këtë kuadër, në mbarë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese në ruajtje të mjedisit.

WED Messages: http://www.unep.org/wed/messages/

Published in Aktivitetet

Tavloara - Punta Coda Cavalo, Sardenje, 03-06 Qershor 2015 - Në kuadër të projektit SEA-Med, INCA zhvilloi një vizitë studimore në Zonën e Mbrojtur Detare të Tavolaras në Sardenjë. Vizita kishte për qëllim shkëmbimin e eksperiencave më të mira mbi praktikat e menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare si dhe njohjen me këtë ZMD si një nga më të suksesshmet në Mesdhe. Në vizitë morën pjesë jo vetëm specialitë të INCA por edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, duke përfshirë AKZM, UNDP, Ministria e Turizmit, Bashkisë Orikum, Dhoma e Tregtisë ne Vlore dhe ekipit zbatues të projektit. Vizita ishte një përvojë shumë e dobishme, pasi pati takime të ndryshme me operatorët turistike dhe palët e interesuara si qendra zhytjeje, operatoret e barkave, restoranteve, duke ofruar mundësi për të parë se si janë të menaxhuara aktivitetet turistike të lidhura në kuadër të ZMD.

U zhvilluan diskutime të frytshme për përfitimet dhe pengesat që veprojnë në një ZMD dhe u dhane rekomandime për ZMD e Karaburun-Sazan-it. Vizita krijoi interes të madh për bashkëpunim në të ardhmen dhe shumë operatorë shprehën vullnetin për të shqyrtuar mundësinë për vendosjen e lidhjeve të ngushta me partnerët e tyre shqiptarë.

 

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 14:14

Festivali i Ngjyrave

Pustec, Prespë, 1 Qershor 2015 – Në kuadër të festës së fëmijëve organizata Green&Clean, pjesë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim me Këshillin e Komunës Pustec dhe Drejtorinë e Shkollës, organizuan aktivitetin “Festivali i Ngjyrave” në Pustec të Prespës. Aktivitetet filluan me prezantimin dhe shpjegimet e organizatorëve për fëmijët se si do të zhvillohej loja e tullumbacave dhe ngjyrave, në mënyrë që fëmijët të argëtoheshin sa më shumë si dhe me një premtim që vitin e ardhshëm kjo festë për ta të jetë edhe më argëtuese. Kjo ishte një ditë ndryshe për të gjithë pasi vetë femijet me atë fantazinë e tyre i bënë edhe më të bukura e tërheqëse aktivitetet e organizuara.

 

Published in Aktivitetet

Tiranë 31 Maj 2015 — Përmbyllet Java Botërore e luftës kundër duhanit me ndarjen e çmimeve të konkursit "Një vend pa duhan, një shoqëri më e shëndetshme”, për punimet më të mira në pikturë të nxënësve të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe shpalljen e ekipit fitues të ndeshjeve mes shkollave të mesme të Tiranës - shkollën “Sami Frashëri”. 
Në këtë aktivitet të zhvilluar në Ditën Botërore Pa Duhan 2015, mori pjesë Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, Zv.Ministrja e Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi, Drejtuesja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr. Ledia Lazëri, Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Dr. Eltar Deda, përfaqësues të shoqërisë civile, nxënës të shkollave të mesme të Tiranës si dhe të ftuar të tjerë.

Në Ditën Botërore Pa Duhan 2015, Ministri i Shëndetësisë, z.Ilir Beqaj, është vlerësuar me Çmimin më të lartë të akorduar nga OBSH për kontrollin e duhanit, “si shenjë e vlerësimit për përpjekjet energjike të Shqipërisë në luftën kundër epidemisë së duhanit dhe për mbrojtjen e shëndetit publik”. Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Beqaj e vlerësoi çmimin e OBSH-së duke dashur ta ndaje atë me të gjithë shqiptarët që u bënë pjesë e zbatimit me rigorozitet të kërkesave të ligjit anti duhan. Ai falënderoi gjithashtu Qeverinë dhe Parlamentin për miratimin e ndryshimeve ligjore në funksion të zbatimit më të mirë të ligjit anti duhan, Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor dhe posaçërisht median dhe shoqërinë civile që u bënë pjesë e rëndësishme e kësaj beteje kundër duhan pirjes.

Më herët, gjatë gjithë javës u organizuan aktivitete të ndryshme nën moton “Eja t’i themi të GJITHE së bashku NDAL duhanit”. Aktivitetet startuan nga selia e Ministrisë së Shëndetësisë nga ku u lançua edhe programi i javës së fushatës kundër duhanit, për të vazhduar më tej në Liceun Artistik me konkursin e pikturës “Një vend pa duhan, një shoqëri më e shëndetëshme”. Aktivitetet pasuan me biseda të hapura me nxënësit e shkollave mbi “Dëmet e Duhanit” dhe për të vazhduar me mini kampionatin e futbollit midis shkollave të mesme të Tiranës për Kupën “Shqipëria JO Duhanit”. Gjithashtu një vend të veçantë zuri edhe takimi mbi “Zbatimin e konventës kuadër të OBSH për kontrollin e duhanit në Shqipëri - Masat e ndërmarra dhe politikat për të ardhmen”.

Në vijim, shkollat që morrën pjesë dhe u nderuan me çmim në aktivitetet që u organizuan përgjatë ditëve të Javës Botërore Pa Duhan 2015.

·     Liceu Artistik “Jordan Misja” Tiranë mori çertifikatë mirënjohjeje për organizimin dhe mbështetjen e konkursit të vizatimit më të mirë me temë anti-duhanin. Tre nxënës të kësaj shkolle u nderuan me çmime.

·     Shkollat e mesme “Partizani”, “Harry Fulltz”, “Sami Frashëri” dhe ajo e Mesme Teknike Ekonomike morrën pjesë në ndeshjet e minifutbollit të organizuara në kuadrin e Kupën “Shqipëria Jo Duhanit”. Shkolla Sami Frashëri fitoi kupën pasi u ndesh në finale me Shkollen e Mesme Teknike Ekonomike.

·     Shkolla “Fan Noli” organizoi një takim me nxënësit e klasave 7, 8, e 9, për dëmet e duhanit, moderuar nga shoqata e Lidhjes së Gazetarëve të Shëndetësisë.

 

Published in Aktivitetet

Divjakë 15 Maj 2015 — Në kuadë të programit rajonal “Menaxhimi i Ligatinave dhe Ruajtja e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut” të koordinuar nga Noé Conservation, u zhvillua në Divjakë workshopi “Praktikat më të mira të Peshkimit në lagunën e Karavastasë”. Workshopi trajtoi problemet e peshkimit në zonë si dhe nëpërmjet bashkëbisedimeve me të pranishmit u kërkua të gjëndët një zgjithje për to.

Në takim merrnin përfaqësues të AKZM, Noé Conservation, INCA-s, Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta si dhe banorë dhe peshkatarë të zonës.

 

Ky program ka për qëllim të mbështesë menaxhimin e tre ligatinave të listuara nga Konventa Ramsar si ligatina me një rëndësi ndërkombëtare: Parku Kombëtar Liqeni i Kërkinit në Greqi, Parku Kombëtar Liqeni i Shkodrës në Mal të Zi dhe Parku Kombëtar Divjakë - Karavasta në Shqipëri

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 14:11

Trajnimi i Tretë Rajonal SEA-Med

Kas-Kekova, Turqi, 10-15 Maj 2015 - U zhvillua në Turqi takimi i tretë rajonal në kuadër të projektit rajonal “Aktivitete të Qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare në Mesdhe”. Trajnimi u organizua nga WWF-SEA-Med dhe NOAA (National Oceanic and Atmosphere Administate) me pjesëmarrjen e 4 vendeve anëtare të kësaj iniciative rajonale (Algjeria, Kroacia, Turqia dhe Shqipëria).

 

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi i ecurisë së projektit dhe nisja e punës për hartimin e Planit të Menaxhimit Turistik Karaburun-Sazan me asistencën e eksperteve Amerikane dhe ekspertes së Marketingut. Grupi nga Shqipëria i cili përfaqësonte institucione dhe grupe të ndryshme interesi, nëpërmjet punës në grupe, zhvilloi linjat kryesore të këtij plani në bazë të institucioneve dhe strategjive Kombëtare. Pjesë e këtij trajnimi ishte dhe vizita në terren në Zonën e Mbrojtur Detare të Kas-Kekoves, Turqi, e cila veçohet për trashëgiminë e çmuar natyrore dhe kulturore.

Published in Aktivitetet

Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës mori pjesë në Panairin e Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër, pjesë e Panairit Argjiro Fest_ON që u zhvillua në kuadër të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës.

Në panair u publikuan informacione dhe u zhvilluan takime për biodiversitetin dhe vlerat natyrore e mjedisore të zonave të mbrojtura, produktet e rralla të tyre që i bëjnë këtë zona burime të të mirave social ekonomike si dhe vende me vlera të veçanta ekologjike e turistike.

Pjesëmarrja në panair kishte si qëllim sensibilizimin e komunitetit jo vetëm për vlerat e atyre zonave, por edhe për domosdoshmërinë e ruajtjes dhe konservimit të këtyre ekosistemeve, si pasuri të vyera të rajoneve dhe vendit tonë.

 

Published in Aktivitetet

Vlorë 29 Maj 2015 -  Në kuadër të projektit “Aktivitete të Qëndrueshme Ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut – Komponenti për Shqipërinë” në ambientet e Hotel Bologna Vlorë u mbajt takimi i parë me grupet e interesit si pjesë e procesit të hartimit të Planit të Menaxhimit të Turizmit të Qëndrueshëm. Ky proces ka për qëllim kryesor diskutimin e këtij plani me grupet e interesit dhe rritjen e kapaciteteve midis tyre për zbatimin e tij si dhe përcaktimin e vizionit për zhvillimin e turizmit në zonë. Gjithashtu ky takim kishte për edhe qëllim përcaktimin e impaktit të aktivitetve turistike në natyrë dhe ekonomi dhe kohëzgjatjen e tyre. Takimi, përveç punës në grupe, u shoqërua edhe me prezantime kryesisht lidhur me situaten e turizmit në Vlorë.

 

Në takim morën pjese përfaqësuas nga Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Universiteti Ismail Qemali Vlorë, Këshilli i Qarkut Vlorë, Inspektoriati i Mjedisit, Organizata të Shoqërisë Civile, operatore lokale etj.

Published in Aktivitetet

Ulëz, 25 Prill 2015 - Me rastin e dy vjetorit të shpalljes së Parkut Natyror Rajonal Ulëz, si edhe festimeve të ditës së Shën Markut, një prej festave tradicionale të qytezës së Ulzës, Rrjeti i organizatave për Mbrojtjen e Natyrës, veçanerisht të shoqatës Miqësia-Ulëz dhe INCA, organizuan disa aktivitete promovuese ditën e Shtunë, datë 25 Prill 2015 në Komunën Ulës për të festuar së bashku më rastin e këtyre evenimenteve. Në këtë ceremoni përveç autoriteteve lokale e qëndrore, kishte edhe një pjesmarje të madhe nga komuniteti i zonës së Ulzës dhe atij përreth tij, përfshirë edhe nxënësit e shkollave, duke krujuar një ambjent festiv të këndshëm.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte të afrojë komunitetin pranë zonës së mbrojtur, duke e bërë sa më të dukshme këtë territor të mbrojtur me ligj, por nga ana tjetër kërkon nëpërmjet festave lokale të promovojë vlerat turistike të zonës të cilat janë me të vërtetë unikale. Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë do të ketë impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale, por nga ana tjetër përçon më mirë principet e mbrojtjes së natyrës. Gjithashtu duke parë specifikën e zonës tentohet të promovohet turizmi, duke krijuar mundësinë e shëtitjes me barkat e peshkatarëve dhe shëtitjes në park si një risi më shumë për këtë zonë që ende nuk është shfrytëzuar.

Një risi në këtë dy vjetor të shpalljes së të parit Park Natyror Rajonal në Shqipëri ishte tour-i i organizuar nga INCA me gazetarët e mediave lokale dhe kombëtare ku ata u njohen me zonën dhe potencialet e saj për promovimin si një destinacion i ri turistik në Shqipëri. Gazetarët u shoqëruan dhe u ndalen në disa pika strategjike të lugines së Shkopetit,  qytezën e Ulzës, PNR Liqeni i Ulzës me qëllim njohjen me historinë e parkut si dhe vlerat natyrore, historike dhe kulturore që ofron zona. Ata patën mundësinë të përshkojnë me varkë liqenin e Shkopetit dhe të shijojnë nga afër bukuritë natyrore të tij, të bashkëbisedojnë me banorë të zonës, operatorë turistik, peshkatarë etj dhe të marrin pjesë në festimet e organizuara në qytezën e Ulzës.

Parku Natyror Rajonal Liqeni i Ulzës përbën shëmbullin e parë në vendin tonë të kësaj përqasje të re për ti sjellë zonat e mbrojtura më afër komunitetit dhe autoriteve vendore dhe duke kontribuar në mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të natyrës e biodiversitetit në vend. Ky park kërkon të promovojë vlerat e biodiversiteti që kjo zonë strehon, të ruajë e të mbrojë natyrën e bukur që ka zona, të rrisë interesin për zhvilimin e turizmit dhe të sjellë në vemendjen e çdo vizitori mundësinë e argëtimit dhe kënaqësisë dhe pse jo, të bëhet shëmbull dhe promotor për shpalljen e parqeve të tjerë natyror rajonal në Shqipëri.

Me Vendimin Nr. 16, datë 03.04.2013, Këshilli i Qarkut Dibër shpalli liqenin e Ulzës dhe zonën përreth tij si "Park Natyror Rajonal", si i pari Park i këtij lloji në vendin tonë, mbështetur në ligjin e Zonave të Mbrojtura (nr.8906, datë 06.06.2002 dhe amendimi i tij) dhe VKM-në nr.519, datë 30.06.2000.

Parku zë një sipërfaqe prej 4.206 ha dhe mbulon zonën nga diga e hidroçentralit të Shkopetit përgjatë shpateve e kreshtave të kodrave përgjatë kufirit ndarës me rrethin e Mirditës dhe të gjithë territorin e liqenit të Ulzës. Ky Park është shpallur falë punës se Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Komunën Ulëz, dhe mbështetjes e përkrahjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe stafit të Ministrisë së Mjedisit.

Disa web site të medias kombëtare dhe lokale mbi aktivitetin.

http://www.ata.gov.al/reportazhnje-udhetim-ne-liqenet-e-shkopetit-dhe-te-ulzes-256019.html

http://tesheshi.com/reportazh-ulza-perla-e-fshehur-e-shqiperise-se-veriut/

https://www.facebook.com/MediaPlusTelevizion/videos/959556560751902/?pnref=story

http://www.mapo.al/2015/04/reportazh-nje-udhetim-ne-liqenet-e-shkopetit-dhe-te-ulzes

http://www.balkanweb.com/site/reportazh-nje-udhetim-ne-ulze-ne-parkun-rajonal-qe-fton-turistet/

 

http://www.standard.al/reportazh-turizmi-i-aventures-ulza-aty-ku-bukuria-nuk-eshte-vetem-tek-liqeni/

 

Published in Aktivitetet

Kukës 24 Prill 2015 – Takimi i gjashtë “Shqipëria Jo Duhanit!” – pas atyre të Tiranës, Korçës, Beratit,Vlorës dhe Elbasanit, – u organizua në qytetin e Kukësit nga një grup nismëtarësh i shoqërisë civile, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Në qendrën e qytetit verior, me pjesëmarrjen e disa nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Kukësit u zhvilluan aktivitete sportive, ushtrime gjimnastikore, lojra argëtuese me motive folklorike të zonës, etj., në mbeshtetje të Nismës #ShqiperiaJoDuhanit, duke përcjellë një mesazh edukues për uljen e nivelit të duhanpirjes në vend dhe zgjedhjen e aktiviteteve sportive, nën moton “Unë zgjedh shëndetin!”

Në takimin, i cili synon rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit të opinionit publik për zbatimin e ndryshimeve që kanë hyrë rishtazi në fuqi në Ligjin për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, si dhe përfaqësues të qeverisjes vendore, sistemit të kujdesit shëndetësor dhe qytetarë të Kukësit.

“Unë besoj se është shumë e rëndësishme të dekurajojmë rininë nga duhanpirja,” – tha midis të tjerash në fjalën e tij për të pranishmit, Ministri Beqaj, duke shtuar se “ne do të përpiqemi se sa më shumë të rinj të mos e fillojnë këtë gjë, apo ta fillojnë këtë gjë,” duke falënderuar qytetarët e Kukësit për zbatimin vullnetar të suksesshëm të ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit.

 

Ndërkohë, rrugëtimi i takimeve në kuadrin e nismës #ShqipëriaJoDuhanit do të vijojë edhe me qytete të tjera në vend.

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook