Djele, 05 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
logoTë nderuar vizitorë! Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) kërkon të japë kontributin e tij modest në përpjekjet dhe aktivitetet që zhvillohen për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, e më gjerë në rajon. Ne jemi të kënaqur që ju zgjodhët për të vizituar faqen tonë dhe jeni të mirëpritur të na kontaktoni, për çdo koment ose sugjerim qe lidhet me përmirësimin e informacionit të dhëne në këtë faqe. Faleminderit dhe punë të mbarë!

Aksione Komunitare në Zonat e Mbrojtura

Shkurt 2019 - Në kuadër të 2 Shkurtit - Ditës Botërore të Ligatinave, mbështetur nga Projekti ACAP, në Lagunën e Nartës, si një ndër lagunat më të rëndësishme në Shqipëri, u realizua një aktivitet me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave 9-Vjeçare të Nartës dhe Novoselës, për t’u njohur më nga afër me lagunën që ata kanë afër vendit ku banojnë dhe për ta parë atë tashmë në një këndvështrim tjetër dhe duke mësuar më shumë lidhur me funksionin që laguna ka për komunitetin dhe për natyrën. Në këtë mënyrë ata jo vetëm mësojnë lidhur me ligatinat, por do të shpërndajnë eksperiencën e tyre te bashkëmoshtarët dhe të afërmit e tyre.

Ky aktivitet, i realizuar në bashkëpunim me stafin e AdZM Vlorë, përfshintë një sërë miniaktivtetesh, në kuadër të njohjes dhe mbrojtjes së Natyrës si: krijimi i një marketi të lagunës së Nartës, i realizuar me tapat e shisheve plastike, si një mënyrë për të mbrojtur lagunat nga ndotja, ndërtimi i foleve të shpendëve të pyllit të cilët ndodhen aty afër, mbjellja e fidanëve të pishave të buta tipike të zonës së hidrovorit të Nartës dhe prezantimi i punëve të fëmijve të realizuara gjatë orëve të hapura informative mjedisore parapërgatitëse në kuadër të kësaj dite.

Vrojtimi i shpendëve (birdwatching) në zonën e kripores së Nartës si një ndër zonat më të pasura me shpendët e ujit në krahasim me pjesën tjetër të lagunës, ishtë aktiviteti symbol i kësaj dite. Vlen të theksohet se kemi ende një numër të madh të fëmijëve dhe pjesë të komunitetit të cilët nuk e dinë ende se flamingot janë lloje të cilat dimërojnë në vendin tonë dhe mund ti gjejmë në një numër të madh në lagunën e Nartës. Disa prej shpendëve të vrojtuar nga nxënësit ishin: Çafka e bardhë e vogël/Egretta garzetta, karabullaku i vogël/Microcarbo pygmaeus, pulëbardha rozë/Larus geneii, qyrylyku këmbëqirizë/Tringa totanus, flamino/Phoenicopterus roseus, bilbili i ujit/Alcedo atthis etj.

Këtij aktiviteti iu bashkuan edhe studentët e masterit shkencor në “Biologji Mjedisore” të Departamentit të Biologjisë nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë të cilët janë mëse të njohur me funksionimin e ligatinave dhe vlerat e tyre dhe nëpërmjet ekspeditave dhe studimeve që ata janë duke kryer treguan edhe eksperiencën e tyre dhe njohuritë që ata mbledhin vit pas viti.

5 Shkurt, në kuadër të projektit ACAP, u realizua një orë edukative mjedisore në shkollën “Meleq Gosnishti” në Përmet me temë “Mbjellja e trëndafilave, karakteristikë e qytetit të Përmetit”.

Gjatë kësaj ore, nxënësit u njohën me mënyrën e nxjerrjes së ujit të trëndafilit, i përdorshëm për përgatitjen e ëmbëlsirave tipike, llokumet e bajamta me aromë trëndafili. Kjo u shoqërua me mbjelljen e kalemave të trëndafilave në oborrin e shkollës. Ky aktivitet jo vetëm nxit nxënësit ti kushtojnë rëndësi ambientit të shkollës duke e gjelbëruar atë, por edhe në përdorimin praktik të elementëve që ata mbjellin.

Gjithashtu edhe në shkollën 9-vjeçare Nonda Bulka të Përmetit, në kuadër të projektit ACAP, u zhvillua një orë e hapur informative mjediosre e cila i referohej mënyrave të mbrojtjes së florës.

Vazhdojn organizimi i orëve të hapura informative mjedisore me fokus natyrën - shkolla 9-vjeçare Nonda Bulka - Përmet.

Në kuadër të projektit ACAP, INCA vazhdon organizimin e orëve të hapura informative mjedisore me fokus natyrën edhe në qytetin e Beratit - shkolla 9-vjeçare Shyqyri Lakra.

Në kuadër të projektit ACAP, shkolla 9-vjeçare “Balil Pelari” e Orikumit, realizoi një vizitë në lagunën e Orikumit ku nxënësit u njohën me vlerat e lagunës që kanë afër vendbanimeve të tyre dhe vëzhgimin e shpendëve tipikë të lagunës, si një ndër elementët më të rëndësishme të habitateve ligatinore.

KUR FESTOHEJ NJË DITËLINDJE

Në kuadër të projektit ACAP, INCA vazhdon organizimin e orëve të hapura informative mjedisore me fokus natyrën. Pjesa "Kur festohej një ditëlindje" vënë në skenë nga aktorët e vegjël, ku të të gjitha veshjet, maskat, dekori ishin të përgatitura nga vetë nxënësit dhe mësuesit me materiale të riciklueshme - shkolla 9-vjeçare Nonda Bulka - Përmet.

Më 21 shkurt, në kuadër të projektit ACAP, u zhvillua vizita e parë me nxënësit e shkollës “Meleq Gosnishti” Përmet, në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”.

Ky park është një ndër zonat e mbrojtura të vendit tonë, i cili mbetet totalisht në gjendjen e tij natyrore, gjë e cila ka çuar edhe në praninë e një diversiteti biologjik të lartë. Gjatë kësaj ekspedite me brezin e ardhshëm zhvilluam një sërë aktivitetesh të rëndësishme si: pyllëzimi i zonave të zhveshura të parkut nga vetë fëmijët, lëvizje në terren me përfaqësues të AdRZM Gjirokastër, të cilët u shpjeguan fëmijëve jo vetëm vlerat e larta që ka ky park por edhe mënyrën e monitorimit dhe menaxhimit të tij. Tashmë nxënësit të nxitur nga dashuria dhe kurioziteti që kanë për natyrën, mund të veprojnë si Junior Ranger-a dhe të japin ndihmë në mbrojtjen e zonave të mbrojtura afër vendbanimeve të tyre.

Ndërsa më 22 shkurt, u realizua vizita e dytë në “Parkun Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli” me nxënësit e shkolles 9-vjeçare Nonda Bulka-Përmet.

Një nga simbolet e aktiviteteve tona është mbjellja e fidanëve të pishës së butë, duke lejuar fëmijët të gjelbërojnë vendin e tyre dhe në një të ardhme të jenë ata që u tregojnë brezave të ardhshëm që dikur ajo pemë është mbjellë nga ata. Më pas vazhduam aktivitetet në brendësi të parkut, ku në mbështetjen e përfaqësuesve të zonave të mbrojtura, nxënësit mësuan më tepër mbi parkun, si një zonë që ata nuk e kishin vizituar më parë si dhe për mënyrën si ky park menaxhohet dhe qëndron i padëmtuar nga njeriu.

 

Kalendari i Aktiviteteve

« February 2018 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28        

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook