Shtune, 04 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
logoTë nderuar vizitorë! Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) kërkon të japë kontributin e tij modest në përpjekjet dhe aktivitetet që zhvillohen për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, e më gjerë në rajon. Ne jemi të kënaqur që ju zgjodhët për të vizituar faqen tonë dhe jeni të mirëpritur të na kontaktoni, për çdo koment ose sugjerim qe lidhet me përmirësimin e informacionit të dhëne në këtë faqe. Faleminderit dhe punë të mbarë!

Webinar mbi edukimin dhe gastronominë Featured

Vlorë - 17 Prill 2019 – Në kuadër të projektit NEMO u zhvillua webinari me temë “Webinar mbi edukimin dhe gastronominë në mënyrë që të inkurajojmë fëmijët e shkollës fillore të ushqehen me peshq”. Gjatë këtij webinari morrën pjesë përfaqësues të vendeve të Mesdheut, partner të projektit Nemo, si Tunizia, Shqipëria, Algjeria, Egjipti, Libia, Italia dhe Marok. Një rol mjaft të rëndësishëm në këtë webinar luajtën pikërisht prania e fëmijëve të grupmoshave të vogla (deri 12 vjeç) përfaqësues të vendeve të ndryshme të cilët ndajnë eksperienca midis tyre dhe mësojnë të mirat që sjell rëndësia e peshkimit të qëndrueshëm si dhe konsumi i peshkut. Webinari u zhvillua brenda ambienteve të shkollës “Lef Sallata” me nxënësit e klasës së V.

Midis temave të ndryshme të diskutuara, fëmijët panë mënyrën e të gatuarit të sardeleve si dhe u njohën me vlerat që konsumi i tyre sjell në rritjen e shëndetshme të fëmijëve si më poshtë:

Peshku shpesh quhet edhe “ushqimi për trurin”. Shkaku është se peshku përmban shumë selen, mineral i cili dukshëm ngre përvetësimin. Hulumtimet kanë vërtetuar se edhe mungesa e vogël e selenit çrregullon asimilimin.

Peshku duhet të merret rregullisht për shkak se është një burim i vlefshëm ushqyes. Peshku i detit është një furnizues i madh i materjes themelore - jodit, e cila është thelbësore për funksionimin e gjëndrës tiroide - edhe për foshnjet është jetike dhe e rëndësishme për zhvillimin e saj. Është burim i lartë i proteinave të vlefshme biologjike dhe acideve yndyrore omega-3. Salmoni, përmban shumë acide të vlefshme yndyrore omega-3, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe qelizat nervore. Acidet yndyrore omega-3 quhen gjithashtu acidet kryesore yndyrore dhe marrja e duhur nga fëmijët siguron rritjen e shëndetshme, si dhe me një sërë efektesh përfituese në trupin e njeriut i cili kontribuon në promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve kronike.

Rreziku në konsumin e peshkut qëndron në praninë e mineraleve të rënda. Nivelet më të larta të metaleve të rënda gjenden kryesisht në peshqit e mëdhenj (peshku shpatë, tuna etj,). Prandaj fëmijët e moshave të vogla duhet të konsumojnë peshq më të vegjël ose prodhime të tjera deti si sardelet etj.

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook