Premte, 26 Prill 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
logoTë nderuar vizitorë! Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) kërkon të japë kontributin e tij modest në përpjekjet dhe aktivitetet që zhvillohen për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, e më gjerë në rajon. Ne jemi të kënaqur që ju zgjodhët për të vizituar faqen tonë dhe jeni të mirëpritur të na kontaktoni, për çdo koment ose sugjerim qe lidhet me përmirësimin e informacionit të dhëne në këtë faqe. Faleminderit dhe punë të mbarë!

Strategjia Evropiane e Biodiversitetit 2030

Në dhjetor 2019, Komisioni Evropian paraqiti Marëveshjen e Gjelbër Evropiane, një plan që synon të transformojë Bashkimin Evropian në një “shoqëri të drejtë e të begatë, me një ekonomi moderne e konkuruese që përdor burimet me efektivitet, me zero emetim neto të gazeve serë në 2050 dhe ku rritja ekonomike nuk lidhet drejtpërtdrejt me përdorimin e burimeve”.

Strategjia Evropiane e Biodiversitetit 2030, publikuar në maj 2020, është në linjë me ambiciet dhe angazhimet e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. Ajo përcakton synimet kryesore për ruajtjen dhe rikthimin e biodiversitetit dhe mirëfunksionimin e ekositemeve. Një natyrë e shëndetshme është thelbësore për mirëqenien e njerëzimit dhe aftësinë e tij për të përballuar ndryshimet dhe kërcënimet globale e për tu rimëkëmbur nga fatkeqësi të tilla si kriza e Covid 19.

Strategjia e re ngrihet mbi katër elemente kryesorë dhe adreson të gjithë shkaktarët kryesorë të humbjes së biodiversitetit si: ndryshimi i përdorimit të tokës/detit, zgjerimi i zonave urbane, mbishfrytëzimi i burimeve natyrore, ndryshimet klimatike, ndotja dhe llojet e huaja invazive.

Nën synimin për “një rrjet koherent zonash të mbrojtura” strategjia kërkon mbrojtjen me ligj dhe menaxhimin efektiv të të paktën 30% të territorit tokësor dhe 30% të territorit detar të Bashkimit Evropian deri në 2030. Ky objektiv mbështetet mbi rrjetin ekzistues Natura 2000, duke e plotësuar atë me zona të tjera të mbrojtura në nivel kombëtar. Të paktën një e treta e zonave të mbrojtura që shtrihen në mjedise me vlera të larta të biodiversitetit duhen të mbrohen në mënyrë strikte. Të gjitha zonat e mbrojtura duhet të menaxhohen në mënyrë efektive duke përcaktuar objektiva dhe masa të qarta për ruajtjen e tyre, të cilat të monitorohen në mënyrën e duhur.

Plani i ri për Rehabilitimin e Natyrës do të ndihmojë në përmirësimin e gjëndjes së zonave të mbrojtura ekzistuese dhe atyre të reja dhe do të rikthjejë larminë dhe qëndrueshmërinë natyrore në të gjitha llojet e ekosistemeve e peizazheve. Kjo do të ulë presionin mbi habitatet dhe llojet e rëndësishme duke siguruar përdorimin e qëndrueshëm të ekosistemeve. Një kuadër ligjor Evropian më i zgjeruar dhe më i fortë do përcaktojë objektiva ligjore për rehabilitimin e natyrës dhe rikthimin e ekosistemeve të qëndrueshme, përfshirë ato që janë të pasura me karbon. Vlerësimi dhe monitorimi i ndikimit të këtyre masave do të identifikojë nivelin e përshtatshëm, kushtet e nevojshme si dhe masat më efektive për arritjen e këtyre objektivave.

Plani i rehabiltimit përfshin edhe përmirësimin e statusit apo trendit të ruajtjes për të paktën 30% të habitateve dhe llojeve të mbrojtura, të cilat aktualisht nuk janë në një status të favorshëm ruajtjeje. Gjiashtu, ky plan synon eliminimin e kapjes rastësore të llojeve të mbrojtura detare apo reduktimin në atë nivel që lejon rehabilitimin e plotë të llojeve dhe nuk kërcënon statusin e ruajtjes së llojit. Përgjithësisht, strategjia sygjeron tolerancë zero ndaj të gjitha praktikave ilegale.

Strategjia e Biodiversitetit 2030 pranon rëndësinë e zgjidhjeve me bazë natyrën dhe gamën e gjerë të përfitimeve që ato prodhojnë për mjedisin dhe shoqërinë. Zgjidhjet me bazë natyrën duhet te integrohen në zhvillimin e ndërtimeve dhe infrastrukturave të gjelbra supercilësore në të gjithë Evropën.

Strategjia synon rritjen e sipërfaqes dhe përmirësimin e cilësisë ekologjike të pyjeve duke rritur njëkohësisht edhe qëndrueshmërinë e tyre. Rritja e sipërfaqes së pyjeve brenda BE-së synon mbjelljen e 3 miliardë drurëve, në respekt të plotë të parimeve ekologjike.

Përsa i përket ekosistemeve të ujërave të ëmbla, strategjia synon rikthimin e të paktën 25,000 km lumenj në rrjedhje të lirë duke hequr pengesat apo rehabilituar zonat e përmbytjes së këtyre lumenjve. Vendet anëtare duhet të rishikojnë nivelet e marrjes së ujit për të rikthyer rrjedhat ekologjike me qëllim arritjen e statusit të mirë apo potencial për gjithë ujërat sipërfaqësore dhe stausit të mirë për ujërat nëntokësore deri në 2027.

Strategjia e re e biodiversitetit i kushton rëndësi të veçantë edhe zonave të gjelbra urbane, duke plotësuar kështu një boshllëk të strategjisë së mëparshme.

Ndotja është një nga shkaktarët kryesorë të humbjes së biodiversitetit dhe ngushtësisht e lidhur me mënyrën moderne të jetesës së shoqërisë tonë. Për këtë qëllim strategjia përfshin një sërë objektivash konkrete që reflektojnë problematikën e gjerë të ndotjes së mjedisit.

Llojet e huaja invasive mund të dëmtojnë seriozisht përpjekjet për rikthimin e vlerave natyrore, prandaj adresimi i këtij problemi është mjaft i rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit. Strategjia e re synon të kufizojë ndjeshëm futjen e llojeve të huaja invasive dhe të reduktojë me 50% numrin e llojeve të Listës së Kuqe që kërcënohen nga llojet e huaja invasive.

Bujqësia luan një rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian dhe zbutja e ndikimeve të saj është thelbësore në masat për ruajtjen e biodiversitetit. Strategjia e re mbështet praktikat agroekologjike duke synuar ulje të ndjeshme të përdorimit të kimikateve dhe pesticideve dhe duke mbeshtëtur zhvillimin e bujqësisë organike.

Nisur nga sfidat e së kaluarës për sigurimin e mbështetjes për arritjen e objektivave të caktuara nga sektorët e tjerë, strategjia e re përfshin një seksion të veçantë mbi administrimin dhe zbatimin e saj, si dy komponente thelbësore për realizimin e synimeve të caktuara. Në kuadër të mundësimit të ndryshimeve transformuese, Komisioni Evropian do të hartojë një Kuadër të ri qeverisës për biodiversitetin në Evropë, ku do të përfshihen mekanizma për monitorimin dhe rishikimin e strategjisë me indikatorë të qartë e të dakordësuar, të cilët do të mundësojnë vlerësimin periodik të progresit dhe do të përcaktojnë masat korigjuese nëse është e nevojshme. Gjithashtu, strategjia përcakton rishikimin e vazhdueshëm të zbatimit të Strategjive Kombëtare dhe Planeve të Veprimit për Biodiversitetin. Krijimi i Qendrës së re të Njohurive për Biodiversitetin, siç përcaktohet në strategji, do të ndihmojë ndjeshëm në përmirësimin e njohurive dhe edukimin lidhur me rëndësinë e biodiversitetit.

Arritja e objektivave të përcaktuar në strategjiinë e re të biodiversitetit 2030 kërkon që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të mobilizojnë burime të konsiderueshme financiare. Strategjia synon të stimulojë një sistem taksash dhe çmimesh që reflektojnë më mirë kostot mjedisore. Të paktën 20 miliard Euro çdo vit do të akordohen për mbrojtjen dhe rehabilitimin e natyrës. Për më tepër, një pjesë  e rëndësishme e 25% të buxhetit të Bashkimit Evropian dedikuar ndryshimeve klimatike do të investohet në zgjidhje me bazë natyrën e biodiversitetin.

InvestEU, një nismë e dedikuar per kapitalin natyror dhe ekonominë qarkulluese do tëe krijohet me qëllim mobilizimin e të paktën 10 miliard eurove përgjatë 10 viteve të ardhshme bazuar në kombinimin e finacave publike e private.

Në kuadrin ndërkombëtar, strategjia përcakton se Bashkimi Evropian duhet të ketë një rol udhëheqës në promovimin e ruatjes dhe rehabilitimit të biodiversitetit në botë. Diplomacia e Marrëveshjes së Gjelbër duhet të shoqërohet me mesazhe të forta politike në nivelet më të larta duke përforcuar rëndësinë e  arritjes së vizionit të “jetesës në harmoni” dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Në zbatim të kësaj strategjie, BE duhet të ndihmojë vendet në zhvillim si me mobilizimin e burimeve financiare ashtu edhe me ngritje kapacitetesh, transferim teknologjie dhe bashkëpunim tekniko-shkencor. Programet e bashkëpunimit për zhvillim të vendeve anëtare duhet të promovojnë zgjidhjet me bazë natyrën, masat për zbutjen apo adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, praktikat e bujqësisë së qëndrueshme dhe investimet e gjelbra.

Kalendari i Aktiviteteve

« November 2014 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook