Shtune, 18 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap
logoTë nderuar vizitorë! Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) kërkon të japë kontributin e tij modest në përpjekjet dhe aktivitetet që zhvillohen për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit në vendin tonë, e më gjerë në rajon. Ne jemi të kënaqur që ju zgjodhët për të vizituar faqen tonë dhe jeni të mirëpritur të na kontaktoni, për çdo koment ose sugjerim qe lidhet me përmirësimin e informacionit të dhëne në këtë faqe. Faleminderit dhe punë të mbarë!
Thirrje e hapur për konkursin e çmimit të gazetarisë më të mirë mjedisore
 
Me qëllimin për të rritur angazhimin dhe forcimin e rolit të mediave në nxitjen e një vendimmarrjeje transparente të përdorimit të burimeve natyrore në Shqipëri, për të evidentuar kontributin dhe përpjekjet e vazhdueshme të gazetarisë shqiptare në rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet mjedisore e veçanërisht përdorimit të qëndrueshëm të trashëgimisë natyrore shqiptare, INCA dhe IUCN ECARO po lançojnë një thirrje të hapur për konkursin e çmimit të gazetarisë më të mirë mjedisore. Kjo nismë ndërmerret në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian, nga programi IPA për shoqërinë civile dhe median 2016 – 2017, “Mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile”

Konkursi do të zgjedhë raportimin më të mirë të aktiviteteve ndërgjegjësuese/advokuese që lidhen me pjesëmarrjen dhe transparencën e publikut në fushën e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura.

Në aktualitetin ku jetojmë është mëse e qartë se pjesëmarrja e publikut përbën një pjesë integrale të mbrojtjes së mjedisit dhe forcimit të demokracise. Në këtë kontekst, media luan një rol kryesor – në informimin e publikut dhe motivimin e angazhimit dhe veprimit të publikut në mirëmenaxhimin dhe planifikimin e mbrojtjes së mjedisit dhe burimeve natyrore drejt një vizioni të përdorimit të qëndrueshëm të tyre. Përmes raportimit të saktë dhe në kohë, gazetarët mund të ndihmojnë në rritjen e aktivizimit ose diskutimit të mëtejshëm (publik ose dypalësh) të grupeve ose individëve të interesuar. Të dy elementët, pjesëmarrja e publikut dhe raportimi informues i mediave, janë elementë të rëndësishëm për proceset e vendimmarrjes mjedisore, dhe si të tilla janë shtyllat kryesore të detyrimeve ndërkombëtare për mjedisin, përmes instrumenteve si Deklarata e Rios 1992 dhe Konventa e Aarhusit 1998.
 
 
Përshkrimi i thirrjes

Kohëzgjatja

Hapur nga e Enjtja, 18 Mars 2021 deri të Premten, 16 prill 2021 23:59 CET

Temat

Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, transparenca dhe menaxhimi i zonave të mbrojtura dhe me vlera të pasurisë natyrore kombëtare

Fokus-zonat

Raportimi lidhur me çështjet që ndodhin në zonat:

(1) Parku Kombëtar Divjakë -Karavasta,

(2) Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë,

(3) Rezervati natyror i menaxhuar i Kune Vain,

(4) Porto Palermo, Himarë (një zonë potenciale për t’i dhënë një staus mbrojtës si  Zonë e Mbrojtur Detare),

Formatet mediatike të pranueshme

Punime në të gjitha format e gazetarisë (printuar dhe online, radio dhe TV) të botuara ose transmetuara në mediat kombëtare dhe lokale në Shqipëri, në periudhën nga 1 Janari 2019 deri në 15 Prill 2021.

 
Regjistrimet e paraqitura duhet të ndjekin pesë Parimet Thelbësore të Gazetarisë:

(1)   E Vërteta dhe Saktësia,

(2)   Pavarësia,

(3)   Drejtësia dhe paanësia,

(4)   Humanizmi, dhe

(5)   Përgjegjshmëria

Çmimet

Në përfundim të vlerësimit të materialeve të dërguara do të jepen edhe tre çmime i 1, i 2dhe i 3(respektivisht 600€, 500€ dhe 400€ )

Juria, që do të bëjë vlerësimin e materialeve që do të prezantohen, do të përbëhet nga ekspertë të medias, shoqërisë civile mjedisore dhe do të përfshijë përfaqësues të partnerëve të projektit.

Për të dorëzuar materialet e përgatitura, gazetarët/pjesëmarrësit në këtë konkurs  duhet t’i dergojnë me email tek adresa Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., me subjekt: Çmimi i mediave mjedisore dhe duhet të përfshijë bashkengjitur:
  • Formularin e aplikimit të mbushur (të plotësuar në linkun:) https://docs.google.com/forms/d/1vgoW1kPwqTfpI1lz5_hl2c-8BtFXwrMDRzLkVtxg9uc/viewform?edit_requested=true; dhe
  • Materiali i prezantuar si:
    • Për median e shkruar – artikulli në PDF dhe lidhjen me faqen në internet ku mund të aksesohet ose foto të revistës/gazetës ku është publikuar (me të dhënat e editorialit të ditës kur është botuar);
    • TV/radio: adresa URL e materialit të publikuar/transmetuar; dhe
    • Media Online: Adresa URL e materialit të publikuar.
 
Kriteret e vlerësimit

Kriteret

Piket

1. Rëndësia e raportimit të lajmeve

20

2. Cilësia e raportimit të lajmeve

30

3. Pavarësia

20

4. Risi (Tema/Qasja origjinale)

10

5. Përkushtimi dhe integriteti i gazetarit

10

6. Ndikimi

10

TOTAL

100

Merkure, 04 Mars 2020 14:13

Ç’farë duhet të dini për advokacinë?

Written by
Ç’farë duhet të dini për advokacinë?

Advokimi është një strategji për të ndikuar në politikë-bërësit (p.sh. njerëzit me pushtet formal politik si anëtarë të parlamentit, zyrtarë qeveritarë, politikanë apo nëpunës publikë) për të bërë një ndryshim të politikave publike - përgatitjen dhe miratimin e ligjit, strategjisë, planit ose rendit të ditës; program ose kurs veprimi; shpërndarjen e burimeve apo ndryshimin institucional. Përpjekjet e advokatisë mund të realizohen përmes një sërë hapash të caktuar, duke përdorur strategji ose qasje të ndryshme.

Ky përkufizim shpreh një ide të rëndësishme, pasi advokimi nuk ka të bëjë vetëm me ndikimin e politikës, por, gjithashtu, dhe para së gjithash, me ndikimin tek opinionit publik. Pra, advokimi është një proces i ndryshimit social që ndikon në qëndrimet, marrëdhëniet shoqërore dhe të pushtetit, i cili forcon shoqërinë civile dhe hap hapësirat demokratike. Për të përmbushur aspiratat e tij, advokimi kërkon koordinim të përpjekjeve, mendim strategjik, informacion, komunikim dhe mobilizim. Advokimi është një proces ose një veprim për të siguruar respektimin dhe efektivitetin e të drejtave të komuniteteve apo dhe individëve. Çdokush mund të fillojë një veprim advokatie, por sa më shumë të jetë i strukturuar dhe i organizuar, aq më i lartë është shansi i suksesit.

Advokimi:
  • është një strategji për të ndikuar në ndryshimin e politikave ose veprimeve;
  • realizohet me audiencën primare të vendimmarrësve;
  • përmban një proces të qëllimshëm të komunikimit bindës, që kërkon ndërtimin e mbështetjes prapa politikës së propozuar;
  • kryhet nga grupe të qytetarëve të organizuar.
Advokimi, në të gjitha format e tij, kërkon të sigurojë që komuniteti, veçanërisht ata që janë më të prekshëm, të jenë në gjendje që:
  • Të shprehin pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre.
  • T’u dëgjohet zëri për çështje që janë të rëndësishme për ta.
  • T’u mbrohet dhe të mbrojnë të drejtat e tyre.
  • Të kenë qasjen e informacioneve dhe shërbimeve.
  • T’u merren parasysh pikëpamjet dhe dëshirat e tyre në vendimmarrjet që lidhen me jetesën e tyre.
  • Të mbrojnë dhe promovojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.
  • Të zbulojnë zgjedhjet dhe opsionet më të përshtatshme për arritjen e qëllimeve.
Në thelb, advokimi është “ushtrimi i presionit nga ana e qytetarëve përballë pushtetit të qeverisjes”. Advokimi është një mjet për pjesëmarrjen reale të qytetarëve në vendimmarrjet nga qeveria dhe organe të tjera të fuqishme. Në të njëjtën kohë, advokimi duhet të shkojë përtej angazhimit të “qytetarëve” për të angazhuar qytetarët dhe jo-qytetarët. Në këtë rast advokimi duhet të konsiderohet si: Akti i dhënies së mbështetjes për një politikë dhe bindjen e atyre që kanë fuqi për të vepruar në mbështetje të politikës, në nivel lokal dhe kombëtar.

Kur flasim për advokimin, pyetja më e shpeshtë nga OSHC-të ka të bëjë me përgatitjen dhe zbatimin e një procesi ose veprimi të suksesshëm advokimi. Është e dobishme të dimë, çfarë hapash do të ndërmarrim dhe çfarë duhet bërë për të arritur një ndryshim.

Është mirë të kuptohet se advokimi i qytetarëve zakonisht është një proces afatgjatë i cili ka logjikën e vet, përbëhet nga komponentë kryesorë dhe ndjek disa hapa ose faza. Këto faza mund të ndryshojnë në kohë dhe hapësirë, por është mirë të mbani mend se cilat janë gjërat kyçe për të identifikuar dhe punuar me të, kur jeni duke shkuar për të arritur një ndryshim.

Në rastin e projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile, për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, advokimi synonë, drejtpërdrejtë dhe tërthorazi, të përfshijë vendimmarrësit dhe palët e tjera të interesit për të mbështetur e zbatuar veprime që kontribuojnë në përmbushjen e një kuadri politikë gjithëpërfshirës si dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të fushës së ruajtjes të natyrës.


Tipet e advokacisë

Për të qenë në gjendje të përqëndrohemi në drejtimin e duhur, është mirë të dimë të dallojmë midis disa llojeve të advokimit si:

Advokimi i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë
Advokimi i qytetarëve dhe vetë-advokimi
Advokimi i bazuar në të drejtat dhe advokimi i bazuar në fakte
Advokimi bashkëpunues ose i konfrontimit
 
Merkure, 04 Mars 2020 14:11

Ç’farë duhet të dini për lobimin?

Written by
Ç’farë duhet të dini për lobimin?

Termi “Lobim” përshkruan përpjekjet e drejtpërdrejta për të ndikuar tek politikë bërësit, zyrtarët publikë apo vendimmarrësit e tjerë, përmes takimeve personale dhe bindjes. Me lobim nënkuptohet një grup i organizuar njerëzish apo/dhe oraganizatash që punojnë së bashku për të ndikuar ligjvënësit ose zyrtarët e tjerë publik në vendimet e qeverisë lidhur me një çështje të veçantë, në favor të një kauze specifike.

Kur filloni punën për një iniciativë të re avokuese, gjithmonë duhet të organizoni një takim me një person ose me institucionin. E rëndësishme është që në takim duhet të prezantoheni se kush jeni, çfarë bën organizata juaj dhe pse doni të organizoni një takim me vendimmarrësin. Kur kryeni negociata dhe paraqitni pikëpamjen duhet të jini tepër i qartë. Nëse dakordsohet takimi duhet të përgatiteni seriozizht dhe të kini një plan të hollësishëm. Ndërkohë mendoni për zgjedhjen e mjeteve të duhura për të arritur qëllimet, objektivat dhe si të mobilizoni përkrahësit dhe në të njëjtën kohë si të neutralizoni kundërshtarët.

Pra, lobimi është një strategji specifike e advokacisë për mbrojtjen e interesit publik apo privat, nëpërmjet ndryshimeve në legjislacion apo në problematika të tjera që prekin fushën e ruajtjes së natyrës. Lobimi përfshin komunikim të drejtpërdrejtë me vendimmarrësit dhe të tjerë që kanë ndikim mbi to. Lobimi ka të bëjë me edukimin dhe bindjen e tyre për të mbështetur dhe avancuar programin tuaj. Objektivat primare të lobimit janë njerëzit me fuqi për të ndikuar në një ndryshim të politikave në çështjen që kini marrë për shqyrtim.

Lobimi mund të ndodhë ose formalisht, përmes vizitave dhe informimeve të vendimmarrësve dhe të tjerëve, ose joformalisht, nëpërmjet bisedave në kohë, vende dhe rrethana më specifike në përshtatje me çështjen e advokim-lobimit. Që procesi i lobimit të jetë i suksesshëm duhet të zhvillohet mbi një program të mirë krijuar në kontekstin e çështjes dhe të rrethanave të veçanta.

Përvoja e disa OShC-ve ka qënë e përshtatshme, pasi kanë qenë në gjendje dhe kanë krijuar marrëdhënie të qëndrueshme midis organizatave të rrjetit, duke ndikuar në njohjen dhe zbatimin e standarteve dhe të legjislacionit për ruajtjen e natyrës dhe të përdorimit të barazpeshuar të burimeve dhe vlerave natyrore. Po kështu edhe diskutimet kokë me kokë me vendimmarrësit për t'i influencuar ata për të ndryshuar politikën, praktikën ose sjelljen.

Lobimi përfshin kontaktimin e ligjvënësve dhe përpjekjet për t'i bindur ata për të mbështetur ose refuzuar një politikë. Nëse ju jeni një përbërës individual ose një grup advokimi, kur takoni përfaqësuesit me një përpjekje për të nxjerrë një ndryshim të politikave, ju jeni duke i lobuar ata.

Lobimi është një pjesë e rëndësishme e çdo grupi advokatie që kërkon të bëjë një ndryshim dhe përfshin influencimin e njerëzve në pushtet të cilët mund të ndikojnë në këto ndryshime. Ashtu si në çdo fazë të një fushate advokimi, edhe lobimi duhet të planifikohet në mënyrë strategjike për të ushtruar presionin e duhur ndaj përfaqësuesve tuaj dhe për të fituar një rezultat të favorshëm.

Llojet e Lobimit:

Lobimi i drejtpërdrejtë:Është një takim ballë për ballë, sepse ju mund të flisni drejtpërdrejt për çështjet që prekin interesat tuaja dhe politikat që mund të ndihmojnë më mirë këto situata. Megjithatë, që kjo të funksionojë, është e nevojshme që së pari të ndërtohet një marrëdhënie pune me ligjvënësin e veçantë.

Lobimi indirekt: Me këtë lloj lobimi u rritni ndërgjegjësimin për çështjet që grupi juaj i advokatisë dëshiron ta korrigjojë dhe pastaj e përdorin këtë si një kanal për të ndikuar në qëndrimin e ligjvënësve.

CILI ËSHTË NDRYSHIMI MIDIS ADVOKIMIT DHE LOBIMIT?

Qëllimi i advokimit, lobimit dhe fushatës është i ngjashëm, por proceset janë të ndryshme.

Advokimi, është çdo plan që përpiqet të ndikojë në politikë-bërësit dhe palët e interesit përmes aktiviteteve të dizajnuara për të rritur vëmendjen e publikut.
Lobimi, është një lloj avokatie me qëllim të bindjes së qeverive dhe liderëve të saj për të marrë një qëndrim të veçantë rreth një legjislacioni të veçantë.
Ç’farë duhet të dini për një mesazh advokim-lobimi?

Një mesazh gjithëpërfshirës duhet përshkruar në strategjinë e advokim-lobimit. Nëse mesazhet janë të shumta, të paqarta ose shumë komplekse ata nuk mund të tërheqin vëmendjen e audiencës së synuar ose do të kenë ndikim të papërfillshëm.

Nëse qëllimi është i qartë, objektivat specifikë janë përcaktuar drejtë dhe Ju e dini se çfarë ndryshimi kërkoni të bëni, thelbësore është të identifikoni se kush mund t’a bëjë ndryshimin. Po kështu, është e dobishme të kujtoni rëndësinë e të pasurit të një pasqyre të qartë të kontekstit politik, legjislativ dhe të problematikave që doni të ndikoni, veçanërisht në lidhje me njerëzit ose institucionet që kanë fuqinë për të filluar ndryshimin. Ky mund të jetë një mjet i dobishëm për të siguruar palët e interesuara që luajnë një rol efektiv në përpjekjet për ndryshim dhe për procesin e vendimmarrjes. Njohja e përditësuar e situatës, njerëzve dhe e proceseve, është e nevojshme në mënyrë që të jeni të përgatitur për të advokuar e lobuar.

Mesazhi kryesor:Mbani në mend se mesazhi do të duhet të përhapet në një “rrjet të brendshëm” të përbërë nga OShC-të mjedisore, të cilat ndajnë të njëjtin qëllim si dhe të një “rrjeti të jashtëm” të palëve të interesuara, që mund të jenë përkrahës apo kundërshtarë.

Mesazhi kryesor duhet të kontrollohet nga stafi i OShC-së për të siguruar që të jetë në përputhje me mesazhin e përgjithshëm, i verifikueshëm me realitetin, të jetë i qartë dhe i kuptueshëm për audiencën. Pra, për të bërë dallimin e një mesazhi të mirë është rezultati, cila është dobia apo vlera e shtuar për audiencën, çfarë po mbrojmë, se çfarë ata apo/dhe të tjerët mund të fitojnë nga të bërit e advokim-lobimit. Mesazhi i adresuar në këtë sens, ka më shumë gjasa të pranohet prej tyre.

Zakonisht mesazhi më universal për audiencën e synuar, duhet të përfshijë:
  • Deklarata: ideja juaj qendrore ose analiza/shkaku i problemit. Përshkruani pse ndryshimi është i rëndësishëm.
  • Dëshmia: mbështet deklaratën me fakte (të kuptueshme), duke përdorur gjuhën e përshtatur.
  • Qëllimi: theksoni atë që dëshironi të arrini/realizoni.
  • Veprimi i dëshiruar: zgjidhja (ose zgjidhja e pjesshme) e problemit, përbën thelbin e një mesazhi advokim-lobimi dhe e dallon atë nga shumë lloje të tjera të komunikimit.
Mesazhi i dytësor:Shpjegon se si do të përmbushen objektivat e mesazhit kryesor. Por, mesazhet dytësore duhet të jenë të përshtatura për audienca më të gjera, më të veçanta, p.sh. me vendimmarrësit, mediat, subjektet, publiku i gjerë, etj. Mesazhi duhet të tregojë rëndësinë e çështjes dhe shqetësimet e komunitetit dhe të administratorëve të burimeve natyrore; se çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë duhet të merret në konsideratë. Zhvillimi i këtij mesazhi, që adreson dhe përforcon aspekte specifike të mesazhit kryesor, në rastin tonë, mirëqeverisja e ZMM-ve dhe të burimeve natyrore, bën të mundur që komuniteti dhe shoqëria të ndihmojnë në përcjelljen efektive të mesazhit, të ndërtohen marrëdhënie dhe besim të ndërsjelltë me strukturat vendimmarrëse.
Çdo mesazh kërkon dëshmi sasiore, dhe nëse të dhënat, faktet, shifrat ose provat, janë cilësore dhe të vërtetuara. Kur mesazhi është i qartë, rrjetet dhe koalicionet mund të ndihmojnë në kthimin e këtij mesazhi në një valë të fuqishme ndryshimi.
Merkure, 04 Mars 2020 12:22

Puna me median

Written by
Puna me median

Fushata ndërgjegjësuese është një seri iniciativash që kanë për qëllim ngritjen e interesit publik ose politik në një çështje specifike. Jep mesazhe bindese të bazuara në dëshmi dhe të orientuara drejt zgjidhjes për publikun, vendimmarrësit, palët e interesit dhe ata që i ndikojnë ato.

Mediat janë njëkohësisht një mjet dhe një objektiv për advokim-lobim për të ndërtuar një mjedis për vlerësim të një çështje specifike. Media mund:
  • Të luajë një rol kyç në ngritjen e vetëdijes dhe formimit të opinionit publik mbi përdorimin e provave në hartimin e politikave dhe përdorimin e vlerësimit për të nxitur llogaridhënien dhe transparencën.
  • Të formësojë natyrën e debateve mbi rëndësinë e përdorimit të vlerësimit në hartimin e politikave të ruajtjes së natyrës.
  • Të krijojë veprim nga politikëbërësit dhe ligjzbatuesit për domosdoshmërinë e vlerësimit të një çështje specifike.
  • Ndikojë mbi komunitetin, palët e ineteresuara dhe OShC-të për të rritur kërkesën për vlerësimin e një çështje specifike, për të ndikuar dhe reaguar ndaj institucioneve përgjegjese.
Në komunikimin me mediat mund të përdoren teknikat si deklarata për shtyp, konferenca, intervista dhe komente të ndryshme në studio apo dhe në terren.
Merkure, 04 Mars 2020 12:19

Advokacia dhe Media

Written by
Advokacia dhe Media

Media është një mënyrë se si të rritet rëndësia e kauzës duke e sjellë atë në publik përmes mediave dhe duke ndërtuar një komunitet mbështetësish.

Komunikimi konsiderohet aktivitet advokues nëse grupet e synuara e përdorin atë për të ushtruar presion mbi procesin e hartimit të politikave. Nga një këndvështrim i caktuar mund të konsiderohet si një strategji specifike advokimi, por për shkak se çdo strategji e lartpërmendur mund të ketë linjë të veçantë mediatike për të rritur ndikimin e saj, ne e paraqesim atë veç e veç.

Qëllimet e ndryshme të komunikimit ndryshojnë në aspektin e ndikimit dhe vështirësive të tyre. Nëse dëshironi të informoni, të përshkruani diçka, t'i bëni gjërat të dukshme dhe të kuptueshme, është mirë të përdorni fakte me infografikë. Kurrë mos harroni informimin, duke përdorur broshura, filma, karikatura, infografikë, etj.

Kur krijohet një mesazh, mos harroni të komunikoni shkurt dhe thjesht, të jeni personal, tregoni historinë dhe reagoni në nevojat reale dhe gjendjen e njerëzve duke përdorur gjuhën e tyre dhe argumentet ku ata janë të ndjeshëm.
Kur doni të rritni interesin, ndryshoni perceptimin e një teme ose problemi, duhet të përdorni mesazh më të fortë, të mbështetur p.sh. nga personalitete të famshme dhe mesazhet e tyre, shembuj dhe histori personale janë të mira për të frymëzuar dhe motivuar njerëzit.

Më e vështirë është të takohen qëllimet e orientuara në ndallimin e dikujt nga diçka ose mobilizimi i dikujt për të bërë diçka, sepse për t'i bindur njerëzit ka nevojë për shumë energji.

Me përjashtim të qasjeve të përmendura në linjat e hershme, është mirë të krijohen ekspertizë dhe ndikim duke ftuar ekspertët dhe vendimmarrësit në tryeza të rrumbullakëta, në panelet e diskutimeve, në organizimin e konferencave; bërja e dokumenteve të politikave, botimi i hulumtimeve , kjo krijon një përmbajtje të re, zhvillon argumente dhe sjell vëmendjen e publikut dhe medias në kauzën tënde.

Sidomos në advokim është e rëndësishme të përdorësh vizualizim dhe infografikë që ndihmon në përkthimin e argumenteve dhe fakteve në imazhe të forta. Kur ne përdorim qasje p.sh. e advokimit indirekt bazuar në prova, objektivi ynë është publiku dhe opinioni i tyre.

Përmes fushatave mediatike ne mund të ofrojmë dëshmi për publikun dhe të japim argumente, pse ndryshimi i politikave është i nevojshëm. Kur avokatët arrijnë të bindin opinionin publik për shkakun e tyre, politikëbërësit mund të ndikohen nga ndryshimi i politikave.
Integrimi i medias sociale në punën e advokim-lobimit

Mjetet e medias sociale ofrojnë një gamë të gjerë mundësish për të rritur/ndikluar procesin e advokim-lobimit. Mediat sociale janë një mjet i lirë që mund t'iu ndihmojë të filloni një bisedë në një mjedis të përshtatshëm, me një numër të konsiderueshëm njerëzish. Një nga avantazhet e shumta të tij është se distanca është kryesisht e parëndësishme. Ndërsa disavantazhi kryesor i mediave sociale është se njerëzit mund të kenë qasje të kufizuar. Ashtu si me mjetet e tjera të advokimit, është e rëndësishme që të kemi një qëllim specifik dhe një audiencë të synuar para se të filloni me advokimin e mediave sociale.

Termi “media sociale” përmban një numër mjetesh, secila me karakteristika dalluese. Përdorimi i shtuar dhe rëndësia e këtyre mjeteve ka sfiduar ndonjëherë të drejtën për lirinë e shprehjesdhe qasjen në informata që çojnë në një shkundje ndaj advokimit dhe fushatës. Krijimi i një plani për shfrytëzimin e mediave sociale është i nevojshëmdhe duhet të përfshijë:
  • Çfarë doni të arrini? A është qëllimi juaj i veçantë (si ndryshimi i Politikës Kombëtare të Ruajtjes së Natyrës) apo i gjerë (ndërtimi programeve për mirëqeverisjen e zonave të mbrojtura dhe të përdorimit të qendrueshëm të burimeve natyrore, duke angazhuar komunitet vendore, përdoruesit e tyre ose strukturat përgjegjëse menaxhuese dhe monitoruese)?
  • Kush është audienca që dëshironi të arrini? A komunikoni së pari me njerëz që tashmë janë të njohur me punën e OShC-së dhe partnerët? Apo po merrni në konsideratë objektivat dhe ndikimet që janë pjesë e strategjisë suaj të advokim-lobimit?
  • Në cilat platforma të mediave sociale duhet të përqendroheni? Ky vendim duhet të ndëmerret nga objektivi dhe audienca e synuar.
  • Çfarë materiale do të ndani përmes mediave sociale?
AKTET LIGJORE DHE NËNLIGJORE NË LIDHJE ME ZONAT E MBROJTURA DHE BURIMET NATYRORE
 
***
LIGJE PËR ZONAT E MBROJTURA
Ligj, Nr.81, Dt.Aktit:04.05.2017, Dt.Miratimit:04.05.2017, Fletore Zyrtare Nr.166, 23 Maj 20178, Faqe:6094.

 
Për mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimi, të ndryshuar
Ligj, Nr.8905, Dt.Aktit:06.06.2002, Dt.Miratimit:06.06.2002, Fletore Zyrtare Nr.29, Qershor 2002, Faqe:893.

 
Për mbrojtjen e tokës bujqësore, të ndryshuar
Ligj, Nr.9244, Dt.Aktit:17.06.2004, Dt.Miratimit:17.06.2004, Fletore Zyrtare Nr.49, 19 Korrik 2004, Faqe:3375.


Përmbrojtjen e biodiversitetit,të ndryshuar
LigjNr. 9587, Dt.Aktit:20.07.2006, Dt.Miratimit:20.07.2006, Fletore Zyrtare nr.84, 9 Gusht 2006, Faqe:2847.

 
Përfondin kullosor, të ndryshuar
Ligj, Nr.9693, Dt.Aktit:19.03.2007, Dt.Miratimit:19.03.2007, Fletore Zyrtare Nr.36, 4 Prill 2007, Faqe:678.

 
Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër, të ndryshuar.
Ligj, Nr.9867, Dt.Aktit:31.01.2008, Dt.Miratimit:31.01.2008, Fletore Zyrtare Nr.18, 19 Shkurt 2008, Faqe:18

 
Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore, të ndryshuar
Ligj, Nr.10120, Dt.Aktit:23.04.2009, Dt.Miratimit:23.04.2009, Fletore Zyrtare Nr.62, 14 Maj 2009, Faqe:2828.

 
Për gjuetinë, tëndryshuar
Ligj, Nr.10253, Dt.Aktit:11.03.2010, Dt.Miratimit:11.03.2010, Fletore Zyrtare Nr.39, 12 Prill 2010, Faqe:1433.

 
Për mbrojtjen e mjedisit, të ndryshuar
Ligj, Nr.10431, Dt.Aktit:09.09.2011, Dt.Miratimit:09.09.2011, Fletore Zyrtare Nr.89, 30 Qershor 2011, Faqe:3680.

 
Për menaxhimin e integruar të mbetjeve, të ndryshuar
Ligj, Nr.10463, Dt.Aktit:22.09.2011, Dt.Miratimit:22.09.2011, Fletore Zyrtare Nr.148, 8 Nentor 2011, Faqe:6825.

 
Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë
Ligj, Nr.10433, Dt.Aktit:16.06.2011, Dt.Miratimit:16.06.2011, Fletore Zyrtare Nr.90, Faqe:3715.

 
Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, të ndryshuar
Ligj, Nr.157, Dt.Aktit:15.11.2012, Dt.Miratimit:15.11.2012, Fletore Zyrtare Nr.157, 6 Dhjetor 2012, Faqe:8498.

 
Për peshkimin, të ndryshuar
Ligj, Nr.64, Dt.Aktit:31.05.2012, Dt.Miratimit:31.05.2012, Fletore Zyrtare Nr.73, 29 Qershor 2012,Faqe:3387.


Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, të ndryshuar
Ligj, Nr.107, Dt.Aktit:31.07.2014, Dt.Miratimit:31.07.2014, Fletore Zyrtare Nr.137, Faqe:6315.


Për turizmin, të ndryshuar
Ligj, Nr.93, Dt.Aktit:27.07.2015, Dt.Miratimit:27.07.2015, Fletore Zyrtare Nr.164, 21 Shtator 2015, Faqe:11491.

 
Për akuakulturën, të ndryshuar
Ligj, Nr.103, Dt.Aktit:20.10.2016, Dt.Miratimit:20.10.2016, Fletore Zyrtare Nr.207, Faqe:22217

 
Ligj, Nr.46, Dt.Aktit:18.07.2019, Dt.Miratimit:18.07.2019, Fletore Zyrtare Nr.111, 30 Korrik 2019, Faqe:8227.

 
 
***

VKM

Përshpalljen e Lagunës së Karavastasë dhe Parkut të Divjakës si ekosistem natyror veçanërisht i mbrojtur për t’u përfshirë në listën e konventës së Ramsarit
Vendim i KM, Nr.413, Dt.Aktit:22.08.1994, Dt.Miratimit:22.08.1194, Fletore Zyrtare Nr.xx, Faqe:xx

 
Për shpalljen, me siperfaqe të zgjeruar, të ekosistemit natyror Divjakë-Karavasta "Park Kombëtar"
Vendim i KM, Nr.687, Dt.Aktit:10.10.2007, Dt.Miratimit:10.10.2007, Fletore Zyrtare Nr.144, 30 Tetor 2007,Faqe:4017.

 
Për shpalljen  "Park Kombëtar" të ekosistemit natyror Shebenik-Jabllanicë”
Vendim i KM, Nr.640, Dt.Aktit:21.05.2008, Dt.Miratimit:21.05.2008, Fletore Zyrtare Nr.87, 11 Qershor 2008, Faqe:3824.

 
Për miratimin e listës së llojeve të huaja invazive dhe për përcaktimin e procedurave, për ndalimin dhe/ose futjen e tyre në pikat doganore të vendit
Vendim i KM, Nr.241, Dt.Aktit:06.03.2009, Dt.Miratimit:06.03.2009, Fletore Zyrtare Nr.43, 14 Prill 2009, Faqe:2210.

 
Për zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar “Kune-Vain-Tale”
Vendim i KM, Nr.432, Dt.Aktit:28.04.2010, Dt.Miratimit:28.04.2010, Fletore Zyrtare Nr.85, 12 Korrik 2010, Faqe:4446.

 
Për miratimin e listave të tipave të habitateve natyrore, bimëve, kafshëve dhe shpendëve, me interes për bashkimin evropian
Vendim i KM, Nr.866, Dt.Aktit:10.12.2014, Dt.Miratimit:10.12.2014, Fletore Zyrtare Nr.194, 23 Dhjetor 2014, Faqe:10841.

 
PËR KRIJIMIN DHE MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË ZONAVE TË MBROJTURA DHE TË ADMINISTRATAVE RAJONALE TË ZONAVE TË MBROJTURA
Vendim i KM, Nr.102, Dt.Aktit:04.02.2015, Dt.Miratimit:04.02.2015, Fletore Zyrtare Nr.18, Faqe:821.  
  
 
Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore, 2018-2027.
Vendim i KM, Nr.73, Dt.Aktit:07.02.2018, Dt.Miratimit:07.02.2018, Fletore Zyrtare Nr.52, 16 Prill 2018,Faqe:2973.

 
Për përbërjen, funksionet, detyrat dhe përgjegjësitë e komiteteve të menaxhimit të zonave të mbrojtura mjedisore
Vendim i KM, Nr.593, Dt.Aktit:09.10.2018, Dt.Miratimit:09.10.2018, Fletore Zyrtare Nr.147, 16 Tetor 2018,Faqe:9766.

 
Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 103, datë 4.2.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të inspektoratit shtetëror të mjedisit dhe pyjeve”, të ndryshuar”
Vendim i KM, Nr.338, Dt.Aktit:06.06.2018, Dt.Miratimit:06.06.2018, Fletore Zyrtare Nr.84, 8 Qershor 2018, Faqe:5225.


PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË MENAXHIMIT TË BURIMEVE UJORE
Vendim i KM, Nr.221, Dt.Aktit:26.04.2018, Dt.Miratimit:26.04.2018, Fletore Zyrtare Nr.61, 30 Prill 2018, Faqe:3604


Për miratimin e rregullave për shpalljen  e zonave të veçanta të ruajtjes
Vendim i KM, Nr.369, Dt.Aktit:29.05.2019, Dt.Miratimit:29.05.2019, Fletore Zyrtare Nr.80, 3 Qershor 2019, Faqe:6049.


Për miratimin e listës së rishikuar, të përditësuar, të monumenteve të natyrës shqiptare
Vendim i KM, Nr.303, Dt.Aktit:10.05.2019, Dt.Miratimit:10.05.2019, Fletore Zyrtare Nr.68, 3 Qershor 2019, Faqe:5128.


Për kriteret e ushtrimit, të miratimit e monitorimit të veprimtarive kërkimore- shkencore në zonat e mbrojtura mjedisore
Vendim i KM, Nr.302, Dt.Aktit:10.05.2019, Dt.Miratimit:10.05.2019, Fletore Zyrtare Nr.68, 3 Qershor 2019, Faqe:5124.


Për rregullat, kriteret dhe procedurat për përdorimin e shpellave për qëllime turistike
Vendim i KM, Nr.414, Dt.Aktit:19.06.2019, Dt.Miratimit:19.06.2019, Fletore Zyrtare Nr.89, 21 Qershor 2019, Faqe:6394. 


Vendim i KM, Nr.57, Dt.Aktit:06.02.2019, Dt.Miratimit:06.02.2019, Fletore ZyrtareNr.15, 12 Shkurt 2019, Faqe:516. 

Vendim i KM, Nr.171, Dt.Aktit:27.03.2019, Dt.Miratimit:27.03.2019, Fletore Zyrtare Nr.46, 4 Prill 2019, Faqe:3707.


Vendim i KM, Nr.201, Dt.Aktit:10.04.2019, Dt.Miratimit:10.04.2019, Fletore Zyrtare Nr.54, Faqe:4113.

Vendim i KM, Nr.232, Dt.Aktit:17.04.2019, Dt.Miratimit:17.04.2019, Fletore Zyrtare Nr.56, Faqe:4490.


Vendim i KM, Nr.237, Dt.Aktit:17.04.2019, Dt.Miratimit:17.04.2019, Fletore Zyrtare Nr.57, Faqe:4549.

Vendim i Kuvendit, Nr.47/2019, Dt.Aktit:18.04.2019, Dt.Miratimit:18.04.2019, Fletore Zyrtare Nr.61, Faqe:4655.


Vendim i KM, Nr.255, Dt.Aktit:24.04.2019, Dt.Miratimit:24.04.2019, Fletore Zyrtare Nr.61, Faqe:4732.


Vendim i KM, Nr.256, Dt.Aktit:24.04.2019, Dt.Miratimit:24.04.2019, Fletore Zyrtare Nr.61, Faqe:4734.


Vendim i KM, Nr.359, Dt.Aktit:29.05.2019, Dt.Miratimit:29.05.2019, Fletore Zyrtare Nr.80, Faqe:6023.


Vendim i KM, Nr.360, Dt. Aktit:29.05.2019, Dt.Miratimit:29.05.2019, Fletore Zyrtare Nr.80, Faqe:6024.


Vendim i KM, Nr.369, Dt.Aktit:29.05.2019, Dt.Miratimit:29.05.2019, Fletore Zyrtare Nr.80, Faqe:6049.


Vendim i KM, Nr.414, Dt.Aktit:19.06.2019, Dt.Miratimit:19.06.2019, Fletore Zyrtare Nr.89, Faqe:6394.


Vendim i KM, Nr.413, Dt.Aktit:19.06.2019, Dt.Miratimit:19.06.2019, Fletore Zyrtare Nr.90, Faqe:6463.


Vendim i KëshillitKombëtartëUjit, Nr.6, Dt.Aktit:12.06.2019, Dt.Miratimit:12.06.2019, Fletore Zyrtare Nr.95, Faqe:7030.


Vendim i KM, Nr.464, Dt.Aktit:03.07.2019, Dt.Miratimit:03.07.2019, Fletore Zyrtare Nr.97, Faqe:7083.

Udhëzim, Nr.7, Dt.Aktit:22.07.2019, Dt.Miratimit:22.07.2019, Fletore Zyrtare Nr.109, Faqe:8138. 

  
Vendim i KM, Nr.520, Dt.Aktit:25.07.2019, Dt.Miratimit:25.07.2019, Fletore Zyrtare Nr.112, Faqe:8375.

 
PËR KRIJIMIN, MËNYRËN E ORGANIZIMIT DHE TË FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT
Vendim i KM, Nr.568, Dt.Aktit:17.07.2019, Dt.Miratimit:17.07.2019, Fletore Zyrtare Nr.121, Faqe:8924.

 
PËR MIRATIMIN E KOMPETENCAVE, MËNYRËN E ORGANIZIMITDHE TË FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË BREGDETIT
Vendim i KM, Nr.569, Dt.Aktit:17.07.2019, Dt.Miratimit:17.07.2019, Fletore Zyrtare Nr.121, Faqe:8926.


PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË PYJEVE
Vendim i KM, Nr.570, Dt.Aktit:17.07.2019, Dt.Miratimit:17.07.2019, Fletore Zyrtare Nr.121, Faqe:8929.
 
***

Titulli i projektit: Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Programi IPA për Shoqërinë Civile dhe Median 2016 – 2017, “Mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile”

Koncepti i projektit

Megjithëse Shqipëria ka një diversitet të lartë biologjik (që përmban rreth 30% të florës evropiane), biodiversiteti po vuan dëme të mëdha në vitet e fundit dhe në shumë raste të pakthyeshme si në rastin e HEC-eve, guroreve, ndërtimit të infrastrukturës etj.,të cilët kanë ndikuar seriozisht në habitatet e specieve të rrezikuara dhe atyre të rrezikuara në mënyrë kritike. Natyra në Shqipëri është shumë e fragmentuar dhe e paaftë për të reaguar në mënyrë efektive ndaj presioneve të reja dhe kërcënimeve të vazhdueshme duke përfshirë prerjet ilegale, peshkimin, gjuetinë, turizmin e pakontrolluar dhe aktivitetet rekreative, erozionin bregdetar, zjarret, ndikimet e ndryshimeve klimatike, zbatimin e dobët të ligjit dhe qasjet e paefektshme të menaxhimit në praktikë. Përfshirja e komuniteteve lokale në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe burimet lokale të natyrës është e pamjaftueshme. Kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikës së mjedisit dhe ruajtjes së natyrës dhe lehtësisht çon në konflikte dhe keqkuptime të panevojshme.

Shkaqet e korrupsionit në sektorin e mjedisit sidomos në ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e qëndrueshëm përfshijnë shkaqet tipike që i atribuohen çdo sektori tjetër: legjislacioni i pamjaftueshëm, mungesa e respektit për sundimin e ligjit, demokracia e dobët, autoritet i gjerë që u jepet zyrtarëve publikë, përgjegjësia minimale dhe transparenca, zbatimit të dobët, niveleve të ulëta të profesionalizmit dhe stimujve të mbapshtë. Përveç kësaj, korrupsioni në sektorin e mjedisit është shkaktuar edhe nga konfliktet midis interesave private në të ardhura që mund të fitohen nga burimet mjedisore dhe interesat publike për një mjedis të shëndetshëm. Kjo situatë përkeqësohet me vendim-marrje jo transparente që përjashton zërat e qytetarëve, duke çuar në zhvillime jo të qëndrueshme që dëmtojnë mjedisin.

Në këtë kontekst, projekti i titulluar: “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri” synon të përmirësojë menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit, sidomos aseteve natyrore në 4 zona të mbrojtura, duke nxitur një qeverisje pjesëmarrëse dhe transparente duke përfshirë shoqërinë civile mjedisore të mbështetur nga autoritetet publike dhe media.

Projekti ka filluar zyrtarisht më 1 maj 2018 dhe ka një kohëzgjatje prej 36 muajsh. Ai përfshin dy organizata joqeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe një Institucion Publik si partner shoqërues: Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është udhëheqësi i projektit; Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) është bashkë-partneri në këtë projekt dhe do të ofrojë mbështetje teknike këshillimore për zbatimin e tij. Partneri i asociuar është Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. AKZM do të mbështesë dhe lehtësojë komunikimin e projektit me institucionet publike dhe do të përfitojë nga ngritja e kapaciteteve të këtij projekti për të punuar ne nivel rajonal me Agjencitë Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdRZM) në katër zonat pilote.

Objektivat e projektit

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të mbështesë punën e advokimit të OMSHC-ve për të promovuar mbrojtjen e mjedisit, luftën kundër korrupsionit në mjedis dhe ndryshimin e klimës, të rrisë të drejtën për informacion mbi procesin e vendimmarrjes që prek mjedisin.

Objektivi specifik:

  • Të rrisë dhe fuqizojë aftësitë dhe rolin aktiv të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC-ve) për të zbatuar ligjin, për të luftuar korrupsionin dhe për të zvogëluar ndikimet negative në menaxhimin e natyrës dhe menaxhimin e zonës së mbrojtur.
  • Të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet OMSHC-ve dhe autoriteteve publike, komuniteteve lokale dhe mediave dhe të nxisë rrjetëzimin dhe ndërtimin e partneritetit mes tyre.

Arritja e këtij objektivi do të ndërtohet në zbatimin me sukses të katër rezultateve të pritura që synojnë:

  1. Ndërtimi i kapaciteteve;
  2. Përmirësimi i kuadrit rregullator;
  3. Pjesëmarrja aktive;
  4. Rritja e ndërgjegjësimit;

Palët kryesore të interesit dhe grupet e synuara në këtë proces përfshijnë

(i) organizatat mjedisore të shoqërisë civile,

(ii) autoritetet përgjegjëse për ruajtjen e natyrës, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe menaxhimin e ZM-ve në të gjitha nivelet e qeverisjes,

(iii) sektori privat,

(iv) komunitetet lokale ku janë vendosur ZM-të e synuara dhe

(v) mediat lokale dhe kombëtare.

Skema e Minigranteve për OMSHC-të

Në kuadër të Projektit, ndërtimi i kapaciteteve të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile (OMSHC) nga Shqipëria është planifikuar të bëhet edhe përmes dhënies së granteve OMSHC-ve. Një nga komponentet më kryesore të projektit është Programi i Granteve “Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për advokim dhe pjesëmarrje publike në proceset vendimmarrëse mbi përdorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore". Konkretisht janë mbështetur OMSHC-të apo grupime OMSHC-së në 4 zona pilote të projektit. Rrjedhimisht, OMSHC-të përfituese të përzgjedhura do të rrisin njohuritë, aftësitë dhe kapacitetet e tyre për të zgjeruar angazhimin në aktivitetet e advokimit në nivel kombëtar dhe veçanërisht lokal në zonat pilote të përzgjedhura dhe të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse lidhur me ruajtjen dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. OMShC-të përfituese do ti bashkohen një rrjeti kombëtar së bashku me partnerët e projektit, ndërsa do të marrin pjesë aktivisht në aktivitetet kryesore të projektit.

Projekti zbatohet nga:

- Drejtues projekti: Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA)

Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000 me qendër në Tiranë por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet organizatave partnere. Qëllimi kryesor i INCA-s është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri si dhe mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GWP) dhe përfaqëson WWF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri. http://ww.inca-al.org/

- Partner në zbatimin e projekti:Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN)

IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11’000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Është një nga ofruesit kryesor të të dhënave të ruajtjes, vlerësimeve dhe analizave të burimeve natyrore. Anëtarësimi i saj i gjerë i mundëson IUCN të plotësojë rolin e inkubatorit dhe deponimin e besuar të praktikave më të mira, mjeteve dhe standardeve ndërkombëtare. IUCN siguron një hapësirë neutrale në të cilën aktorët e ndryshëm përfshirë qeveritë, OJQ-të, shkencëtarët, bizneset, komunitetet lokale, organizatat e popujve indigjenë dhe të tjerët mund të punojnë së bashku për të krijuar dhe zbatuar zgjidhje për sfidat mjedisore dhe për të arritur zhvillim të qëndrueshëm. Duke punuar me shumë partnerë dhe mbështetës, IUCN zbaton një portofol të madh dhe të ndryshëm të projekteve të ruajtjes në të gjithë botën. Kombinimi i shkencës së fundit me njohuritë tradicionale të komuniteteve lokale, këto projekte punojnë për të ndryshuar humbjen e habitatit, për të rivendosur ekosistemet dhe për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve. https://www.iucn.org/ecaro

- Partneri i asociuar: Agjencia Kombëtare e Zonave të Mrojtura (AKZM)

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është institucioni kryesor shtetëror përgjegjës për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit në Shqipëri. Misioni i saj kryesor është të kujdeset për burimet natyrore në Shqipëri nëpërmjet menaxhimit të rrjetit të zonave të mbrojtura dhe promovimit të vlerave të tyre duke ndërmarrë ndërgjegjësimin e publikut dhe aktivitetet e edukimit mjedisor dhe duke mbështetur aktivitete të qëndrueshme socio-ekonomike brenda zonave të mbrojtura. http://akzm.gov.al/

 

Kalendari i Aktiviteteve

« November 2014 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook