Hene, 29 Prill 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Në datën 22 Prill 2013, në orën 10:30 në ambientet e Qëndrës së Informacionit të BE-së, në zonën pedonale (Rr. Kol Idromeno) të qyteti të Shkodrës, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me partnerin e saj lokal në Shkodër, Forumi Ndërkufitar i Liqenit të Shkodrës, me rastin e Ditës Botërore të Tokës, organizuan takimin e parë për fillimin e proçesit të ri “Drejt Shpalljes së Liqenit të Shkodrës Rezervë e Biosferës Ndërkufitare”.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me organizatën mjedisore Green Home (GH) të Malit të Zi, me mbështetjen e grantit të UNESCO-s, ka filluar nga puna për zhvillimin dhe finalizimin e proçesit të përgatitjes dhe dorëzimit të Formularit të Shpalljes/Nominimit midis Republikës së Shqiperisë dhe Republikës së Malit të Zi i cili është vazhdimi i një proçesi të inicjuar dhe koordinuar nga INCA dhe GH që në vitin 2009 dhe i mbështetur e financuar nga Programi IPA Ndërkufitare Shqipëeri-Mal i Zi 2010-2013, përmes projektit “Të mbështesim propozimin e Rezervës së Biosferës Ndërkufitare të zonës së Liqenit të Shkodrës”. Në përfundim të projektit IPA dhe rrezultateve të tij, u konkludua se proçesi duhet të vazhdojë më tej përmes finalizimit të përgatitjes së Formës së Nominimit/Shpalljes si Rezervë e Biosferës Ndërkufitare  si dhe aprovimit dhe mbeshtetjes së saj nga Institucionet perkatëse.

Për realizimin e proçesit në vazhdim, fazës finale të kësaj inciative, aktualisht INCA dhe GH janë duke bashkëpunuar me mbështetjen e Zyrës së UNESCO-s në Venecia si dhe një ekspert ndërkombëtar, Z.Giorgio Andrian, për të siguruar vazhdimësinë dhe suksesin e këtij proçesi përtej finalizimit të Formës së Nominimit. Në këtë faze finale është parashikuar që të gjithë aktivitetet të organizohen në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kombëtare dhe lokale (Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Bashkinë Shkodër, Bashkinë Koplik, Komunat, etj) si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komisionet Kombëtare për UNESO-n në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Takimi kishte për qëllim prezantimin e arritjeve të deritanishme dhe të hapave e aktiviteteve të këtij proçesit, si dhe informimin dhe bashkëpunimin gjithëpërfshirës me pushtetin lokal, NGO-të mjedisore dhe aktorë të tjerë vendore në qytetin e Shkodrës. Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, përfaqësues të Sekretariatit të UNESCO në Ministrinë e Jashtme, përfaqësues të Qarkt Shkodër, të Prefekturës Shkodër, të  Bashkive Shkodër e Koplik, Kryetarë Komunash, ekspertë të fushës etj.

Published in Aktivitetet

Mbas një sërë takimesh konsultative në pjesën më të madhe të qyteteve bregdetare, ditën e premte në date 12 Prill 2013 INCA, në bashkëpunim me PNUD organizuan Takimin Konsultativ përfundimtar mbi “Planin Strategjik për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare” (PSZMDB). Ky Plan është një rezultat i rëndësishëm në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Mbulimit dhe Menaxhimi i efektshëm i zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare ”. Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, përfaqësues të UNDP, të shoqërisë civile, ekspertë të fushave të ndryshme, akademikë të Unisversitetit të Tiranës etj.

Në takim u diskutua mbi Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare (ZMDB) të cilat njihen në botë si një prej instrumenteve më të efektshme për të administruar mjedisin detar dhe bregdetar në rastet kur kërcënimet ndaj këtij mjedisi kanë natyrë gjeografike dhe ku kërcënimet mund të menaxhohen në nivel gjeografik. Gjithashtu një vënd të veçantë në takim zunë edhe diskutimet mbi proçesin e hartimit si vetë Planin Strategjik për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare i cili u vlerësua nga ekspertët dhe grupet e interesit si nje dokument i plotë dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen e bregdetit shqiptar.

Published in Aktivitetet
Merkure, 10 Korrik 2013 12:47

Takim për Programin e Granteve të Vogla

Në ambientet e Shkollës 9-vjeçare Fan S. Noli në Tiranë, ditë e hënë më datë 18 Mars 2013, INCA organizoi takim për Programin e Granteve të vogla financuar nga UNICEF dhe AMC në kuadër të projektit për Shkollat e Gjelbra.

Në takim u prezantua programi për rrjetin e Shkollave të Gjelbra si dhe u diskutua mbi konceptin e tyre. Në takim morën pjesë përfaqësues të MMPAU, IZHA-s, AMC, UNICEF, DAR në rrethe e mësues të ndryshëm.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.php?IDNotizia=90498&IDCategoria=1

Published in Aktivitetet

18 mars 2013, ARCO, Tilburg, Leiden, Oisterwijk Aquafil, Grupi ECNC dhe Sock Star kanë përcaktuar së bashku iniciativën për "Dete të shëndetshëm, një udhëtim nga mbeturina në konsum”. Objektivi kryesor i kësaj nisme është për të hequr mbeturinat, e veçanërisht rrjetat e peshkimit dhe plehra të tjera detare nga detet dhe oqeanet, me qëllim krijimin e deteve më të shëndetshme si dhe riciklimin e mbeturinave detare.

Rrjetat e peshkimit ende hidhen shumë shpesh në vende grumbullimi mbeturinash apo digjen, por si pjesë e iniciativës për dete të shëndetshme, ato do të transformohen dhe rigjenerohen në fije ECONYL®, një cilësi e lartë materiali të papërpunuar që përdoret për të krijuar produkte të reja, të tilla si çorape, rroba banjoje, të mbathura, qilima, etj.

Për më tepër informacion klikoni http://www.ecnc.org/news180313/

Published in Aktivitetet

"Një e ardhme më e qëndrueshme për Evropën Jug-Lindore - Drejtimi Strategjik për IUCN në Evropën Juglindore", do të diskutohet nga 6-8 mars në Tiranë, Shqipëri, ku IUCN dhe partnerët e saj takohen për të përcaktuar qëllimet prioritare për rajonin dhe për të formuluar një program me efikas dhe rezultativ. Rezultatet paraprake të një studimi rajonal të vlerësimit të nevojave, kryer nga IUCN, do të paraqiten dhe të diskutohen në këtë takim.

Më shumë se 70 pjesëmarrës ishin në takimin e Atëtarëve të IUCN. Takimin e përshëndetën edhe Z. Fatmir Mediu, Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë, Z. Massimo Gaiani Ambasador i Republikës Italiane në Shqipëri, Z. Ettore Sequi, Ambasador i Delegacionit të BE në Shqipëri, Z. Michael Hošek, Këshilltar i IUCN për Evropën Juglindore, Azinë Qëndrore dhe Veriore. Rreth 50 anëtare dhe partnere të IUCN dhe organizata të ndryshme do të ndjekin këtë takim, i cili mbahet pikërisht 10 vjet pas takimit të anëtarëve që inauguroi Zyrën e Programit të IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE).

Takimi i anëtarëve të IUCN në Evropën Juglindore është bashkë organizuar nga zyra e IUCN për Evropën Juglindore, anëtarët e IUCN në Shqipëri - Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipërisë (INCA), Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë, të mbështetur nga Fondacioni MAVA.

Më shumë informacion:

http://www.iucn.org/about/union/secretariat/offices/europe/about/places/belgrade/shaping_a_sustainable_ future_for_south_eastern_europe/

Published in Aktivitetet

Në kuadër të projektit "Mbrojtja dhe menaxhimi i burimeve natyrore në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe Organizatat e Shoqërisë Civile në Parkun Rajonal të Ulzës" financuar nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, INCA organizoi në dt.22.Shkurt në Ulzë një seminar trainues mbi Planin e Menaxhimit të Parkut Rajonal Ulzë. Në seminar mori pjesë punonjës së Aministratës së Parkut, përfaqësues të Komunës Ulëz, Këshillit Komunal, specialistë pyjesh, OJF të ndryshme etj.

Published in Aktivitetet

Më 9 nëntor në Tiranë, INCA në bashkëpunim me PPNEA, EDEN dhe Ekolevizja, organizoi workshopin"Ndikimet e ndërtimit hidrocentralet në lumenj". Workshopi u organizua në kuadër të projektit “Fushatë ndërgjegjësuese për ndërtimin e qëndrueshëm të hidrocentraleve në Shqipëri, në veçanti për lumin Osum” mbështetur nga WWF. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 40 të ftuar si të ftuar nga Komuna Vërtop, komunitetit lokal, OJF të qytetit të Berat, organizata të ndryshme të shoqërisë civile, studentë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, të Fakultetit të Inxhinierisë dhe nga Universiteti i Shkencave Sociale në Tiranë, ekspertë të fushës së mjedisit, media etj.

Ky projekt u zbatua nga 4 organizatat mjedisore në Tiranë: INCA, Ekolevizja, EDEN dhe PPNEA të cilat kanë ndarë përvojën e tyre me pjesëmarrësit në seminar.

Published in Aktivitetet

Takimi i trete i aktoreve për hartimin e planit të menaxhimit për Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna, u organizuar në Komunën Ana e Malit, me 6-8 Nëntor. Takimi, i organizuar në kuadër të projektit “Mbështetje institucionale për zonat e mbrojtura në Shqipëri” kishte si qëllim kryerjen e një analize sasiore dhe vlerësimi krahasues të opsioneve të mundshme të menaxhimit, bazuar në analizën cilësore të modelit të sistemit të krijuar në takimet e mëparshme, si dhe formulimin e masave kryesore të planit të menaxhimit për Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna.

Published in Aktivitetet

Nga 2 deri ne 3 Nëntor 2012 në Përmet, INCA në bashkëpunim me organizatat Med-INA, Pindos PERIVALLONTIKI dhe SHPP, organizoi takimin e dytë në kuadër të projektit "Vjosa/Aoos, lumi eko-muze; promovimi dhe mbrojtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore e basenit të lumit Vjosë/Aoos (VAEcoM)".

Takimi u përqëndrua në:


- Diskutimin rreth aktiviteteve dhe problematikave kryesore lidhur me zbatimin e projektit, veçanërisht në lidhje me skenaret dhe tematikat e shtigjeve/rrugëve të ekomuzeumit, ngritjen e rrjetit të operatoreve lokalë, aktivitetet për vizibilitetin e projektit, etj;


- Informimin dhe inkurajimin e pjesëmarrejs së komunitetit, dhe autoriteteve lokale, aktorëve dhe organizatave profesioniste të zonës në Projekt, si dhe në ideimin e ekomuzeumit;


- Promovimin e bashkëpunimit dhe krijimit të rrjetit të punës midis komunitetit lokal, aktorëve të interesuar dhe studiuesve të cilët do të jenë dhe bërthamë jetëdhënëse e ekomuzeumit;


- Vlerësimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të rajonit me qëllim promovimin e tyre nëpërmjet ekomuzeumit; dhe


- Aprovimin e planit për periudhën në vazhdim si dhe diskutimin e çështjeve të tjera në lidhje me zbatimin e projektit.

Published in Aktivitetet

Në periudhën 29-31 Tetor, INCA në bashkëpunim me eksperten e huaj znj. Madeleine Theochari, realizuan një sërë aktivitetesh për konsultimin dhe përfshirjen e aktoreve të ndryshëm në menaxhimin e integruar të zonës ndërkufitare të lumit Buna. Grupet kryesore të aktoreve të përfshirë ishin përfaqësuesit e pushtetit vendor, fermerët, bizneset turistike, peshkatarët, gjuetaret dhe shoqatat e ndryshme të zonës.

Diskutimi u përqëndrua kryesisht në vlerat kryesore të zonës, rreziqet që i kanosen atyre dhe mënyrat apo masat që duhen marre për parandalimin apo evitimin e këtyre rreziqeve për të garantuar një zhvillim te qëndrueshëm e të integruar te zonës

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« February 2018 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28        

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook