Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process
Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...
Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...
Dr.Genti Kromidha mori pjesë në seminarin “Vlerësimi i efektivitetit të menaxhimit të zonave të mbrojtura në Evropë – rishikim i të dhënave, metodave dhe rezultateve”, që u zhvillua nga 1-4 Nëntor pranë Akademisë Ndërkombëtare për Ruajtjen e Natyrës në Ishullin Vilm të Gjermanisë. Në këtë takim ekspertë nga vende të ndryshme të Evropës diskutuan mbi rezultatet e një studimi mbi praktikat dhe sfidat Evropiane lidhur me vlerësimin e efektivitetit të menaxhimit të zonave të mbrojtura, përgatitjen e rekomandimeve lidhur me zbatimin e Vlerësimit të Efektivitetit të Zonave të Mbrojtura në Evropë (duke marrë në konsideratë edhe obligimet e Natura 2000).
Në 26 dhe 27 Nëntor, në kuadër të aktiviteteve për “Vlerësimin e vlerave të biodiversitetit dhe krijimin e një database” për zonën e alpeve, Dr.Z. Dedej dhe Dr.G. Kromidha u takuan me Prof.P. Ibisch, shoqëruar nga Mr.Jan-Willem Knegt, Miss.Ana Katnic dhe Mr.Mark Rupa për të diskutuar mbi punën e bërë deri tani për këtë projekt si dhe rishikimin e planeve për të ardhmen. Ata gjithashtu zhvilluan një vizitë të shkurtër në Theth për të krijuar një ide me konkrete për zonën
Në kuadër të projektit të IUCN–SNV-WWF mbi “Mbështetjen e komuniteteve rurale dhe peisazheve të tyre tradicionale nëpërmjet fuqizimit të qeverisjes mjedisore në zonat e mbrojtura ndërkufitare të Harkut Dinarik, Dr. G. Kromidha mori pjesë në dy takime për Grupet Lokale të Veprimit të organizuara në datat 9-10 dhe 12-13 Nëntor në Andrijevicë të Malit të Zi dhe Shkodër, ku prezantoi rezultatet e deritanishme të punës së bërë për “Vlerësimin e vlerave të biodiversitetit dhe krijimin e një database” për zonën e alpeve.
Në periudhën 11-23 nëntor, Presidenti (Dr.Z. Dedej) dhe Drejtori Ekzekutiv(Dr.G. Kromidha) i INCA-s morën pjesë në workshopin e parë trajnues rajonal për përgatitjen e planeve dhe menaxhimin Zonave të Mbrojtura Detare (MPA), në Tabarka (Tunizi). Gjatë trajnimit pjesëmarrësit u angazhuan në ndarjen e eksperiencave të rasteve dhe atyre të marra, bërje prezantimesh, punë e përbashkët si në grupe dhe në mënyrë individuale dhe ushtrime për zgjidhjen e problemeve
Në datat 26-30 Tetor Presidenti i INCA-s Dr.Zamir Dedej mori pjesë në takimin rajonal “Në vazhdim të rrugëve të Vendikut” (Sulle Rotte della Serenissima), të organizuar në Budva (Mal i Zi) nga shoqata italiane MAREAMICO. Aktiviteti është në vazhdim të takimeve te mëparshme të organizuar nga shoqata në vende të tjera të Mesdheut. Gjatë këtij takimi, Dr.Dedej dhe On.Roberto Tortoli, President i MAREAMICO-s dhe Zv/President i Komisionit Parlamentar për Mjedisin, Territorin dhe Punët Publike, nënshkruan një Marrëveshje Partneriteti dhe Bashkëpunimi ndërmjet dy organizatave.
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), nënshkroi një kontratë pune me zyrën e WWF MedPO për projektin me titull “Protected biodiversity – Empower Albania NGO-s for Promoting Natura 2000”, bazuar në deklaratën e partneritetit të firmosur me parë kur është paraqitur propozimi.
Në datat 7-8 tetor Dr.Zamir Dedej mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me titull “Zhvillimi i qëndrueshëm i energjisë së ujit në Ballkanin Perëndimor”, që u mbajt në Dubrovnik. Konferenca mblodhi aktorët kryesorë rajonalë në zhvillimin dhe projektimin e digave për të diskutuar rreth mundësive të përmirësimit të qëndrueshmërisë së skemave të hidrocentraleve nëpërmjet adoptimit të standardeve mjedisore, përfshirë dhe konceptin e rrjedhjes mjedisore.
Më datë 29 shtator 2009, UNICEF në bashkëpunim me INCA-n, organizoi një takim për shpërndarjen e certifikatave për mësuesit e trajnuar nga projekti për edukimin mjedisor në shkollat fillore të quajtur CLEEN (Child Led Environmental Education Iniciative). Në këtë takim ishin të ftuar Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Z.Fatmir Mediu, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z.Myqerem Tafaj, Përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF-it në Shqipëri Z.Delf Palm dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Z.Henk G.C. Van Den Dool. Në takim u theksua rëndësia e edukimit mjedisor në shkolla dhe u shpërndanë certifikatat për mësuesit e trajnuar.
Gjatë muajit shtator, Dr.Zamir Dedej mori pjesë në workshopin me titull “Për një përqasje të integruar ndaj vlerave kulturore e natyrore të ligatinave”, organizuar nga Fondacioni Grek Med-INA në bashkëpunim me MedWet (Iniciativa për Ligatinat Mesdhetare) dhe SPP (Shoqata për Parkun e Prespës). Në këtë takim ai dha kontributin e tij në diskutime dhe paraqiti një studim që lidhet me Parkun Kombëtar të Butrintit.