Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process
Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...
Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...
Në 22-24 Qershor 2010, Dr.Zamir Dedej dhe Dr.Genti Kromidha së bashku me një grup prej 5 vetash kryen një vizitë studimore në Parkun Detar të Ras Mohammed. Vizita kryhej në kaudër të programit të ngritjes së kapaciteteve të projektit për Ekosistemet e Medha Detare në Mesdhe (Strategic Partnership for the Mediterranean Sea Large Marine Ecosystem). Aktiviteti synonte në shkëmbimin e eksperiencave dhe në të njëjtën kohë të përfitonin nga rezultatet pozitive të arritura në mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore detare e bregdetare. Në të njëjtën kohë grupi pati mundësi të vlerësonte bukuritë natyrore nënujore.
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) me mbështetjen e UNICEF dhe në bashkëpunim me Institutin e Zhvillimit të Arsimit, në 15 Qershor 2010 përfundoi me sukses projektin tre vjeçar për trainimin e mësuesve të ciklit fillor për futjen e edukimit mjedisor në 5 Qarqe (Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër and Korçë). 1.944 mësues dhe 330 Drjetorë e Nën/Drejtorë shkollash, u trajnuan dhe pajisur me librin e mesuesit, fletoret e nxënesve, guidën e shkollës dhe çantën me mjete (me 26 artikuj brënda). Projekti do të vazhdojë në 4 Qarqe të tjere (Elbasan, Fier, Berat, Vlorë).
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën me temë “Biodiversiteti Detar në Shqipëri”, ku do të paraqiten arritjet e deritanishme dhe do të diskutohen problemet për vlerësimin dhe mbrojtjen e biodiversitetit detar e bregdetar si dhe çfarë mund të bëjmë në të ardhmen për këtë pasuri të madhe natyrore. Konferenca do të organizohet ditën e premte, më datë 21 Maj 2010, duke filluar nga ora 10:00, në mjediset e Hotel Sheraton në Tiranë.
Viti 2010 është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Viti Ndërkombëtar i Biodiversitetit, një mundësi më shumë për të gjetur zgjidhje për ruajtjen e mjedisit natyror nga i cili varet gjithë njerëzimi. “Jeta jonë varet nga larmia biologjike; speciet dhe ekosistemet po zhduken në shpejtësi të madhe, dhe njerëzit janë shkaku kryesor” – ky është mesazhi që vjen nga Z. Ban Ki Moon, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. “Biodiversiteti është baza e jetës në tokë. Nevojiten veprime praktike dhe politika mbështetëse për ruajtjen e llojeve, menaxhimin dhe rehabilitimin e ekosistemeve, përfshirë zonat e mbrojtura e më gjerë, si dhe nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore” thotë Naville Ash, Drejtor i Programit për Menaxhimin e Ekosistemeve te IUCN-së.
Vitet e fundit në Shqipëri është punuar mjaft për studimin dhe mbrojtjen e mjedisit detar. Gjithë aktivitetet e kryera kulmojnë me shpalljen e zonës së parë të mbrojtur detare, Parku Kombëtar Detar “Sazan Karaburun”. Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), anëtar i IUCN-së, ka dhënë kontributin e tij në të këtë drejtim përfshirë kartografimin e livadheve të Posedonia oceanica, trajnimin e personelit të zonave të mbrojtura mbi menaxhimin e zonave të mbrojtura detare, studime të vlerave të biodiversitetit detar etj.
Në datat 25 dhe 26 Mars 2010, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), organizoi në qytetet e Vlorës dhe Sarandës workshopet trainues në kuadër të projektit "INFORMIMI DHE MENAXHIMI I QENDRUESHEM I LIVADHEVE TE POSIDONIA OCEANICA NE SHQIPERI". Të pranishmit u njohën me këtë studim të rëndësishëm dhe u vunë në dispozicion materiale dhe punime të INCA-s. Rëndësi të veçantë gjatë takimit iu kushtua problemeve që ekzistojnë, ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e livadheve të Posidonia Oceanica si dhe masat mbrojtëse që duhet të merren.
Në 22 Janar 2010, INCA në partneritet me zyrën e WWF për Mesdheun, organizoi një takim për lançimin e projektit “Protect biodiversity – Empower Albanian NGO-s to promote Natura 2000” financuar në kuadër të fondeve të Komisionit Evropian për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile të angazhuara me mbrojtjen e mjedisit dhe edukimin mjedisor. Përfaqësues të shoqatave të ndryshme që janë aktive në fushën e mjedisit dhe MMPAU, në prani edhe të përfaqësuesve të delegacionit Evropian në Shqipëri diskutuan mbi aktivitetet kryesore të projektit në të ardhmen si dhe për krijimin e një Rrjeti Shoqatash për mbështetjen e Natyra 2000 në Shqipëri.
Këshilli i IUCN miratoi Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), si anëtare e IUCN-së në takimin që u organizua në datat 23-25 Nëntor 2009, në Gland. INCA është OJF-ja e parë që pranohet si anëtare e IUCN-së (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës).