Merkure, 15 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Në kuadër të projektit “Parqet e Harkut Dinarik”, në datë 12 tetor në ambientet e Hotel Vila Tafaj, INCA organizoi workshopin me temë “ Identifikimi i problemeve kryesore të zonave të mbrojtura në Shqipëri”.

Ky workshop kishte si qëllim identifikimin e problemeve dhe nevojave kryesore që kanë aktualisht Zonat e Mbrojtura në vendin tonë, renditjen e tyre sipas rëndësisë si dhe zgjidhjen e problemeve nisur nga ato më emergjente. Në workshop morën pjesë përfaqësues të MMPAU, përfaqësues të administrative të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri, ekspertë të WWF, UNDP etj.

Published in Aktivitetet

Në 10 Tetor, Drejtori i Zyrës së Kooperacionit Italian në Tiranë, Z. Andrea Senatori, kreu një vizite në Peizazhin e Mbrojtur të Lumit Buna. Z. Senatori, u takua me personelin e zonës së mbrojtur dhe diskutoi mbi aktivitetet për hartimin e planit të menaxhimit të zonës së mbrojtur në kuadër të projektit “Mbështetje institucionale për zonat e mbrojtura në Shqipëri", që zbatohet nga IUCN.

Ai u takua gjithashtu edhe me përfaqësues të komunave Velipoje, Dajç e Ana e Malit me të cilët diskutoi për mundësitë e reja për mbështetjen e aktivitetit të komunave drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Published in Aktivitetet
Merkure, 10 Korrik 2013 12:14

Në qytet pa Makinën time

Ashtu si është bërë tashmë traditë, edhe këtë shtator Tirana ju bashkua rreth 200 qyteteve Europiane në nismën “Në qytet pa makinën time”.

Aktivitetet e ndërmara në këtë kuadër konsistonin në promovimin e transportit publik dhe përdorimin e mjeteve alternative miqësore me mjedisin. Në këto aktivitete ndërgjegjësuese mori pjese edhe INCA me një stendë me materiale publicitare ndërgjegjësuese mbi edukimin mjedisor.

Published in Aktivitetet
Merkure, 10 Korrik 2013 12:12

Kongresi për Ruajtjen e Botës

Nga data 6 deri 15 shtator 2012, ne Jeju te Koresë së Jugut zhvilloi punimet Kongresi për Ruajtjen e Botës i organizuar nga IUCN-ja. Në këtë Kongres mori pjesë edhe Presidenti i INCA-s Z. Zamir Dedej.

http://iucnworldconservationcongress.org/

Published in Aktivitetet
Merkure, 10 Korrik 2013 12:10

Ekomuzeumi i Lumit Vjosa / Aaos

Nga maji 2012, INCA në bashkëpunim me Institutin Mediterenean për Natyrën dhe Anthropos (DKA-INA) në Greqi dhe dy partner lokal, Drejtoria e Shërbimit Pyjor në Përmet (AL) dhe OJQ-ja greke "Pindos Perivallontiki-Janinës", ka filluar zbatimin e projektit ndërkufitar "Lumi Vjosa / Aoos ecomuseum, promovimi dhe mbrojtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të pellgut të lumit Vjosa / Aoos - VAEcoM" i financuar nga BE-ja nën Programi IPA Ndërkufitar 2007-2013 Greqi - Shqipëri.

Projekti synon të zhvillojë një jetesë ndërkufitare eko-muze, me një fokus në trashëgiminë natyrore dhe kulturore të pellgut të lumit Vjosë, duke përfshirë aspektet mjedisore dhe socio-kulturore. Takimi i organizuar në 11-12 qershor 2012 në Zagori, Greqi, ka aprovuar Planin e Veprimit të projektit, u diskutua tema kryesore për krijimin e eko-muzeut dhe krijimin e një turneu virtual, si dhe identiteti grafik dhe website i projektit.

Published in Aktivitetet

Në kuadër të projektit rajonal "Arku Dinarik i qëndrueshëm, Iniciativa-Dashi Hydropower", Instituti i Ruajtjes së Natyrës në Shqipëri në partneritet me tre OJQ të tjera shqiptare (Eko-Lëvizja, EDEN, PPNEA) po zbaton një projekt të vogël me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për efektet e pakthyeshme të projekteve të shumta në ndërtimin e hidrocentraleve.

Ky objektiv i përgjithshëm do të arrihet përmes organizimit të aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes, më konkretisht duke organizuar takime me komunitetet lokale përgjatë lumit Osum, të një workshop me palët e interesuara në Tiranë dhe tre prezantimet me gazetarët dhe studentët e fushave mjedisore. Në këtë periudhë (qershor-korrik 2012), grupi i punës është duke përgatitur një paketë informative, postera, fletëpalosje, Facebook, Twitter etj në lidhje me efektet e pakthyeshme që ka ndërtimi i hidrocentraleve në jetesën e njerëzve dhe në mjedis.

Published in Aktivitetet

Ditën e martë, datë 08.05.2012 INCA, në bashkëpunim me UNICEF, organizoi takimin “Promovimi ishkollave të gjelbranë Shqipëri”. Në këtë takim morën pjesë Z.Detlef PALM Përfaqësues i UNICEF nëShqipëri, Znj.Nora MALAJ Zv/Ministre e Arsimit, Z.Taulant BINO Zv/Ministër i Mjedisit, përfaqësues të AMC, përfaqësues të IZHA, përfaqësues të Drejtorive Arsimore në rrethe, të organizatave mjedisore, të shoqërisë civile, mësues, dashamirës të mjedisit etj.

Një nga objektivat afatgjata për edukimin mjedisor në shkollë është ngritja e një rrjeti të shkollave që kanë një aktivitet dhe përqasje më mjedisore në aktivitetin e tyre. Proçesi është parë si një risi që do të futet në formën e një programi për krijimin e shkollave të gjelbra.

Published in Aktivitetet
Merkure, 10 Korrik 2013 11:54

Udhëtim Studimor në Slloveni

Përfaqësuesit e parqeve kombëtare dhe zonave te mbrojtura nga shtatë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, zhvilluan një vizitë në Slloveni, duke vizituar për gjashtë ditë disa nga parqet kombëtare e natyrore te këtij vendi. Pjesëmarrësit mësuan për mënyrën e menaxhimit të parqeve në një vend te Bashkimit Evropian, çfarë do të thotë procesi i anëtarësimit në BE për menaxhimin e zonave te mbrojtura dhe si është zbatuar rrjeti ekologjik Natyra 2000. Ky udhëtim studimor është pjesë e projektit të WWF-it "Parqet e Harkut Dinarik", i cili synon të krijojë një rrjet të parqeve kombëtare e natyrore në rajonin e Ballkanit Perëndimor (përfshirë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë,
Kosovën*, Maqedoninë, Slloveninë dhe Serbinë). 

"Tridhjetë ekspertë që punojnë në sektorin e mbrojtjes së natyrës nga rajoni kanë mësuar se si në zonat e tyre të mbrojtura mund të bëjnë diçka të dobishme për popullatën lokale, duke ruajtur natyrën dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik te këtyre zonave. Rajoni ynë ka biodiversitetin më të pasur në Evropë dhe "udhëtimi" nëpër zonat e mbrojtura te Sllovenisë ka shërbyer si një shembull i praktikave të mira për të menaxhuar territoret e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme ", tha Leon Kebe, drejtues i projektit" Parqet e Harkut Dinarik". 

Gjatë qëndrimit në Slloveni ekspertët për mbrojtjen e natyrës nga rajoni vizituan disa zona te mbrojtura si: Laguna Skocjan (Škocjanski patok), kriporja Secovlje (Seèovaljske soline), shpellat Skocjan (Škocjanske jame), Parku Rajonal Notranjski me liqenin Crknica, Parkun Kombëtar të Triglavit, Parkun Kozjanski dhe Parkun Natyror Gorièko. Nga përfaqësuesit e Institutit për Ruajtjen e Natyrës dhe të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Mjedisit pjesëmarrësit mësuan mbi sistemin e zonave të mbrojtura në Slloveni si dhe përgatitjen e institucioneve teknike për detyrimet që sjell anëtarësimi ne BE dhe krijimi i rrjetit Natyra 2000. Në ditën e fundit të qëndrimit në Slloveni të gjithë kanë marrë pjesë në festimin e Ditës Evropiane të Parqeve, me konkursin tradicional të kositjes.

Projekti "Parqet e Harkut Dinarik" do të zgjasë tre vjet dhe krahas krijimit të një rrjeti të parqeve ne rajon ka si detyrë të rëndësishme edhe ngritjen profesionale të punonjësve të parqeve për një menaxhim me të mirë dhe zhvillimin e turizmit te qëndrueshëm. Një qëllim tjetër i projektit është të punojë për njohjen e Harkut Dinarik, i cili, në aspektin botëror, sipas WWF, duhet të jetë po aq i rëndësishëm sa edhe Alpet apo Karpatet. Harku Dinarik mund të bëhet edhe sinonim për zhvillimin e qëndrueshëm. 

WWF-i është një nga organizatat e pavarura më të mëdha dhe më të respektuara ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, me gati pesë milionë mbështetës dhe me një rrjet global aktiv në më shumë se njëqind vende. Misioni i WWF-it është të ndalojë përkeqësimin e mjedisit natyror të tokës, si dhe të ndërtojë një të ardhme në të cilën njerëzit do të jetojnë në harmoni me natyrën dhe do të ruajnë biodiversitetin botëror duke siguruar që përdorimi i burimeve të ripërtëritshme natyrore bëhet ne mënyrë te qëndrueshme dhe duke promovuar uljen e ndotjes dhe shpenzimin efiçient te energjisë.

Për më tepër informacion:

Petra Boiæ Petraè,

Oficere e Rajonale e Komunikimit WWF Mediteran, +385 91 290 5976;
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Abdulla Diku,

Koordinator i projektit për Shqipërinë, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Published in Aktivitetet
Merkure, 10 Korrik 2013 11:52

Dita Ndërkombëtare e Tokës 2012

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës 2012, Qëndra EDEN, me mbështetjen e Ambasadës SHBA-së në Tiranë, Ambasadës Austriake në Tiranë, Bashkisë Tiranë dhe MMPAU-së, organizoi aktivitetin “Të mobilizojmë Tokën – Reagim qytetar nëpërmjet artit!” Në këtë aktivitet mori pjese edhe INCA e cila ishte pjesëtare e Panairit Ekologjik te organizuar në këtë kuadër.

Në panelin e INCA-s u ekspozuan dhe u shpërndane për të gjithë vizitorët e interesuar fleteplosje, broshura dhe libra me fokus evidentimin e vlerave natyrore dhe mjedisore të parqeve kombëtare dhe zonave të mbrojtura në Shqiperi si dhe edukimin mjedisor tek femijet. Paneli i INCA-s u vizitua nga afër edhe nga Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Z. Alexander ARVIZU si dhe nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Lulëzim BASHA të cilet shfaqën interes mbi punën dhe botimet e realizuara nga INCA në kuadër të projekteve dhe inciativave vullnetare të saj. Po në kete kuadër stafi i INCA ofroi dhe inkurajoi gjithë fëmijet e pranishëm në këtë aktivitet, të pikturonin mjedisin dhe elementët e tij ashtu sikurse ata e konceptonin në ditën e kësaj feste mejdisore. Në fund u organizua nje konkurs për pikturen më të bukur të ambiantalistit të vogël të cilit iu dha edhe një çmim simbolik.

Published in Aktivitetet

Në datat 17-19 Prill 2012, në ambientet e INCA-s u zhvillua workshop-i trajnues për DSS (ISP 4.0 toolset)(Planifikimi Hapësinor i Integruar 4.0 paketë software), i cili synoi të rrisë kapacitet e personave kyç në Shqipëri që merren me zonat e mbrojtura. Ky sistem do të përdoret për menaxhimin e integruar të zonave të mbrojtura në vendin tonë.

Workshop-i u organizua nga Zyra e Programit për Evropën Jug-Lindore të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN (International Union for the Conservation of Nature), në bashkëpunim me MMPAU dhe INCA, me mbështetjen financiare të Zyrës së Zhvillimit të Bashkëpunimit Italian (Italian Development Cooperation Office) të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë ne kuadër të zbatimit të projektit për fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e kapaciteteve të stafit në nivel kombëtar dhe atë lokal për procesin e planifikimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura.

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook