Merkure, 15 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Në datën 4-5 Prill 2012, INCA organizoi në ambientet e saj një seminar trainimi mbi “Komunikimin dhe aftësitë e prezantimit”. Qëllimi i këtij trainimi ishte të zhvillojë aftesitë e komunikimit të cilat janë të domosdoshme për të komunikuar me partnerë të ndryshëm dhe të mobilizojë shoqërinë civile në çështjet e komunikimit dhe problematikat e tij.

Objektivat kryesore ishin trainimi i pjesëmarrësve për ndërtimin e kapacitete të tyre për përgatitjen e një strategjie komunikimi me të gjithë elementet përbërës që përfshin identifikimin e audiencave dhe përpilimin e mesazheve të ndryshme për audienca të ndryshme, si të flasim në publik dhe si të përdorim median për të përcjellë mesazhet tek audiencat tona. Në trainim morën pjesë përfaqësues të tre organizatave INCA, EDEN dhe PPNEA. Trainimi u mundësua me ndihmën e WWF-it i cili po punon për të siguruar që hidrocentralet të ndërtohen në mënyrë të qëndrueshme në mënyrë që impakti negativ të jetë sa më minimal mbi njerëzit dhe mjedisin.

Published in Aktivitetet

Në datën 2-3 Prill 2012, INCA organizoi workshop-in kombëtar për “Ekosistemet e ujërave të ëmbël, efektet e digave dhe hidrocentralet e qëndrueshëm”. Ky workshop u zhvillua në kuadër të Programit të Mesdheut të Fondit Global për Jetën e Egër (WWF Mediterranean Programme), i cili është i angazhuar të promovojë hidrocentralet e qëndrueshëm me ndikim negativ minimal tek qëniet njerëzore dhe mjedisin.

Qëllimi i këtij workshop-i ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i vendim-marrësve dhe menaxhereve të ujit të reflektojnë përballe faktit që prodhimi i energjise nga hidrocentralet duhet të plotesojë kritere të qarta mjedisore, sociale dhe ekonomike.

Published in Aktivitetet
Merkure, 10 Korrik 2013 11:41

Bjeshkët e Namuna

Në kuadër të projektit "Mbështetja e komuniteteve rurale dhe peisazheve tradicionale nëpërmjet qeverisjes për forcimin mjedisor në zonat kufitare të zonave të mbrojtura të Harkut Dinarik", INCA u kontraktua nga SNV për të organizuar 4 seminare trajnimi në kuadër të programit për ngritjen e vetëdijes dhe për të krijuar një kuptim më të mirë të çështjeve të mjedisit dhe biodiversitetit nga ana e komunitetit të zonës Bjeshkët e Namuna.

Katër grupet e kontaktit të identifikuar janë pyjet, sektori privat, gratë dhe mësuesit të cilët morrën pjesë në trajnime dhe ku u shpërndanë materiale informuese. Trajnimet u zhvilluan në Bajzë, Malësia e Madhe më 9 mars, dhe në Bajram Curri, Tropojë, më 26-27 Mars. Në trajnime morën pjesë 75 persona dhe pjesëmarrja e tyre aktive lehtësoi shumë zhvillimin e aktiviteteve dhe trainimeve. Aktivitetet u bazuan në strukturën ekzistuese të Grupit Lokal të Veprimit (GLV), si dhe në përvojën e INCA-s në fushatat sensibilizuese, por veçanërisht në studimin për vlerësimin e biodiversitetit bërë në kuadër të projektit dhe prodhimin e të dhënave bazë, hartave të zonës dhe vlerave natyrore.

Published in Aktivitetet

Në datat 12-14 Mars 2012, në Beograd u mbajt takimi i parë në kuadër të projektit “Parqet e Harkut Dinarik”. Ky projekt drejtohet nga WWF - Programi i Mesdheut dhe financohet nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë dhe Fondacioni MAVA. Projekti synon në rritjen e vullnetit politik për dialog dhe bashkëpunim rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit perëndimor si dhe krijimin e një aleance të zonave të mbrojtura në shtetet që përfshihen në Harkun Dinarik; - Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë.

Projekti në periudhën 3-vjeçare të zbatimit të tij, synon përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura përmes shkëmbimit të eksperiencës ndërmjet vendeve të rajonit, si dhe njohje me praktikat e menaxhimit të tyre në vendet e BE-së. Projekti konsideron si shtylla të rëndësishme të tij zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në zonat e mbrojtura, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe krijimin e një rrjeti të zonave të mbrojtura në Harkun Dinarik. Në takim morën pjesë përfaqësues të vendeve të rajonit të Harkut Dinarik, WWF MedPO, Europarc, WWF Norvegji etj.

Published in Aktivitetet

Në datat 22-24 Shkurt 2012, u zhvillua në Dajç të Shkodrës takimi i dytë lokal për të prezantuar detajet e planit për zbatimin e projektit dhe objektivat kryesorë për përgatitjen e planit të menaxhimi gjithëpërfshirës për Peizazhin e Mbrojtur Tokësor dhe Ujor të Lumit Buna dhe zonave ligatinore përreth. Takimi i dytë synoi në vlerësimin e dinamikave kryesore të ruajtjes së ekosistemit dhe zhvillimit të komunitetit, të cilat karakterizojnë zonat e ekosistemit që sigurojnë shërbime social-ekonomike për përdoruesit e tij.

Takimi u organizua nga Zyra e Programit për Evropën Jug-Lindore të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN (International Union for the Conservation of Nature), në bashkëpunim me MMPAU dhe INCA, me mbështetjen financiare të Zyrës së Zhvillimit të Bashkëpunimit Italian (Italian Development Cooperation Office) të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë ne kuadër të zbatimit të projektit për fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e kapaciteteve të stafit në nivel kombëtar dhe atë lokal për procesin e planifikimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura.

Published in Aktivitetet

Projekti i përbashkët i Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian kundër korrupsionit në Shqipëri, organizoi në datë 20 shkurt 2012, në mjediset e Hotel Tirana International, forumin e OJQ-ve mbi Planin e Veprimit Antikorrupsion 2011-2013 të qeverisë shqiptare. Forumi ofroi një mundësi për aktorët kryesore institucionalë të përfshirë në Planin e Veprimit – mekanizmi bashkërendues i qeverisë, ministritë e linjës, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe donatorë të tjerë, për të diskutuar mbi këtë plan veprimi si dhe monitorimin e zbatimit e tij. Në forum ishte e pranishnme edhe INCA e cila paraqiti problematikat e korrupsionit në fushën e mjedisit.

Published in Aktivitetet

Në datë 1-2 Shkurt 2012, Dr Z. Dedej, si koordinator lokal dhe katër ekspertë, morën pjesë në takimin e mbajtur në Podgoricë me ekspertët malazezë mbi zhvillimin e planit të Integruar të Burimeve ujore administrim (IWRM) për Buna/Bojana Delta . Projekti synon të përgatisë, për herë të parë, një plan të integruar të pellgut lumor dhe mjedisit detar, duke u përpjekur për të bërë një përqasje të ndryshme për rezultatet përfundimtare. Projekti është në bashkëpunim të ngushtë me institucionet qeveritare përgjegjëse dhe autoritetet lokale.

Published in Aktivitetet

Në kuadër të Partneritetit Strategjik për Ekosistemet e mëdha të Detit Mesdhe dhe në lidhje me komponentin rajonal për zhvillimin e planeve të Integruar për Menaxhimin e Burimeve Ujore (IWRM) për deltën e lumit Buna mbi bazën e udhëzimeve të Direktivës Kuadër të Ujit (WFD-Aneksi VII), Partneriteti Global i ujit të Mesdheut (GWP-MED), Programi i Veprimtarive Prioritare (PAP/RAC) të Programit të Veprimit Mesdhetar të UNEP (UNEP/MAP) dhe Programi Ndërkombëtar Hidrologjik i UNESCO-s (UNESCO-IHP), në bashkëpunim me organizatën INCA si koordinator lokal, organizuan një takim me të gjithë ekspertët e fushës.

Takimi u mbajt në ambjentet e INCA-s më 31 Janar. Në takim u diskutua mbi një sërë çështjesh si dhe në mënyrë të veçantë mbi identifikimin dhe grumbullimin e të dhënave, përcaktimin e presioneve dhe masat që duhet ndërmarrë. Fushat e ekspertizës janë hidrologjia, hidro-gjeologjia, cilësia e ujit, biodiversiteti, analiza të ndryshme, kuadri ligjor, aspektet socio-ekonomike, GIS dhe planifikimit hapësinor. Më 1-2 Shkurt një grup prej 4 ekspertësh të udhëhequr nga Presidenti i INCA-s, morën pjesë në takimin me të njëjtën temë që u mbajt në Podgoricë me ekspertët malazezë. Projekti synon të përgatisë për herë të parë një plan të integruar të këtij pellgu lumor dhe mjedisi detar. Projekti është në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përgjegjëse qeveritare dhe autoritetet lokale.

Published in Aktivitetet

Në datat 25-26 Janar, u zhvillua në Velipojë takimi i parë lokal për të prezantuar detajet e planit për zbatimin e projektit dhe objektivat kryesorë për përgatitjen e planit të menaxhimi gjithëpërfshirës për Peizazhin e Mbrojtur Tokësor dhe Ujor të Lumit Buna dhe zonave ligatinore përreth. Takimi u organizua nga Zyra e Programit për Evropën Jug-Lindore të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN (International Union for the Conservation of Nature), në bashkëpunim me MMPAU dhe INCA, me mbështetjen financiare të Zyrës së Zhvillimit të Bashkëpunimit Italian (Italian Development Cooperation Office) të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë ne kuadër të zbatimit të projektit për fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e kapaciteteve të stafit në nivel kombëtar dhe atë lokal për procesin e planifikimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura.

Published in Aktivitetet

Në kuadër të projektit “Të mbështesim propozimin e Rezervës së Biosferës Ndërkufitare të zonës së Liqenit të Shkodrës, nëpërmjet metodave të pjesëmarrjes”, pjesë e programit IPA ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi (2007-2013), i financuar nga Bashkimi Europian, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Shoqata Green Home në Malin e Zi, në partneritet me Forumin Ndërkufitar të Liqenit të Shkodrës, organizuan ceremoninë përmbyllëse të këtij projekti. Koncepti i Rezervës së Biosferës, si një kategori zhvillimi të qëndrueshëm dhe mbrojtje të natyrës nga UNESCO, është një realitet tepër atraktiv sot me 580 zonat e njohura tashme në 114 vende në mbarë botën: dhe mbi të gjitha me një komunitet gjithnjë e më të madh specialistësh, shkencëtarësh, menaxherësh dhe komunitetesh lokale, që janë çdo ditë dëshmitarë të tyre. Rëndësi dhe domethënie kanë marrë së fundmi edhe zonat ndërkufitare ku konceptet dhe kriteret e rezervës së biosferës gjejnë zbatim më mirë. 

Ndër arritjet kryesore të projektit sipas aktiviteteve mund të numërohen;

•Eshtë krijuar Grupi i Punës për Rezervatin e Biosferës së Liqenit të Shkodrës si në Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi.

•Anëtaret e grupit të punës kanë firmosur një Memorandum Mirëkuptimi me qëllimin për të mbështetur përpjekjet për shpalljen e liqenit të Shkodrës si një Rezervat Ndërkufitar Biosfere (RNB).

•Një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit është firmosur midis INCA-s dhe Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

•Eshtë krijuar Komiteti Drejtues me përfaqësues nga anetarët e të dy grupeve të punës dhe vazhdon të funksionojë me takime periodike (deri me tash janë kryer 4 takime).

•Janë organizuar 4 takime të Grupit të Përbashkët të Punës ku janë diskutuar progresi i projektit, proçedurat që duhen ndjekur për shpalljen e Liqenit si RNB si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta për të ardhmen.

•Ka përfunduar studimi bazë në shërbim të proçedurave për aplikim pranë UNESCO-s për shpalljen e Liqenit të Shkodrës si Rezervat Ndërkufitar i Biospherës. Studimi jep një informacion të plotë si dhe planin e aktiviteteve dhe proçedurave që duhen ndjekur për shpalljen e Liqenit të Shkodrës si një RNB.

•Eshtë përgatitur manuali trajnimit në tre gjuhë me ndihmën e një eksperti të huaj si një nga dokumentet më të rëndësishëm në aspektin e ngritjes së kapaciteteve në kuadër të objektivit që ka ky projekt.

Manuali është i ndarë në dy pjesë: në pjesën e parë prezantohet Programi “Njeriu dhe Biosfera” dhe pjesa e dytë e manualit është e strukturuar në 6 seksione të cilat i referohen koncepteve kryesore operacionale 1. Ndarja e vizioneve; 2. Hartimi i skenarëve; 3. Zonimi, 4. Financimi i një RNB; 5. Komunikimi; 6. Praktikat më të mira. 

•Eshtë organizuar kursi i trajnimit “Drejt shpalljes së Liqenit të Shkodrës si Rezervë Biosfere Ndërkufitare” me një program trajnimi 6-ditor i cili u zhvillua në dy sesione: një Trajnim Teknik tre ditor Shkodër dhe një Trajnim Shkëmbim Informacioni (tre ditor) në Podgoricë. Në përfundim të programit të trajnimit, aplikantët u pajisën edhe me një çertifikate të njohur dhe sigluar nga UNESCO. 

•Përveç marrjes së informacionit të përgjithshëm një pyetesor i plotë është shpërnadrë tek anëtarët e grupit të punës dhe aktorë të tjerë, dhe një tjetër do të shpërndahet pas aktivitetit trajnues në përfundim me qëllim vlerësimin e impaktit të projektit. 

•Janë kryer takime me Kryetarin e Bashkisë Shkodër, Kryetarin e Këshillit të Qarkut Shkodër si dhe Sekretariatin e UNESCO-s në Ministrinë e Punëve të Jashtme. 

•Eshtë zhvilluar një konferencë për shtyp në sallën e Qëndrës së Informacionit të BE-së në Shkodër.

•Në televizionin lokal TV1 Channel, është organizuar një program talk-show mbi projektin.

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook