Hene, 29 Prill 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Në kuadër të programit të projektit SENiOR-A, (Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri) me asistencë të REC Albania dhe financim të SIDA-s,më 31 Maj, pranë ambienteve të zyrave të INCA-s, u mbajt takimi i parë i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës. Ky takim kishte si qëllim kryesor forcimin e lidhjes dhe njohjes së punës së organizatave brenda rrjetit, shkëmbimin e informacionit për planin e punës midis organizatave që përbëjnë këtë rrjet dhe njëkohësisht, përcaktimin e qartë të detyrave, detyrimeve dhe përgjegjësive të secilit përfaqësues në vazhdim të zbatimit të projektit.

Ky takim ishte i pari i këtij lloji dhe në të morën pjesë përfaqësuesit e të gjashta organizatave të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, Green & Clean - Korçë; Mbrojtja e Mjedisit - Kukës; Miqësia - Ulëz; Adriatiku - Vlorë; ILIRIA – Tiranë dhe Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodrës (FSLS) - Shkodër. Takimi u drejtua nga Z. Zamir Dedej, i cili vuri theksin mbi forcimin e bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët në rrjet. Një vëmendje e veçantë iu kushtua prezantimit të organizatave dhe planeve të tyre të punës. Ato treguan se kanë filluar nga puna për zbatimin e programit që kanë paraqitur në kuadër të projektit.

Një risi në këtë takim ishte edhe prezantimi i buletinit “Ditari Natyrës” i cili është një përpjekje e re e Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe rrjetit të OJF-ve të \"Mbrojtjes së Natyrës\" për të evidentuar dhe prurë sa më afër informacionin që lidhet me mbrojtjen e vlerave natyrore dhe aktiviteteve që lidhen me to, si dhe për të vizualizuar dhe promovuar rolin e organizatave të shoqërisë civile për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës

Published in Aktivitetet

Ditën e mërkurë, më datë 22 Maj, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, INCA në bashkëpunim me Qëndrën Rajonale të Mjedisit REC, me organizata mjedisore të Korçës dhe Pogradecit, Komunën Hudenisht e bashkinë Pogradec, organizuan një protestë paqësore në një nga pikat më problematike e më të dëmtuara të liqenit të Ohrid, ku prej disa muajsh po ndërtohet rruga e re dhe ku shkatërrimi i zonës bregliqenore është i dukshëm. Nga një anë promovojmë vlerat e këtij liqeni nga më të vjetrit në botë dhe me shumë specie endemike, duke kërkuar ta fusim në listën e vendeve të Trashëgimisë Natyrore të Botës (UNESCO) dhe nga ana tjetër ndërtojmë rrugën duke prishur në një gjatësi të konsderueshme të tij prej 10 km zonën bregliqenore, duke betonizuar zonën dhe hedhur inertet dhe baltën e nxjerrë ne liqen.

Kohët e fundit menaxhimi i Liqeni i Ohrit është parë në mënyrë kritike nga organizatat e Shoqërisë Civile, jo vetem per ndertimet e pa kontrolluara urbane ashtu dhe për humbjen e biodiversitetit nga mbi peshkimi dhe përdorimi i praktikave jo efektive në këtë drejtim. Rikonstruksioni dhe zgjerimi i rrugës kombëtare në krah të liqenit po ndërhyn në habitatin natyral të liqenit, duke zvogëluar sipërfaqen dhe duke prishur cilësinë e ujrave me hedhjen e materialeve inerte në liqen.

Published in Aktivitetet

Në kuadër të projektit “Ekomuzeumi i Lumit Vjosa/Aoos (VAEcoM), bashkëfinancuar nga fondet evropiane dhe fondet kombëtare të Shqipërisë dhe Greqisë sipas Programit IPA Ndërkufitar Shqipëri-Greqi 2007-2013 dhe me rastin e ceremonisë së hapjes së sezonit turistik në rajonin e Përmetit, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim ë Drejtorinë e Shërbimit Pyjor në Përmet, organizuan më 18-19 Maj 2013 Takimin e Tretë Koordinues (dy palësh Greqi-Shqipëri) të këtij projekti. Në takim morën pjesë edhe partneret grekë të projektit Medina dhe Pindus si dhe përfaqësus lokal të autoriteve menaxhuese ne pjesën greke dhe Shqiptare.

Dita e parë e takimit iu dedikua çështjeve menaxhuese të projektit. Mbi këtë bazë partneret e projektit diskutuan dhe ranë dakort mbi rruget tematike kryesore të Ekomuzeumit të Lumit Vjosa/Aoos, skenarin e ekomuzeumit, organizimin e aktiviteteve të radhës si dhe vizibilitetin e projektit. Më konkretisht gjatë takimit u ra dakort që ekomuzeumi të ketë 4 rrugë tematike specifike, 2 për secilin vend (Shqipërinë dhe Greqinë).

Partnerët në takim ranë dakort dhe finalizuan edhe skenarin e ekomuzeumit, i cili nuk është gjë tjeter veç një histori e veshur me elementet e një përralle dhe një miti bazuar në shkrimet, legjendat dhe gojëdhenat e vjetra të zonës përreth lumit Vjosa/Aoos. Përmes kësaj historie do të jepet përshkrimi i zonës gjeografike të të gjithë rrjedhjes së lumit Vjosa nga Greqia në Shqipëri. Titulli i Historisë përralle do të jetë “Dhurata e Hënës”. Historia do të ketë si referim vitet  1870-1890, por kjo vetëm për të pasur një pikënisje, pasi histroia në vetevete nuk do të ketë për epiqënder të saj kohën kur ka ndodhur, ajo do ta tejkalojë atë dhe do të përqendrohet tek mesazhi që do të përcjellë.  Historia do të filloje atje ku fillon edhe burimi i Vjoses. Në qëndeër të Historisë do të jetë një djep me një foshnje të cilin e mer Lumi. Kjo ndodh në një mbrëmje Gushti me hënë të plotë në Greqi. Djepi me foshnjen leviz drejt rrjedhjes së lumit dhe përgjatë rrugës që djepi do të përshkojë do të përshkruhet edhe gjeografia e lumit. Pikerisht në hënën e dytë të gushtit (kjo është edhe arsyeaja që është zgjedhur muaji Gusht, pasi në këtë muaj kemi dy hënë), djepin me foshnjën brenda e gjen një familje në Përmet, Shqipëri e cila kujdeset dhe e rrit këtë foshnje si femijën e saj. Dy hënat (një në Greqi dhe një në Shqipëri), janë përzgjedhur me qëllim personifikimin e dy vendeve, dy grupeve të partnerëve në dy anët e kufirit shqiptar dhe greek, dy miqësive mes dy popujve. Foshnja personifikon lumin në jetë, kjo foshnje do të rritet në qytetin e Përmetit dhe sipas mitit të kësaj historie, foshnja ka marre nga natyra energjine e dy henave, ai është i shenjtëruar e pagëzuar nga 4 degëzimet e lumit, repsektivisht 2 në Greqi dhe 2 në Shqipëri. Kjo pjesë e pare e historisë do të jetëmiti, përrralla, dhe pjesa e dytë e historisë do të jetë me reale. Foshnja rritet në pjesën shqiptare mes vlerave natyrore, tradicionale, kulturore dhe qytetare të zonës së Përmetit, e ndërsa është rritur, merr përsipër të jetë shoqërues i karvaneve apo qeraxhinjve drejt pjesës Greke dhe anasjelltas, e përmes udhëtimit të tij të jetës, historia do të degëzohet sipas 4 rrugeve tematike të ekomuzeumit duke dhënë realitetin natyror dhe kulturen e jetës në të dy vendet. Pjesa e dytë e historisë do të personifikojë edhe komunikimin mes dy popujve.

Në ditën e dytë të takimit, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Përmet, pjesëmarresit u ftuan dhe moren pjesë në ceremonine e Çeljes së Sezonit Turistik në Përmet. Me këtë rast, në kuadër të projektit VAEcoM, në ambientet e Qëndrës Multifunksionale të Bashkisë Përmet, (godina që do të shërbejë edhe si qëndër hyrëse për ekomuzeumin në Shqiperi),  u lançua edhe Memorandum i Mirëkuptimit të Rrjetit të Punës së Ekomuzeumit të Lumit Vjosa/Aaaos në Shqipëri.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga pushteti lokal, nga organizata të tjera jo fitmpurese të zonës, nga prodhues lokale, qytetarë të thjeshtë të interesuar si dhe donator vendas e të huaj aktiv në zonen e Përmetit. Memorandumi i Mirëkuptimit të Rrjetit të Punës së Ekomuzeumit të Lumit Vjosa/Aaaos në Shqipëri u firmos nga 6 përfaqesues të pushtetit lokal në zonën përreth lumit Vjosa dhe konkretisht nga Bashkia Përmet, Bashkia Këlcyrë, Komuna Petran, Komuna Çarshovë, Komuna Piskovë, Komuna Frashër, si dhe nga më shumë se 10 organiza jofitm prurëse me qënder në Përmet dhe komunat përreth me fokus mjedisin, kulturën, turizmin si dhe prodhimitarinë lokale. Memorandumi u nënshkrua edhe nga individe eksperte akdemike të zonës. Ky memorandum mirëkuptimi nënvizon objektivat dhe aktivitetet menaxhuese të Rrjetit të Punës së Ekomuzeumit Vjosa/Aoos në Shqipëri. Ai bën të qartë mënyrën e komunikimit, ndarjen e informacionit, proçesin e konsultimit, strukturat drejtuese të Rrjetit të Punës dhe burimet e autoritetit.  Rrjeti i punës se Ekomuzeumit Vjosa/Aoos në Shqipëri do të menaxhohet nga anëtarët e rrejtit dhe do të jetë pjesë e rrjetit të përbashkët (Al-Gr). Bazuar mbi këteë memorandum të firmosur nga të gjithë anëtarët e rrjetit, edhe drejtimi/qeverisja e tij do të bëhet nga të gjithë përfaqësuesit në strukturën e organizuar në Asamblenë e Përgjithshme. Kjo Asamble e Përgjithshme do të asitohet nga një skretariat teknik i cili do të shërbejë edhe si një bord këshillimi.

Në takim pjesëmrrësit u informuan se muajt në vazhdim një tjetër memorandum mirëkuptimi dypalesh do të firmoset mes grupit të punës në Shqipëri dhe atij në Greqi me qëllim menaxhimin përbashket të ekomuzeumit në dy anët  e kufirit.

Me krijimin e Rrjetit të Përbashket (Gr-Al), Asambleja e Përgjithshe do të diskutojë si të adaptojë dhe të përzgjedhë strukturën e nevojshme brenda Rrjetit Shqiptar e strukturat e reja që kerkohen. Rrjeti në Shqipëri është gjithmonë mbështetes i Rrjetit të Përbashket dhe do të ndjekë përqasjet e nevojshme për rrjetin e përbashket për të menaxhuar dhe zhvilluar më tej Ekomuzeumin Vjosa/Aoos.

Takimiu mbyll mes një vizitë dhe pritjeje tradicionale në zonën e vizitorëve pranë Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës”

                            

Published in Aktivitetet
Shtune, 12 Tetor 2013 09:22

Shpallet i Pari Park Natyror Rajonal

Me Vendimin Nr.16, datë 03.04.2013, Këshilli i Qarkut Dibër shpalli liqenin e Ulzës dhe zonën përreth tij si \"Park Natyror Rajonal\". Ky vendim mbështetet mbi ligjin e Zonave të Mbrojtura (nr.8906, datë 06.06.2002 dhe amendimi i tij) dhe VKM-në nr.519, datë 30.06.2000. Parku zë një sipërfaqe prej 4.206 ha dhe mbulon zonën nga diga e hidrocentralit të Shkopetit përgjatë shpateve e kreshtave të kodrave përgjatë kufirit ndarës me rrethin e Mirditës dhe të gjithë territorin e liqenit të Ulzës.

Me rastin e shpalljes së Parkut të parë Natyror Rajonal në Shqipëri, si dhe festimeve të ditës së Shën Markut, një prej festave tradicionale të qytezës së Ulzës, INCA dhe Komuna Ulëz organizuan ditën e Enjte më datë 25 Prill 2013 në Komunën Ulës aktivitete të ndryshme kulturoro-mjedisore për të festuar së bashku me komunitetin këto evenimenteve. Në aktivitete morën pjesë banorë të zonës së Ulzës dhe zonave përreth, grupe artistike të zonës të cilat performuan këngë dhe valle të zonës, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të Ministrisë së Brëndëshme, të OJF-ve mjedisore etj.

Për më shumë se dy vjet e gjysëm, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Komunën Ulëz, ka punuar për të shpallur Parkun e pare Natyror Rajonal falë ndihmës e përkrahjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe mbështetjes së stafit të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Për të bërë të mundur këtë vendim janë hartuar, zhvilluar dhe publikuar disa dokumenta e aktivitete si studimi i zonës, përcaktimi i kufijve dhe zonimit të brëndshëm, hartimi i rregullorës së parkut, konsultimi dhe debatimi i zonimit me grupet e interesit, hartimi i planit të menaxhimit, ngritja e administrates së parkut, trajnimi i stafit, ngritja e zyrës së parkut në Ulëz, botimi i disa informacioneve dhe broshurës për turizmin, etj. Kjo përbën vetëm pjesën e dukshme të një pune voluminoze e profesionale të zhvilluar nga stafi i INCA-s për të realizuar në vendin tonë një Park Natyror Rajonal dhe për të dhënë një kontribut konkret nga ana e shoqatave jo qeveritare nëruajtjen e natyrës.

Parku Natyror Rajonal i Ulzës përbën shëmbullin e parë në vendin tonë të kësaj përqasje të re për ti sjellë zonat e mbrojtura më afër komunitetit dhe autoriteve vendore dhe duke kontribuar në mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të natyrës e biodiversitetit në vend. Ky park kërkon të promovojë vlerat e biodiversiteti që kjo zonë strehon, të ruajë e të mbrojë natyrën e bukur që ka zona, të rrisë interesin për zhvilimin e turizmit dhe të sjellë në vemendjen e çdo vizitori mundësinë e argetimit dhe kënaqesisë dhe pse jo, të bëhet shëmbull dhe promotor për shpalljen e parqeve të tjerë natyror rajonal në Shqipëri.

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« April 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook