Hene, 29 Prill 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Më 30 korrik, në ambientin e zyrave të organizatës Adriatiku, Vlorë, u mbajt takimi i rrathës i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, i parashikuar në kuadër të programit të projektit SENiOR-A, me asistencë të REC-Albania dhe financim të Qeverisë Suedeze. Takimi kishte si qëllim kryesor raportimin e vazhdimësisë së punës, ndarjen e eksperiencave të përbashkëta dhe konsulencën për problemet e ndryshme të hasura gjatë këtyre muajve punë.

Ky takim është i dyti nga 4 të parashikuar. Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e të gjithë rrjetit, (gjashtë organizatat përbërëse: INCA-Tiranë, Green&Clean-Korçë; Mbrojtja e Mjedisit-Kukës; Miqësia-Ulëz; Adriatiku-Vlorë; ILIRIA-Tiranë; Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodrës-Shkodër).

Takimi u drejtua nga Z. Zamir Dedej, i cili foli mbi momentet kryesore të koordinimit të punës së Rrjetit, asistencën e dhënë nga INCA në realizimin e aktiviteteve në rrjet dhe pjesëmarrjen në to si dhe informimin rreth monitorimit nga përfaqësues të Qeverisë Suedeze me pjesëmarrje edhe të rrjeteve të tjera të këtij programi.

Më pas fjalën e morën përfaqësuesit e organizatave të tjera për prezantimin e ecurisë së procesit nga ana e tyre.

Published in Aktivitetet

Në kuadër të projektit SENiOR-A, (Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri, me asistencë të REC Albania dhe financim të SIDA-s),Organizata Mjedisore Miqësia Ulëz si pjesë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim të ngushtë me INCA, organizoi më 15 Korrik 2013 një takim mbievidentimin e problemeve të peshkimit në liqenit të Ulzës.

Në takim morën pjesë Shoqata e Peshkatarëve të Liqenit të Ulzës, specialistë të peshkimit në Shqipëri, përfaqësues të OMP (Organizata e Menaxhimit të Peshkimit) Shkodër, përfaqësues të Inspektoratit të Peshkimit Lezhë, përfaqësues shoqërisë civile si dhe përfaqësues të REC Albania.

Gjatë takimi u diskutua mbi problemet e shumta që ndeshet peshkimi në përgjithësi dhe në veçanti në zonën e Liqenit të Ulzës. Nga të pranishmit u evidentuan probleme të shumta si në kuadrin administrativ ashtu edhe në atë të gjuetisë se paligjshme të peshkut në liqenin e Ulzës. Në takim u vu theksi mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të Shoqatave të Peshkatarëve. OMP Shkodër u zotua se shumë shpejt do të mundësojë dhe ndihmojë që edhe Shoqata e Peshkatarëve të Ulzës të anëtarësohet në Federatën Shqiptare të OPM-ve të ujërave të brendshëm.

Published in Aktivitetet

Në datë 28 qershor, pranë kodrave të liqenit artificial të Tiranës,Qendra Eden organizoi Ekspozitën fotografike “Shembuj të mirë të efiçencës energjetike në Shqipëri dhe Rajon”. Ekspozita ishte një përmbledhje e projekteve të zbatuara në Shqipëri dhe Rajon në kuadër të efiçencës energjetike si psh. panele diellore etj. 

INCA në këtë ekspozitë u paraqit me projektin me titull “Përmirësimi i kushteve të jetesës për nxënësit e konviktit të shkollës së mesme 28 Nëntori, Burrel”.

Projekti ka patur si qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së nxënësve në konviktin e shkollës së mesme 28 Nëntori në Burrel, duke siguruar furnizimin e vazhdueshëm me ujë të ftohtë e të ngrohtë nëpërmjet përdorimit të teknologjive mjedisore me kosto të ulët.

Objektivat kryesore të projektit kanë qënë:

-Përmirësimi i kushteve hirdosanitare  në konviktin e shkollës se mesme “28 Nëntori”

-Furnizim me energji diellore për ngrohjen e ujit në ambientet e konviktit të shkollës;

-Ulje në konsumimin e energjisë elektrike;

-Vlerësim i bilancit energjetik të mundshëm të përftuar nga përdorimi i sistemit ngrohës në këtë ambient.

Published in Aktivitetet
Merkure, 16 Tetor 2013 10:56

21 Qershori, Dita e Liqenit të Shkodrës

Më 21 Qershor në kuadër të “Ditës së Liqenit të Shkodrës”, forumi Shqiptar i Liqenit të Shkodrës (FSLS) në bashkëpunim të ngushtë me INCA, organizoi një aktivitet ndërgjegjësues për “Pastrimin e Liqenit në ditën e tij”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i komunitetit për ruajtjen e mjedisit ku ne jetojmë gjithashtu dhe të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive ujore si Liqeni i Shkodrës. Aktiviteti synonte gjithashtu ruajtjen e cilësisë së ujit dhe mbajtjen pastër të zonës turistike përgjatë brigjeve të Liqenit të Shkodrës. Në të morën pjesë nxënës, studentë dhe pedagogë të ndryshëm, përfaqësues të organizatave të ndryshme mjedisore, përfaqësues të organizatave të rrjetit Për Mbrojtjen e Natyrës etj. Në fjalën e tij Z. Hoti u shprehu rëndësinë e Ditës së Liqenit, projektet dhe vendimet që janë marrë për shpalljen dhe mbrojtjen ndërkufitare të Liqenit.

Mbas takimit u zhvillua një aktivitet artistik kushtuar mbrojtjes së mjedisit të përgatitur nga nxënësit e shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”. Më pas aktivitetet vijuan me pastrim përgjatë brigjeve të liqenit.

Nisur nga vlerat e gjithanshme të Liqenit të Shkodrës, nga projektet e ndryshme dhe nga marrëveshjet e bashkëpunimet me Ministritë përkatëse, është vendosur që e shtuna e tretë e qershorit të shpallet si Dita e Liqenit të Shkodrës.

Published in Aktivitetet
Merkure, 16 Tetor 2013 10:54

Del numri i parë i Ditari Natyrës

Të nderuar miq, kolegë, bashkëpunëtore !

Sot filloi rrugëtimin një përpjekje e re e Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe rrjetit të OJF-ve të \"Mbrojtjes së Natyrës\" në botimin e \"Ditarit të Natyrës\", për të evidentuar dhe prurë sa më afër informacionin që lidhet me mbrojtjen e vlerave natyrore dhe aktiviteteve që lidhen me to.

Kjo është një përpjekje në vazhdën e rrugës që INCA ka ndërmarrë për të vizualizuar dhe promovuar rolin e organizatave të shoqërisë civile për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës.

Jeni të mirëpritur të komentoni, të dërgoni informacione, njoftime ose të dhëna që mund të botohen në këtë buletin, si edhe ta shpërndani sa më shumë.

Published in Aktivitetet

Në kuadër të projektit SENiOR-A Organizata Mjedisore Adriatiku Vlorë si pjesë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim të ngushtë me INCA-n, më 11 Qershor organizoi workshop-in mbi Vlerat dhe rëndësinë e Parkut Detar Karaburun - Sazan.

Në këtë takim morën pjesë aktorë lokal si DSHP Vlorë, ARM Vlorë,  Prefektura Vlorë, Këshilli i Qarkut, Bashkia Orikum, OJF të ndryshme mjedisore etj.

Gjatë këtij aktiviteti u bë një prezantim mbi vlerat dhe rëndësinë e Parkut Detar Karaburun-Sazan, si e vetmja Zonë e Mbrojtur Detare dhe bregdetare e shpallur me VKM Nr. 289, e cila do të shërbejë si një zonë pilot për Zona të Mbrojtura Detare të tjera që do të shpallen në të ardhmen. Kjo zonë ka veçori dhe vlera të rralla të florës dhe faunës si dhe njëkohësisht cilësohet si një zonë me vlere dhe potenciale të larta të zhvillimit të turizmit.

Në workshop, midis të tjerash, u vu në dukje se secili nga aktorët apo edhe institucionet duhet të jetë pjesë aktive në çështjet mjedisore dhe kryesisht ato që kanë të bëjnë me Parkun Detar, e që në aksionet e ndërmarra duhet të bëjë sa më shumë në uljen e impakteve negative në zonë.

Published in Aktivitetet
Merkure, 16 Tetor 2013 10:52

5 Qershor, Dita Ndërkombetare e Mjedisit

Në kuadër të 5 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Forumi Shqiptar i Liqenit të Shkodrës, (FSLS) në bashkëpunim me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, (INCA) dhe në kuadër të programit SENiOR-A, organizuan në Shkodër një Konferencë për Shtyp.

Qëllimi i kësaj konference ishte nxitja e veprimtarive të ndryshme për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit në rajonin e Shkodrës dhe më gjerë. Në fjalën e tij Z. Hoti, Presidenti i FSLS, midis të tjerash, vuri theksin dhe mbi mangësitë që vihen re në menaxhimin e kompleksit ujor të rajonit të Shkodrës për shkak të të cilave, tokat e nën Shkodrës i kanë ndjerë më shumë se kushdo tjetër problemet që kanë lindur nga ky keq menaxhim.

5 Qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me qëllim ndërgjegjësimin rreth çështjeve të mjedisit, për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim. Kjo datë u zgjodh sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së OKB-së mbi Mjedisin që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm. Në këtë ditë përcillet një tematikë të caktuar. Tematika e vitit 2013 është “mendo, ushqehu, kurse”.

 

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« April 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook