Shtune, 27 Prill 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Përmet, 07 Maj 2014 - Në kuadër të përfundimit të Projektit: “Ekomuzeumi i Lumit Vjosa/Aoos, promovimi dhe mbrojtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të basenit të Lumit Vjosa/Aoos” (VAEcoM), një Mision monitorimi me përfaqësues nga Ministria e Integrimit u organizua pranë Pikënisjes së Ekomuzeumit në Qendrën Multifunksionale në qytetin e Përmetit. Projekti është bashkëfinancuar nga fondet e Bashkimit Europian dhe fondet kombëtare të Shqipërise dhe Greqisë në kuadër të programit IPA ndërkufitar Greqi-Shqipëri 2007-2013.

Misioni monitorues vizitoi nga afër Pikënisjen e Ekomuzeumin të Lumit Vjosa/Aoos i cili prej 25 Janarit 2014 i ka hapur dyert për të gjithë të interesuarit pranë Qendrës Multifonksionale të Bashkisë Përmet. Përfaqesuesit e Ministrise së Integrimit patën mundësine që përmes infrastruktures së ekomuzeumit të vizitojnë një faqe interneti në tre gjuhë të ekomuzeumit www.ecomuseum.eu ku gjen një  informacion të pasur mbi projektin dhe zonën që ai mbulon si dhe  informacione orientuese mbi ekomuzeumin nëpërmjet një turi virtual, sëbashku me një guidë informuese mbi rrugët tematike në Shqip, Greqisht dhe Anglisht.

Misioni monitories u takua me Kryetarin e Bashkisë Përmet Z. Gilber Jaçe si dhe me Zj. Ilda Nina punonjëse e bashkisë përgjegjëse për Qendrën e Informacionit Tuirsitk të Bashkisë Përmet, pjesë e punës së të cilës do të jetë edhe drejtimi dhe mirëmbajtja e Ekomuzeumit të Lumit Vjosa/Aoos ne të ardhmen.

Me pas Misioni organizoi një takim të ngushtë me stafin e projektit për të analizuar të gjithë aktivitetet e kryera në kuadër të projektit VAEcoM si dhe vështirësitë e ndeshura gjatë zbatimit. Misioni u informua se një rrjet i përbashkët ndërkufitar i operatorëve lokal në Shqipëri dhe Greqi do të menaxhojë Ekomuzeumin në të ardhmen. Pjesë e këtij rrjeti janë edhe vetë partnerët e projektit në të dy vendet. Për rrejtin në Shqipëri është hartuar edhe firmosur edhe një memorandum i veçante i cili ka përcaktuar strukturat dhe ka ndarë përgjegjësitë midis anetarëve. Rrjeti për Shqipërinë kryesohet nga Kryetari i Bashkisë Përmet dhe ka mbi 15 antarë.

Takimi u organizua në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë Përmet i cili në përfundim të takimit shprehu konsiderat e tij për punën bashkëpunuese të kryer nga projekti, falenderimin për inciativen e relizimit të kësaj nisme në Përmet duke sjellë një risi bashkëkohore në shërbim jo vetem të promovimit të vlerave të paçmuara natyrore dhe kulturore të zonës, por edhe të zhvillimit të turizmit në zonë. 

Published in Aktivitetet

Tirane 7 Maj 2014 - 15 Parqe Kombëtare nisin përgatitjet e materialeve promovuese.

Punonjësit e Sherbimit Pyjor aftësohen të bashkëpunojnë me mediat lokale dhe komunitetin në shërbim të  zonave të mbrojtura.

Vetëm dy muaj pas trajnimit të parë mbi zhvillimin e aftësive bazë te komunikimit, projekti WWF- Parqet Dinarike organizoi trajnimin e dytë të stafit të Sherbimit Pyjor me 23 specialistë dhe menaxherë nga 17 zona të mbrojtura të Shqipërisë. Kësaj here, në fokus të programit të trajnimit ishin vendosur përgatitja e materialeve promovuese për secilin park si dhe bashkëpunimi i efektshëm me median lokale në shërbim të ruajtjes së trashëgimisë së zonave të mbrojtura.

Trajnimi dy-ditor, që u zhvillua në Tiranë në datat 7 dhe 8 Maj, ishte nje modul praktik i ndërtimit të dialogut me Median dhe konceptimit të një fletepalosje apo broshure informuese për turistët ose komunitetin. Ekspertët e WWF Mesdhe u prezantuan specialistëve te Shërbimit Pyjor metodat e grumbullimit të materialeve, teknikat e percjelljes së mesazhit në mbrojtje të parqeve dhe mënyrat më të efektshme të informimit publik në bashkëpunim me median lokale. Në përfundim të këtyre dy moduleve të trajnimit, menaxherët shqiptarë të zonave të mbrojtura janë në gjendje të organizojnë takime me median, të pergatisin një fletëpalosje me informacionin bazë apo udhëheqin grupe vizitorësh duke zbuluar për ta, pasuritë natyrore dhe trashëgiminë e çmuar që parku i tyre mban.

Një nga pjesëmarrësit në trajnim, Z. Pjeter Toni që punon për menaxhimin e rezervatit Kune-Vain-Tale në zonën e Lezhës theksoi - “Ky lloj trajnimi praktik në komunikim është shumë i vlefshëm për stafin që ka një profil te veçante, si inxhinierë pyjesh apo biologë. Ata e shohin tani parkun nga një këndvështrim tjetër dhe kështu do të kenë rezultate më të mira në punën e përditshme me komunitetin, vizitorët apo median.”

Muaji Qershor 2014 sjell një axhendë të ngarkuar për Parqet Dinarike të Shqipërisë. Përpos një konference në nivel kombëtar, ky muaj do te sjellë publikimin e një broshure përmbledhëse mbi destinacionionet turistike në 15 parqet kombëtare të Shqipërisë në gjuhët shqipe dhe angleze, si dhe prezantimin e materialeve informuese  për secilin park kombëtar. WWF Parqet Dinarike është një projekt i angazhuar me ruajtjen dhe promovimin e një rrjeti rajonal prej 80 parqesh kombëtare që zbatohet në Shqipëri nga WWF Mesdhe dhe INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri.)

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« April 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook