Djele, 28 Prill 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Ditën e martë në datë 8 Tetor 2013, në ambientet e Hotel New York në Vlorë, u zhvillua takimi i hapjes së projektit “Aktivitete të Qëndrueshme Ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare (SEA-Med) – Shqipëri” ku u prezantuan objektivat, aktivitetet dhe partneret e këtij projekti.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), një organizate jofitimprurëse që vepron në të gjithë territorin e vendit në drejtim të mbrojtjes së burimeve natyrore, në bashkëpunim me zyrën për Mesdheun të Fondit Botëror për Jetën e Egër (WWF MedPO), filluan zbatimin e projektit “Mbështetje e aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare – Projekti për Shqipërinë”, i cili financohet nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet në gjendje kritike (Critical Ecosystem Partnership Fund) dhe është pjesë e një nisme rajonale projekti e quajtur “Sustainable Economic Activities in Mediterranean Marine Protected Areas” (SEA-Med) dhe qe zbatohet në 8 zona të mbrojtura detare të Libisë, Tunizisë, Turqisë, Kroacisë, Algjerisë dhe Shqipërisë.

Projekti synon të mbështesë zhvillimin e turizmit në zonën e Parkut Detar Karaburun-Sazan, si e vetmja Zonë e Mbrojtur Detare në vendin tonë, dhe do të zhvillohet në tre vjet. Ky projekt do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me aktorët lokal që janë edhe partner të projektit si Administrata e Zonës se Parkut, Bashkia Orikum, Universiteti i Vlorës, organizata jo qeveritare lokale, etj. Përgjatë zhvillimit të tij projektit do të mbështesë projektet që janë dashamires me mjedisin në zonë duke promovuar disa prej tyre në zhvillimin më tej dhe certifikimin e tyre me standardet evropiane.

Aktiviteti kryesor i projektit është përgatitja e një plani menaxhimi për turizmin në zonën e Parkut Detar i cili do të përfshije trajnime, studime nga ekspertë vendas, vizita në vende të ngjashme, përfshirja në aktivitete rajonale të Mesdheut bashkë me vendet e tjera, promovimi dhe forcimi i rolit të Parkut Detar Karaburun-Sazan. Ky projekt përbën një përpjekje modeste nga ana e INCA-s në drejtim të mbrojtjes së mjedisit detar nëpërmjet rritjes së sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në këto territore por edhe duke dhënë shembuj të mirëmenaxhimit të tyre dhe përfitimeve për komunitetet lokale. Sot turizmi detar përbën një pjesë të mirë të zhvillimit turistik në zonën e Mesdheut.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Bashkia Orikum, përfaqësues të pushtetit vendor, eksperte kombëtare, pedagogë e studentë të Universitetit të Vlorës, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, etj.

Published in Aktivitetet

Pranë ambientve të zyrave të organizatës “Mbrojtja e Mjedisit”, Kukës u mbajt takimi i tretë i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës, i parashikuar në kuadër të programit të projektit SENiOR-A, i zbatuar nga REC-Albania dhe financuar nga Qeveria Suedeze. Ky takim kishte si qëllim kryesor raportimin e vazhdimsisë së punës dhe shqytimin e ideve të reja për programin e vitit të ardhshëm.

Në të morën pjesë përfaqësuesit e gjashtë organizatave përbërëse të rrjetit: INCA-Tiranë, Green & Clean-Korçë; Mbrojtja e Mjedisit-Kukës; Miqësia-Ulëz; Adriatiku-Vlorë; Iliria-Tiranë; Forumi Shqiptar Liqeni i Shkodrës-Shkodër.

Në takim u diskutua në mënyrë të veçantë mbi progresin e punës, mbi aktivitetet e deri tanishme dhe ato të ardhshme sipas programit të parashikuar.

Një pjesë e rëndësishme e takimit ishte propozimi për fillimin e hartimit dhe ideimit të draft programeve për vitin 2014. INCA propozoi disa tema për tu trajtuar si ajo e biodiversitetit, zonat e mbrojtura, uji, etj., ndërsa FSLSH, Clean&Green dhe Mbrojtja e Mjedisit u fokusun tek ujërat ndërkufitarë si lumi Drin, liqenet ndërkufitare, etj.

Në takim u aprovua nga anëtarët edhe Logo e Re e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës.

Published in Aktivitetet
Enjte, 04 Shtator 2014 00:00

Dita Botërore e Habitateve

Në kuadër të Ditës Botërore të Habitateve, rrjeti i organizatave mjedisore për “Mbrojtjen e Natyrës”, i formuar në kuadër të projektit SENiOR-A, organizoi një aktivitet sensibilizues pranë Kënetës së Kashtës në Kukës. Ky territor dhe habitatet përreth tij u morën si simbole me rastin e kësaj dite, për shkak të pranisë të një mjedisi natyror me ndikime minimale nga ndërhyrja e dorës së njeriut. Këneta e Kashtës është një ekosistem ligatinor në gjendje natyrore mjaft të mirë dhe që aktualisht gëzon statusin “Monument Natyre”. Ajo shërben si vendpushimi dhe frekuentimi nga një numër i madh shpendësh migrues dhe njëkohësisht si streha për disa specie të tjera.

Aktiviteti u realizua nga organizata lokale e Mbrojtjes së Mjedisit, Kukës, në bashkëpunim me INCA-n, me pjesëmarrjen e të gjitha organizatave anëtare të rrjetit, përfaqësues të pushtetit vendor, organizatave të shoqërisë civile lokale, mediave kombëtare dhe lokale.

Kombet e Bashkuara kanë përzgjedhur të hënën e parë të Tetorit si Ditën Botërore të Habitateve në përkujtim të përvjetorit të konferencës së parë Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara mbi kolonizimet njerëzore, mbajtur në Vankuver, Kanada në 1976-ën. Qëllimi i ditës Botërore të Habitateve është ti kujtoj botës përgjegjësitë e saj në të ardhmen e habitateve të qëndrueshme mjedisore. Edhe në Shqipëri prej disa vitesh ka filluar të ndërmerren nisma të ndryshme dhe aktivitete ndërgjegjësuese në kuadër të kësaj dite.

Published in Aktivitetet

Në ambientet e Hotel Internacional në Vlorë, INCA zhvilloi Trainimin me temë “Njohuri Bazë mbi Zonat e Mbrojtura Detare”.

Ky trainim u zhvillua në kuadër të projektit “Aktivitete të Qëndrueshme Ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare (SEA-Med) – Shqipëri” dhe trajtoi çështje të ndryshme si planet e menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare, rrjetet e ZMD-ve, objektivat dhe zonimin e tyre, grupet e interesit të cilat përfitojnë nga to etj. Trainimi u krye me trainues nga Instituti amerikan NOAA e WWF Italia si dhe lektorë dhe ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të Zonave Mbrojtura  Detare.

INCA në bashkëpunim me zyrën për Mesdheun të Fondit Botëror për Jetën e Egër (WWF MedPO), kanë filluar zbatimin e projektit “Mbështetje e aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare – Projekti për Shqipërinë”, i cili financohet nga Fondi i Partneritetit për Ekosistemet në gjendje kritike (Critical Ecosystem Partnership Fund) dhe është pjesë e një nisme rajonale “Sustainable Economic Activities in Mediterranean Marine Protected Areas” (SEA-Med) dhe qe zbatohet në 8 zona të mbrojtura detare të Libisë, Tunizisë, Turqisë, Kroacisë, Algjerisë dhe Shqipërisë.

Published in Aktivitetet

Nga data 21-25 Tetor 2013, në Marsejë (Francë) u zhvillua Kongresi 3 Ndërkombëtar i Zonave të Mbrojtura Detare (IMPAC3). Falë mbështetjes financiare të dhënë nga Qendra Rajonale e Aktiviteteve për Zonat Veçanërisht të Mbrojtura të Planit të Veprimit në Mesdhe (RAC/SPA, UNEP-MAP), 2 drejtuesit e Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, Dr. Zamir Dedej dhe Dr. Genti Kromidha, morën pjesë në këtë Kongres. Në këtë kuadër u përgatitën dhe u paraqiten dy postera me tituj “Plani Strategjik për Zonat e Mbrojtura Detare e Bregdetare (PSZMDB) në Shqipëri” dhe “Identifikimi i potencialeve ekoturistike në Parkun Detar Karaburun-Sazan dhe zonës përreth tij”. Përveç këtyre, Dr. Kromidha paraqiti eksperiencën e vendit tone në një prej workshopeve qe u mbajtën në këtë Kongres.

Gjithashtu gjatë ditëve të Kongresit u zhvilluan disa takime bilaterale për të parë mundësi të reja për bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta në fushën e biodiversitetit detar. Kështu u bisedua për vazhdimin e punës në shpalljen e zonës së dytë të mbrojtur detare me RAC/SPA-ne, për një vazhdim dhe koordinim të punës me WWF MedPO, për mundësi të reja me Fondacionin MAVA, për një bashkëpunim të mundshëm me Conservatoire du Littoral, u bisedua me përfaqësuesin e Fondit Francez për Mjedisin (FFEM) për një mbështetje të iniciativës së Princit të Monakos Alberti II në ngritjen e një Fondi për projektet në zonën detare, si edhe për një bashkëpunim të mundshëm me Konventën e Specieve Migratore.   

Published in Aktivitetet

Në kuadër të projektit “Efiçenca e Energjisë për sistemin e ndriçimit në Parkun Themistokli Gërmenji” në qytetin e Korçës, ditën e hënë me 28 Tetor në ambientet e këtij parku u organizua një ceremoni inauguruese. Në ceremoni merrnin pjesë përfaqësues të Prefekturës dhe Bashkisë Korçë, përfaqësues të OJF-ve të qytetit të Korçës, nxënës të shkollave, etj.

Projekti “Efiçenca e Energjisë për sistemin e ndriçimit në Parkun Themistokli Gërmenji”, i cili financohet nga GEF dhe Bashkia Korçë, ka për qëllim jo vetëm të kontribuojë për efikasitetin e energjisë në vend duke instaluar teknologjinë më të re, atë të përdorimit të llapave LED, por të sigurojë qasje të re, të krijojë një model për t\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\'u ndjekur edhe për pjesë të tjera të ndriçimit publik. Përdorimi i llambave LED në ndriçimin publik është një mënyrë alternative që çon në reduktimin e konsumit të energjisë. Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, organizata zbatuese e projektit ne bashkëpunim me Bashkinë e Korçës do të bëjnë të mundur instalimin e 20 shtyllave se bashku me ndriçuesit ne një afat te shkurtër kohor.

Me anë të këtij projekti do të realizohet një investim direkt në përmirësimin e ndriçimit të parkut duke implementuar teknologjinë e re të instalimit të ndriçuesve LED. Zbatimi i një sistemi të ri ndriçimi në këtë park do të sigurojë një cilësi më të mirë dhe do të promovojë një mënyrë të re te mbrojtjes së natyrës me teknologji miqësore ndaj mjedisit. Llambat LED që do te përdoren në këtë projekt do të reduktojnë konsumin e energjisë dhe emisionet e CO2 në atmosferë duke krijuar një mjedis miqësor dhe më të shëndetshëm. 

Published in Aktivitetet

Përgjatë muajve Maj-Nëntor 2013 pesë OJF mjedisore në Shqipëri, EDEN, Ekolëvizja, INCA, PPNEA dhe Natyra Berat, me mbështetjen e WWF kanë përfunduar projektin me titull \"Fushatë ndërgjegjësuese mbi ndërtimin e hidrocentraleve të planifikuara në lumin Devoll dhe Osum\".

Qëllimi kryesor i projektit ishte që të rrisë nivelin e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe aktorëve të tjerë rreth efekteve dëmtuese që mund të sjellë ndërtimi i hidrocentraleve të shumta në Shqipëri. Një vend të veçantë zunë aktivitetet ndërgjegjësuese me komunitetin që jeton përreth Kanioneve të Osumit në Çorovodë me qëllim ruajtjen e vlerave të rralla natyrore të zonës qe janë të pa zëvendësueshme për vendin tonë si dhe realizimi i pyetësorëve në tre rrethe të ndryshme nëpër të cilët kalon lumi i Devollit mbi të cilin janë planifikuar tre hidrocentrale. Qëllimi i realizimit të këtyre pyetësorëve ishte gjetja e shkallës së përfshirjes së komunitetit në vendimmarrje për vepra të tilla në vendin ku ata jetojnë. 

Published in Aktivitetet
Enjte, 04 Shtator 2014 00:00

Shkollat e Gjelbërta

Në kuadër të projektit për Shkollat e Gjelbërta të programit të minigranteve mbështetur nga Kompania e telefonisë AMC si dhe UNICEF, në fillim të muajit Nëntor përfunduan zbatimin e tyre të gjithë miniprojektet e shpallur fitues.

Miniprojektet filluan me implementimin e tyre në muajin Maj 2013 dhe për një periudhe 6 mujore u realizuan të gjitha objektivat e vena për ketë qellim. Nga investimi i përbashkët mundësuar nga UNICEF dhe AMC, në ambientet e shkollave mësuesit fitues, në bashkëpunim me nxënësit e vetë shkollës, realizuan punë konkrete si; rregullimi i sipërfaqeve të gjelbërta, pastrimi dhe rregullimi i oborrit të shkollës dhe ambienteve rreth tij, ngritje lulishtesh, vendosje stolash, zëvendësimi i tabelave ekzistuese me shkumës, realizimi i dramatizimeve dhe festimi i ditëve të shënuara të mjedisit, realizimi i pikturave murale etj.

Published in Aktivitetet

Në kuadër të projektit EUSAIR, në Belgjikë u zhvillua Seminari “Rritja Blu – drejt një Plani Veprimi për Strategjinë e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit”, e njohur me shkurtimin EUSAIR (European Union Strategy for Adriatic and Ionian Region).

Në seminar mori pjesë edhe përfaqësuesi i INCA-s, Z. Zamir Dedej. Ai ishte pjesë e panelit për “Planifikimin Hapësinor dhe Menaxhimin e Zonës Bregdetare”. Diskutimin e tij ai e fokusoi rreth dhënies së një sensi më praktik të dokumenteve politike e  strategjike duke identifikuar më shumë masa që kanë impakt në terren. Duke parë agresivitetin e ndërhyrjeve të njeriut në këtë zonë, veçanërisht në vitet e fundit ku po ndihet kriza ekonomike, kërkohen aktivitete konkrete në terren ku të përfshihen konceptet dhe mësimet e nxjerra nga vendet e zhvilluara.  Si përfundim u pranua kërkesa për të mbështetur shtimin e zonave të mbrojtura detare dhe përmirësuar menaxhimi i tyre. Gjithashtu u ra dakord që Shqipëria ka nevoje për një Plan të Integruar për Menaxhimin e Zonës Bregdetare, duke përfituar nga eksperienca e vendeve të rajonit e veçanërisht nga ajo e Malit të Zi që ka aprovuar dhe po zbaton së fundmi një plan të tillë.

Published in Aktivitetet

Në datë 5 - 6 Dhjetor 2013 në ambientet e Qendrës Multifunksionale në qytetin e Përmetit, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Bashkinë Përmet, në kuadër të projektit VAEcoM “Ekomuzeumi i lumit Vjosa/Aoos; promovimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore e basenit të lumit Vjosa/Aoos”, si pjesë e programit IPA ndërkufitar “Greqi–Shqipëri 2007-2013” financuar nga fondet Evropiane si dhe fondet kombëtare të Shqipërisë dhe Greqisë, organizoi Seminarin Trajnues për Ngritjen e Kapaciteteve.

Qëllimi i këtij seminari ishte të sigurojë guidën e nevojshme për operatorët (popullsinë lokale) që do të jenë pjesë e Ekomuzeumit të lumit Vjosa/Aoos, për të kuptuar si të bashkëpunojnë mes tyre për të menaxhuar ekomuzeumin si dhe për të kuptuar mundësitë që ky ekomuzeum mund të sjellë në të ardhmen për zhvillimin e zonës. Ai do të fokusohet mbi informacionin e nevojshëm dhe modelimin e bashkëpunimit gjithë përfshirës me aktorët, operatorët, dhe OJF-të lokale në zonën e luginës së Vjosës. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisen edhe me një certifikatë.

Ekomuzeumi i basenit të lumit Vjosa/Aoos është një projekt i cili ka nisur nga zbatimi si iniciative e përbashkët e dy organizatave jo qeveritare, Instituti Mesdhetar për Natyrën dhe  Anthropos (MED-INA) në Greqi dhe Instituti për Ruajtjen e Natyrës ne Shqipëri (INCA). Puna për ngritjen e këtij eko-muzeumi ka edhe ndihmesën e partnereve lokal në të dy anët e kufirit Grek-Shqiptar, Pindos Perivallontiki në Greqi dhe Drejtoria e Shërbimit Pyjor Përmet  dhe Bashkia Përmet në Shqipëri. Synimi i projektit është të ngrejë dhe të zhvillojë një ekomuzeum ndërkufitar i cili do të shtrihet në rajonin ndërkufitar të Greqisë dhe Shqipërisë, me fokus trashëgiminë natyrore e kulturore të basenit të Lumit Vjosa/Aaos, duke përfshire të gjitha aspektet produktive, mjedisore dhe social kulturore. Një muze i tille “i gjallë”, pa mure, shumë dimensional duke inkorporuar në të jo vetëm shkencën dhe edukimin por edhe dimensionet psikologjike sociale dhe shpirtërore të komunitetit përreth.

Ngritja e një ekomuzeumi për basenin e lumit Vjosa/Aoos përmes kërkimeve dhe bashkëpunimit me komunitetin lokal ka krijuar edhe një rrjet pune me operatoret lokal i cili do të çojë më tej aktivitetin e projektit duke bërë të njohur ekomuzeumin dhe duke zgjeruar mundësitë për bashkëpunim ndërkufitar përtej jetës së projektit. Ekomuzeumi i lumit Vjosa/Aoos në Shqipëri do të menaxhohet nga anëtarët e rrejtit dhe do të jetë pjesë e rrjetit të përbashkët (Al-Gr) bazuar mbi një memorandum të përbashkët të firmosur nga të gjithë anëtarët e rrjetit në të dy vendet.

Ekomuzeumi i lumit Vjosa/Aoos pritet të hapi dyert në Shkurt të vitit 2014 në Qendrën Multifunksionale pranë Bashkisë Përmet. 

Eventualisht, ky projekt do të ketë një impakt të dukshëm pozitiv mbi një zonë të rëndësishme ndërkufitare me implikime të konsiderueshme socio-kulturore, ekonomike dhe mjedisore. Pritet që bashkëpunimi ndërkufitar midis rajoneve të Greqisë dhe Shqipërisë do të përmirësojë komunikimin midis menaxherëve aktual të zonave të mbrojtura respektive dhe do të ndihmoje në nxitjen e bashkëpunimit të ardhshëm për menaxhimin e burimeve natyrore. 

Ekomuzeumi i basenit të lumit Vjosa do të vazhdojë të jetë një institucion permanent, me bazë zonën dhe me të paktën dy pika fillimi, një në çdo vend, duke vepruar në shërbim të shoqërisë lokale dhe vizitoreve. Ai do të ndihmojë komunitetin lokal në të dy anët e kufirit  që përmes pjesëmarrjes aktive, të promovojnë dhe të mbrojnë mjedisin e tyre natyror, të ruajnë traditat e paraardhësve të tyre dhe njëkohësisht të zhvillojnë ekonomitë e tyre.    

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« April 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook