Marte, 14 Maj 2024
Login | Mail

INSTITUTI PËR RUAJTJEN E NATYRËS NË SHQIPËRI

Njoftime

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

12 Nentor 2020

Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process

Ekosistem Inovativ të menaxhimit të mbetjeve

01 Korrik 2020

Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...

Udhëzime për të kontribuar në Ditarin e Natyrës

09 Qershor 2020

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27

27 Maj 2020

Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...

ipa

                         csm logo 0c8a4cdd39          blueland
     ProjektiAdvokacise

Na kontaktoni

facebookwebmailgooglemap

Njohja dhe zbatimi i metodologjisë për identifikimin e impakteve negative në zonat e mbrojtur nëpërmjet analizave dhe anketimit individual

 

Kukës 25 Shtator; Vlorë 27 Shtator; Prespë/Korçë 2017 - Në funksion të iniciativës së Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri, mbi procesin e identifikimit  të  aktiviteteve me impakt negativ në 16 Zona të Mbrojtura në Shqipëri, Instituti për Ruajtjen e Natyrës zhvilloi Trajnimet Rajonale mbi “Njohja dhe zbatimi i metodologjisë për identifikimin e impakteve negative në zonat e mbrojtura, nëpërmjet analizave dhe anketimit individual (plotësimi i  pyetësorit)”. Në trajnim merrnin pjesë organizatat partnere të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës dhe përfaqësuesit e OJF-ve lokale të cilët janë përfshirë në identifikimin e impakteve negative në Zonat e Mbrojtura pilote të përzgjedhura.

Trajnimi kishte për qëllim njohjen e metodologjisë për identifkimin e impakteve negative në zonat e mbrojtura si dhe kryerjen e procesit të plotësimit të pyetësorëve individual. 

Këto aktivitete zhvillohen në kuadër të projektit "Promovimi dhe adresimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura".

Pjesë e programit SENiOR II Albania (Senior Albania), zbatuar nga REC Shqipëri, financuar nga qeveria suedeze (Embassy of Sweden in Tirana).

Published in Aktivitetet

Librazhd 19 Korrik; Shkodër 21 Korrik; Gjirokastër 26 Korrik 2017 - Në funksion të iniciativës së Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri, mbi procesin e identifikimit të aktiviteteve me impakt negativ në 16 Zona të Mbrojtura në Shqipëri, Instituti për Ruajtjen e Natyrës zhvilloi  Trajnimet Rajonale mbi njohjen dhe interpretimin e dispozitave dhe akteve nënligjore në fuqi për ruajtjen e natyrës.

Këto trajnime i adresoheshim organizatave partnere të rrjetit, partnerëve të tyre lokal dhe aktorëve tjerë të cilët punojnë në menaxhimin e Zonave të Mbrojtura (ZM).

Këto trajnime kishin për qëllim rritjen dhe fuqizimin e rolit dhe kapaciteteve teknike të pjesëmarrësve për kryerjen e procesit të vlerësimit dhe identifikimit të problematikave dhe reagimin profesional ndaj problematikave në ZM. Këto aktivitet u zhvilluan në kuadër të programit SENiOR-II i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze.

Published in Aktivitetet

Në kuadër të projektit “GEO-CRADLE” financuar nga Bashkimi Europian, në datat 6-7 Korrik 2017, u mbajt në Bruksel takimi i rishikimit dhe vleresimit të progresit të bërë në gjysmën e jetës së projektit.   

Projekti rajonal GEO-CRADLE është duke punuar për krijimin e një Qendre të Dhënash rajonale që do të shërbejë si një “one-stop-shop” dhe do të lehtësojë aksesin në të dhe shpërndarjen e të dhënave gjeo-hapësinore dhe informacionit të grumbulluar nga satelitët dhe rrjetet më bazë tokësore. Më tej, Portali i GEO-CRADEL do të veprojë si një ndërveprues midis shkencëtarëve dhe prodhuesve të të dhënave të ndryshme, duke ofruar një pikë të vetme për aktorët për identifikimin e të dhënave ekzistuese, aftësive, boshllëqeve dhe plotësuesve, të nevojshme për zhvillimin e sinergjive dhe tregut të mundësive përmes zinxhirit të plotë të vlerave dhe në lidhje me prioritetet rajonale.

INCA si partneri Shqiptar në këtë projekt, ka bërë prepjekeje për të informuar dhe përfshirë të gjithë aktorët kombëtar për të identifikuar sëbashku boshlliqet, sfidat dhe përpunimin e një pamjeje gjithëpërfshirëse të kapaciteteve kombëtare në Observimin e Tokës.  GEO-CRADLE pritet të realizoje katër studime fizibiliteti rajonale në fushat respektive tematike, Përmirësimi i Sigurisë Ushqimore dhe menaxhimi i përmbytjeve, Aksesi në Energji, aksesi në lendet e para dhe Ndryshimet Klimatike. Këto studime do të lehtësojnë rritjen e të dhënave dhe shërbimeve në Observimin e Tokes në rajon, në mbështetje të mundësive më të mira të tregut dhe informimit të vendimmarrësve për përdoruesit e të dhënave. Organizatat dhe Institucionet nga Shqipëria, si nga sfera publike dhe ajo private, që i përkasin përdoruesve të të dhënave dhe/ose komuniteteve që ofrojnë shërbime/të dhëna do të përfitojnë përmes pyetësorëve të vëzhgimit të cilat janë plotësuar dhe shprehin aftësitë dhe kapacitetet e tyre dhe do të bëhen pjesë e rrjetit të aktorëve rajonal i cili do të kërkojë të zbatojë GEO, GEOSS dhe Copernicus në të tre rajonet e projektit.

 

Published in Aktivitetet

Beograd 4-7 Korrik 2017 - Në kuadër të projektit CO-SEED (Shoqëria civile vepron për zhvillim të shëndoshë për mjedisin socio-ekonomik), u zhvillua trajnimi rajonal mbi procedurat e VNM dhe VSM. Qëllimi i këtij trajnimi ishte të prezantojë pjesëmarrësit me elemente të rëndësishëm që kontribuojnë në cilësinë e VNM dhe VSM, dallimet ndërmjet këtyre dy vlerësimeve, asaj që i lidh dhe rolit të autoriteteve kompetente në kontrollin e cilësisë së tyre.

Gjithashtu në fund të trajnimit u paraqitën edhe rrezultatet e deritanishme të projektit si dhe planifikimet për të ardhmen.

Në trajnim morën pjesë organizatat partnere dhe përfituese të grandeve të projektit.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 16:23

Të shpëtojmë arinjtë shqiptarë

Koalicioni “Të shpëtojmë arinjtë shqiptarë” (Save Albanian Bears) dëshiron të shprehë shqetësimin më të thellë për rastet e mbajtjes së arinjve në robëri dhe sidomos për ato që janë shfaqur këta muajt e fundit. Ndër rastet më flagrante ishte shfaqja e dy këlyshëve të ariut në një resort turistik në Theth.

Siç mund të jeni në dijeni, qëllimi grupimit “Të shpëtojmë arinjtë shqiptarë”, që u krijua zyrtarisht më datë 17 Shkurt 2017 dhe që përfshin disa organizata qeveritare, jo-fitimprurëse dhe ndërkombëtare si: Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), Aleanca e Alpeve Shqiptare (AASh), Shoqata për Mbrojtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve (ASPBM),  Animal Rescue Albania (ARsA), Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisorë, Four Paws International, Associazione Salviamo gli Orsi della Luna, Shoqata “Në Familje për Familjen (NFPF), Fondacioni “Royal Albania”, Shoqata “Runja” dhe Shoqata Kombëtare e Parqeve Shqiptare (SHKPSH), është gjetja dhe zbatimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë për dhënien fund të mbajtjes së arinjve në robëri në Shqipëri.

Pavarësisht punës së bërë që në fillim të vitit 2016 nga Autoritetet Shqiptare, Koalicioni dhe organizatat përbërëse të tij, kur u arrit shpëtimi dhe sistemimi jashtë vendit i më shumë se 25 ekzemplarëve të arriut të murrmë, vërejmë me shqetësim që raste të reja janë bërë prezente gjatë periudhës së pranverës 2017:

  • Një ari i moshës 4-5 muajsh në plazhin e Durrësit si atraksion për foto
  • Dy arinj të moshës 4-5 muajsh në Theth të rrethit Shkodër (në një zonë të mbrojtur) pranë restorant Thethi Paradise
  • Një ari i moshës 3-4 muajsh në fshatin Shën-Mëri, Tiranë i cili u shpall për shitje në një platformë online
  • Ekspozimi publik dhe abuzimi me një këlysh nga dy artistë Shqiptarë (Mozzik dhe Adrian Gaxha)

Për sa më sipër, Ne, si një Koalicion që i dedikohet mbrojtjes dhe mirëqënies së kafshëve, shprehim shqetësimin tonë serioz duke qenë se po vazhdon të kryhet një krim ndaj mjedisit në Shqipëri pasi të gjithë këto arinj, të rrëmbyer nga natyra dhe jeta e egër, janë mbajtur dhe mbahen në kushte totalisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me ligjin për mbrojtjen e faunës së egër. 

Ky krim mjedisor përbën një rrezik të madh për ruajtjen e popullsisë së ariut të egër në Shqipëri, por gjithashtu për mirëqenien e kafshëve dhe imazhin e Shqipërisë si vend që planifikon të zhvillojë turizmin ekologjik. Mjafton këtu të përmenden me dhjetëra shkrime, reportazhe, emisione nga media prestigjioze ndërkombëtare si Daily Mail, Bild, AFP, Reuters, Dodo, etj.

Gjithashtu, sjellim në vëmendje që rritja e numrit të arinjve që mbahen në robëri sjell një kosto financiare të mëtejshme pasi ndërtimi i qendrës së shpëtimit të arinjve do të kërkojë më shumë resurse dhe nga ana tjetër kosto më të mëdha mirëmbajtjeje.

Nuk duhet lënë mënjanë edhe rreziku potencial që sëmundje të ndryshme, madje edhe tërbimi, përbëjnë për popullsinë apo individë që mund tu afrohen këtyre kafshëve.

Duke e vlerësuar lart kontributin e Ministrisë së Mjedisit dhe strukturave të saj të varësisë si AKZM dhe Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjedisit në ruajtjen e faunës dhe florës, si dhe mbështjetjen e vazhdueshme në shpëtimin e një numri arinjsh gjatë vitit 2016 dhe 2017, Koalicioni u kërkon autoriteteve kompetente që:

Të ndiqen me urgjencë rastet e cituara më lart por edhe problemi i mbajtjes së arinjve në robëri në tërësi, dhe të  merren masat e nevojshme që të eleminohet mundësia e përsëritjes së tyre, me objektiv final gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë, nëpërmjet:

  1. përmirësimit të kuadrit ligjor ekzistues dhe zbatimit rigoroz të ligjit në praktikë
  2. identifikimit, rregjistrimit dhe krijimit të një baze të detajuar të dhënash për të gjithë rastet kur individë të faunës së egër mbahen në gjendje robërie
  3. informimit dhe sensibilizimittë opinionit publik mbi paligjshmërinë e mbajtjes së arinjve në robëri dhe dëmin që po i shkaktohet kësaj specieje por edhe mjedisit në përgjithësi
  4. marrjes së masave konkrete për ngritjen e një qendre shpëtimi të arinjve që aktualisht mbahen në kushte robërie dhe për të cilët rehabilitimi është i pamundur.

Anëtarët e grupimit sigurojnë një mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar në plotësimin e pikave të mësipërme dhe përsërisin gadishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në arritjen e qëllimit të përbashkët.

Published in Aktivitetet

Orikum, 30 Qershor 2017 - Në kuadër të projektit “Ofrimi i shërbimeve për krijimin e qendrës së informacionit dhe të turizmit në Radhimë të Vlorës”, financuar nga UNDP dhe zbatuar nga INCA, u zhvillua trajnimi “Interpretimi i vlerave dhe administrimi i qendrës së informacionit në Parkun Detar Karaburun-Sazan”.

Objektivat kryesore të trajnimit ishin koncepti i interpretimit të vlerave të një Zone të Mbrojtur, edukimi nëpërmjet interpretimit në qendrën e parkut detar Karaburun-Sazan, si dhe funksionimi dhe mirëmbajtja e një qendre informacioni. Gjatë trajnimi u trajtuan çështje si edukimi nëpërmjet interpretimit, shembuj të edukimit nëpërmjet interpretimit nga Parku Kombëtar Divjake-Karavasta, edukimi nëpërmjet interpretimit në qendrën e vizitorëve të parkut detar, etj. Në trajnim morën pjesë stafi i AdRZM Vlorë.

Published in Aktivitetet

Tiranë – 20 Qershor 2017 - Me rastin e fillimit të punës së Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri, në ambientet e INCA u zhvillua takimi i parë koordinues i tij. Qëllimi kryesor i këtij takimit ishte diskutimi i planit të punës, aktivitetet e parashikuara si dhe prezantimi i strategjisë së Rrjetit.

Adresimi i problematikave me cilat përballen Zonat e Mbrojtura si dhe promovimi i vlerave të këtyre zonave përmes zërit të shoqerise civile dhe komunitetit lokal, është fokusi kryesor i këtij projekti.  Ai ka si objektiv të përgjithshem të kontribojë në menaxhimin e qëndrueshëm të Zonave të Mbrojtura nëpërmjet forcimit të rolit aktiv dhe pjesëmarrës të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile.

Ku aktivitet u zhvillua në kuadër të programit SENiOR-II i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 16:20

Të shpëtojmë arinjtë shqiptarë

Më datë 19 Qershor, pranë ambienteve të INCA, u mblodh “Koalicioni të Shpëtojmë Arinjtë Shqiptarë”, për të zhvilluar mbledhjen e radhës koordinuese. Çështje e arinjeve dhe kafsheve të egra në gjëndje robërie në Shqipëri, vazhdon të jetë një çështje shqetësuese, jo vetëm për OMSHC dhe publikun por edhe për institucionet shtetërore. Fenomeni i robërimit të arinjve dhe mbajtësve të jashtëligjshëm është duke u shtuar dhe gjithashtu edhe nevoja për një ndërhyrje urgjente për luftimin e këtij fenomeni. Ngritja e një qendre shpëtimi, për zgjidhjen afatgjatë të këtij fenomeni, përmirësimi i legjislacionit dhe forcimi i zbatimit të tij, ndërgjegjësimi i publikut dhe mbajtësve, forcimi i rrjetit të kontrollit në terren, ishin kryefjala e këtij takimi. Koalicioni të Shpëtoje Arinjtë Shqiptarë është duke u zgjeruar edhe me dy organizata të tjera aktive në këtë fushë, gjithsesi ky koalicion ngelet përseri i hapur edhe për organizata të tjera aktive nga e gjithë shqipëria.

Published in Aktivitetet
Premte, 23 Shkurt 2018 16:19

Vizitë studimore në Velipojë

Velipojë – 09 Qeshor 2017 - Në kuadër të projektit “Ofrimi i shërbimeve për krijimin e qendrës së informacionit dhe të turizmit në Radhimë të Vlorës”, financuar nga UNDP dhe zbatuar nga INCA, në bashkëpunim me AdRZM Vlorë dhe AdRZM Shkodër, u organizua një vizitë studimore në Peisazhin e Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë. Gjatë vizitës, stafet e dy AdRZM-ve u njohën jo vetëm me zonën por edhe me punën që ata zhvillojnë në zonat e tyre.

Published in Aktivitetet

Mbahet Forumi Kombëtar “Investigimi i zbatimit në praktikë i legjislacionit për ruajtjen e natyrës në Shqipëri”

 

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri, organizuan Forumin Kombëtar “Investigimi i zbatimit në praktikë i legjislacionit për ruajtjen e natyrës në Shqipëri”, i cili u zhvillua në përfundim të projektit “Fuqizimi i OMSHC-ve shqiptare për promovimin dhe ruajtjen e natyrës në Shqipëri”, në kuadër të programit ACHIEVE, zbatuar nga REC Shqipëri, me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Projekti kishte në fokus forcimin e rolit dhe aftësitë e OMSHC-ve në procesin e menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe burimeve natyrore nëpërmjet njohjes dhe vlerësimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi për ruajtjen e natyrës, forcimin e luftës kundër korrupsionit në këtë fushë dhe minimizimit të ndikimeve negative në burimet natyrore.

Në kuadër të kësaj nisme, INCA në bashkëpunim me OMSHC vendore dhe ekspertë kombëtarë, ka hartuar edhe një raport mbi zbatimin në praktikë të legjislacionit në fushën e ruajtjes të natyrës, duke u bazuar në punën e institucioneve të cilat merren me hartimin, monitorimin dhe zbatimin e tij në praktikë.

Në përfundim të forumit u paraqit dhe një letër pozicionimi paraprake ku përfshiheshin disa nga gjetjet e OMSHC-ve. Në lidhje me plotësimin e kësaj letre, pati diskutime nga të pranishmit në pjesën e ligjit të ri të zonave të mbrojtura.

Në forum morën pjesë përfaqësues nga AKZM, MM, OMSHC-të dhe institucione akademike, për të diskutuar rreth këtij raporti dhe dhënë sugjerime në lidhje me përmirësimin e legjislacionit dhe zbatimit të tij në të ardhmen.

Published in Aktivitetet

Kalendari i Aktiviteteve

« May 2024 »
Mon Tue Wed Thu Fri Sat Sun
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    

Partnerët e INCA-s

 

INCA në Facebook