Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process
Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...
Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...
Korçë, 4 Dhjetor 2014 - U mbajt në Korçë takimi i katërt i Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës. Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve të organizatave partnere të rrjetit (INCA, Iliria-Tiranë, Miqësia-Ulëz, Adreatik-Vlorë, Clean&Green-Korçë, Çajupi-Gjirokastër) si dhe përfaqësuesit të REC. Ky takim kishte si qëllim kryesor diskutimin e aktiviteteve në rrjet dhe veçanërisht planin për 2015.
Meqënse mbledhja e katërt e Rrjetit ishte edhe mbledhja e fundit e parashikuar për këtë vit, takim u konsiderua i rëndësishëm sepse në të u bë një përmbledhje e të gjithë zhvillimeve më të rëndësishmë në rrjet gjatë këtij viti nga përfaqësuesit e secilës organizatë, duke marrë në konsideratë aktivitetet individuale të tyre por edhe ato të përbashkëta të zhvilluara.
Gjatë takimit u theksuan arrtijet e organizatave individuale dhe forcimi i rolit të tyre në nivel lokal por edhe pikat e dobta dhe mangësitë. Gjithashtu u diskutua linja e përgjithshme e zhvillimeve të fundit dhe njëkohësisht problememt teknike lidhur me afatet e raportimit për këtë vit. Duke përmbushur edhe objektivin kryesosr të këtij takimi, sëbashku me përfaqësuasin e REC u diskutuan çështjet prioritare dhe objektivat për vitin 2015.
Tiranë 5 Nëntor 2014 – Përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, ekspertë të turizmit, specialistë të Zonave të Mbrojtura dhe drejtues të qeverisjes lokale u mblodhën në një takim informues për prezantimin e rezultateve dhe gjetjeve të projektit “Parqet e Harkut Dinarik” në Shqipëri.
Projekti filloi punën në muajin Tetor 2013 dhe u vu në zbatim nga organizata ndërkombëtare WWF në bashkëpunim me INCA (Instituti i Ruajtjes së Natyrës në Shqipëri) dhe Ministrinë e Mjedisit. Analiza e rezultateve u shtri në katër komponentë kryesorë: rrjeti i bashkëpunimit rajonal, komunikimi me publikun, vlerësimi i përfitimeve nga ZM si dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm.
Projekti i Parqeve Dinarike mbështeti krijimin e organizatës shqiptare të specialistëve të zonave të mbrojtura, një rrjet që bashkëpunon me kolegët e rajonit të Ballkanit Perëndimor, për menaxhim më të mirë të parqeve si dhe për promovimin e destinacionit të përbashkët – Parqet Dinarike. Duke përdorur një metodologji vlerësimi, ekspertët e WWF grumbulluan të dhëna shumëplanëshe në nivel kombëtar e lokal që do të mund të përdoren në përpilimet e planeve menaxhuese nga institucionet qendrore e lokale. Nga analiza e të dhënave rezulton se parqet kombëtare kanë një rëndësi specifike në zhvillimin ekonomik të turizmit dhe ekonomive rurale, furnizimin e popullatës me ujë të pijshëm, sigurimin e energjisë përmes lëndës drusore, prodhimin blegtoral, etj.
Projekti i erdhi në ndihmë sektorit në rritje të turizmit të natyrës, me anë të publikimit dhe shpërndarjes së një broshure dygjuhëshe për destinacionet e natyrës shqiptare. Mbi 12.000 broshura promovuese u shpërndanë në pikat kufitare të hyrjes, në parqet kombëtare dhe në agjencitë e operatorëve turistikë. Promovimi i trashëgimisë së zonave të mbrojtura synon jo vetëm ruajtjen e pasurive natyrore por dhe zhvillimin ekonomik të komuniteteve që jetojnë pranë këtyre zonave. Aktualisht WWF po mbështet proçesin e aplikimit të Parkut Kombëtar Lugina e Valbonës pranë Federatës Europiane të Parqeve, si dhe përgatitjen e strategjise së turizmit të qendrueshëm për zonën. Kjo do ta bëjë Valbonën parkun e parë në Shqipëri, ku turizmi zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme.
Z. Leon Kebe, menaxher i projektit rajonal tha në fjalën e tij se “Jemi të kënaqur të ndajmë sot me grupet e ndryshme të interesit, rezultatet e punës sonë në Shqipëri. Qëllimi ynë është të mbështesim specialistët shqiptare drejt menaxhimit efektiv të ZM, por në kushtet kur specialistët shqiptare nuk ushtrojnë detyrën e tyre në territorin e ZM, është tepër e vështirë të flasim për mbështetje, menaxhim apo arritje në sektorin e mbrojtjen së natyrës. Në vijim WWF po planifikon të punojë në projekte të zhvillimit të qëndrueshëm në disa ZM, në mënyrë që të kuptohet se mbrojtja e natyrës nuk është një dizavantazh për zhvillimin ekonomik të komuniteteve, përkundrazi është një mundësi e shkëlqyer drejt përmirësimit të jetës së banorëve lokale”.
Puna e nisur në vitin 2013 për ngritjen e rrjetit kombëtar të parqeve vijon tashme me dy projekte te tjera. Projektinë vijim i WWF në Shqipëri synon zhvillimin e një plan-menaxhimi të turizmit të qendrueshëm në Parkun Kombëtar Detar të Karaburun-Sazanit ndërsa tjetri, ndërgjegjësimin e vendimmarrësve mbi rreziqet e ndërtimit të hidrocentraleve, si i vetmi burim energjie për vendin.
Tiranë 10 Maj 2014 - Dita Botërore e Shpendëve Shtegtar ka filluar të festohet nga viti 2006 dhe ka si qëllim që të sjellë në vëmëndjen e popullatës dhe të shërbejë si një ditë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e shpendëve migrator dhe habitatet e tyre. Kjo dite organizohet nga Sekretariati i Konventës për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të Egra (Konventa e Bonit) dhe Marrëveshja për Ruajtjen e Shpendëve Ujor Shtegtar Afrikano-Euroziatik, dy marreveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës së egër që administrohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP). Këtë vit fushata mbështetet nga Ministria Federale e Mjedisit të Gjermanisë. Këtë vit tema kryesore e Ditës është “Rrugët e migrimit: Zogjtë Shtegtar dhe Turizmi” (Destination Flyways: Migratory Birds and Tourism).
Në vendin tonë nuk ka anjsë traditë të festimit apo kujdesjes për shpendët shtegtare dhe habitatet e tyre. Në 20 vitet e fundit ato janë cilësuar si “malli” i mundshëm për tu vrarë nga çdo njeri që mund të ketë një armë në dorë, bile është e quajtur një gjë normale. Gjëndja e faunës së egër në vendin tonë pavarësisht mangësisë së të dhënave të detajuara dhe në shumë raste të disa shifrave “rozë” të Ministrisë së Mjedisit, sot është evident fakti i mungesës ose/dhe pakësimit të llojeve autoktone të faunës së egër dhe përkeqësimi i gjëndjes së shpendëve migrator që kalojnë e ndalojnë në vendin tonë. Jo vetëm ky perceptim që lidhet (i) me mos praninë e shpendëve në sistemet ligatinore të vendit, (ii) “ankesave” të gjuetarëve profesionistë për mungesat e gjahut, (iii) zhdukjes tashmë të thëllëzës së fushës dhe pakësimit të thëllëzës së malit, por edhe nga ato pak të dhëna të monitorimit që japin një zvoglim prej 40-50% të sasisë së faunës së egër në vendin tonë në krahasim më 20 vite më parë. Shkaqet e përkeqësimit të gjëndjes jane cituar nga specialistët e fushës, dhe mund të listohen në:
Në Shkurt 2014 Parlamenti Shqiptar, për kënaqësinë e organizatave mjedisore dhe pakënaqësinë e Federatës së Gjuetarëve dhe Agjensive Turistike që sjellin gjuetar Italian, aprovoi moratorimin e aktivitetit të gjuetisë për dy vjet në vendin tonë. Ky mund të quhet pa dyshim një nga vendimet më të forta të qeverisësë re, që duhet përshëndetur.
Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës, që përmbledh 8 organizata jo fitm prurëse,të drejtuar nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës (INCA) ka përshëndetur dhe ka mbështetur vendimin e marrë. Nga ana tjetër mendojme se këto dy vite duhet të shërbejnë për të përgatitur një infrasturkturë njerëzore dhe institucinale, por edhe ligjore që të rivendosë në vend kontrollin e aktivitetit të gjuetisë dhe normalizimin e gjëndjes për shpendët migratorë. Kjo do të shërbejë si një premisë e mirë për rritjen e turizmit që vlerëson ambjentet natyrore dhe prezencën e shpendëve si atraksion i veçantë.
Stafi teknik i Ministrisë së Mjedisit ka filuar të punojë por kërkohet me shumë intesitet dhe mbështetje, për të mos nxituar në marrjen e masave por nga ana tjeter për të mos qëndruar në vend.
Për këtë qëllim Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës propozon:
· Duhet të nisë sa më shpejt proçesi i bllokimit të armëve,
· Monitorimi i zbatimit të ndalimit të gjuetisë në të gjithë territorin e vendit,
· Ngritja e një sistemi monitorimi të gjëndjes së faunës së egër dhe shpendëve shtegtar,
· Matrikullimi i trofeve të gjuetisë,
· Amendimi i ligjit të gjuetisë por edhe përgatitja e akteve nën ligjore,
· Informimi dhe ndërgjegjësimi i komuniteteve lokale.
Kjo ditë duhet të shërbejë për të bërë një thirrje të re për ndryshimin e gjëndjes të faunës së eger në vendin tonë, jo vetëm për vlerën e biodiversitetit të vendit tonë por edhe si një burim për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në vendin tonë.
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri — INCA është një organizate jo qeveritare, e ngritur në Qershor të vitit 2000, dhe e regjistruar si e tille nga Gjykata e Tiranës në vitin 2004, me vendimin Nr.1087. INCA ka zyrën e saj në Tiranë, por vepron në të gjithë territorin e Shqipërisë. INCA ka si qëllim kryesor të japë ndihmesën e saj në fushën e formimit profesional nëpërmjet trajnimeve dhe procesit të pjesëmarrjes, në ruajtjen e mjedisit, në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe zhvillimin rajonal,mbrojtjen e florës dhe të faunës, vlerësimin e diversitetit biologjik,menaxhimin e zonave të mbrojtura, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe vendimmarrësve politik, dhe të ndërmarrë masa mbrojtëse kur është e mundur dhe e nevojshme për mbrojtjen e llojeve dhe habitateve të tyre kritike. Detyra e Institutit është gjithashtu të integroje ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit me të gjitha çështjet e tjera ose fusha të shkencës që kane një ndikim në burimet natyrore në vend. Instituti do të jete pjese e procesit të përmirësimit të legjislacionit dhe të problematikave të tjera të lidhura me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve mjedisore Shqiptare, si dhe integrimin Evropian. INCA është organizata drejtuese e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës.
Rrjeti për Mbrojtjen e Natyrës është krijuar në kuadër të projektit SENiOR-A (Mbështetje për Organizatat Mjedisoretë Shoqërisë Civile në Shqipëri) me financim të Qeverisë Suedeze dhe asistencëtë REC-Albania. Ai përbëhet nga 8 organizata të cilat kanë një shpërndarje në të gjithë Shqipërinë, INCA (Tiranë), Iliria (Tiranë), Adriatik (Vlorë), Green& Clean (Korçë), Mbrojtja e Mjedisit (Kukës), Miqësia (Ulëz), FSLSH(Shkodër) dhe Çajupi (Gjirokastër). Organizatat veprojnë në fushën e mbrojtjessë natyrës dhe kanë eksperienca të mëparshme me zonat e mbrojtura.