Albanian CSOs’ in the EU membership negotiation process
Bashkëpunimi i 4 vendeve të rajonit për krijimin e një Ekosistemi Inovativ të menaxhimit të mbetjeve - Projekti S.W.A.N, i...
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri mirëpret artikuj të ndryshëm të cilët ju dëshironi t’i publikoni në Ditarin e...
Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27” Hyrje Rrugëtimi...
Vlorë 22-23 Prill 2014 - Në kuadër të projektit "Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në Zonat e Mbrojtura Detare të Mesdheut - Shqipëria" u zhvillua trainimi me temë "Strategjia e Komunikimit". Qëllimi i këtij trajnimi 2 ditor ishte për të përcaktuar çështjet kyçe të strategjisë së komunikimit, audiencën e synuar, hartat udhëzuese në komunikim dhe arsim dhe të gjitha elementeve të tjera kryesore të nevojshme për hartimin e strategjisë për komunikim. Seminari u drejtua nga ekspertia ndërkombëtare Corinne Brunois me pjesëmarrjen e ekipit bërthamë të projektit, oficerët e komunikit të INCA dhe PPNEA, eksperti vendor i komunikimit, koordinatori lokal i projektit në Vlorë, pjesë e ekipit të planifikimit të themeluar për këtë projektit.
Seminari u organizua në mënyrë interaktive. Strategjia e komunikimit e projektit SEA-Med do të zhvillohet nga stafi i INCA në bashkëpunim me ekspert lokal komunikimit dhe do të zbatohet këtë verë nga eksperti vendor dhe INCA . Eksperti lokal i komunikimit ka një përvojë të gjatë në arsim dhe ka një gamë të gjerë të vullnetarësh për mjedisin të cilët do të angazhohen në mënyrë aktive gjatë sezonit të verës për të vënë në jetë strategjinë. Prania e ekipit PPNEA në këtë trainim konsiderohet si një mundësi e madhe për të filluar bashkëpunimin me projektin që po zhvillon PPNEA "Vëndi i shqiponjave dhe kështjellave".